Çka është ligji periodik ? Pas radhitjes së 63 elementeve të njohura në atë kohë në një varg horizontal dhe duke i krahasuar vetitë e tyre, Mendelejevi vërejti se vetitë e elementeve përsëriteshin në mënyrë periodike: pas numrit të caktuar të elementeve pasonte elementi që kishte veti shumë të ngjashme me elementin e parë. Me fjalë të tjera vetitë e elementeve përsëriteshin pas një periode të caktuar d.m.th. periodikisht (greq.: periodos = përsëritje pas një distance të caktuar). Kështu p.sh. elementi litium (Li) ka veti të ngjashme me natriumin (Na), i cili gjendet 8 vende pas litiumit, kurse elementi fluor (F) është i ngjashëm me klorin (Cl), i cili poashtu gjendet 8 vende pas fluorit. Këtë ligjshmëri, që paraqet një ligj natyror, Mendelejevi e quajti ligj periodik dhe e formuloi në këtë mënyrë: Vetitë e elementeve kimike janë në varshmëri periodike me masat atomike të tyre. qka eshte ligji periodik i elementeve,cka eshte ligji periodik i elementeve ceshte ligji period
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,