Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjalët e qiririt

Fjalët e qiririt

                                                              '' Fjalët e qiririt '' Poeti në këtë vjershë e krahason veten me një lajmëtar ditësh të lumtura , me një edukator e udhëheqës të popullit . Ai i kishte vënë vetes për detyrë të bëhet mësues dhe edukator i njerëzve nga çdo pikëpamje . Kjo shihet edhe nga kjo vjershë , që është nga të parat që e shkroi Naim Frashëri . Që në titull të kësaj vjershe kemi një figurë të bukur poetike që quhet simbol . Fjalët e qiriut janë fjalët e poetit dhe këto lihen të nënkuptohen.                              Autori : Dr. Agon Bislimi  Shih edhe: '' Naim Frashëri '' Fjalët e qiririt fjalet e qiriut, analize,koment,analiza, kritika letrare, komente per poezi, fjalet e qiririt

Fjalët e qiririt-NAIM FRASHËRI

NAIM FRASHËRI Fjalët e qiririt Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë, Natënë t’ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir e të shihni, Njëri-tjetrin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot. Unë zjarrit nuk i ndruhem Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të mund t’u ndrinj më mirë. Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; Jam i gjallë e jam ndë jetë, Jam në dritë të vërtetë, Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, Më’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni ,hani, pini. Në shpirtit kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, Nuk dua më të ftohem, Dua ta djek trupn’ e shkretë Për atë zotn’ë e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë, E

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more