EPI I GILGAMESHIT-QENËSIA KUPTIMORE E TIJ (Epi i Gilgameshit,botimi i katërt,e përktheu nga gjermanishtja dhe e plotësoi me shënime Anton Nikë Berisha) Isak Ahmeti Në botën e përkthimeve letrare të Anton Nikë Berishës bën pjesë edhe Epi i Gilgameshit (1),që është vlerësuar nga studiuesit vepra më e vjetër e letërsisë ,e njohur deri më sot,rreth 4000 vjet e lashtë.Kjo vepër e letërsisë së Mesopotamisë,të cilën nga gjermanishtja e përktheu,për herë të parë,në shqip, Anton Nikë Berisha, edhe sot e gjithë ditën ka vlerë dhe rëndësi të madhe dhe mahnit me aktualitetin e saj.Në Epin e Gilgameshit ,te dymbëdhjetë këngët ,shprehen e ballafaqohen tri botë:ajo hyjnore,njerëzore dhe shtazore,që dëshmojnë ,sipas studiuesit dhe përkthyesit ,Anton Nikë Berisha,për një stad të lashtë të jetës që në ep paraqiten të njëjtësuara;ato janë në marrëdhënie vepruese dhe kushtëzuese të ndërsjellë.Prandaj si i këtillë,Epi i Gilgameshit, del, edhe në përkthimin e rrjedhshëm e t
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,