Çka është Anartria (dizartria) Anatria është humbja e plotë apo e pjesërishme e funksionit të të folurit, për shkak të çrregullimit në mekanizmin neuromuskular të artikulimit. Pacienti plotësisht e kupton të folurit dhe mund të shkruaj dhe të lexojë, por nuk mund të flas, meqë muskujtë e buzëve dhe gjuhës nuk mund të kontrollojnë ekspiriumin me të cilin kishin për t’u formuluar fjalët. Të folurit dizartrik është i pakuptueshëm, por përdorimi i fjalëve apo kuptimi i tyre janë të paprekur. Për artikulim janë përgjegjës muskujtë e fytyrës (i inervon n. facialis), laringut dhe grykës (n. vagus), nofullave (n. trigeminus) dhe gjuhës (n. hypoglosus). Dizartritë , mund të zënë fill për shkak të: a) Dëmtimit të neuronit të sipërm motorik, b) Çrregullimit të harmonizimit të sistemit ekstrapiramidal, c) Dëmtimit të neuronit të poshtëm motorik, d) Dëmtimit të lidhjeve mioneurale dhe e) miopative. ceshte anartria, qka osht anartria, cka eshte dizartria, c'esh
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,