Skip to main content

“Rëra afrikane prezentë dhe të shtunën, fundjava me kthjellime” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rëra afrikane prezentë dhe të shtunën, fundjava me kthjellime” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rëra afrikane prezentë dhe të shtunën, fundjava me kthjellime

Posted: 20 Apr 2018 12:26 AM PDT

Rëra afrikane vazhdon të jetë prezentë në vendin tonë, por këtë të premte do të lokalizohet më shumë në ekstremin jugor.

Sipas Meteoalb, "përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet në ekstremin Jugor të vendit. Por sërish e shtuna, megjithëse në përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve të pluhurit dhe grimcave të resë në Ballkan".

Përsa i përket parashikimit të motit, dita e sotme dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke brë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Panik në spital, i sëmuri mendor kanos mjekun me thikë

Posted: 20 Apr 2018 12:25 AM PDT

Një 43-vjeçar ka kanosur me thikë mjekun e spitalit të Gramshit, por është vënë në pranga nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gramshit, ku për motive të dobëta Bujar Hoda ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se autori vuante nga çrregullime mendore por nuk është i pajisur me kartelë. Ai ka shkuar në spital dhe ka akuzuar mjekun që nuk i ka mjekuar mirë bashkëshorten prej 15 vitesh.

"Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun", thotë policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Levante fiton pa Sadikun, Atletico bie ndaj Sociedadit

Posted: 20 Apr 2018 12:21 AM PDT

Atletico e Madridit është surprizuar në takimin e javës së 33-të, teksa është mposhtur nga Real Sociedadi me rezultatin e thellë 3-0.

Vendasit kaluan në avantazh më anë të Willian Jose në minutën e 27', ndërsa në pjesën e dytë Juanmi shënoi një dopietë, duke fiksuar edhe rezultatin final 3-0.

Pavarësisht humbjes, Atletico e Madridit mbetet në vendin e dytë, por tashmë kur kanë mbetur vetëm 5 javë nga fundi i La Ligës, diferenca me Barcelonën kryesuese është plot 12 pikë.

Kjo do të thotë se skuadra e Valverdes mund të sigurojë titullin që këtë fundjavë, në transfertën ndaj Deportivo La Corunës, nëse merr fitoren.

Armando Sadiku pa nga stoli ndeshjen mes Levantes dhe Malagës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, pas një goli në sekondat e fundit Sulmuesi elbasanas i Kombëtares shqiptare nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri i Levantes, madje as në momentet kur skuadra po vuante për të gjetur golin.

Me këtë fitore Levante hedh një hap shumë të rëndësishëm për qëndrimin në La Liga, ndërsa Malaga bie zyrtarisht në Secunda Division, pas 10 vitesh.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Assad i kthen Francës çmimin e “Legjionit të Nderit”, u nderua në 2001

Posted: 20 Apr 2018 12:17 AM PDT

Siria i ka kthyer Francës titullin e Legjionit të Nderit, me të cilin ishte nderuar presidenti sirian, Bashar al-Assad. Vendimi i Sirisë ka ardhur vetëm disa ditë pasi Parisi ka treguar se është duke punuar për tërheqjen e titullit.

"Presidenti sirian, Bashar al-Assad nuk ndihet i nderuar me një dekoratë të tillë nga një shtet që është skllav i Shteteve të Bashkuara që mbështet terroristët", është thënë përmes një deklarate nga zyra e Assadit.

Ky vendim i zyrës së Assadit ka ardhur pasi Franca ka qenë pjesëmarrëse në sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja që kanë pasur cak zonat qeveritare. Çmimi është kthyer në Francë përmes ambasadës rumune në Damask.

Assad ka pranuar këtë titull nga ish-presidenti francez, Jacques Chirac më 2001, pak kohë pasi Assad ka nisur udhëheqjen si pasojë e vdekjes së babit të tij, Hafez al-Assad.

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar më 16 prill për një "procedurë disiplinore që është duke vazhduar për tërheqjen e çmimit Legjioni i Nderit".

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

BE E REFORMUAR APO BALLKANI I ANËTARËSUAR?

Posted: 20 Apr 2018 12:17 AM PDT

Rekomandimi i fundit që Komisioni Europian ofroi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë shkoi paralelisht me deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron në fjalimin e tij në Parlamentin Europian (18.04), se nuk ka zgjerim të Bashkimit Europian pa thellim të unionit dhe reformim të tij.

Duket sikur ka qëndrime të ndryshme mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për anëtarësimin e Ballkanit – nga njëra anë BE që jep sinjale të qarta kohore, nga ana tjetër vendet anëtare skeptike, apo një president Macron që kërkon më parë reformim të BE-së pastaj zgjerim.- Por a nuk mund të shkojnë këto dy procese paralelisht, pra reformimi e thellimi i BE-së dhe procesi i zgjerimit me vende të Ballkanit Perëndimor?

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti konservator gjerman, David McAllister thotë për Deutschen Wellen se këto dy procese mund të shkojnë bashkë. “Besoj se munden. Unioni ynë mund të bëhet më i fortë dhe solid para se të zmadhohet eventualisht. Kjo është arsyeja pse këtë vit Komisioni do të ndërmarrë një sërë iniciativash duke përmirësuar kornizën demokratike, institucionale dhe politike për një union të vitit 2025.”

Gjermania e mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor por duke i qëndruar fort edhe kërkesës se vendet e rajonit duhet të plotësojnë kriteret në tërësi, thekson McAllister.

Pa entuziazëm për zgjerimin!

E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini është shprehur se procesi i reformimit të BE dhe ai i zgjerimit mund të ecin paralelisht. Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Alexandra Stiglmayer e mbështet këtë qëndrim. “Po kështu është, sepse të dyja proceset do të kërkojnë disa vjet, dhe ata nuk varen prej njëri-tjetrit. Ato mund të shkojnë paralelisht dhe në shtatë vjet mund të kemi vendet e para të Ballkanit Perëndimor që i bashkohen Bashkimit Europian dhe BE është reformuar ose të paktën ka marrë disa hapa për reformim.”

Por strategjia e zgjerimit të Komisionit Europian që përcakton madje edhe afate anëtarësimi, si vitin 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi si vit anëtarësimi, nëse kryhen reformat e zgjidhen konfliktet rajonale, nuk ndesh në entuziazëm në vendet anëtare. Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Alexandra Stiglmayer thotë për Deutsche Wellen se “vendet anëtare janë të shokuara, e pyesin se ç’është ky dinamizëm i ri tani, jemi të lumtur që gjërat po lëvizin ngadalë. Ka diferenca në këtë drejtim, e disa nga vendet më skeptike nuk janë aspak të kënaqura me strategjinë e re të KE.”

Zgjerimi nuk është shumë popullor në shumë vende, si në publik edhe tek qeveritë, thekson Stiglmayer. “Megjithatë ato janë të vetëdijshme, se zgjerimi duhet të ndodhë dhe do të ndodhë një ditë, por të paktën jo në kohën e mandatit tim, kështu që le ta shtyjmë sa të mundim.”

Macron e ka lidhur qartë zgjerimin me reformat në BE, thotë Stiglmayer. Por realisht, në rastin më të mirë, anëtarësimi i parë do të ndodhë në vitin 2025. E nga ana tjetër është shumë e vështirë të parashikosh si do të jetë BE në këtë kohë.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com) / DW

Ish-drejtori i FBI-së: Trump me Putin bisedonin për prostituta ruse

Posted: 20 Apr 2018 12:10 AM PDT

Në shënimet e tij, Comey konfirmon se Trump i referohej komenteve të bëra nga Putin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në 2017-n.

Në atë takim, Trump i tha ish shefit të FBI se “historia e prostitutave është një budallallëk”, duke iu referuar një dosjeje mbi një takim të presupozuar mes Trump dhe prostitutave në një hotel në Moskë.

Lidhur me komentet e Putin, Comey shkruan se Trump nuk i kishte thënë se kur ia kishte shprehur presidenti rus të tilla gjëra.

Kjo del nga kujtimet e Comey, dorëzuar nga Departamenti i Drejtësisë Kongresit, të bëra publike nga Associated Press.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ulet numri i divorceve, juristët: Martohen më pak

Posted: 20 Apr 2018 12:03 AM PDT

Në vitin 2016, INSTAT raportoi 25 divorce në 100 martesa, një ndër shifrat më alarmante të 25 viteve të fundit. Por, duket se vitin e shkuar, numri i tyre është ulur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të siguruara nga "Monitor" nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2017 ishin rreth 8300 persona që kërkuan zgjidhje të martesës, nga gati 10 mijë që kishin qenë një vit më parë, me një rënie të ndjeshme.

Si rrjedhojë, numri i divorceve në 2017-n ishte 4150, apo 18.3 divorce për 100 martesa. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2013 dhe rënia e parë në 5 vite.

INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa.

Avokate Margarita Kola thotë për "Monitor" se arsyet e rënies së numrit të divorceve lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë.

"Ne si juristë po vëmë re një trend që çiftet shqiptare po bashkëjetojnë më tepër, ndaj janë martuar më pak. Kjo mund të lidhet me një rënie të numrit të divorceve vitin e kaluar. Një tjetër arsye është fakti që pjesa më e madhe e çifteve në proces divorci, kanë përfunduar çështjen e tyre, ndaj dhe reflektohet një numër më i ulët i divorceve në 2017. Sa i përket arsyeve të divorcit, ato mbeten të njëjta: arsyet ekonomike, shkollimi dhe emancipimi i femrave, martesat fiktive për dokumentacion, emigracioni etj."- përfundon Av. Kola. Ajo pohon se, pavarësisht rënies, divorcet mbeten në nivele alarmante.

Statistikat e INSTAT tregojnë se deri në vitin 2003 kishte mesatarisht 25 mijë martesa në vit, me periudha kur ai i kalonte edhe 28 mijë. Pas kësaj periudhe, numri i tyre ka qenë mesatarisht 21-13 mijë martesa në vit.

Psikologët vlerësojnë se divorci është një proces i cili ka një ndikim afatgjatë në jetën e ish-partnerëve, duke i cenuar ekonomikisht. Kjo shkakton rënie të standardit të jetesës së mëparshme dhe në rastin e individëve në karrierë, ndikim në produktivitet. Stresi është ndër pasojat e divorcit, që shpeshherë është i gjatë dhe financiarisht i vështirë.

Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për "Monitor" se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Arsyet e divorceve
-emigracioni
-bixhozi
-varfëria e tejskajshme, veçanërisht në zonat rurale
-tradhtitë bashkëshortore
-paaftësia fizike apo mendore e një prej partnerëve, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre
-diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit
-varësia ndaj drogave të ndryshme
-abuzimi seksual apo psikologjik ndaj grave apo fëmijëve
-dhuna, alkooli
Pasojat ekonomike
-2 në 4 gra nuk sigurojnë nga ish-bashkëshorti pensionin ushqimor në favor të fëmijëve
-humbje pune për shkak të divorcit
-probleme me strehimin
-pas zgjidhjes së martesës, shumë gra e shohin veten në mes të katër rrugëve
-në rastin e familjeve më të varfra, femrat detyrohen të kthehen në shtëpitë e prindërve, gjë që shton barrën edhe për to
Pasojat psikologjike
-pas divorcit, shpeshherë fëmijët bëhen pjesë e statistikave të krimit, për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes ish -bashkëshortëve, çka lë pasoja në jetën e tyre.
-pas divorcit, pjesa më e madhe e bashkëshortëve e kanë të vështirë të përballojnë jetën të vetëm, të ngarkuar me një barrë angazhimesh dhe pasigurish, me të ardhura apo hapësirë banese të pamjaftueshme, shpesh në kërkim të një pune të paragjykuar nga mjedisi apo punëdhënësi.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sot vendimi për 11 kuksianët, qytetarët dhe opozita protestë në Shkodër

Posted: 19 Apr 2018 11:56 PM PDT

Në orën 11.00 të ditës së sotme do të zhvillohet në Shkodër seanca gjyqësore ndaj 11 protestuesve të Rrugës së Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve. Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Në protestë do të jetë edhe opozita, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie.

Prej një muaji 11 kuksianë mbahen në burg pas protestës së mbajtur në rrugën e Kombit, ku u dëmtuan edhe kabinat e pagesës së tarifës së kalimit. Për opozitën ata po mbahen padrejtësisht në burg pasi sipas tyre, arrestimi i të akuzuarve është bërë në shkelje të ligjeve.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, digjet qëllimisht makina e zyrtarit të bashkisë

Posted: 19 Apr 2018 11:53 PM PDT

Një automjet është shkrumbuar plotësisht gjata natës në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur tek rruga paralel me portin e Durrësit.

Makina i përket punonjësit të bashkisë Adrian Gurra me detyrë drejtor i arsimit dhe kulturës në bashkinë e Durrësit.

Makina ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas sinjalizimit, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por makina është shkrumbuar plotësisht. Nga të dhënat e para nga grupi hetimor i Policisë së Durrësit që është ngritur për ngjarjen, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Pas ngjarjes Adrian Gurra është në marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka thënë që nuk ka asnjë lloj konflikti. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Eneda Tarifa: The Voice, eksperiencë e rrallë për një artist

Posted: 19 Apr 2018 11:45 PM PDT

Pyetje: Pas shumë muajsh, 'The Voice Kids' po arrin në finish. Çfarë ka qenë 'The Voice Kids'?

'The Voice' ishte një eksperiencë fantastike. Nga ato që vijnë rrallë në jetën e një artisti. Është një format i mrekullueshëm dhe jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e tij.

Nëse do të ktheheshe pas, do të ndryshoje ndonjë vendim të marrë?

Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe jo gjithçka e kam bërë ashtu si duhej, por rrugës kam mësuar shumë gjëra. Ndoshta do të ndryshoja një nga treshet e formuara në Beteja për të mos humbur një nga zërat më të fortë. Por në fund të gjithë ishin super të talentuar dhe ishte e vështirë të evitohej.

Në fillim të këtij spetakli je shprehur e lumtur që do të punoje me trajnerët e tjerë pasi mes jush kishte kimi që në takimin e parë. A rrodhën gjërat mes jush siç i kishe parashikuar?

Ka pasur kimi dhe bashkëpunim, dhe falë kësaj gjithçka ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që kam patur fatin të punoj me artistë si Aleksandër e Renis Gjoka dhe Miriam Cani. Shpresoj të vazhdojmë të punojmë bashkë ende, pse jo përsëri në 'The Voice'.

Cilën nga skuadrat ke parë si rivale më të fortë?

Të treja skuadrat për mua janë të forta. Realisht nuk arrij të dalloj një më të fortë se tjetrën. Si skuadra e Miriamit ashtu dhe ajo e Gjokajve janë shumë të forta.

Shpeshherë janë krijuar në skenë situata emotive. Si e ke përjetuar atë moment?

Fazat e Betejave kanë qenë të vështira, pasi të duhet të eliminosh dy dhe të mbash një. Por jam përpjekur të zgjedh me profesionalizëm, pa u ndikuar fare nga ana emocionale dhe dashuria për secilin prej tyre. Mund të them se ia kam dalë me sukses, pasi duke u bazuar në kritere vlerësimi profesionale kam qenë më e qetë dhe e kam kaluar më lehtë anën emotive.

Cili është suksesi yt më i madh në 'The Voice Kids'?

Suksesi im më i madh në 'The Voice' është që po shkoj në finish me dy zëra të mrekullueshëm siç është Rita dhe Klea dhe që kam shijuar çdo moment.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more