Skip to main content

“Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video)

Posted: 18 Apr 2018 06:39 AM PDT

Stevie Connell ishte në një rrugë në Hull të Yorkshire, ku u bë dëshmitarë i një rrahjeje banale mes dy shoferëve.

Këta të fundit ishin të veshur me kostume, kur dolën nga veturat dhe nisën të përleshen, duke hedhur grushte të ngathëta në drejtim të njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

"Sikur disa gra që rrihen me çanta" si dhe "mbesa ime njëvjeçare godet më mirë", ishin dy prej komenteve të shumta.

E tëra besohet se ndodhi, kur shoferi nga vetura e parë kishte bërë një manovër të palejuar dhe ia bllokoi rrugën, ndërsa nuk pranonte të largohej. /Telegrafi/

The post Përleshja qesharake mes dy shoferëve, para se të kthehen të turpëruar në veturat e tyre (Video) appeared first on Telegrafi.

Dhëndri provoi të krijoi skenë romantike duke e rrotulluar nusen, të dy përfunduan në baltë (Video)

Posted: 18 Apr 2018 05:16 AM PDT

Talen dhe Grace përfunduan në baltën e një plazhi në Cornwall të Anglisë, derisa po pozonin para aparatit për fotografitë e martesës.

Me nusen në krah, dhëndri nisi t'i sillej në rreth, në mënyrë që ta krijojë një skenë sa më romantike, transmeton Telegrafi.

Por, një gurë mjaftoi që ai të pengohet dhe të humbë kontrollin, ndërsa gjithçka të përfundoi keq.

Të porsamartuarit, që ishin lagur dhe zhytur në tërësi, ende dukeshin të qeshur dhe në humor të mirë. /Telegrafi/

The post Dhëndri provoi të krijoi skenë romantike duke e rrotulluar nusen, të dy përfunduan në baltë (Video) appeared first on Telegrafi.

Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto)

Posted: 18 Apr 2018 02:52 AM PDT

Një vajzë ka shpërndarë në internet një zarf brenda të cilit ishte fatura e një darke që e kishte shijuar me një mashkull, të cilit pas këtij takimi nuk i është lajmëruar më në telefon.

Amanda Burnett nga Indiana e SHBA-ve, ka publikuar faturën që i ka ardhur me postë nga një person i paemëruar, ku figuronte lista e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë gjatë një darke “romantike” që në fund kishte çmimin total, transmeton Telegrafi.

Por, derisa 23-vjeçarja është nervozuar me faturën, përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dysh ku disa prej tyre insistojnë se ajo do të duhej të paguante gjysmën e çmimit të darkës, pasi që nuk ishte e interesuar për atë mashkull që asokohe nuk mund t’ia thoshte në sy.

Përbri faturës Amanda ka shkruar: “Një mashkull më ka dërguar faturën e darkës që e kemi ngrënë disa javë më parë. E gjithë kjo po ndodh vetëm pse nuk i jam lajmëruar më në telefon”.

Sipas faturës, dyshja kishin ngrënë darkë në një restorant të quajtur The Tap në Indianapolis, ku në detaje shpjegohen artikujt dhe çmimet e artikujve që ajo i kishte konsumuar.

Ajo kishte pirë një pije alkoolike të quajtur “Moscow Mule” që kushtonte 10 dollarë, një birë (10 dollarë) dhe 14.50 një pjatë me patatina me mish.

Në faturë figuron edhe 2.56 dollarë për TVSH, dhe disa shumë tjera të vogla duke përfshirë bakshishin që në total i binte 39.52 dollarë. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more