Skip to main content

“Notat e lojtarëve: Celta 2-2 Barcelona” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve: Celta 2-2 Barcelona” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve: Celta 2-2 Barcelona

Posted: 17 Apr 2018 01:54 PM PDT

Barcelona ka arritur barazim të rëndësishme në udhëtim te Celta Vigo duke mbajtur rekord të bardhë në La Liga.

Osmane Dembele pas 36 minutash lojë hapi serinë e golave, para se Jonny të barazonte në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë ishte Barca që intenfisikoi sulmet dhe Paco Alcacer gjeti golin në minutën e 64.

Sergi Roberto u largua nga loja vetëm 11 minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Në këtë ndeshje u dalluan disa lojtarë, sidomos te skuadra vendase.

Barcelona pa dyshim se është afër titullit dhe afër mundësisë për të kryer sezonin pa humbje. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Celta 2-2 Barcelona appeared first on Telegrafi.

Barca luan baras ndaj Celta Vigos

Posted: 17 Apr 2018 01:52 PM PDT

Me rezultat 2-2, Barcelona ka barazuar si mysafir i Celta Vigos në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligas që u zhvillua në Estadio Municipal de Balaidos.

Dy gola u shënuan në fraksionin e parë të lojës, edhe atë nga një për secilën skuadër. Të parët shënuan mysafirët me anë të Ousmane Dembele (36′), i cili u asistua nga Paco Alcacer.

Mirëpo, në fund të pjesës së parë rezultati u barazua me anë të Jonny (Jonathan Castro Otto).

(Foto: Getty Images)

Vendasit e patën një rast të mirë në gjysmën e dytë, të cilin nuk e konkretizoi Jozabed. Dhe jo shumë minuta më pas, Alcacer Paco e konvertoi në gol një harkim të ulët nga Paulinho (64′).

Në minutën e 71-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Sergi Roberto u përjashtua me karton të kuq.

(Foto: Getty Images)

Këtë e shfrytëzuan vendasit duke arritur ta barazojnë rezultatin me anë të Iago Aspas (82′).

Barcelona është lider i pakontestueshëm i kampionatit spanjoll me 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid (që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje).

Ndërkaq, Celta Vigo pozicionohet në vend të nëntë në tabelë, ndërsa nuk ka ndonjë objektiv përveç mbijetesës edhe pse pozita që çon në Europa League nuk është shumë larg.

Në xhiron e ardhshme, katalunasit janë nikoqirë të Villarrealit në Camp Nou. Ndërsa Celta e pret në shtëpi Valencian. /Telegrafi/

The post Barca luan baras ndaj Celta Vigos appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Inter 4-0 Cagliari, shkëlqen Brozovic

Posted: 17 Apr 2018 01:48 PM PDT

Interi ka zhvilluar një ndeshje shuam të bukur kundër Cagiarit duke fituar në fund 4-0.

Nga fillimi deri në fund Interit e mori kontrollin e lojës dhe kishte shumë raste.

Mesfushori Marsel Brozovic ishte më i miri në fushë duke u notuar me 9.3.

Icardi që shënoi njëherë mori notën  8.6, ndërsa  lartë u vlerësua edhe paraqitja e Rafinha me 8.5.

Perisci dhe Cancelo po ashtu u vlerësuan lartë.

Te Cagliari më i miri ishte portieri Cragnio edhe pse pranoi katër gola.

Ai shpëtoi shumë gola të tjerë dhe është notuar me 6.4./Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Inter 4-0 Cagliari, shkëlqen Brozovic appeared first on Telegrafi.

Interi kthehet te fitorja pas tri ndeshjesh, tani është në zonën e Ligës së Kampionëve

Posted: 17 Apr 2018 01:40 PM PDT

Interi po lufton me mish e me shpirt që të zë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Ndeshja kundër Cagliarit ishte vendimtare, pasi një hap fals në këtë ndeshje do të bëntë ziklatërit të mbeteshin prapa dhe këtë Interi duke e lejoi duke fituar në fund 4-0.

Por Interi e mori shumë seriozisht ndeshjen duke renditur rastet para portës së Alessio Cragnos.

Icardi në sulm . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ishte Joao Cancelo ai që shënoi që në minutën e tretë të ndeshjes.

Por Interi në të gjithë pjesë e parë e kërkoi edhe golin e dytë, por që Cragno ishte në krye të detyrës.

Dule gjatë ndeshjes . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Me të filluar pjesa e dytë Interi gjeti golin e qetësisë. Mauro Icardi shënoi për 2-0 pas një pasimi të Thiago Alcantaras (49').

Ishte minuta 60-të kur u shënua edhe goli i ndeshjes. Brozovic shënoi me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës.

Brozovic shënues i një goli të bukur . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Deri në fund edhe pse skuadrat kërkuan golin, u desh të pritet minuta e 90-të që Perisic të shënojë për 4-0.

Lojë e bukur e Interit dhe fitore me plot meritë.

Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e tretë me 63 pikë, dy më shumë se Roma dhe Lazio që kanë nga një ndeshje më pak. /Telegrafi/  

The post Interi kthehet te fitorja pas tri ndeshjesh, tani është në zonën e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Bayerni shpartallon Leverkusenin, kualifikohet në finale të DFB Kupës

Posted: 17 Apr 2018 01:37 PM PDT

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 6-2 në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusenit.

U prit ndeshje më interesante duke parë kualitetin e Leverkusenit, por Bayreni ësht ënë nivel tjetër.

Qysh pas tri minutash lojë ishte Javi Martinezi që shënoi për 1-0, teksa Leëandoëski dyfishoi pas 9 minutash lojë.

Lars Bender ngushtoi gjithçka në minutën e 16-të për 2-1 dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Muller (52′, 64′, 78′) kompletoi hetrikun bashkë me një gol të Thiagos për rezultatin përfundimtar të takimit 6-2.

Me këtë fitore Bayern Munichu kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë që tradicionalisht zhvillohet në stadiumin olimpik të Berlinit.

Në finale Bayerni pret fituesin e takimit Schalke – Eintracht, sfidë që zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/

The post Bayerni shpartallon Leverkusenin, kualifikohet në finale të DFB Kupës appeared first on Telegrafi.

Benzema: Më kritikojnë se jam lojtar i madh, Perez si anëtar i familjes, nuk e këndoj himnin francez

Posted: 17 Apr 2018 12:32 PM PDT

Karim Benzema nuk po kalon momente të mira te Real Madrid dhe tifozët e klubit e kanë vënë në shenjë të kritikës këtë sezon. 

Benzema në 26 ndeshje ka shënuar vetëm pesë gola.

“Luaj futboll dhe provoj t'i ndihmoj shokët e mi, gjithçka që të arrijmë fitore".

“Ajo që nuk më pëlqen është kur njerëzit më sulmojnë, edhe nëse nuk fitoj. Unë luaj për njerëzit që e vlerësojnë atë që bëj në fushë".

“Ata që vijnë në stadium për të fërshëllyer, le të fërshëllejnë, unë nuk do të mund të ndryshoj mendimin e tyre. Njerëzit gjithmonë kanë kritikuar lojtarët e mëdhenj, ne shesim gazeta".

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është ai që e ndihmon shumë.

“Ishte një ëndërr për të takuar dikë si ai. Ai është shumë i qetë dhe shumë miqësor. Më pyeti nëse dëshiroja të luaja për Real Madridin dhe i thashë po. I dhashë fjalën time dhe kështu kemi qenë gjithmonë".

“Ai është pas meje në kohë të mira dhe kohë të këqija, ai është presidenti i klubit, por për mua ai është si një anëtar i familjes sime".

“Kur ndodhi ajo me [Mathieu] Valbuenan, pasi kalova natën në qeli, isha shumë keq kur u ktheva në Madrid. Florentino po më priste në Valdebebas dhe ai ishte shumë i sjellshëm me mua”, ka thënë ai.

Benzema ka treguar arsyen pse nuk e ka kënduar kurrë himnin francez i njohur si La Marseillaise.

“Nëse e dëgjon La Marseillaise, është një thirrje për luftë dhe nuk më pëlqen", ka thënë ai. /Telegrafi/  

The post Benzema: Më kritikojnë se jam lojtar i madh, Perez si anëtar i familjes, nuk e këndoj himnin francez appeared first on Telegrafi.

Di Francesco: Skuadra ime duhet të bëjë futboll sulmues

Posted: 17 Apr 2018 12:25 PM PDT

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, thotë se nuk i pëlqejnë skuadrat që zhvillojnë lojë defensive dhe se atij i pëlqen futbolli ofensiv.

Giallorossët do të luajnë kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe trajneri ka paralajmëruar se do ta sulmojë kundërshtarin.

“Kur isha lojtar, nuk dëshiroja të bëhesha trajner, sepse i shihja ish-trajnerët e mi dhe thosha se nuk doja të isha si ata. Në fund, nisi të më pëlqejë, në një aspekt pozitiv, ndërsa tash jam vërtet i lumtur”.

(Foto: Getty Images)

“Unë dua një skuadër agresive, e cila nuk qëndron prapa dhe e pret kundërshtarin që të marrë iniciativën. Nuk më pëlqejnë skuadrat që presin. Dua që ekipi im të jetë pro-aktiv dhe agresiv”.

Të gjitha lajmet për Eusebio Di Francescon Të gjitha lajmet për Eusebio Di Francescon

“Kam mësuar nga trajnerët e mi të mëparshëm se çfarë duhet të bëj dhe farë nuk duhet të bëj”.

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar në aspektin e futbollit sulmues, ka qenë Zdenek Zeman. Kam mësuar shumë nga ai dhe gjatë kohës më ka lënë me një filozofi të veçantë”.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë krenar që jam trajner i Romës, sepse, nuk do ta mohoj, drejtimi i këtij klubi ka qenë një ëndërr për mua. E kam realizuar atë dhe tash duhet ta dëshmoj se e kam merituar këtë”, ka deklaruar Di Francesco për UEFA.com.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, ndërmjet Liverpoolit dhe Romës, zhvillohet më 24 prill (e martë) në Anfield. /Telegrafi/

The post Di Francesco: Skuadra ime duhet të bëjë futboll sulmues appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Barca është favorit ndaj Celta Vigos

Posted: 17 Apr 2018 11:02 AM PDT

Në Estadio Municipal de Balaidos zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 33-të në La Liga, ndërmjet Celta Vigos dhe Barcelonës.

Katalunasit vazhdojnë të jenë liderë të kampionatit spanjoll, me 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Tri pikë të reja do t’i afronin Blaugranët shumë më pranë titullit të kampionit të Spanjës.

Celta e ka siguruar mbijetesën, mirëpo mund ta kërkojë kualifikimin në Europa League, meqë vendi i gjashtë është pesë pikë larg.

Trajnerët Juan Carlos Unzue dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur taktikat e tyre të lojës.

Formacioni bazë i Celta Vigos: Alvarez, Roncaglia, Jonny, Gomez, Mendez, Wass, Jozabed, Sisto, Lobotka, Aspas, Gomez.

Formacioni bazë i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Denis Suarez, Dembele, Coutinho, Paulinho, Alcacer, Digne, Gomes, Mina, Vermaelen.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Barca është favorit ndaj Celta Vigos appeared first on Telegrafi.

Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich

Posted: 17 Apr 2018 10:49 AM PDT

Niko Kovac është trajner i ri i Bayern Munich dhe në këtë post do të jetë që nga sezoni i ardhshëm.

Ai do të lërë punën te Eintracht Frankfurt, për tu bashkuar me klubin më të madh gjerman.

Bundesliga.com ka zgjedhur 10 gjërat më interesante që duhet t'i dini për trajnerin e ri.

1) Gjermano-kroat 

Bayerni kërkonte një trajner gjerman si pasardhës të Jupp Heynckes. Dhe atë e kanë gjetur. Por si?  Kovac ka lindur dhe është rritur në Berlin.

Ai me prejardhje është kroat i Bosnje-Hercegovinës. Ai kishte të drejtë ta përfaqësonte Gjermaninë, Kroacinë dhe Bosnjën, por zgjodhi kombin e tij.

2) Njeri i Hertha Berlinit

Një djalosh Berlini, Niko dhe vllau i tij, Robert, kanë bërë karrierë te Hertha Zehlendorf, si klubi i tyre i parë.

Ai pjesën më të madhe të karrierën e ka kaluar te Hertha ku ka zhvilluar 242 ndeshje.

3) Idhull Rumeniggen

Tifoz i Bayernit dhe idhullit Karl-Heinz Rummeniggen. Kovac kishte një poster të shefit të tij të ardhshëm në murin e tij si fëmijë.

Pasi luajti për pesë vite te Bayer Leverkusen dhe pastaj te Hamburg, Kovac arriti ta plotësojë ëndrrën dhe të luajë për Bayernin.

Ai fitoi dy tituj dhe dy herë Kupën.

Si lojtar dhe trajner vetëm Franz Beckenbauer dhe Jurgen Klinsmann, kanë arritur ta bëjë këtë.

Ndërsa në Bundesligë më parë kanë udhëhequr edhe dy kroatë të tjerë si Zlatko Cajkovski dhe Branko Zebec.

4) Tifozë i lojës me krahë 

Kovac preferon të luajë sistemin 3-5-2 dhe këtë e ka bërë edhe te Frankfurt. "Jam fans i lojës me krahë. Për shembull unë kur i shoh duke luajtur Arjen Robbenin dhe Franck Riberyn, zemra më rrah më shpejtë", kishte thënë ai.

Dyshja do ta vazhdojë karrierën edhe për një vjet me klubin.

5) Eksperiencat kombëtare si lojtar- Vendi i tretë në Francë 1998 

Ai ka zhvilluar 83 ndeshje me kombëtaren kroate në 12 vite. Kovac ka qenë pjesë e Kombëtares Kroate në vitin 1998 që bëri historinë duke zënë vendin e tretë.

Kovac i ka shënuar 14 gola me Kroacinë.

6) Niko, Ivan dhe Luka

Treshja zhvilloi katër ndeshje së bashku në EURO 2008. Kovac luajti në mesfushë, ku para tij luanin Luka Modric tani te Real Madridi dhe Ivan Rakitic tani te Barcelona.

Ishte një formulë mjaft e mirë pasi Kroacia fitoi tri ndeshjet e grupit, por humbi në çerekfinale nga Turqia.

Kovaç, si 36 vjeç, u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar disa muaj më vonë.

7) Pensionimi si lojtar dhe karriera si trajner  

Ai ishte bashkuar me Red Bull Salzburg në vitin 2006, dhe fitoi titullin në vitet 2007 dhe 2009.

Pasi u pensionua ai qëndroi në Salzburgut. Ai ishte trajner i juniorëve, pastaj u bë edhe asistent në ekipin e parë.

Kovac mori një telefonatë nga Federata Kroate e Futbollit për të marrë përgjegjësinë te U-21.

Pesë fitore nga pesë ndeshje, ai u thirr nga Kombëtarja A. Ai e dërgoi në Kupën e Botës, Kroacinë.

8) Dashuria vëllazërore

Niko në në stolin e Bayernit do ta ketë me vete edhe vëllanë e tij të vogël Robert.

Dyshja kanë luajtur së bashku te Leverkusen, Bayern dhe te Kroacia.

Niko thotë se pa të nuk do të mund ta bënte këtë punë dhe me të ndjehet shumë i sigurt.

9) Përulësia

Kovac e di se çfarë do të thotë të fitojë – ai ka luajtur për Bayernin, në fund të fundit – por ai gjithashtu e di se çfarë do të humbasësh.

Ai e luajti sezonin e shkuar ndeshjen e paly-offit kundër Nurenburgut, ku fitoi m rezultat të përgjithshëm 2-1.

Pas ndeshjes ai shkoi te lojtarët kundërshtarë duke u dhënë përkrahje.

10) Kombet e Bashkuara të Frankfurtit

Ai është djalosh i emigrantëve kroatë, por i lindur në Berlin.

Kovac te Frankfurt menaxhon një skuadër me 17 shtetësi të ndryshme. /Telegrafi/  

The post Niko Kovac: 10 gjërat që duhet t'i dini për trajnerin e ri të Bayern Munich appeared first on Telegrafi.

Formacionet startuese: Interi i do tri pikët ndaj Cagliarit

Posted: 17 Apr 2018 10:45 AM PDT

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Cagliarit e hap xhiron e 33-të në Serie A.

Nerazzurrët janë në kërkim të një pozite që çon në Ligën e Kampionëve, prandaj kanë nevojë për tri pikët.

Zikaltrit janë në vend të pestë në tabelë me 60 pikë dhe në rast fitoreje do të ngriteshin në pozitën e tretë.

Cagliari është i 14-ti në tabelë me 32 dhe akoma nuk e ka siguruar mbijetesën, prandaj do të përpiqet t’i shkaktojë telashe kundërshtarit.

Trajnerët Luciano Spalletti dhe Diego Lopez i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për këtë përballje.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D'Ambrosio; Gagliardini, Brozovic; Karamoh, Rafinha, Perisic; Icardi.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno, Romagna, Castan, Andreolli, Miangue, Cossu, Ionita, Padoin, Ceter, Sau, Giannetti.

/Telegrafi/

The post Formacionet startuese: Interi i do tri pikët ndaj Cagliarit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more