Skip to main content

“Një top golfi i Tiger Woods shitet 24 mijë euro!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Një top golfi i Tiger Woods shitet 24 mijë euro!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Një top golfi i Tiger Woods shitet 24 mijë euro!

Posted: 17 Apr 2018 01:20 AM PDT

Për fat të mirë në botën e golfit ka akoma ndonjë të pasionuar pikërisht për të bërë çmenduri. Pasioni dhe çmenduria kanë lejuar një person të paidentifikuar të paguajë 24.600 euro për topin e golfit që Tiger Woods ka përdorur në vitin 2005 për të fituar në turneun "Augusta Masters dhe një tjetër të blinte 36 mijë euro për një shkop metalik golfi të përdorur në vitin 2001 gjithnjë nga Fenomeni amerikan i këtij sporti.

Ishin këto çmimet e vendosura në ankandin online i promovuar në ditët e shkuara në sajtin e specializuar GreenJacketAuctions.com.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Eliminimi i karbohidrateve, 10 gabimet ushqimore që duhen shmangur

Posted: 17 Apr 2018 01:17 AM PDT

Ndonëse bota është e pushtuar nga dieta të shëndetshme që premtojnë të na bëjnë të humbim peshë brenda pak javësh, ne vazhdojmë të bëjmë gabime elementare të ngrënies kur ushqehemi. Nutricionisti Rob Hobson ka listuar te Daily Mail ato që i përcakton si 10 mëkatet ushqimore që gjithmonë duhet t'i shmangim. Ja cilat janë:

1.Shmangia e ushqimit

Shumë njerëz që duan të humbin peshë, sidomos në verë, i kalojnë ushqimet. Megjithëse dihet, ky është një nga gabimet më të shndritshme që mund të kryhet nga ata që duan të humbin peshë. Kalimi i mëngjesit ose drekës mund të ndikojë në përqendrimin e niveleve të sheqerit në gjakun tonë. Një nga sekretet për të humbur peshë, megjithatë, kurrë nuk është kalimi i ushqimit, zvogëlimi i porcioneve apo përtypja e ngadalshme e ushqimit.

2.Frika nga karbohidratet

Karbohidratet shpesh shihen gabimisht si ushqim i yndyrshëm dhe jo i shëndetshëm. Në realitet ato nuk mund të grupohen në një grup të vetëm. Disa ushqime të pasura me karbohidrate të tilla si orizi, tërshëra dhe buka e grurit sigurojnë një dozë të mirë të ushqyesve të tilla si fibër, magnez, hekur dhe vitamina B. Ndërkohë karbohidratet e përpunuara të bëra nga mielli i bardhë dhe sheqeri janë më pak të shëndetshme dhe mund të kenë ndikim në nivelet e sheqerit në gjak. Reduktimi i karbohidrateve është një strategji e dobishme për të ndihmuar në humbjen e peshës, por studimet tregojnë se në afat të gjatë rezultate të ngjashme mund të merret, duke ndjekur një dietë tradicionale me yndyrë të ulët.

3.Ekzagjerimi me ushqime të shëndetshme

Nëse i konsumoni me tepricë, madje edhe ushqimet që konsiderohen të shëndetshme (p.sh. fruta të thata, vajra të tilla si vaj ulliri ekstra i virgjër, kokosi dhe kos grek) mund të rrisin ndjeshëm futjen e përditshme të energjisë dhe të nxisin shtimin në peshë. Përveç kësaj, shumë ushqime, sidomos të ashtuquajturat ushqime të shëndetshme, duhet të merren me kujdes.

4.Ngrënia vetëm e “superfoods” që luftojnë sëmundjet

Ka disa ushqime që, falë vlerave të tyre ushqyese, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të caktuara. Megjithatë, këto “superfoods” që kanë më shumë antioksidantë si vitamina C ose komponimet mund të mos jenë ushqimet e vetme në dietën tonë. Vetëm një larmi e madhe ushqimesh, ndoshta e shoqëruar nga shumë perime dhe fruta, do t’i japë trupit tonë energjinë e duhur të përditshme.

5.Konsumimi i pijeve të shëndetshme

Shpesh, si kur luajmë me sporte dhe kur ndjekim një dietë, marrim pije “të shëndetshme”. Megjithatë, edhe këto mund të dëmtojnë qëllimet tona. Lëngjet e frutave, për shembull, mund të jenë të pasura me sheqer. Pijet sportive që konsumojmë para dhe pas ushtrimeve fizike kanë një përmbajtje kalorish që shpesh është më e pakët se energjia që djegim. Ata janë gjithashtu të pasura me sheqerna – si glukoza – që mund të jenë të dobishme për ruajtjen e niveleve të energjisë gjatë ngjarjeve sportive, por jo për seancat e përditshme të palestrës. Pirja e ujit të nxehtë me limon shpesh shihet si një alternativë e shëndetshme, por mund të ketë një ndikim në shëndetin e dhëmbëve, duke marrë parasysh nivelin e lartë të aciditetit. Nutricionistja britanike rekomandon që të pini shumë ujë, duke e aromatizuar me përbërës si rozmarinë, nenexhik, basil dhe kastravec dhe të shmangen shumë të ashtuquajturat pije të shëndetshme.

6.Përdorimi i sheqerit alternativ

Ata që besojnë se zëvendësimi i sheqerit të bardhë me mjaltë dhe sheqer kokosi është më i shëndetshëm është i gabuar. Ata që paraqiten si alternativa ndaj sheqerit klasik janë në të vërtetë gjithmonë sheqerna dhe trajtohen nga trupi ynë në të njëjtën mënyrë. Pra, edhe këto, nëse merren më tepër, kanë të njëjtin ndikim negativ në shëndetin tonë. Natyrisht, ilaçi më i mirë është zvogëlimi i sasisë së sheqerit të marrë dhe ndoshta zëvendësimi i saj me përbërës si kanellë, arrëmyshk, vanilje dhe kokos.

7.Eliminimi plotësisht nga dieta e disa grupeve ushqimore

Për të humbur peshë, disa njerëz hanë ushqime pa gluten, shmangin plotësisht produktet e qumështit ose ushqime të tjera të konsideruara si yndyra. Në fakt, – shpjegon nutricionistja angleze, – nëse nuk jeni pjesë e përqindjes së vogël të popullsisë që është prekur nga alergjitë ushqimore, intolerancat ose disa sëmundje të tilla si sëmundja celiac, përjashtimi i ushqimeve të caktuara nga dieta juaj nuk sjell përfitime. Përkundrazi, duke përjashtuar tërësisht grupet e ushqimit, rrezikoni rritjen e pabarazive ushqyese dhe zhvillimin e marrëdhënieve jo të shëndetshme me ushqimin.

8.Mosleximi i etiketave të ushqimit

Etiketat e ushqimit mund të jenë një burim i dobishëm i informacionit ushqimor dhe ndihmon që të bëni zgjedhje të shëndetshme. Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm. Ushqimet që duken të shëndetshme dhe që paraqiten në ‘yndyrna të ulëta’ ose ‘të pasura me omega 3’ ose edhe ‘pa gluten’ mund të kenë një përqendrim të lartë të sheqerit, yndyrës së ngopur ose kripës.

9.Përqendrimi te kaloritë

Në etiketat e një ushqimi ne shpesh konsultohemi me kaloritë që përmbajnë. Sidoqoftë, ne nuk duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë vetëm në numrin e tyre. Në fakt, jo të gjitha kaloritë janë të barabarta. Për shembull, ato që përmbajnë një qese karamele mund të rrisin nivelet e insulinës që nxisin ruajtjen e yndyrës dhe urisë. Qëllimi ynë kryesor duhet gjithmonë të jetë vetëm ngrënia e ushqimeve me vlera të larta ushqyese.

10.Ngrënia shumë herë në ditë

Një nga mitet e vështirë për të vdekur është se për të ruajtur peshën është e nevojshme të hani pak, por shumë herë në ditë. Megjithatë, trupi ynë nuk ka nevojë të ushqehet vazhdimisht. Në të vërtetë një stimul i vazhdueshëm mund të na çojë për të ngrënë shumë dhe për të mos humbur peshë fare. Më mirë bëni tre vakte në ditë dhe një meze të lehtë (me fruta ose perime të papërpunuara) vetëm nëse jeni vërtet të uritur.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin “Skripal”

Posted: 17 Apr 2018 01:11 AM PDT

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Industrializuara, të njohur si G7, i bënë thirrje Rusisë që të ofrojë “informacione të plota” për helmimin e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar, në Sallsbëri të Anglisë.

Ministrat e G7-ës thanë se pajtohen me vlerësimin e Britanisë se Rusia, me siguri, është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia, me agjentin nervor Noviçok.

Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë më 12 prill se pajtohet me gjetjet britanike rreth llojit të toksinës të identifikuar.

“Ne ndajmë dhe pajtohemi me vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se ka shumë gjasa që Federata Ruse të jetë përgjegjëse për sulmin dhe se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm”, tha përmes një deklarate G7-ta.

“Rusia duhet të ofrojë llogari të plotë për programin e saj të padeklaruar Noviçok, në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare”, tha po ashtu G7-ta.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

U tradhtua nga i dashuri, ja çfarë emri i vuri vajzës Khloe Kardashian

Posted: 17 Apr 2018 01:08 AM PDT

Khloe Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj që erdhi në jetë afërsisht një javë më parë. 33-vjeçarja e njohur si yll i realit show ka zgjedhur një emër shumë kuptimplotë për vajzën e saj të cilën e ka quajtur True (E vërtetë).

Ka qenë vetë Khloe ajo që ka shpërndarë në Instagram një foto me tullumbace rozë ku lajmëron fansat edhe për emrin e të vogëlushes së saj.

"Vogëlushja jonë True Thompson ka vjedhur zemrat tona duke na mbushur me dashuri. Një bekim i madh të presim këtë engjëll në familjen tonë.  Mami dhe babi të duan shumë", shkruan Khloe në Instagram.

True erdhi në jetë vetëm një javë pas publikimit të një videoje ku shihej basketbollisti Tristan Thompson duke u puthur me 2 vajza të panjohura, çka bëri që Khloe të shtrohej urgjent në spital e te lindte para kohe vogëlushen e saj.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

‘Çmendet’ VAR-i, penallti e çuditshme në kampionatin gjerman

Posted: 17 Apr 2018 12:50 AM PDT

Një episod i pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të javës së 30 të kampionatit gjerman, atë mes Mainzit dhe Freiburgut.

Gjyqtari i takimit ka vërshëllyer përfundimin e pjesës së parë, por duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, ka riparë përsëritjen e një aksioni dhe ka shquar një prekje me dorë nga lojtari i Freiburgut.

Në këtë moment, ai ka ndërhyrë duke urdhëruar rikthimin e skuadrave në fushë, për të ekzekutuar 11-metërshin që dalloi me VAR.

Pas shumë protestash nga zyrtarët e klubit të Freiburgut, skuadrat u rikthyen në fushë dhe De Blasis ekzekutoi penalltinë, duke shënuar golin e avantazhit për Mainzin.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa drejtori sportiv i Freiburgut pas ndeshjes deklaroi: Ne dimë që kur vërshëllen arbitri, përfundon pjesa e parë. Kjo që ndodhi sot ishte qesharake.

 

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

DASH e shpalli ‘non grata’ Tom Doshin, reagon ambasada e SHBA

Posted: 17 Apr 2018 12:43 AM PDT

Ambasada amerikane në Tiranë ka zgjedhur të reagojë ndaj shpalljen non grata të deputetit Tom Doshi duke shpërndarë njoftimin zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit.

Dje DASH komunikoi shpalljen non grata të Tom Doshit dhe familjes së tij në SHBA, vetëm pak kohë pasi e njëjta gjë ishte bërë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjen e tij.

"Departamenti i Shtetit njofton publikisht se ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, sipas nenit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Përbashkët të FY 2017, të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion".

Deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Në një reagim për mediat, Doshi u shpreh se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat dhe se nuk trembej nga asgjë, pasi sipas tij figurën e ka të pastër.

"Unë kam qenë edhe në të kaluarën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmijët dhe gruaja ime janë nënshtetas australianë dhe nuk kanë nevojë për vizat amerikane. Unë jam i qetë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj, e kam deklaruar pasurinë që në 2005, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Jam i pastër dhe nuk kam frikë. Unë jam arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk më shkon ndërmend të merrem me këtë punë. Nuk jam Adriatik Llalla që merret me korrupsion", tha Doshi.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Hapja e negociatave, Basha në Berlin: Detyrë e vështirë të bindim skeptikët

Posted: 17 Apr 2018 12:40 AM PDT

Kreu i PD Lulzim Basha në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, thotë se ka takimin më të vështirë me grupin skeptik dhe dyshues për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një lidhje live në FB, nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Europiane të Bundestagut, Basha tha:"Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çeshtjet Europiane, në një seancë dëgjimore. Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti.

Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptic sa I përket hapjes së negociatave. Kështu që detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objective dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane.

Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për të mundësuar zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pakapur politikisht. Me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mborjnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çeshtje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave.

Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në FB për rezultatet e kësaj mbledhje."

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 17. April 2018

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Braziliania seksi “pushton” kopertinën e Playboy Italia (Foto)

Posted: 17 Apr 2018 12:24 AM PDT

Ajo ka një emër vërtet të çuditshëm por e rëndësishme është që bëhet fjalë për një femër shumë të bukur dhe me forma superseksi. Katiely Kathissumi është një modele braziliane e cila prej disa kohësh punon në Itali.

Së fundmi Katiely me linjat e saj perfekte ka pushtuar kopertinën e muajit prill të revistës së famshme Playboy për Italinë, duke u bërë shumë e njohur në gadishullin Apenin.

Katieli është gjithashtu një fanse e futbollit dhe në qershor ajo do të jetë një nga tifozet më të nxehta të Brazilit në Botërorin Rusi 2018.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arrestimet e “Gylenistëve” në Kosovë, Bruçaj: Probleme të Turqisë

Posted: 17 Apr 2018 12:22 AM PDT

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i cili ka ligjëruar këto ditë në dy universitete të Çikagos lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri. Zoti Skënder Bruçaj ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës:

Bruçaj tha se shqiptarët, si një popull i vogël, e duan dhe e resketojnë njëri-tjetrin, duke jetuar në harmoni fetare midis tyre, edhe pse kanë bërë zgjedhje të ndryshme përsa i përket fesë.

Ai tha se në kohë të ndryshme, disa njerëz e kanë përdorur fenë për të arritur synimet e tyre politike, për të marrë më shumë pushtet. Në Shqipëri tha ai, fetë predikojnë paqen dhe dashurinë dhe kjo ka ndrikuar në harmoninë fteare që ka vendi.

I pyetur për idenë e rilindasve, që bënin thirrje për unitet mes shqiptarëve, diçka e domosdoshme për mbijetesën e një kombi të vogël, zoti Bruçaj tha se dashuria për kombin është e lidhur me dashurinë për fenë dhe Zotin. “Ne fenë e zgjedhim, – tha ai, – por të qënit shqiptar është një përcaktim i Zotit”. Ai tha se në të ardhmen shqiptarët do të bashkohen nën ombrellën e madhe të Bashkimit Europian.

Duke komentuar për incidentin e dorëzimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar për veprimtari kundër qeverisë turke, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se në se do të ushtrohej presion i njëjtë ndaj Tiranës, ai tha se “Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha për “Ditarin” Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënderj Bruçaj.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Leverkusen-Bayern finalja e parakohshme e DFB Pokal

Posted: 17 Apr 2018 12:19 AM PDT

Periudha më e ngjeshur e sezonit natyrisht shoqërohet edhe nga takimet e shumta të mesjavës dhe në fakt në Kontinentin e Vjetër do të zhvillohen normalisht ndeshjet në Spanjë, Itali, Holandë, ndërsa në Francë dhe Gjermani është koha për gjysmëfinalet e kupave respektive. Vëmendjen kryesore përsa i përket gjithë ndeshjeve që luhen në Europë ditën e martë e rrëmben sigurisht DFB Pokal, që ofron një klasike të futbollit gjerman, si Bayer Leverkusen – Bayern Munchen. Edicioni i sivjetshëm është i 75 në historinë e Kupës së Gjermanisë dhe si edicion jubilar mbetet objektivi kryesor për një ekip si Bayerni, pasi klubi bavarez e ka mbyllur prej kohësh çështjen e Bundesligës, ku kryeson me plot 20 pikë më shumë se sa Schalke.

Bajerni ka fituar 3 nga 5 edicionet e fundit të Kupës së Gjermanisë, trofe të cilin ekipi i famshëm bavarez e ka koleksionuar plot 18 herë në historinë e klubit, gjithsesi Jupp Heynckes synëon që ta mbyllë karrierën duke përsëritur suksesin e pesë viteve më parë, kur në fakt klubi i famshëm nga Mynihu fitoi me radhë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë si dhe Champions League-n, ku mposhti në finale Borusian e Dortmundit. Natyrisht "die roten" janë favoritë për të triumfuar edhe në edicionin e sivjetshëm, pasi duke lënë mënjanë skuadra të tilla si Chemnitzer, apo Paderborn rrugës Bayern  Munich ka eliminuar kundërshtarë tepër të fortë si Leipzig dhe Borussia Dortmund. Dueli do të mbahet në BayArena dhe ekipi i Leverkusenit sigurisht që do të ketë avantazhin e faktorit fushë, sidoqoftë distanca e 24 pikëve në Bundesligë tregon më së miri edhe diferencën e madhe që ka në të vërtetë skuadra bavareze me "aspirinat". Bayer-i është 1 nga 25 ekipet që ia kanë dalë mbanë për të shënuar emrin në DFB Pokal, por gjithsesi Leverkuseni ka fituar vetëm 1 nga 3 finalet e zhvilluara në historinë e këtij kompeticioni. Në fundjavë Bayerni pavarësisht lodhjes që pasoi takimin me Seviljen nuk është se mendoi shumë për këtë takim dhe shkatërroi Gladbahun 5-1, duke marrë hak për disfatën e fazës së parë, megjithatë përshtypje bëri zgjedhja e veteranit Jupp Henckes që gjithsesi ruajti sulmuesin kryesor të ekipit Robert Leëandoëski dhe një pjesë të skuadrës.

Këtë herë pritet që Sandro Wagner t'i lërë stafetën sulmuesit polak, që do të zbresë në fushë si titullar, bashkë me lojtarët e tjerë si Robben, Ribery, Javi Martinez që e ndoqën fitoren me Gladbahun nga stoli. Te Bajerni do të vazhdojnë të mungojnë Arturo Vidal, Coman dhe Neuer, ndërsa trajneri i LeverkuSenit Heiko Herrlich në krahun tjetër nuk do të mund të mbështetet dot te mbrojtësi i majtë, braziliani Wendell. Dy fitoret impresionuese 4-1 ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë si Lepzig dhe Eintracht Frankfurt i kanë ngjitur "aspirinat" drejt e në vendin e tretë në klasifikimin e Bundesligës, kështuqë vendasit paraqiten të qetë dhe me një lojtar si Kevin Volland në një formë të shkëlqyer. Mbi të gjitha ky takim ofron edhe duelin e drejtpërdrejtë, ndonëse në distancë, të dy golashënuesve më të mirë të Bundesligës Lewandowski – Volland, megjithëse për hir të së vërtetës sulmuesi polak kryeson me 27 gola, plot 13 më shumë se sa lojtari i Leverkusenit. Tre vjet më parë është regjistruar përballja e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në Kupën e Gjermanisë, ku penalltia e shpërdoruar nga sulmuesi Josip Drmic kualifikoi Bayern-in për në gjysmëfinale, pas ekzekutimit të 11-metërshave, sidoqoftë BayArena këto vitet e fundit ka qenë vazhdimisht një fushë tepër e vështirë për ekipin bavarez, që në Leverkuzen ka fituar vetëm 1 nga 6 vizitat e fundit.

17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more