Skip to main content

“Mogherini takoi Metën, inkurajon për reforma të mëtejshme” plus 9 more - Gazeta Dita

“Mogherini takoi Metën, inkurajon për reforma të mëtejshme” plus 9 more - Gazeta Dita


Mogherini takoi Metën, inkurajon për reforma të mëtejshme

Posted: 18 Apr 2018 01:48 AM PDT

Presidenti Ilir Meta është zyrtari i parë shqiptar që është takuar ditën e sotme me përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

Sipas agjendës së Mogherinit,takimi pasardhës është ai me kryeministrin Rama, në zyrën e të cilit mësohet se ka shkuar në këmbë nga Presidenca.

Ndërkaq, zëdhënësja e saj Maja Kocijancic shprehet se zyrtarja e Bashkimit Europian në këto takime po jep një inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme.

s.a/dita

“Veliajn do ta votoja për një mandat të dytë. Ja çfarë vlerësoj te ai”

Posted: 18 Apr 2018 01:42 AM PDT

Pas Damian Gjiknurit dhe Erjon Braçes, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste shprehet në favor të një mandati të dytë të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin "Debati në Channel One", nga Roland Qafoku, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pohon se Veliaj meriton të ketë edhe për një tjetër mandat në krye të punëve publike.

Xhafaj u shpreh se vlerëson tek Veliaj përkushtimin e tij ndaj shqetësimeve që ka komuniteti i banorëve të Tiranës, si  dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur.

"Veliajn, do ta votoja me shumë shumë dëshirë sepse vlerësoj jashtëzakonisht përkushtimin e veçantë të tij në raport me problemet, hallet shqetësimet që ka komuniteti i banorëve, i qytetarëve të Tiranës, dhe përkushtimin e tij në raport me detyrën dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur", theksoi Xhafaj.

 

Pjesë nga intervista:

Qafoku: Z. Rama tha që përgatitjet për zgjedhjet lokale pothuajse kanë filluar…

Xhafaj: Normal

Qafoku: Ju jeni që z. Veliaj të jetë përsëri kandidat për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës?

Xhafaj: Absolutisht po.

Qafoku: Domethënë s'ka kandidat tjetër?

Xhafaj: Kandidatë nuk i vendos unë. Por më pyetët për z. Veliaj, do ta votoja me shumë shumë dëshirë sepse vlerësoj jashtëzakonisht përkushtimin e veçantë të tij në raport me problemet, hallet shqetësimet që ka komuniteti i banorëve, i qytetarëve të Tiranës, dhe përkushtimin e tij në raport me detyrën dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur.

s.a/dita

Irak, burgim të përjetshëm grave ruse të lidhura me ISIS

Posted: 18 Apr 2018 01:16 AM PDT

Ligjet e shtetit të Irakut kundër terrorizmit kanë bërë që dy gra nga Rusia të dënohen me burgim të përjetshëm, pasi kanë deklaruar se kanë qenë të lidhura me grupin ekstremist, “Shteti Islamik”.

Të dyja gratë ruse janë dënuar nga një gjykatë në Bagdad më 17 prill, dhe janë identifikuar nga zyrtarë të Çeçenisë si persona me kombësi të Dagestanit.

Mediat shtetërore ruse duke cituar televizionet irakiane kanë raportuar se tri gra nga Azerbajxhani dhe një tjetër nga Kirgizia janë dënuar me vdekje në po të njëjtën seancë gjyqësore.

Nga ana tjetër, Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se pesë gra nga Azerbajxhani janë dënuar me vdekje.

Pra sikurse kuptohet, raportimet e mediave ruse me ato të agjencive të tjera janë të dukshme, por momentalisht të pakonfirmueshme ende.

Falë ligjeve kundër-terrorizmit, gjykatat e Irakut dënojnë ata që besohet se kanë shërbyer si ndihmesë për militantët e ISIS-it, edhe nëse nuk janë akuzuar për hapa të dhunshëm.

s.a/dita

 

 

Xhaçka pritet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria, aleat i denjë

Posted: 18 Apr 2018 12:59 AM PDT

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, është pritur në SHBA nga sekretari amerikan i Mbrojtjes  James Mattis, i cili vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në Aleancë.

"Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj", deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve.

Mattis falenderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në Nato, si dhe për përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.

"Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë por në të gjitha aspektet, e për këtë do të keni gjithmonë ndihmën tonë", vijoi më tej ai.

Ndërsa ministrja Xhaçka, duke folur në emër të qeverisë shqiptare, falenderoi sekretarin Mattis për mbështetjen e ofruar të SHBA-së ndaj Forcave të Armatosura Shqiptare.

Një mbështetje e cila, sipas Xhaçkës, është reflektuar në misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit dhe në stërvitjen e personelit ushtarak.

"Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë. Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik ", nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shihet si një vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, një prani e SHBA-ve ose e NATO-s mund të ishte një lëvizje demonstruese se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ky propozim u mirëprit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, të cilin e vlerësoi si një propozim të ardhur në kohën e duhur.

s.a/dita

 

 

Takimi i Mogherini-t me opozitën, por jo me kreun e saj

Posted: 18 Apr 2018 12:42 AM PDT

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme, Federika Mogherini, do zhvillojë paraditen e sotme disa takime me liderët kryesore politikë shqiptarë, dhe këto takime vijnë një ditë pasi KE rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin.

Në orën 12:00 Mogherini do takohet me përfaqësuesit e opozitës në zyrat e Bashkimit Evropian.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të jetë në takim, pasi aktualisht ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.

Sidoqoftë, të pranishëm në takimin me Mogherinin do jenë Edi Paloka, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha.

Kryedemokrati kthehet sot pasdite ne Tiranë.

Ndërkohë kujtojmë se, Basha gjendet në Berlin në një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme, ku po trajtohen kryesisht lufta kundër drogës, lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi.

s.a/dita

Rama: Me një mike të madhe të Shqipërisë

Posted: 18 Apr 2018 12:30 AM PDT

Kryeministri i vendit ka vendosur që ditën e sotme ta nisë me një postim në rrjetin social “Facebook”, në të cilin rikthehet atmosfera e dhënies së rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Postimi i Ramës është shoqëruar nga një fotografi dëshmuese e shtrëngimit të duarve me Shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherni, e cila mbërriti mbrëmë në Tiranë.

Postimi i plotë:

"MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🇪🇺", shkruan kryeministri.

s.a/dita

Drejtori i CIA-s, takim të fshehtë në Korenë e Veriut

Posted: 18 Apr 2018 12:11 AM PDT

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jongun.

Sipas mediave të huaja, takimi që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtëpërdrejta midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong, u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve.

Ndërkohë, edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë ka treguar se në përgatitje për samitin, është realizuar një takim i këtij lloji me Penianin, por pa përmendur emrin e liderit koreano-verior.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur vetëm se “koreano-veriorët na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre.”

Më herët, rikujtojmë se Donald Trump e kishte lënë të kuptohej se SHBA-ja kishte mbajtur bisedime të drejtëpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut.

s.a/dita

Rreziku i ri, fake video. Nuk do ta besoni çfarë “thotë” këtu Obama!

Posted: 17 Apr 2018 11:59 PM PDT

Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese të papranueshme në publik.

Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor i fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.

Video është një paralajmërim për erën e re të videove të rreme, të sajuara.

Pas lajmeve të rreme ato do përbëjnë rrezikun kryesor që mund të provokojë kriza të mëdha politike dhe publike.

Buzzfeed shton se kjo aftësi e manipulimit që po bëhet e mundur nga softet e reja kërkon kujdes dhe informim nga burime të besueshme të informacionit.

Peele, i cili ka marrë së fundmi një Oscar e ka imituar jo rrallë Obamën, ndaj edhe përputhja e zërit të tij me imazhin e Obamës jep idenë e një videomesazhi të vërtetë.

Së fundmi po paralajmërohet edhe mundësia e imitimit të zërit përmes programeve.

Kjo do të hapte shtigje të reja manipulimi që do të ishin shumë të vështira për t'u verifikuar.

n.s. / dita

Ndahet nga jeta Barbara Bush

Posted: 17 Apr 2018 11:58 PM PDT

Ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush, bashkëshortja e George H.W.Bush, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes, i cili tha se kohët e fundit kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën dhe frymëmarrjen.

Ditë më parë qarkulloi nëpër mediat e huaja se Barbara Bush pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, nuk pranonte t’i nënshtrohej trajtimeve mjekësore, duke qëndruar kështu në shtëpinë e saj.

Në janar, Barbara dhe George H.W.Bush festuan përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë kështu çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Barbara është nëna e presidentit George W.Bush dhe ish guvernatorit të Floridës, Jeb Bush.

s.a/dita

Kriptokrishtërimi në Shqipëri

Posted: 17 Apr 2018 11:53 PM PDT

Nga Moikom Zeqo

Tema e kriptokrishtërimit, ose e krishtërimit të fshehtë është e studjuar në shumë rrafshe studimore nga dijetarë të formatit të madh, të cilët kanë ravizuar fakte nga më të çuditshmet dhe më interesantet. Studimet për këtë temë në Shqipëri janë ende të pakta, por nuk boshllëk. Të merresh me kriptokrishtërimin në Shqipëri është të shtosh një dimension të rëndësishëm në kriptokrishtërimin e botës. Kjo gjë ka disa arsye substanciale: Shqipëria është një nga trojet me krishtërim burimor nga më të hershmit, që në gjenezë të krishtërimit, që në kohën e apostolimit të krishtërimit të hershëm, në raport edhe me vendet e tjera të pellgut mesdhetar, çka përbën një pasuri fetare dhe kulturologjike të krejt njerëzimit.

Studimet shqiptare për gjenezën e krishtërimit në Shqipëri ose të krishtërimit apostolik kanë grumbulluar fakte të një rëndësie të veçantë jo vetëm të përhapjes së krishtërimit ndërmjet ushtarëve ilire të legjioneve romake, por në mënyrë të veçantë të apostolimit të vetë apostulit Pal  në Ilirinë e Jugut si dhe të dishepujve të tij deri në Dalmaci.

Të dhënat e përftuara nga letrat e Shën Palit, por dhe të "Akteve të Apostujve", përfshirë në Dhjatën e Re, tregojnë jo vetëm hollësira, por edhe faktin që  pikërisht në rrethinat e Durrësit ka apostoluar edhe një nga figurat më të ditura, Apolonin, një hebre me origjinë nga Aleksandria, i cili ka patur edhe disa divergjenca me Shën Palin.

Sipas Farlatit në Durrës ka ekzistuar një komunitet të krishterësh që në vitin 51 pas Krishtit, kurse në kohën e perandorit Trajan është masakruar një nga martirët e famshëm të krishtërimit Shën Asti, kulti i të cilti ka qenë shumë i gjallë, sidomos në mesjetë në Shqipëri.

Zbulimet arkeologjike në Shqipëri kanë zbuluar dëshmi të rëndësishme. Kështu një varr i shek.II zbuluar në Durrës, ka afresk  me shenjën  e krismas, simbolit më të hershëm të kryqit.  Vetë unë,  autori i këtyre rrjeshtave kam zbuluar në Karaburun një skalitje në gur të dy fytyrave të një mashkulli dhe të një femre, që më rezultojnë sipas literaturës së ikonografisë së hershme të krishterë si ravizimi më i vjetër në Evropë i figurës së Krishtit dhe Kishës, sipas konceptit të Martesës Mistike.

Po në Karaburun kam gjetur një amforë të skalitur, që është simbol i mrekullisë së Krishtit në dasmën e Kanës të shndrrimit të ujti në verë. Këto dëshmi kaq të skajshme bashkohen me zbulimin e afro 50 bazilikave paleokristiane të shek.IV, VI, që përbëjnë një thesar të dhënash për paleokristianizmin, çka e rreshton Shqipërinë ndër vendet me një krishtërim tepër të fuqishëm dhe të zhvilluar.

Krishtërimi në Shqipëri dokumentohet qartë, jo vetëm në atë të quhet krishtërimi apostolik por dhe në krishtërimin zyrtar, mbas aktit epokal në historinë e njerëzimit të perandorit Konstandini i Madh.

Kriptokrishtërimi ka disa faza. Ndër fazat më pak të studjuara do të përmendja ekzistencën e kriptokrishtërimit gjatë kohës së krishtërimit apostolik, të ilegalitetit të tij dhe të përndjekjes mizore nga ana e Perandorisë Romake.

Kriptokrishtërimi fillimisht në Shqipëri ka shfrytëzuar traditën pagane dhe ikonografinë pagane në formë alegorike. Në Durrës është zbuluar një mozaik i shek.III me figurën e Orfeut, ku në mënyrë alegorike, përfaqësohet vetë kulti i Krishtit. Po në Durrës është zbuluar një qeramikë e shek.II, III të Krishtit në formën e hyut Helios.

Skena e mozaikut të famshëm të bazilikës së Arapajt e shek.VI shfrytëzon figurën e Bariut të Mirë, për të paraqitur kultin e Krishtit.

Në Shqipëri dokumentohen edhe disa kulte gnostike, të cilat konkurrojnë me krishtërimin, siç është kulti i Mithras, por edhe kulti gnostik i ideuar nga Bazilidi i Aleksandrisë i shek.II me figurën e Abrakasit, që dokumentohet në një mozaik të zbuluar në Mesaplik afër Vlorës dhe që sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar dhe i takon shek.VI.

Krishtërimi e fiton përfundimisht betejën e tij me rrymat gnostike, por edhe me rrymën heretike të Ariusit, duke u bërë përfundimisht nje fe botërore, duke zotëruar kështu fetarisht edhe Shqipërinë.

Për arsye të ndryshme historike, krishtërimi është atakuar dhe përndjekur edhe më vonë. Kjo ka krijuar mbijetesën e krishtërimit në formën e një dualizmi, ose të asaj që quhet kriptokrishtërim.

Dokumentet historike tregojnë se gjatë pushtimit osman të Shqipërisë dhe të procesit të islamizimit, megjithatë krishtërimi nuk u zhduk, kurse kriptokrishtërimi, sipas shumë dijetarëve ka gjëlluar në një formë origjinale dhe të veçantë sidomos në krahinën e Shpatit në Shqipërinë Qëndrore, por dhe në rrethinat e Prizrenit.  Tashmë këto janë fakte të njohura në rrafshin shkencor dhe teologjik.

Kriptokrishtërimi është një fenomen jo vetëm shqiptar. Kriptokrishtërimi u bë i dukshëm në ishullin e Kretës, kur Kreta u pushtua nga saraçenët në vitet 825 – 961. Kriptokrishtërimi gjëlloi dhe në Kaukaz, në Siri dhe në Azinë e Vogël.

Kriptokrishtërimi u paraqit në tërë territorin e Ballkanit. Në Qipro dhe në Kretë kemi kriptokrishterët të quajtur Linovanvakët, në Serbi u quajtën Sharenët, në Shqipëri u quajtën Laramanët, kurse në Greqi kemi rastin e kripto të krishterëve të quajtur Vallakalles. Edhe sekti i Bogomilëve në mesjetë, pavarësisht nga heretizmi i tij ruajti për shumë kohë elemente të fesë së mëparshme.

Emra të tjerë të kriptokrishterëve në Ballkan si Mesokertilles, Paramesi, Tvojverie, Dipistia etj., tregojnë pikërisht popullsi, që ishin në mes të dy feve, që në dualizmin e tyre në formën e jashtme, gjoja ishin konvertuar në fenë islame ose në një fe tjetër, kurse në përmbajtjen e brendshme vazhdonin të ishin të krishterë.

Procesi i islamizimit të shqiptarëve qe plot kontradikta dhe plot rezistencë. Shqipëria e Gjergj Kastriot Skënderbeut u bë një kampione e krishtërimit në betejat kundër pushtimit turk.

Dokumentet e para pas vdekjes së Skënderbeut, tregojnë se të krishterët shqiptarë rrezistuan gjatë për të mos humbur identitetin e tyre fetar. Urdhëri perandorak osman i 5 nëntorit 1568, na mëson se banorët e krahinës së Pukës, ndonëse formalisht qenë konvertuar në myslimanë, nuk i respektonin urdhërat e islamit, por kryenin me përpikmëri shërbesat e krishterëve, martesat i bënin në kishë, fëmijët i pagëzonin me një emër të krishterë, që përdorej në shtëpi, por i vinin edhe një emër mysliman për jetën publike.

Në një relacion të kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit  drejtuar Papa Pavlit  të V më 1610, flitet për shqiptarët, të cilët i detyrojnë me dhunë të ushtrojnë muhametizmin "por mbajnë në zemër besimin e krishterë". Të njëjtën gjë thotë dhe Grigor Mazreku në relacionin e tij të vitit 1650 për shqiptarët në rrethinat e Prizrenit, të cilët vetëm kanë ndryshuar emrat në myslimanë, "por në zemër janë të krishterë".

Kryepeshkopi i Tivarit, Vinçens Zmajeviç, më 1703 flet për praninë e  kriptokrishterëve në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme. Kriptokrishterët në shek.XVII-XVIII ende rrezistojnë, por është interesant një fenomen ai i martesave ndërfetare, ku tashmë edhe gratë e besimit mysliman, pagëzohen fshehurazi dhe në familje konsiderohen si të krishtera.

Më vonë fenomeni i kriptokrishtërimit merret seriozisht nga ana e Vatikanit dhe Kongregacionit, Propoganda Fide, duke u interesuar që kriptokrishterët të mos e vazhdojnë më këtë jetesë të dyfishtë, se ndryshe do t'u mohohen sakramentet.  Aktet e Kuvendit të Arbërit më 1703 në Merqi të Lezhës bëjnë një analizë edhe të problemit të kriptokrishterëve si dhe merren disa masa organizative dhe konceptuale për kthimin e kriptokrishterëve, nga të fshehtë dhe ilegale në krishterë të hapur dhe zyrtarë.

Kriptokrishtërimi dokumentohet si në Shqipërinë e Veriut  dhe në Shqipërinë e Jugut dhe atë Qëndrore. Në zonën e Lurës populli feston festat e mëdha të krishterëve dhe të myslimanëve ku në formën e një sinkretizmi fetar marrin pjesë të gjithë pa përjashtim, duke krijuar kështu traditën e  një tolerance të habitshme.

Kthimi i ortodokseve në Shqipërinë e Jugut në islamizëm , morri përmasa të mëdha në shek.XVIII. një prift murg nga Voskopoja Nektar Terpo (1685-1732), i cili ka qenë dhe igumen në manastirin e Ardenicës, botoi një libër, të quajtur "Libri i quajtur Besim", ku i bën thirrje të konvertuarve në islamizëm, që të kthehen në besimin ortodoks dhe njëkohësisht bën një kritikë shumë të rreptë dhe të ashpër për fenomenin e kriptokrishtërimit.

Një fenomen tjetër i rëndësishëm është sinkretizmi fetar tek bektashinjtë, ku nderimi i islamizmit dhe krishtërimit, krijoi një doktrinë të veçantë edhe me elementë budistë dhe gnostikë, por edhe me një traditë akoma më të heshme të kriptokrishtërimit. Të dhëna të shumta historike flasin për këtë sinkretizëm fetar, kryesisht në krahinën e  Labërisë dhe të Skraparit.

Kriptokrishtërimi krijon kështu një histori shekullore në Shqipëri, që mund të përbënte subjektin e një libri historik dhe teologjik të klasit të parë.

Mund të flitet për kriptokrishtërimin në mënyrë konvencionale dhe gjatë ateizmit shtetëror të Shqipërisë moniste në gjysmën e dytë  të shek.XX. pas vitit 1991, liria e bindjeve fetare solli ndryshime të mëdha. Një fenomen që duhet përmendur është, që një numër i madh njerëzish nga krahina e Shpatit, ku kemi një nga traditat më të vjetra të kriptokrishtërimit, bëri një kalim publik masiv në besimin ortodoks.

Për fat të keq shumë dokumente që ndodhen në Arkivin e Shtetit, nuk janë publikuar për të bërë kështu dimensionin e kriptokrishtërimit në historinë kombëtare të Shqipërisë.

Dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more