Skip to main content

“Mahia banale me ‘trupin’ pa kokë, policia në kërkim të autorëve (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Mahia banale me ‘trupin’ pa kokë, policia në kërkim të autorëve (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Mahia banale me ‘trupin’ pa kokë, policia në kërkim të autorëve (Foto)

Posted: 17 Apr 2018 12:35 PM PDT

Një 'trup i gjakosur dhe pa kokë' ka ngritur në këmbë pjesëtarët e shërbimeve emergjente në Shtutgard të Gjermanisë, para se të kuptohej se bëhet fjalë vetëm për një lodër.

Kalimtarët e rastit e kishin telefonuar policinë, duke thënë se në luginën Weinstadt, ndodhet një trup me kokë të prerë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e rrethuan zonën me shirita, për ta hetuar rastin, ndërsa më pas atë e larguan zjarrfikësit. Për të shikuar 'trupin' që u gjet në një hapësirë si kanal, ishin nisur menjëherë 20 policë në katër vetura.

Trupi që nuk dihet nga kush u vendos

"Dukej si trup i mbytur, prandaj ata që telefonuan ishin të shqetësuar. Jemi në kërkim të autorëve që e bënë këtë mahi banale", thuhet në raportin policor. /Telegrafi/

The post Mahia banale me 'trupin' pa kokë, policia në kërkim të autorëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Gjendja mizore e dhomës ‘më të lirë’ me qira në Londër (Foto)

Posted: 17 Apr 2018 06:11 AM PDT

David Homer që pagoi 80 funte për një natë, për atë që thuhej se është dhoma më e lirë me qira në Londër, ka treguar kushtet mizore që ishin brenda dhe jashtë saj.

Megjithëse është në qendrën e kryeqytetit Anglez, askush nuk do donte të qëndronte aty ku ka ushqim të mykur, tigan të ndryshkur, dollapë të mbushur me gjësende të vjetra si dhe shumë papastërti, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit ka mbushur edhe oborrin e pjesës së pasme të shtëpisë, që është mbushur me plehra që duket se nuk janë hedhur për një kohë të gjatë.

"Po që se është lirë, nuk do të thotë se jemi për lëmoshë dhe mund të qëndrojmë në një hapësirë të turpshme. Kjo dhomë nuk është e denjë as për kafshë", ka thënë Homer.

Agjencia që merret me qiradhënie, ka kontaktuar pronarin, por ende nuk ka marrë përgjigje, ndërsa i kërkoi falje klientit të dëmtuar. /Telegrafi/

The post Gjendja mizore e dhomës 'më të lirë' me qira në Londër (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nusja dhe dhëndri po vallëzonin para dasmorëve, salla përfshihet nga zjarri (Video)

Posted: 17 Apr 2018 05:04 AM PDT

Martesa do të duhej të ishte dita më e lumtur e çiftit bashkëshortor dhe me dashuri të kujtohet çdo moment i ceremonisë, por kështu nuk ndodhi me çift.

Ata po vallëzonin në prezencë të mbi 300 dasmorëve të ftuar, kur befasisht kulmi i lokalit ku po zhvillohej dasma përfshihet nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Zjarri fillimisht kishte kapluar kulmin e objektit, dhe pas disa sekondave u zgjerua në gjithë hapësirën ku po qëndronin dasmorët dhe nusja e dhëndri.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin Hacienda në Zapopan të Meksikës. Në fillim të videos së publikuar më poshtë, çifti shihet duke vallëzuar ku rreth tyre ishin mbledhur dasmorët dhe po duartrokisnin.

Por, pasi që shpërtheu zjarri në lokal, ata filluan të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes. Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa sipas raportit të zjarrfikësve, besohet që mjetet piroteknike ishin shkaku që quan në djegien e objektit. /Telegrafi/

The post Nusja dhe dhëndri po vallëzonin para dasmorëve, salla përfshihet nga zjarri (Video) appeared first on Telegrafi.

Ndodheshin para peizazheve përrallore, më shumë ishin të interesuar të shikojnë në telefon (Foto)

Posted: 17 Apr 2018 03:02 AM PDT

Humoristi britanik David Baddiel, e ka postuar në Twitter një fotografi, ku shihet djali tij teksa shikon në telefon, derisa ndodhet në cepin e një shkëmbi në breg të detit.

Fotografia është pëlqyer afro 20 mijë herë brenda dite, ndërsa bëri që shumë prindër të ndajnë eksperiencën e njëjtë që kanë pasur me fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa njëri rrëshqet gishtin nëpër ekranin e telefonit të zgjuar, humbë mundësinë që të sheh balenën që i del përpara.

Dikush i ka kthyer shpinën perëndimit të diellit dhe po lexon mesazhet, teksa një vogëlushe nuk është e interesuar për peizazhin e Namibisë, por pëlqen të shikojë në YouTube.

Më poshtë mund të shihni disa prej rasteve më ekstreme, që u shpërndanë nga prindërit. /Telegrafi/

 

The post Ndodheshin para peizazheve përrallore, më shumë ishin të interesuar të shikojnë në telefon (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more