Kjo fotografi na bën me lot të gjithë, tifozi drenicas qan pas eliminimit të Drenicës! (FOTO) |
- Kjo fotografi na bën me lot të gjithë, tifozi drenicas qan pas eliminimit të Drenicës! (FOTO)
- SHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË
- VIDEO/ “Nxirreni jashtë”, Berisha filmon Tahirin live në Kuvend dhe e poston në Facebook
- Krejt i vetmuar Tahiri rikthehet në Parlament, ja deputeti i vetëm që e takoi në sallën brenda (foto)
- Drenas, policia arreston një person
- Rrahje në Drenas, dy të arrestuar
- Këto janë fjalët që Quni ia tha Halitit kur iu afrua te ulësja
- Ky është vendimi i fundit për pajisjen me patentë shofer në Kosovë
- Ushtari i UÇK’së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni
- Besim Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi
Kjo fotografi na bën me lot të gjithë, tifozi drenicas qan pas eliminimit të Drenicës! (FOTO) Posted: 19 Apr 2018 02:43 AM PDT Drenica nuk ka arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Barazuan pa gola me Vëllaznimin, por ndeshja e parë e zhvilluar në Skënderaj, ishte fatale për skuadrën e Sedat Pajazitit, pasi barazimi 1-1 i dërgoi gjakovarët në finale, shkruan Drenicapress.info. Tifozët e flaktë të Drenicës janë të mërzituar shumë nga ky eliminim. Shumë prej tyre kanë qajtur si fëmijë në stadiumin e Gjakovës, ngase po e presin gjatë që skuadra e tyre e zemrës të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, dhe një trofe të vie në qytetin e tyre, Skenderaj! Në fotografi shihen Shpendi e Jetoni të mërzitur që skuadra e tyre është eliminuar. Madje Shpendi qante si fëmijë! Një tifoz i madh që po jep shumë për skuadrën e tij të zemrës. Një 'BRAVO' e madhe shkon për të gjithë tifozët e "Shqiponjave të Zeza" të cilët me përkrahjen e tyre po iu tregojnë edhe tifozerive tjera sesi duhet klubi i zemrës./Drenicapress.info
The post Kjo fotografi na bën me lot të gjithë, tifozi drenicas qan pas eliminimit të Drenicës! (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS. |
SHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË Posted: 19 Apr 2018 02:18 AM PDT Filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës, që gjendet në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ka qenë cak i hajdutëve të cilët kanë demoluar objektin dhe kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme si dhe dy vula postare. Punëtorët e Postës kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 7 e 45 të mëngjesit. "Ankuesi, punëtor në PTT, mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se në postën e fshatit të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme dhe dy vula zyrtare të postës", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. The post SHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË appeared first on DRENICA PRESS. |
VIDEO/ “Nxirreni jashtë”, Berisha filmon Tahirin live në Kuvend dhe e poston në Facebook Posted: 19 Apr 2018 02:17 AM PDT "Te nxirret jashtë Saimir Tahiri". Me ketë thirrje kryeministri Berisha i është drejtuar sot kreut te Kuvendit, pasi e ka quajtur te turpshme praninë e tij pas raportit te progresit te KE për vendin tone. "Nxirreni jashtë, se po kremtoni raportin me njeriun kryesor te drogës ne Ballkan bashke me Ramën, nxirreni jashtë. Mos festoni me te mo zotëri. Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Balilin, te vijnë këtu" – tha Berisha. Ish-ministri Tahiri u rikthye në Kuvend pas rreth 6 muajsh duke qenë se rrezikon mandatin nëse nuk deputeti nuk paraqitet brenda kësaj periudhe kohore.
The post VIDEO/ "Nxirreni jashtë", Berisha filmon Tahirin live në Kuvend dhe e poston në Facebook appeared first on DRENICA PRESS. |
Posted: 19 Apr 2018 02:06 AM PDT Pas 6 muaj mungesë në Parlament, Saimir Tahiri rikthet për të mos djegur mandatin e deputetit. Ish-ministri i Brendshëm madje pritet të mbajë dhe një fjalim të gjatë në Kuvend. Tahiri ishte i vetem ne momentin e mberritjes para Parlamentit. Me pas, para se te ulej ne vend, i vetem ne fund te sallles, ai eshte perballuar me Fatmir Mediun. Mesohet se eshte takuar edhe me deputetin e PS-se, Musa Ulqinin te cilit i ka dhene doren. Nderkohe qe para hyrjes, u prit nga shume gazetare, te cilet tentuan t'i merrnin ndonje fjale, por ai ne pergjigje te "News 24", dhe vetem kete urim: Suksese per rekomandimin pozitiv! Tahiri u përjashtua nga grupi i PS në tetor të vitit 2017 pas akuzave për lidhje me bandën e Habilaj, të akuzuar për trafik droge. The post Krejt i vetmuar Tahiri rikthehet në Parlament, ja deputeti i vetëm që e takoi në sallën brenda (foto) appeared first on DRENICA PRESS. |
Drenas, policia arreston një person Posted: 19 Apr 2018 01:52 AM PDT Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. "Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar personi mashkull (K-Shqiptar), i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës", ka njoftuar Policia e Kosovës./Drenicapress.info The post Drenas, policia arreston një person appeared first on DRENICA PRESS. |
Rrahje në Drenas, dy të arrestuar Posted: 19 Apr 2018 01:48 AM PDT Dy persona janë arrestuar, pasi dje rreth orës 21:00 të njëjtit janë përleshur fizikisht në fshatin Krajkovë të Drenasit, shkruan Drenicapress.info. Sipas policisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (K/Shqiptarë), të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke iu shkaktuar lëndime trupore dy viktimave meshkuj (K-Shqiptarë). Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Drenicapress.info The post Rrahje në Drenas, dy të arrestuar appeared first on DRENICA PRESS. |
Këto janë fjalët që Quni ia tha Halitit kur iu afrua te ulësja Posted: 19 Apr 2018 01:42 AM PDT Gjatë ditës së djeshme, në Kuvendin e Kosovës plasi një debat i ashpër mes deputetit të LDK-së, Anton Quni, dhe deputetit të PDK-së, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti "Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej atyre kuzhinave të tyre dhe nuk është mirë me përdorë emrin e Ahmet Krasniqit. Nëse ke argumente zotëri që po i jep vetit zor që dinë diçka për UÇK-në, unë po të them që nëse unë i kam marrë 8 milionë euro, sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të jep dorëheqje nëse ki argumente se unë i kam marrë 8 milionë euro. Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së dhe strukturat ushtarake dhe politike të UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë qëndruar nëpër thera. Unë për të biseduar dhe për t'u marrë vesh kam pasur vetëm një njeri, veç Bujar Bukoshin", tha Haliti. ""Unë nuk e di çka ka të keqe që ky fond është ndarë për ndihmë për njësitë e UÇK-së. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë tjerë, kanë folur edhe shokë të juaj të idealit, partisë e tjera. Por nëse ju dëshironi fakte dhe më shumë unë do t'i siguroj. Tani nuk jam i sigurt a janë në pyetje 6, 7 apo 8, por mund t'i siguroj të gjitha faktet, edhe dëshmitarët edhe protagonistët, që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje, me zhvillime, me vend se ju këtë shumë plus minus e keni pranuar personalisht me autorizimin e kolonel Ahmet Krasniqit", i kundërpërgjigj Quni. Por Xhavit Haliti nuk ia lejoi më fjalën deputetit të LDK-së, dhe ky i fundit shkoi afër Haliti për t'u sqaruar, e ku më pas për disa minuta aty u panë edhe deputetët tjerë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së. Por, gjatë ditës së djeshme mund t'ju kenë ikur fjalët që Anton Quni ia tha Xhavit Halitit pasi iu afrua afër. Në këtë video, dëgjohet momenti kur Quni i drejtohet Halitit me fjalët: "Ti je mësu me tjerët me bo hajgare, me mua jo". The post Këto janë fjalët që Quni ia tha Halitit kur iu afrua te ulësja appeared first on DRENICA PRESS. |
Ky është vendimi i fundit për pajisjen me patentë shofer në Kosovë Posted: 19 Apr 2018 01:40 AM PDT Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ndër të tjerash në këtë mbledhje është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin e vendosjes së standardeve minimale të aftësisë psiko-fizike për shofer të automjeteve. Propozimi nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Sipas Ministrit Lekaj ky vendim do të ndihmojë të gjithë vozitësit dhe gjithë procesin e pajisjeve me leje nga qytetarët e Kosovës. Propozimi është bërë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme. The post Ky është vendimi i fundit për pajisjen me patentë shofer në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS. |
Ushtari i UÇK’së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni Posted: 19 Apr 2018 01:35 AM PDT Në vitin 1999 mori plagë të rëndë në kokë nga snajperi serb, ndërkaq para dy ditësh një goditje e mori edhe nga shteti për të cilin luftoi. Isa Hajrizit nga Vushtrria i është refuzuar statusi i invalidit të punës, ndonëse ai u plagos në kokë nga një snajper më 13 shkurt të 1999, shkruan gazetametro.net. Metro ka siguruar dokumentin e refuzimit të pensionit, në të cilën nuk jepen arsye për refuzim, ndonëse për pensionin e Hajrizit ka vendosur komisioni qeveritar. Hajrizi në një bisedë me Gazetën Metro ka treguar detaje të plagosjes dhe shërimit të tij, duke e cilësuar më pas këtë vendim si 'shumë të padrejtë'. "Ky vendim nuk është vetëm i padrejtë, ky është shumë i padrejtë. Unë jam plagosur me snajper në kokë. Plumbi më ka përshkuar kokën", ka thënë Hajrizi. Hajrizi rrëfen ku është plagosur e ku është shëruar. Sipas Hajrizit, më 13 shkurt të 1999 është ishte plagosur me snajper në kokë në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Ndihmën e parë atij ia ka dhënë mjeku Adem Ademi, i cili edhe sot është i zhdukur. Më pas Hajrizi është shëruar në dy lokacione. Në Pagarushë ai u shtri në duart e mjekur Agim Hazrolli, ndërkaq në Likovc për të u përkujdes mjeku Fadil Beka. E Haziri fajin ia hedhë Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale që udhëhiqet nga Nisma e Fatmir Limajt. Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të luftës dhe viktimave civile që është në kuadër të ministrisë që udhëhiqen nga Skender Reçica, nuk ia vlerësoi shkallën e invaliditetit, ndonëse vërehet qartë plaga e plumbit. Sidoqoftë, Hajrizi nuk konsideron se me këto veprime mund t'i mohohet kontributi në luftë. Atë e përkrahën shumë ish-luftëtarë e qytetarë të Vushtrrisë, të cilët i dolën në krah pas këtij vendimi. Ndërkohë, një ditë pasi iu refuzua statusi i invalidit njeriu që mori plumb në kokë, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj disa personav që lëshonin pensione për kategori të luftës në Mitrovicë në këmbim të 1 mijë eurove./gazetametro.net The post Ushtari i UÇK'së mori plumb në kokë nga snajperi serb, sot i refuzohet pensioni appeared first on DRENICA PRESS. |
Besim Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi Posted: 19 Apr 2018 01:09 AM PDT Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni, ku ka marrë pjesë në Samitin Digjital, ka pasur një varg takimesh të rëndësishme. Ministri Beqaj në Shkup ka takuar ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, me tw cilin ka diskutuar për rëndësinë e ekonomisë digjitale që është bërë faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi. "Kosova do të jetë njëra prej vendeve e cila do të zhvillohet me ritmin më të shpejtë në histori, sepse forca digjitale dhe infrastruktura socio-ekonomike do të lejojë që çdo person, çdo ndërmarrës, të realizojë potencialin e tij intelektual dhe krijues", theksoi z. Beqaj në takim me Mançevski. Të dy ministrat dhe zyrtarë të tjerë rajonalë dhe të BE-së, kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairin Digjital EXPO, ku ishin të pranishëm edhe shumë ndërmarrës dhe start-up nga Kosova. Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup ka takuar komisionerën e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel, me të cilën ka bashkëbiseduar për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale në Kosovë. Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor po marrin pjesë kryeministrat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC). The post Besim Beqaj: Ekonomia digjitale është bërë faktori kyç për zhvillim e një vendi appeared first on DRENICA PRESS. |
You are subscribed to email updates from DRENICA PRESS. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: