Skip to main content

Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi (Video)

Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi (Video)


Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi (Video)

Posted: 20 Apr 2018 02:21 PM PDT

Shembja e rrugës në një gjatësi rreth 10 metra po u shkakton vështirësi në qarkullim makinave në fshatin Arllat të Drenasit.

Sipas një lexuesi të Koha.net rruga është shembur 15-20 centimetra, dhe me vështirësi të mëdha është e kalueshme. Ai ka shtuar se në këtë gjendje rruga është për më tepër se dy muaj.

Kjo pjesë e rrugës është që lidh Arllatin me komunën e Malishevës.

Lexuesi i Koha.net gjithashtu ka dërguar pamje se si është gjendja aktuale e rrugës, dhe shihen automjetet në pritje për të kaluar rrugën.

 

The post Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Arlind Ajeti mbrojtësi i Kombëtares “mbjell” flokët, ja si duket tani

Posted: 20 Apr 2018 01:57 PM PDT

E keni menduar si dukej Arlind Ajeti nëse do kishte flokë?

Mbrojtësi shqiptar i cili ndodhet në grumbullin e Kombëtares në Antalia të Turqisë, ka publikuar një foto në Instagram, ku na prezanton me pamjen e tij të re.

Të gjithë jemi mësuar ta shohim lojtarin e Krotones pa flokë, por nga ajo që shohim në foto, ai ka zgjedhur flokë të veçanta për veten.

The post Arlind Ajeti mbrojtësi i Kombëtares "mbjell" flokët, ja si duket tani appeared first on DRENICA PRESS.

Liburni – Feniks: Ja si përfundoj ndeshja derbi e futsallit kosovar

Posted: 20 Apr 2018 01:49 PM PDT

Super derbi i futsallit kosovar ka përfunduar në 'paqe', shkruan futbollikosovar.com.

Liburni e Feniksi kanë luajtur barazë në palestren 'Shani Nushi', të Gjakovës në pranin e një numri të madh të spektatorve.

Kështu skuadra nga Drenasi, Feniks ka 'prishur' serin e gjitha ndeshjeve të fituara këtë kampionat.

Me këtë barazim skuadra e Feniksit tashmë siguron poziten e parë në PLAY-OFF, ku e pret një garë e fort me skuadrat si Liburni, Besa e Prishtina.

The post Liburni – Feniks: Ja si përfundoj ndeshja derbi e futsallit kosovar appeared first on DRENICA PRESS.

Vjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit

Posted: 20 Apr 2018 01:44 PM PDT

Sot edhe zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale Skenderaj-Drenas-Komoran, përkatësisht segmenti Komoran- Marinë ne gjatësi prej 17 kilometrash.

Ne këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë, kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputet dhe shumë qytetarë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se Drenicën po e lidhim me korridore të rëndësishme infrastrukturore. "Sot filluam punimet në Segmentin R102 Komoran – Marinë, 17 kilometra e gjatë e cila duhet të përfundojë para dimrit të vitit 2019.

Drenica ka dhënë shumë për Kosovën dhe kjo që filluam sot është diçka nga ajo që do të bëjmë në mandatin tonë katër vjeçar.

Se shpejti do të fillojë edhe rruga nga Feronikeli deri të Kroi i Mbretit, 5 kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me korridorin N 9, Prishtinë – Pejë", ka thënë ministri Lekaj.

Ai ka shtuar se do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për Drenicën që janë ne interes të qytetarëve tanë. "Drenica ashtu si krejt Kosova deri në vitin 2023 do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës. /Drenica Press/

The post Vjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit appeared first on DRENICA PRESS.

Magjistralja Skenderaj-Komoran, sot nisën punimet, por kjo pjesë e shoqerisë është kundër

Posted: 20 Apr 2018 01:26 PM PDT

Vazhdimi i punimeve në rrugën Skenderaj-Komoran është pritur me shumë entuziazëm, si nga elita politike ashtu edhe nga qytetarë të rëndom.

Në fillimin e punimeve sot morën pjesë: Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputet dhe shumë qytetarë.

Ndonëse të gëzuar nga ndërtimi i kësaj rruge, mërgimtarët tanë duket se kanë shfaqur disa ankesa për kohën e fillimit të punimeve, pasi kjo mund të ju paraqet vështirësi në pushimet e tyre në vendlindje, transmeton Drenica Press

Në shumë komente të ndryshme në rrjetet sociale, duke ju referuara përvojave të tyre në të kaluara, ata kanë shfaqur ankesat për punimet në rrugë gjatë sezonit veror, në kohën kur Kosova është e mbingarkuar me vetura të mërgimtarëve, të cilët vijnë në vendlindje t'i kalojnë pushimet e tyre. /Drenica Press/

The post Magjistralja Skenderaj-Komoran, sot nisën punimet, por kjo pjesë e shoqerisë është kundër appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran

Posted: 20 Apr 2018 12:58 PM PDT

Rruga modern që po pritet të finalizohet nga Klina e Epërme e Skenderajt deri në Komoran të Drenasit, pritet të marrë emrin e heroit të njohur të Kosovës, Shaban Polluzha, transmeton Drenica Press.

Ideja që kjo rrugë të marrë këtë emër është përmendur sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Për një shekull rresht në këtë rrugë kanë ecur heronjtë që bënë historinë e Kosovës. Sot filluam punimet e kësaj rruge për të nderuar kujtimin e tyre. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurt për fëmijët e Kosovës. Kjo rrugë moderne që po ndërtojmë, nga Klina e Epërme e deri në Komoran, meriton të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha, i cili shtroi për ne rrugën e lirisë, shkruan Veseli. /Drenica Press/

Image may contain: 5 people, people smiling, suit

The post Kadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran appeared first on DRENICA PRESS.

Ramadani: E çova në drekë Thaçin e Veselin, u thashë nuk bën të nënshkruani në Rambuje

Posted: 20 Apr 2018 12:40 PM PDT

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka treguar për herë të parë një histori që kishte ndodhur në Rambuje, në kohën kur po behshin negociata të forta mes palës kosovare dhe saj serbe gjatë vitit 1999. Ai në një intervistë në T7 përballë Berat Buzhalës ka thënë se ishte ai që i ka ndaluar bisedimet në Rambuje. Ramadani ka treguar si është takuar me Thaçin Veselin e Halitin.

" Unë e kam ndaluar Rambujenë. Këta kanë qenë do djem të ri dhe nuk i kanë ditë gjërat mirë. Unë kam qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me Xhavit Halitin. I kam të gjitha dokumentet se si është ndërruar oferta nga drejtuesit e dialogut, ndërkombëtarët".

Ai ka treguar se si është takuar me Hashim Thacin e Kadri Veselin.

" Unë shkova në Rambuje, i takova Thaçin, Veselin e të gjithë të tjerët. I çova në dreke dhe ju tregova se kjo punë nuk bën të nënshkruhet. Unë në bashkëpunim me Adem Demacin e kemi sjell Thaçin në Rambuje, dhe aty ia kemi dhënë besën njeri tjetrit që kjo marrëveshje mos të nënshkruhet.

Ramadani thotë se kishte informata të sakta se çka do të ndodhte në Rambuje.

"Kisha informata se çka do të ndodhte nëse do të nënshkruhej marrëveshja e ofruar në Rambuje. E kisha një njeri që e kisha shëruar dhe kisha informata se çka do të ndodh. Tani më vonë u nënshkruaj marrëveshja që e din të gjithë nga Hashim Thaçi".

The post Ramadani: E çova në drekë Thaçin e Veselin, u thashë nuk bën të nënshkruani në Rambuje appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Anton Çuni ka hy vonë në luftë, ka luajt “filma kauboj”

Posted: 20 Apr 2018 12:30 PM PDT

Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-të UÇK-së thotë se Anton Quni ka shkuar vonë në betejën e Koshares. Sipas tij, pavarësisht kohës kur ka ardhur për luftë e respekton.

"Antoni ka ardhë vonë , Antoni ka luajt filma kauboj atje, bile edhe pseudonimin e ka pasë "llakilluk". Kështu që vonë u hi Antoni në luftë. Ai ka hy në luftë me 9 prill, me shoqëri  i mirë ka qenë, korrekt", tha Haradinaj.

Këto komente i bëri në emisionin "Fakt Plus" në Tribuna Channel, ku tha se me këto ndarje nuk përfiton askush.

"Nëse fillojmë me nda na këtu FARK, LPK, LKÇK, LDK  duhet me e nda edhe në bazë fetare katolik, mysliman, protestant që është diçka që shkon në dëmin e të gjithë neve dhe nuk fiton askush", shtoi Haradinaj.

Nasim Haradinaj: Anton Çuni ka hy vonë në luftë, ka luajt “filma kauboj”

The post Haradinaj: Anton Çuni ka hy vonë në luftë, ka luajt "filma kauboj" appeared first on DRENICA PRESS.

Lajm i mirë, 61 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani

Posted: 20 Apr 2018 12:26 PM PDT

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesën në përmbylljen e projektit të APPK-së dhe Diakonie, projekt ky që në vazhdimësi mbështetet nga MPMS.
Projekti i cili sot ka kurorëzuar me sukses programin trajnues për të rinjtë, është  implementuar nga Agjencia e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë dhe Institucioni Social gjerman 'Diakonie'. Nga trajnimi nëntëmujor sot  kanë përfituar 61 të rinj, të cilët në shtator do të fillojnë aftësimin e mëtutjeshëm profesional dhe punësimin në Gjermani.
Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli, ka përshëndetur punën e  Institucionit Social ‘Diakonie’ nga Baden Wurthenberg dhe APPK-në për angazhimin e tyre dhe përkrahjen e punësimit në Kosovë. "Falë këtij projekti dhe bashkëpunimi korrekt kemi përfunduar edhe me përgatitjet e gjeneratës së katërt prej 61 personash të cilët në muajin shtator do të startojnë me programin  "Migrimi legal i  qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani" për një periudhe tre vjeçare", tha ai.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi zëvendësministri Dukolli ka shtuar se Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale, përmes Agjencisë së Punësimit dhe në bashkëpunim me APPK-në, do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen në projekte tjera, të cilat do të nxisin punësimin e të rinjve, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Nga ky program deri më tani kanë përfituar edhe tri gjenerata të mëparshme prej 134 të rinjsh nga sektori I infermierisë, të cilët tanimë veç janë sistemuar me punë në Gjermani.

The post Lajm i mirë, 61 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani appeared first on DRENICA PRESS.

Murat Meha takohet me Bill Clintonin

Posted: 20 Apr 2018 12:17 PM PDT

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës u befasua për të mirë në Norvegji.

Ai ka takuar atje ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili po kryen një turne në Europë për të folur lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Brexit.

Nga pamjet e publikuar, shihet se Meha ka shtrënguar duart me Clinton.

Clinton, i cili udhëhoqi SHBA’të në dy mandate si president nga viti 1993 deri më 2001, dhe që urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi, shihet të kenë ndërruar disa fjalë me Mehën.

Murat Meha, udhëhoqi Komisionin qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Puna e tij u kritikua ashpër nga opozita.

The post Murat Meha takohet me Bill Clintonin appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more