“Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët” plus 9 more Ekonomia Online |
- Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët
- Cila kafshë jetoi 256 vjet dhe kuriozitete të tjera
- Shenjat se fëmija juaj mund të bëhet gjeni
- 22 libra që të ndryshojnë jetën …
- Kokosi i shëndetshëm si qumështi i gjirit
- Flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm
- 7 gjëra s’duhet t’ua thoni fëmijëve për paratë
- Roli i psikologjisë së punës
- Të mësosh tërë jetën
- Filmat vizatimorë ndikojnë keq në botëkuptimin e fëmijëve
Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët Posted: 21 Apr 2018 10:16 AM PDT Vizitimi i shumë vendeve apo shteteve të ndryshme të botës mund t'ju bëjë më të prirë të tradhtoni – të paktën kështu thonë hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë. Fillimisht, ata kanë kërkuar nga 215 studentë të kompletojnë një detyrë me anagram një muaj para se të udhëtojnë, gjashtë muaj pasi të kenë arritur në destinacionin e tyre dhe 12 muaj më vonë. Ata kanë zbuluar se 30 për qind prej tyre kishin mashtruar në testin e parë, 47.7 për qind kishin mashtruar në të dytën dhe të tretin. Pastaj, ata i kishin ndarë 171 studentë në tri grupe. Njërit grup i është kërkuar të shkruaj rreth një përvoje që e kanë pasur në shtëpi, rreth një eksperience që e kanë pasur gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe një grup kontrolli kishin shkruar rreth vizitës së tyre të fundit në dyqan. Pastaj, të gjithë ata kishin marrë pjesë në një test ku u ishte dhënë mundësia të mashtrojnë. Ata të cilët kishin shkruar rreth një përvoje jashtë vendit kishin qenë më të prirë të mashtrojnë. Hulumtuesit kishin kryer gjithsej tetë studime, para se të konstatonin që personat që udhëtojnë shumë janë më të prirë të tradhtojnë. The post Ata që udhëtojnë, më të prirë t'i tradhtojnë partnerët appeared first on Ekonomia Online. |
Cila kafshë jetoi 256 vjet dhe kuriozitete të tjera Posted: 21 Apr 2018 09:40 AM PDT Një breshkë mashkull e quajtur Advaita (që do të thotë një dhe e vetme) kishte lindur në vitin 1750 dhe ngordhi në vitin 2006. Në Alaskë ka një piceri, e cila i shpërndan picat me avion Burgu Bastoy në Norvegji është një prej burgjeve më të mirë në botë. Aty strehohen kriminelët më të mëdhenj, në kushte nga më luksozet. Në vitin 1923, një qen përshkoi pothuaj 2/3 e SHBA për të gjetur familjen e tij. Bobi, qeni bredharak, po udhëtonte me pronarët kur humbi në Indiana. 6 muaj më vonë ai u kthye në shtëpi në Oregon, pasi kishte ecur 2500 milje nëpër Malet Shkëmborë, në mes të dimrit. Çarls Darvini hante çdo kafshë që zbulonte Japonezët po punojnë për të zhvilluar teknologji, për të transmetuar energjinë elektrike pa kabllo. Objektivi i tyre është transmetojnë energji nga panelet diellorë përreth Tokës deri në vitin 2030. Deri tani kanë arritur të transmetojnë 10 kë energji nga 500 metra larg. Kur mushkonjat ju pickojnë, ato lëshojnë pështymën e tyre në lëkurë, sepse ajo shërben si koagulant dhe bën që gjaku të vazhdojë të rrjedhë, ndërkohë që ato pijnë. Trupi juaj e sheh pështymën si një trup tëhuaj dhe lëshon histamina, të cilat zgjerojnë enët tuaja të gjakut, gjë që lejon më shumë qeliza të bardha gjaku që të sulmojnë. Ky reagim i trupit shkakton fryrjen – dhe prandaj pickimet e mushkonjave na bëjnë të kruhemi. Një grua që u verbua për shkak të një aksidenti, me kalimin e kohës zhvilloi personalitete të shumëfishtë – disa prej tyre mundeshin edhe të shihnin. The post Cila kafshë jetoi 256 vjet dhe kuriozitete të tjera appeared first on Ekonomia Online. |
Shenjat se fëmija juaj mund të bëhet gjeni Posted: 21 Apr 2018 09:27 AM PDT Besoni se fëmija juaj 2 vjeç është shumë më i shkathët dhe i zgjuar se bashkëmoshatarët e tij, por nuk mund të jeni 100% i sigurt që do të jetë kështu edhe kur të rritet…apo jo? Në fakt, sipas Shoqatës Kombëtare për Fëmijët e Talentuar, janë të paktën 11 shenja të zgjuarsisë që shfaqen mes moshës 2-4 vjeç dhe që tregojnë se shanset janë shumë të mëdha që fëmija mund të bëhet gjeni kur të rritet. (Mbani shënime) 1. Ka kujtesë shumë të mirë. 2. Fillon të flasë me herët se fëmijët e tjerë dhe ka një fjalor shumë të pasur. Fëmijët fillojnë të thonë fjalët e para kur janë 15 muajsh. Ndërsa fëmijët e talentuar fillojnë të formojnë fjali, fraza dhe metafora shumë më herët se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë. 3. Bën shumë pyetje… dhe është shumë i vëmendshëm në atë që thoni. 4. Shpreh interesim për aktivitete të ndryshme. I pëlqen muzika. Do të përdorë pajisjet elektronike. Pëlqen të luajë me lodra. 5. Ose priret të fokusohet vetëm tek një fushë. Kontrollon nëpër libra foto me dinozaurët. 6. Është idealist, por shfaq edhe një shenjë arsyetimi që në moshë të vogël. 7. I pëlqen t'i lexojnë të tjerët libra ose t'i tregojnë përralla. 8. Është plot me imagjinatë. Ka raste kur fëmijët krijojnë edhe shokë imagjinarë. 8. Është energjik 9. Pjesa më e mirë: Ka një sens humori të paparë. Nëse fëmija juaj 2 vjeç bën shaka dhe përpiqet t'ju bëjë të qeshni, është një tjetër shenjë e të ardhmes së tij të talentuar. The post Shenjat se fëmija juaj mund të bëhet gjeni appeared first on Ekonomia Online. |
22 libra që të ndryshojnë jetën … Posted: 21 Apr 2018 09:25 AM PDT 1. "Për kë bien këmbanat" – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, "Për kë bien këmbanat" është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi. 2. "Zoti i fluturave" – Uilliam Golding Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mriës së përbashkët. 3. "Ana Karenina" – Leon Tolstoi Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën "librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë". 4. "Princi i vogël" – Antoine de Saint-Exupery I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël që ka rënë në Tokë. 5. "Manifesti komunist" – Karl Marks dhe Frederik Engels Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës. 6. "Mbi origjinën e specieve" – Çarls Darvin I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, "Mbi origjinën e specieve" është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit. 7. "Zgjedhja e Sofisë" – Uilliam Stajron "Zgjedhja e Sofisë" është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron. Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste. 8. "Në rrugë" – Nga Xhek Keruak Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. "Në rrugë" është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005. 9. "Të vrasësh zogun përqeshës" – Harpër Li Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore. 10. "1984" – Xhorxh Oruell "1984" është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si "krime". 11. "Konti i Monte Kristos" – Aleksandër Dyma I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij. 12. "Getsbi i madh" – Skot Fitzxherald I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane. 13. "Alkimisti" – Paolo Koelho Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori. 13. "Të drejtat e njeriut" – Tomas Pein Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve nejrëzore. 14. "Një histori e shkurtër e kohës" – Stiven Hoking Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001. 15. "Në egërsinë e natyrës" – Xhon Krakauer I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë. 16. "Thertorja Pesë" – Kërt Vonegat Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim. 17. "Liza në botën e vudirave" Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët. 18. "Portreti i Dorian Greit" – Oskar Uajlld I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19. 19. "Kumbari" – Mario Puco Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones. 20. "Ferma e Kafshëve" – Xhorxh Oruell Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë. 21. "Asgjë e re nga fronti i perëndimit" – Ernest Hemingueji I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë, "Asgjë e re nga fronti i perëndimit" është një roman lufte i botuar në vitin 1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi. 22. "Njëqind vjet vetmi" – Gabriel Garsia Markez E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle. The post 22 libra që të ndryshojnë jetën … appeared first on Ekonomia Online. |
Kokosi i shëndetshëm si qumështi i gjirit Posted: 21 Apr 2018 09:18 AM PDT Nëna natyrë është tepër bujare në mënyrën se si ajo ofron një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve të pasura me vitamina, minerale dhe ushqyes thelbësore për t’i dhënë trupit një shëndet të mirë. Kokosi është aq i pasur me veti shëruese sa shumë dietologë e kanë konsideruar si "pema e jetës". Para Luftës së Dytë Botërore, njerëzit që jetonin në ishuj, si Filipinet, konsumonin një dietë që përbëhej kryesisht nga orizi, perime dhe kokos. Kokosi është i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, thelbësore për shëndet të mirë. Për breza me radhë , njerëzit në ishuj e kanë përdorur si përbërës kryesor në dietat e tyre. Edhe pse kjo mund të konsiderohet si dietë është e lartë në yndyrë të ngopur, sëmundjet si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës kanë qenë pothuajse të panjohura për përdoruesit e saj. Vaji i kokosit në mënyrë të veçantë ju mbron nga viruset, bakteret, infeksionet, kanceri, tiroidet dhe problemet e zemrës … plus zbukuron lëkurën tuaj – dhe madje mund të djegë dhjamin! Së fundi, mjekësia moderne dhe shkenca kanë filluar të kuptojnë këtë të vërtetë themelore dhe e rekomandojnë masisvisht të përdoret në baza ditore për të marrë efektet pozitive të plota prej tij. The post Kokosi i shëndetshëm si qumështi i gjirit appeared first on Ekonomia Online. |
Flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm Posted: 21 Apr 2018 09:16 AM PDT Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë vërtetuar se bindja në aftësitë e personit për të ndikuar në bashkëbiseduesin me anë të intonacionit të të folurit ka një bazë të fortë shkencore, ndërsa aftësia e grave për të bindur në fakt mund të varet nga ajo se si ato e shprehin mendimin e tyre. Gjatë studimit hulumtuesit kanë vëzhguar biseda të ndryshme telefonike të pjesëmarrësve, ndërsa qëllimi i kësaj bisede ka qenë shitja ose zhvillimi i fushatave të caktuara. Ekspertët kanë analizuar 1 380 biseda, ndërsa një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar shpejtësisë së të folurit dhe fjalët që janë përdorur më shpesh. Doli që bisedat më të suksesshme kanë qenë ato në të cilat menaxherët kanë shitur ose kanë bërë fushatë duke folur me ritëm mesatarisht nga tri e gjysmë fjalë për sekondë. Në raste të tilla, pjesëmarrësit e bisedave kanë pasur shumë më shumë gjasa për të rënë në ujdi për produktin e propozuar ose për shërbime. Njerëzit të cilët flasin shumë ngadalë nga konsumatorët janë konsideruar të jenë të paaftë ose tejet pedantë. Nga ana tjetër, udhëheqësi dhe autori i eksperimentit, profesor i sociologjisë, Jose Benko, tha se të folurit jashtëzakonisht i shpejtë nuk ka lënë përshtypje shumë të këndshme për dëgjuesit: këta pjesëmarrës janë perceptuar si mburravecë dhe persona që nuk japin informacionin e duhur. Përveç kësaj, ndaljet natyrore mes fjalëve krijojnë një lidhje pozitive, në qoftë se frekuenca e tyre është mesatarisht 4-5 minuta. Në anën tjetër, pushimet tepër të dallueshme kanë një efekt negativ.
The post Flisni më ngadalë, do të jeni më të suksesshëm appeared first on Ekonomia Online. |
7 gjëra s’duhet t’ua thoni fëmijëve për paratë Posted: 21 Apr 2018 09:10 AM PDT Shumë fëmijë janë të pakuptueshëm kur vjen puna tek vlerësimi i parasë. Por meqenëse sjellja, qëndrimi dhe njohuritë e përgjithshme rreth parasë vijnë nga prindërit, përgjegjësia e të mësuarit bie mbi supet e prindërve. Kur vjen puna tek paratë, ka disa gjëra që fëmijët nuk janë gati t'i përvetësojnë. Më poshtë jepet lista e "Kobliner" për gjërat që nuk duhet t'i ndani me fëmijët.
Kobliner sqaron se nuk duhet të ndani me fëmijët se sa para ju merrni, 100 mije apo 1 milion, por duhet t'i jepni atij kontekstin nëse ju pyet.
Në një familje, ju nuk duhet të shpallni se kush është ai që sjell më shumë të ardhura. Duke shprehur me shifra se sa babai apo nëna fiton, ju mund të perceptoni tek fëmija se kush prind është duke kontribuar më shumë dhe se kush është më i rëndësishëm. Kur rriten fëmijët, është e natyrshme që ju mund t'i tregoni se cili zanat sjell më shumë të ardhura, p.sh. një mjek apo një mësues.
Llogaritë e daljes në pension janë të komplikuara, madje edhe për disa të rritur. Pra, mjafton tu thoni fëmijëve se ndoshta nuk do ta kuptoni se si dhe sa janë të kursyera, klone këta çështje me mirësjellje.
Paraja është shpesh një vegël pse familjet nuk funksionojnë. Kobliner shprehet se është mirë që fëmija juaj të mos përzihet. Nëse një i afërmi juaj ju ka para borxh. Është e rëndësishme të edukoni fëmijët tuaj se në disa raste mund t'i jepen të afërmeve të familje disa para borxh, por mos e përdorni me shembuj konkret.
Nëse keni punësuar një dado për fëmijët, mbajeni konfidencial informacionin. Është një informacion I parëndësishëm për fëmijën tuaj.
Fëmijët shpeshherë janë një-dimensional. Ata nuk mendojnë për kostot sesa për kënaqësinë e të dhënit apo të marrit të një dhurate. Të përmendurit e një çmimi do t'i ngatërrojë në perceptimin e parasë
Të çuarit e fëmijës në një shkollë është një nga pikat më krenare të një prindi, por të gjeturit e mënyrave për ta përballuar shkakton një lloj ankthi. Nëse prioritet për fëmijën tuaj është ruajtja e parave për një shkollë të mirë, atëherë kjo është një bisedë që mund t'ia bëni të ditur fëmijës.
The post 7 gjëra s’duhet t'ua thoni fëmijëve për paratë appeared first on Ekonomia Online. |
Posted: 21 Apr 2018 09:05 AM PDT Nga Marksi, Frojdi e deri tek psikoanalistët e ditëve tona, shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjë një njeri "normal"? Një herë njëri nga këta u përgjigj: "Një njeri normal duhet të dashurojë atë që do dhe të punojë në atë punë që dashuron". Kjo përgjigje na shpjegon qartë se familja plotëson nevojat për dashuri dhe puna ka efektin me të fuqishëm se cdo faktor tjetër të jetës së njerëzve për të lidhur një person me realitetin. Puna e një personi luan një rol kritik në identitetin, në vetëvlerësimin dhe mirëqenien psikologjike. Puna përcjell vlera të brendshme dhe këto vlera personi I gjen duke punuar. Edhe pse të gjithë ne, të dashur lexues na ka ndodhur që teksa jemi në marrëdhënie pune të ndjehemi nën presion, të përjetojmë stres, të ndjejmë dominance dhe padyshim kjo na shkakton krizë emocionale. Por në fund të fundit e dimë shumë mirë se pa punë nuk mund të rrimë edhe pse puna ka shume probleme pasi kjo akoma më tepër do të na shkaktonte një vdekje sociale. Por ajo çfarë unë dua të shpreh ka të bëjë me ekzaminimin e ndjesisive e të qënurit mirë në punë dhe të shpjegoj se si stresi në punë mundet të kërcënojë këtë mirëqenie. Në këtë kontekst është Psikologjia e punës ajo e cila kujdeset për mirëqenien emocionale dhe sjellore të individit në punë sepse një mirëqenie e tillë sjell produktivitet dhe efektivitet në punë. Pasi tipi I një personi duhet të përputhet apo të jetë I akomodueshëm më mjedisin e punës ku ai punon, në të kundërt do ketë pasoja negative. Dhe këto pasoja ne I njohim si fenomene pasi shohim persona të cilët ndërrojnë punë shumë shpesh sepse nuk gjejnë veten, shohim persona që janë pa punë edhe pse janë të kualifikuar dhe kjo padyshim sjell përçarjen e atyre vlerave të brendshme. Pasi një mjedis që nuk kërkon asgjë nga individi dhe nuk ofron asnjë sfidë atëherë ky mjedis nuk do stimulojë asnjë dëshirë për arritje tek ky individ. Në të kundërt një ambient i cili shtyn individin drejt sfidave të reja do të stimulojë atë dhe ka ndikim pozitiv në shëndetin e tij mendor. Prandaj të dashur miq bëni punën që ju dashuroni, gjeni mjedisin që ju stimulon dhe këtu përfshij dhe ata që nuk kanë një punë pasi është mirë që dhe ju të gjeni veten tuaj në mënyrë që të mos ndiheni të kërcënuar në mirëqenien tuaj emocionale. Pra ky është roli i Psikologjisë së punës , t’ju ndihmojë ju të gjeni drejtimin tuaj dhe të ndiheni të plotësuar në punë. Por sa të aftë jeni ju për te menaxhuar mirëqenien tuaj , për të gjetur punën që dashuroni dhe për të mbajtur fuqishëm të ardhmen tuaj mbi supe? Këto pyetje që shtrohen në mendjen e sejcilit për të gjetur zgjidhje dhe shumë të tjera ne do ti shtjellojmë në ditët në vazhdim. The post Roli i psikologjisë së punës appeared first on Ekonomia Online. |
Posted: 21 Apr 2018 09:02 AM PDT Gjatë gjithë jetës, njeriu duhet vazhdimisht të mësojë dhe të kërkojë për ide të reja. Ne mund t’i përfitojmë këto njohuri nga njerëz që bëjnë pjesë në fushën e mësimdhënies e na udhëzojnë, ose duke studiuar. Çdo ditë ne mund të përfitojmë një ide të re. Nuk ka rëndësi nëse ne jemi në një rutinë të caktuar të përditshme, e rëndësishme është të shfrytëzojmë aftësitë tona njohëse për të përfituar informacion të ri edukativ. Ne mund të përfitojmë këto njohuri nga burime të pafundme e të pakufizuara. Këto njohuri janë të nevojshme pasi na mbajnë në konstant të vazhdueshëm me botën e atë çka ndodh çdo ditë. Ai që është shkolluar, dhe ka etje e vullnet për të mësuar gjëra të reja,nuk është në pritje që ky informacion i ri të shkoj tek ai/ajo, por do të gjejë mënyrën për ta fituar atë. Truri ynë është si një valixhe e madhe ku reflektohet njohuria dhe dija, e për sa kohë ai funksionon mirë tek ne , ai nuk do të ndalet kurrë duke marrë ide. Nëse ndalojmë marrjen e informacionit të ri, atëherë ne ndalojmë dhe trurin tonë. Cili mund të jetë funksioni i tij nëse ne nuk e përdorim atë? Një ushtrim shumë i mirë për trurin dhe funksionin e tij, është pikërisht padurimi për të përfituar dhe mësuar gjëra të reja. Të gjithë e dimë se truri e humbet plasticitetin e vetë, ashtu sikurse dhe shëndeti fillon dhe reduktohet në një moshë të caktuar, dhe shumë prej nesh mund ta risin funksionin e tij duke përfituar vazhdimisht ide dhe njohuri.Studimet e shumta shkencore, kanë provuar ndër vite se leximi deri në moshë të vjetër dhe dëshira për njohje, do të vazhdojë të mbajë kapacitetin e memories në funksion të mirë edhe nëse mosha e dikujt është shumë e vjetër. Nëse ne përdorim trurin tonë në ritme të vazhdueshme , ai mund të parandalojë humbjen e kujtesës gjatë moshës sonë të artë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur ritmin me tone rinore. Mos harroni, kur ne kemi një mendje aktive kemi gjithashtu organ aktiv.Mësimi është një zakon shumë I kënaqshëm. Disa njerëz thonë se ata ndjehen të lodhur nga studimi i gjithë atyre viteve në shkollë, dhe kur mbarojnë studimet mendojnë se bashkë me to mbaron dhe marrja e informacionit të ri. Por jo, ata nuk ndalen kurrë së mësuari, sa herë që një person na thotë diçka të re, një ide e re vjen në mendjen tonë përsëri dhe ne mund ta ndalim atë për disa minuta, por njohuritë e saj do të mbeten për ne. Për një kujtesë dhe funksionim të mirë të trurit, ne gjithmonë duhet të vazhdojmë procesin e marrjes së njohurive të reja. The post Të mësosh tërë jetën appeared first on Ekonomia Online. |
Filmat vizatimorë ndikojnë keq në botëkuptimin e fëmijëve Posted: 21 Apr 2018 08:55 AM PDT Studiues nga universiteti amerikan Duke University kritikojnë filmat vizatimorë për fëmijë. Studiuesit e universitetit thonë se këto filma e prezantojnë jetën në mënyrë të gabuar dhe i konsiderojnë skenat e tyre si jorealiste. Përfaqësimi i personazheve në filmat vizatimorë kanë tendencën që të jenë shumë të sheqerosur, hipokrit dhe artificial krahasuar me realitetin. Gjithashtu, ato japin një pamje të shtrembëruar të varfërisë dhe të ndryshimeve klasore. Janë analizuar rreth 32 filma dhe këta filma kanë pasur rreth 100 milionë dollarë përfitime.Analiza e tyre tregon se heronjtë e tyre janë ose përfundojnë të pasur dhe pjesa më e madhe e personazheve u përket shtresës së lartë. Studiuesit sugjerojnë se pabarazia sociale është gjë e mirë dhe se shtresat e ulëta nuk kanë arsye pse të ankohen. Shpesh të varfëritë përshkruhen si më të lumtur se të pasurit dhe që do i ndryshonin me shumë dëshirë vendet me njëri-tjetrin. The post Filmat vizatimorë ndikojnë keq në botëkuptimin e fëmijëve appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: