Skip to main content

“Valverde kundër Guardiolas: A është skuadra e sotme më e fortë se Barca 2010/11?” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Valverde kundër Guardiolas: A është skuadra e sotme më e fortë se Barca 2010/11?” plus 9 more Telegrafi Futboll


Valverde kundër Guardiolas: A është skuadra e sotme më e fortë se Barca 2010/11?

Posted: 16 Feb 2018 02:59 PM PST

Të shtunën Barcelona e Enresto Valverdes mund ta barazojë rekordin e ndeshjeve pa humbje të sezonit 2010/11 të Pep Guardiolas. 

Një barazim në Eibar do të mjaftonte për t’u kthyer në një ekip rekordesh.

Por a është kjo skuadër më e mirë se ajo e 2010/11?

Të dy palët kanë skuadra të jashtëzakonshme, por vetëm katër lojtarë kanë qenë pjesë e të dy ekipeve: Gerard Pique, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.

Pjesa tjetër duket e ekuilibruar; Marc-Andre Ter Stegen ose Victor Valdes? Samuel Umtiti ose Carles Puyol? David Villa apo Luis Suarez?

Formacionet e dy skuadrave

Do të ketë mendime të ndryshme por ajo që është e qartë është se të dy skuadrat janë të shkëlqyera.

Në 2010/11, Blaugranat e fituan Superkupën e Spanjës, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Barcelonës kanë arsye ta presin këtë sukses të 2011-tës edhe këtë vit, pasi janë lider në kampionat, finalist në Kupën e Mbretit dhe në garë në Ligën e Kampionëve.

Valverde drejt sukseseve

Barcelona shihet favorite kundër Sevillas dhe ky trofe mund të jetë i Barcelonës, gjë që Guardiola nuk e kishte arritur në këtë vit.

Në kampionat avantazhi është shtatë pikë ndaj Atletico Madridit, ndërsa Guardiola ka fituar ndaj Real Madridit në vitin 2011.

Liga e Kampioneve është një tjetër histori, pasi kanë përballje të vështirë kundër Chelseat. /Telegrafi/

The post Valverde kundër Guardiolas: A është skuadra e sotme më e fortë se Barca 2010/11? appeared first on Telegrafi.

Zbulohen lojtarët e WBA-së që vodhën veturën e McDonald’s, kërkojnë falje publike

Posted: 16 Feb 2018 02:12 PM PST

Lojtarët e West Brom, Gareth Barry, Jonny Evans, Jake Livermore dhe Boaz Myhill, kanë kërkuar falje për vjedhjen e veturës së McDonald’s, sa ishin në Barcelonë të enjten.

Katërshja janë intervistuar, por nuk janë arrestuar nga policia, për situatën që ndodhi në këtë mëngjes.

Ata kanë dal me një deklaratë të përbashkët duke zbuluar vetën, pasi nuk kanë dëshiruar që të implikohen edhe shokët e ekipit.

Lojtarët gjatë mbrëmjes kur ndodhi vjedhja e veturës

“Ne e pamë të rëndësishme që të identifikohemi për respektimin ndaj shokëve të ekipit, që të mos implikohen ata”.

Mbrojtësi i West Bromit dhe Irlandës së Veriut, Evans, ish-mesfushori i Anglisë Barry, por edhe Livermore dhe portieri rezervë Myhill, janë ata që kanë kërkuar falje.

“Kërkojmë falje për këtë ngjarje që ka përhapur publicitet negativ për klubin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

West Brom mbajnë vendin e fundit në Ligën Premier me 20 pikë. /Telegrafi/  

The post Zbulohen lojtarët e WBA-së që vodhën veturën e McDonald’s, kërkojnë falje publike appeared first on Telegrafi.

Chelsea ‘shkatërron’ Hull Cityn, kalon në çerekfinale të FA Kupës (Video)

Posted: 16 Feb 2018 01:51 PM PST

Londinezët e Chelseat kanë gjetur formën pasi në 1/8 e FA Kupës kanë mposhtur Hull Cityn me rezultat 4-0.

Djelmoshat e Antonio Contes e kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar të gjitha golat.

Ndeshjen e hapi Willian me një gol të bukur nga jashtë zonës të shënuar që në minutë e dytë të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Pedro që ngriti rezultatin në 2-0.

Willian gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Chelsean, që ishte më i bukur edhe se i pari.

Pjesën e parë e mbylli aksioni shumë i bukur i dyshes që u transferuan në dimër, Emerson dhe Giroud, ku francezi shënoi nga një pozitë e vështirë.

Në pjesën e dytë Hull City kishte rastin ta shënonte golin e nderit, por që  Meyler gaboi nga pika e bardhë.

Chelsea pas kësaj fitoreje kalon në çerekfinale të FA Kupës. /Telegrafi/

The post Chelsea ‘shkatërron’ Hull Cityn, kalon në çerekfinale të FA Kupës (Video) appeared first on Telegrafi.

Para dhjetë dite kishte thënë se Reali e mposht PSG-në, Heynckes: Parisienët u dorëzuan në fund kundër madrilenëve

Posted: 16 Feb 2018 01:31 PM PST

Jupp Heynckes kishte thënë javë më parë se nuk duhet të nënvlerësohet kurrë Real Madridi, edhe në ato momente kurrë është në situatë të vështirë.

Madje, trajneri gjerman i Bayern Munichut kishte deklaruar se madrilenët do të triumfojnë kundër Paris Saint-Germian.

Kjo edhe ndodhi kur të mërkurën në stadiumin Santiago Bernabeu triumfuan madrilenët me rezultat 3-1 kundër parisienëve.

Heynckes: Nuk nënvlerësohet Real Madridi, ata do të fitojnë ndaj PSG-së Heynckes: Nuk nënvlerësohet Real Madridi, ata do të fitojnë ndaj PSG-së

Ndërsa sot Heynckes ka analizuar lojën e luajtur ditë më parë duke thënë se mysafirët ishin më të mirë dhe se ishin shumë afër të bënin befasi.

"Mendoj se kjo është një çështje sipërfaqësore, ndonjëherë është interesante të dëgjosh ekspertët që komentojnë ndeshjet në televizion, zakonisht duke folur për fituesin".

"Mendimi im është i ndryshëm, mendoj se PSG luajti mirë 83 minuta. Ata kishin një qasje të mirë taktike, mirëpo, ata nuk ishin në gjendje ta vazhdojnë performancën edhe për dhjetë minuta".

"Sigurisht, Cristiano Ronaldo është lojtar i jashtëzakonshëm, ndonjëherë, ka fat dhe shënon me gju, me bark ose me çfarë të mundet".

"Ishte një fitore e bazuar në forcën vullnetare, por, sigurisht, kjo nuk është asgjë e re në Bernabeu, ata gjithmonë besojnë se do të fitojnë dhe kjo është ajo që ndodhi në lojë".

"Parisienët i penalizoi mungesa e përvojës dhe traditës në Ligën e Kampionëve. Madridi e ka atë dhe në fund u bë dalliimi", tha Heynckes.

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzale: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzale: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit

Theksojmë se Bayern Munich gjatë javës së ardhshme do të takohet me skuadrën e Besiktasit në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

The post Para dhjetë dite kishte thënë se Reali e mposht PSG-në, Heynckes: Parisienët u dorëzuan në fund kundër madrilenëve appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Brazilit zbulon 15 futbollistë që e kanë vendin e sigurt për Kampionatin Botëror

Posted: 16 Feb 2018 12:41 PM PST

Trajneri i Brazilit, Tite, ka treguar 15 lojtarë që do t’i marr me vete në Kampionatin Botëror Rusia 2018. 

‘Seleçao’ janë kualifikuar lehtësisht për në Rusi, ndërsa  Tite që tani i ka disa nga emrat për skuadrën prej 23 lojtarësh.

"Ata 11 lojtarë që kanë luajtur rregullisht e kanë të sigurt vendin”.

Treshja e sulmit që do ta drejtojë Brazilin

"Ata janë: Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Renato Augusto, Paulinho, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus”.

"Përveç këtyre edhe Roberto Firmino, Thiago Silva, Fernandinho dhe Willian", ka thënë Tite.

Tite njihet si përkrahës i Neymarit

Sipas kësaj kanë mbetur vetëm edhe tetë vende të lira te skuadra e Brazilit.

Brazili është në grup me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Me 14 qershor pritet që të zhvillohet ndeshja e parë hapëse për Kampionatin Botëror, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. /Telegrafi/

The post Trajneri i Brazilit zbulon 15 futbollistë që e kanë vendin e sigurt për Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

Mourinho sulmon mediat për Pogban

Posted: 16 Feb 2018 12:26 PM PST

Jose Mourinho ka folur për Paul Pogban dhe raportimet e fundit se raportet mes dyshes janë dëmtuar dukshëm.

Ai ka kritikuar ashpër mediat duke thënë se ata kanë shpikur temat për tensione mes lojtarit dhe tij.

Trajneri i ka nxjerrë nga loja lojtarin shumë shpesh në kohën e fundit dhe kjo ka bërë mediat të shkruajnë.

Mourinho dhe Pogba

"Të gjitha ato çfarë i keni shkruar janë gënjeshtra”.

“Unë marr përsipër të flas në emër të Pogbas dhe mund t'ju them se Paul është i vetëdijshëm që në takimet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur”.

Pogba i penduar që ka kaluar te Manchester United, ka kërkuar largimin drejt Real Madridit? Pogba i penduar që ka kaluar te Manchester United, ka kërkuar largimin drejt Real Madridit?

“Duhet të them gjithashtu se mes nesh ka pasur vetëm diskutime dhe debate pune, në të mirë të përmirësimit të lojës së skuadrës, por aspak grindje apo tensione, siç keni raportuar ju”.

Mourinho duke i dhënë këshilla Pogbas

“Mua dhe Pogbas na mbetet që të punojmë, për të rikthyer lojtarin në formën më të mirë të mundshme, ndërsa juve ju mbetet të tregoheni më korrektë në atë që shkruani dhe të mos merrni përsipër të flisni në emër të tjerëve, pa autorizim”, ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp.

Lajmi i fundit ishte se Pogba nuk është i lumtur në Manchester United dhe se ka kërkuar largimin drejt Real Madridit. /Telegrafi/   

The post Mourinho sulmon mediat për Pogban appeared first on Telegrafi.

Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video)

Posted: 16 Feb 2018 12:12 PM PST

Shumë yje të sportit përmes Telegrafit kanë uruar Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë.

Yjet e futbollit që luajnë te Kosova, por edhe te Shqipëria, secili në mënyrën e tyre kanë uruar për këtë jubile.

Futbollistë si Etrit Berisha, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Shkëlqim Demhasaj, Besar Halimi, Astrit Ajdarevic, Berat Gjimshiti, Gjelbrim Taipi, Nedim Bajrami, Shani Tarashaj, Liridon Krasniqi, Edon Zhegrova, Alban Pnishi dhe Eros Grezda, kanë uruar në mënyrat e tyre.

Edhe xhudisti Akil Gjakova, që fitoi medaljen e artë shpreson për suksese të tjera edhe të shtetit, por edhe përmes sportit

Basketbollistët Dardan Berisha nga Çekia , por edhe Drilon Hajrizi nga Japonia kanë uruar për 10 vjetor.

Skiatori që gjendet në Korenë Jugore dhe po e përfaqëson Kosovën, Albin Tahiri, po ashtu ka uruar për këtë 10 vjetor.

Urimet e sportistëve tanë vijnë nga vende të ndryshme të Botës si Danimarka, Italia, Zvicra, Kroacia, Belgjika, Anglia, Greqia, Malajzia dhe vende të tjera. /Telegrafi/

The post Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Juventusi pas Fabinhos i cili ka kërkuar largimin nga Monaco

Posted: 16 Feb 2018 11:08 AM PST

Juventusi është duke punuar që ta sjell nga Monaco mesfushorin Fabinho.

Mesfushori 24- vjeçar në kohën e fundit ka që i lidhur me një kalim edhe te Manchester United, por Juve mbetet në krye të garës.

"Koha ime me Monacon ka qenë e mirë, por mendoj se tashmë duhet t’i jap fund”.

Fabinho duke festuar

"Erdha si i panjohur, bëra emër në këtë klub, fitova gjëra, por më duhet një eksperiencë e re”, ka thënë Fabinho për Lancenet.

Mesfushori është shumë i fortë dhe i gjithanshëm dhe luan në mesfushë, por edhe në të djathtë kur është e nevojshme.

Goditje nga penalltia

Sipas Mundo Deportivo, Juventusi e sheh Fabinhon si trashëgimtarin ideal të Sami Khedira.

Te transferimi Juve shpreson në marrëdhëniet e tyre të ngushta me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, i cili mund të ndihmojnë në negociata.

Juve tashmë duket se e ka mbyllur marrëveshjen me Emre Canin si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor. /Telegrafi/

The post Juventusi pas Fabinhos i cili ka kërkuar largimin nga Monaco appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Liverpoolit po ‘çmenden’ pas Mohamed Salahit: “Nëse shënon ende gola, ne do të bëhemi myslimanë”! (Video)

Posted: 16 Feb 2018 10:38 AM PST

Tifozët e Liverpoolit kanë krijuar një këngë të re për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah, i cili po shkëlqen me fanellën e kuqe.

25-vjeçari nuk i ka ndalur golat prej se ka ardhur në klub, ndërsa tifozët anglezë thonë se do të bëhen mysliman nëse ai vazhdon me gola.

"Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë", thuhet në këngën e tyre.

Salah në aksion

Salah, që luan për kombëtaren e Egjiptit, është kthyer në lojtarin kryesor dhe më të dashru të tifozvë anglez.

Ai është zgjedhur ‘Lojtari më i mirë Afrikan nga BBC’ për vitin 2017.

Salah është futur në mesin e pak lojtarë që ka arritur të shënojë 30 gola në një sezon.

Salah është në formë jetësore këtë sezon (Getty Images)

Shumë tifozë pas golit ndaj Portos po e krahasojnë me Lionel Messin.

I fundit që kishte arritur mbi 30 gola me Liverpoolin në një sezon ishte Luis Suarez, që tani luan te Barcelona. /Telegrafi/

 

The post Tifozët e Liverpoolit po ‘çmenden’ pas Mohamed Salahit: "Nëse shënon ende gola, ne do të bëhemi myslimanë"! (Video) appeared first on Telegrafi.

Zinedine Zidane ka tri opsione pas lëndimit të Toni Kroosit

Posted: 16 Feb 2018 10:31 AM PST

Lëndimi i Toni Kroos, i cili do të jetë dy deri tre javë jashtë fushave të blerta, mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek formacioni bazë i Zinedine Zidane për takimin e dytë të 6 marsit në Parc des Princes.

Edhe pse gjithçka duket se gjermani do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e ekipit kundër PSG-së, Zidane ka disa alternativa për të zëvendësuar mesfushorin gjerman.

Mateo Kovacic në mesfushë


Opsioni më i mundshëm, i cili në fakt duket të jetë bast për duelin e së dielës kundër Betisit në Villamarín, do të ishte hyrja e Mateo Kovacicit. Ky opsion do të lejonte që Isco të luante si organizator. Kroati do të vendoset në anën e majtë dhe do të formojë një dyshe në mbrojtje dhe sulm me Marcelon.

Isco dhe BBC


Nëse Zidane vendos të luaj me repartin më sulmues, alternativa është përfshirja e Iscos në mesfushë të përbërë nga tre lojtarë (me Modricin dhe Casemiro) dhe në sulm, rikthehen BBC, e cila u sakrifikua në ndeshjen e së mërkurës kundër PSG-së.

Kjo do të jetë një zgjidhje mjaft e rrezikshme nëse merret parasysh se Madridi duhet të aplikojë një mbrojtje të fortë në Paris kundër sulmeve të parashikueshme të skuadrës së Unai Emeryt.

Asensio, Lucas dhe 4-4-2


Kështu e përfundoi duelin të mërkurën kundër PSG-së, ato minuta finale në të cilat Los Blancos arriti një fitore të rëndësishme kundër francezëve. Me Modricin dhe Casemiron në qendër të mesfushës, Lucas do të jetë i vendosur në të djathtë, Asensio në të majtë dhe përpara do të jenë dy Ronaldo dhe Bale ose Benzema. Mund të jetë zgjidhja më e balancuar dhe siguron më shumë mbrojtje. /Telegrafi/

The post Zinedine Zidane ka tri opsione pas lëndimit të Toni Kroosit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more