“Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime
“Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime |
- Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi (Video)
- Në kërkim të perversit që fotografoi një grua poshtë fundit (Video)
- Padi për fotografin e dasmës, më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses se të sapomartuarit (Foto)
Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi (Video) Posted: 20 Feb 2018 02:16 PM PST Udhëtarja që u përfshi në zënkë me një tjetër, ka bërë një gjest të pazakontë prej të cilit e pësuan të gjithë ata që po udhëtonin me atë tren në Londër. Pasi u fjalosën me fjalët më të ndyta, ajo lëshoi alarmin që detyron bllokimin e tërë sistemit hekurudhor, transmeton Telegrafi. "Shkaku yt do ta pësojnë të gjithë, pastaj vjen policia dhe të arreston", ka thënë ajo para se të bënte aktivizimin, ndërsa të tjerët përpiqeshin ta ndalonin. Më poshtë mund ta shihni përleshjen e tyre, që ka ndodhur gjatë muajit dhjetor, ndërsa nuk dihen motivet apo mënyra se si përfundoi. /Telegrafi/ The post Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi (Video) appeared first on Telegrafi. |
Në kërkim të perversit që fotografoi një grua poshtë fundit (Video) Posted: 20 Feb 2018 07:27 AM PST Burri i paemëruar që dyshohet se fotografoi një grua poshtë fundit, është vënë në kërkim prej Byrosë së Inteligjencës të Afrikës së Jugut. Kamerat e sigurisë në një postë benzine në Richards Bay, e kanë kapur momentin kur ai vendosi telefonin në dysheme, poshtë gruas që priste në radhë, transmeton Telegrafi. Pasi ndjeu prezencën e tij, ajo u kthye të shikonte çfarë po ndodhë, por ai vazhdoi të sillej sikur bënte diçka tjetër dhe se gjithçka ishte në rregull. Por, kjo nuk po i duket aspak normal mbrojtësve të rendit, që janë duke kërkuar ndihmë e të gjithëve për ta identifikuar dhe ndaluar. /Telegrafi/ The post Në kërkim të perversit që fotografoi një grua poshtë fundit (Video) appeared first on Telegrafi. |
Padi për fotografin e dasmës, më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses se të sapomartuarit (Foto) Posted: 20 Feb 2018 07:25 AM PST Do duhej të ishin fotografitë më të çmuara, të ditës më të bukur të jetës. Por, Steph dhe Paul Unwin nga Cheshire e Anglisë, janë aq të dëshpëruar me imazhet nga ceremonia tyre martesore, sa që e kanë paditur fotografin, transmeton Telegrafi. Çdo e treta fotografi që kishte shkrepur David Kilcourse, ishte e turbullt. Për më keq, ai më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses, se sa çiftin e lumtur. Më keq akoma, ai i zuri ato në fokus 96 herë, në shumicën e rasteve në pozita të pafavorshme, teksa iu shfaqej gjoksi dhe të pasmet. Në imazhet tjera, Kilcourse ka shkrepur 70 herë nusen, 11 dhëndrin, teksa asnjëherë nuk i fotografoi prindërit e tyre. Bashkëshortët kanë angazhuar avokat dhe e paditën fotografin, për mos kryerje obligimi dhe shpërfillje të organizimit familjar. Në anën tjetër, i akuzuari nuk është paraqitur në gjykatë, por ka thënë se çifti i kanë montuar fotografitë që të duken keq, vetëm për të përfituar diçka materialisht. /Telegrafi/ The post Padi për fotografin e dasmës, më shumë i fotografoi shoqërueset e nuses se të sapomartuarit (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: