Skip to main content

Bota Sot: “Anna: Fal presidentit Historik t? Kosov?s, Dr. Ibrahim Rugova, sot jemi shtet” plus 13 more

Bota Sot: “Anna: Fal presidentit Historik t? Kosov?s, Dr. Ibrahim Rugova, sot jemi shtet” plus 13 more


Anna: Fal presidentit Historik t? Kosov?s, Dr. Ibrahim Rugova, sot jemi shtet

Posted: 16 Feb 2018 09:54 AM PST

Ish Miss Peja, Anna Mehmetaj, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, tha se pret që Kosova të ecë përpara si shtet. “Viti jubilar! Kosova dhjetë vjet shtet. Një dekadë shtet dhe i njohur ndërkombëtarisht. Synojmë që ky brez i ri të pret vite tjetra shumë më të mira, një ekonomi më të avancuar, një arsimim më të lartë dhe të kemi një skenë politike më të përgjegjshme karshi kërkesave të qytetarëve. U bën shumë sakrifica, u derdh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pastrimi i Rrug?s s? Kombit, aksidente n? dit?t me reshje bore

Posted: 16 Feb 2018 09:23 AM PST

Rruga e Kombit bëhet problematike sa herë ka mot të keq. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në mot me shi, nuk është vështirësia e vetme që hasin drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty. Në kohë me reshje dëbore, problemet janë më të mëdha. Në disa zona, kjo rrugë përfshihet nga reshjet e borës dhe nga akulli. Mjafton pak dëborë që në pjesën më malore të Milot-Morinë të ndodhin aksidente. Ndërsa në pjesën kosovare të rrugës së Kombit, pastrimi nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reuters: Ikja e Prokurorit amerikan vonon aktakuzat nga Gjykata Speciale

Posted: 16 Feb 2018 08:52 AM PST

Largimi i Prokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman, nga pozita e tij do të vonojë ngritjen e aktakuzave, thonë ekspertë të huaj për agjencinë e lajmeve Reuters, edhe pse zyrtarët të BE’së dhe Gjykatës Speciale, madje edhe vetë Schwendiman, provuan të bindin se largimi i tij nuk do të ndikojë asgjë në punën e kësaj gjykate. Në deklaratën e tij të largimit, David Schwendiman tha se largimi i tij nuk do të prekë politikat dhe nuk ndryshon funksionimin e Zyrës së Prokurorit Specialist.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora nes?r n? Prishtin?, m?sohet koha kur ajo u drejtohet mediave me nj? konferenc?

Posted: 16 Feb 2018 07:45 AM PST

Këngëtarja e famshme Rita Ora nesër do të performojë në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Para se të dalë në koncertin e paraparë për nesër në ora 20:00 në sheshin Skenderbeu, Rita do të mbajë një konferencë për shtyp. Mediat mësojnë se konferenca media do të mbahet në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, në ora 15:00. Rita ka pranuar që të vijë dhe të perfomojë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria heq? dor? nga vepra e vrasjes kund?r t? akuzuar?s p?r rastin e Aulon Zek?s

Posted: 16 Feb 2018 07:09 AM PST

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot është mbajt seanca për të dëgjuar fjalën përfundimtare të të gjitha palëve të përfshira në çështjen e vrasjes së të miturit Aulon Zeka. Insajderi merr vesh se Prokuroria e Kosovës ka hequr dorë nga “akuza për vrasje” ndaj të miturës R.G për vrasjen e Aulon Zekës. Por siç merr vesh Insajderi prokuroria vazhdon të qëndroj prapa akuzës për dhënie të ndihmës në vrasje. Insajderi ka kontaktuar edhe me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq i k?rc?nohet BE –s?: Mos na d?rgoni mesazhe arrogante

Posted: 16 Feb 2018 06:11 AM PST

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po merr pjesë në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian që po zhvillohet në Bullgari. Nga Sofja ai ka polemizuar me ministrin të Punëve të Jashtme gjermane Sigmar Gabriel i cili pardje në Prishtinë ka thënë se Kosova është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Madje Daçiqi është kërcënuar: "Absolutisht është kundërproduktive që disa ministra të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia i d?rgon not? proteste Barbadosit q? e njohu Kosov?n

Posted: 16 Feb 2018 06:01 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dërguar një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Tregtisë të Barbadosit për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në protestë thuhet se Serbia është e tmerruar me këtë akt, i cili, thotë protesta, ka ardhur në kohën kur në disa vende po shqyrtohet tërheqja e kësaj njohjeje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministrja serbe thot? ministri gjerman nuk solli asnj? dokument p?r Kosov?n

Posted: 16 Feb 2018 05:16 AM PST

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke folur për vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman në Beograg, Zigmar Gabriel, tha se ai nuk solli asnjë dokument, duke shtuar që marrëveshja juridikisht e obligueshme me Kosovën, është në kompetenca të Beogradit. “Ai na pyeti se cilat janë planet për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Beogradit, ai nuk solli asnjë dokument, ne diskutuam, në mes të gjithash, për dialogun mes dy vendeve dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha Brnabiq. Ajo shtoi se do të ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Imazhe t? reja p?r 10-vjetorin e Pavar?sis?: Bac, ?ikat na e zbardh?n ftyr?n

Posted: 16 Feb 2018 04:39 AM PST

“Bac, u kry” është një nga panot e famshme që u përdor si një formë komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit. Bazuar në këtë, në këto ditë festive ekipi i “Image of Kosova”, ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit, që po e ngritin emrin e këtij shteti, në shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avni Arifi raporton p?r dialogun me Serbin? para Komisionit p?r Pun? t? Jashtme

Posted: 16 Feb 2018 04:13 AM PST

Shefi i Negociatave me Serbinë, Avni Arifi, do të raportoj të martën para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Në raportimin e tij, Arifi do të flas për Platformën e Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline. Takimi do të mbahet në ora 13:00,  në sallën S-2.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova dhe Mali i Zi pajtohen p?r rishikim t? marr?veshjes p?r kufirin

Posted: 16 Feb 2018 02:40 AM PST

Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar që të punojnë për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015. Marrëveshja pritet të hap rrugën për ratifikimin e saj në parlamentin e Kosovës. Në tekstin e deklaratës së përbashkët të presidentëve thuhet mes tjerash se "një trup i përbashkët punues do të identifikojë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjen zgjidhje ??shtja e demarkacionit n? Kosov?!

Posted: 16 Feb 2018 02:35 AM PST

Në njoftimin e publikuar në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ofron qytetarëve një lajm pozitiv me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë: Po marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi! Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj publikon në Facebook një njoftim, ku thekson, gëzimin për një ujdi lidhur me demarkacionin. "Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rohan: Ndarja e Kosov?s hap “Kutin? e Pandor?s”

Posted: 16 Feb 2018 01:15 AM PST

Albert Rohan sqaron se kur kishin pranuar për ta udhëhequr procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës bashkë me presidentin Marti Ahtisaari në vjeshtën e vitit 2005 e dinin shumë mirë se duhet të merreshin me një problem, siç thotë ai, gati të pazgjidhshëm. Pas gjashtë muajsh negociatash në atë kohë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Vjenë të Austrisë, sipas tij, ishte evidente se asnjëra palë nuk do ta ndryshonte pozitën e saj fundamentale dhe ishte e pamundur të arrihej një zgjidhje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

List?s Serbe i dhembin deklaratat e Gabrielit

Posted: 15 Feb 2018 12:36 PM PST

Përmes një kumtese për medie që e përcjellin mediume të Beogradit, Lista Serbe ka thënës se deklarata e shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel është e "pamatur". A Ajo thekson se duke i cilësuar institucionet në veri si kriminale dhe jo ekzistuese, i ka lënduar ndjenjat e serbëve. Garbiel gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, ka theksuar se ekziston kriminaliteti masiv i organizuar në veri të Kosovës dhe se aty nuk ka administrim publik, porse në majë të pushtetit qëndrojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more