Skip to main content

“Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë” plus 9 more Ekonomia Online

“Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë” plus 9 more Ekonomia Online


Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë

Posted: 19 Jan 2018 09:42 AM PST

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është dalë e dyta më e mirë në Grand Prix të Tunizisë që u zhvillua sot.

Krasniqi arriti të rrëmbejë medaljen e argjendtë në këtë kompeticion, pasi humbi në finale nga braziliania Jessica Pereira në kategorinë -52 kilogramë.

Në luftë për të artën është edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë deri 57 kilogramë në finale përballet me jugkoreanen, Youjeong Kwon.

The post Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë appeared first on Ekonomia Online.

Pesë mënyra si t’i kaloni krizat e migrenës

Posted: 19 Jan 2018 08:00 AM PST

Ndonëse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhimbje te njerëzit që prek. Ja cilat janë pesë metodat më të thjeshta që do t'ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.

Përdorimi i pikanteve

Specat djegës mund të jenë një alternativë e mirë për të larguar dhimbjen që sjell një krizë migrene, kjo për shkak se ato janë qetësues të dhembjeve. Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.

Uji i ftohtë

Zhytini të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni. Kjo mund t'ju ndihmojë ta kaloni dhimbjen shpejt. Hapini dhe mbyllini grushtet gjatë kohës që i keni duart të mbyllura në ujë.

Dhoma e errët

Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita mund t'ju provokojë dhimbjen e përgjithshme dhe atë të kokës.

Kafeina

Një sasi e madhe e kafeinës mund të jetë e pashëndetshme, por një sasi e moderuar mund të veprojë si qetësues dhimbjeje për ata që vuajnë nga migrena. Provojeni gjatë kohës kur keni dhimbje dhe do ta ndjeni ndryshimin.

Masazhi

Kjo është teknika më e përdorshme dhe më e dobishme. Masazhimi i pikave ku ndjeni dhimbje është një gjë shumë e mirë për shkak se do të çlironi pikat e tensionit. Shtypni anën e majtë dhe të djathtë të ballit, shpatullave dhe pulsit për tri herë që të rregulloni energjinë dhe për t'u çliruar nga dhimbja.

The post Pesë mënyra si t’i kaloni krizat e migrenës appeared first on Ekonomia Online.

Policia e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vizitën e Vuçiqit

Posted: 19 Jan 2018 07:55 AM PST

Autoritetet e rendit në Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, nuk kanë ndonjë plan të veçantë lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
"Policia e Kosovës si çdo herë e bënë përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë", tha Baki Kelani zëdhënës i policisë.

Presidenti serb do të qëndrojë të shtunën në Kosovë, ku sipas njoftimeve nga kabineti i tij, ai në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve kurse në pjesën qendrore, në Llapna Sellë do të zhvilloj një bashkëbisedim me qytetarët.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitoj Kosovën.

 

The post Policia e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vizitën e Vuçiqit appeared first on Ekonomia Online.

Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë

Posted: 19 Jan 2018 07:42 AM PST

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë, pavarësisht faktit se takimi i fundit ndërmjet delegacioneve teknike të dy vendeve ishte anuluar, si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, thonë përfaqësuesit politikë të Kosovës.

Sipas tyre, zhvillimet e fundit nuk do të duhej të ndikonin në këtë proces, ndërkohë që insistojnë që edhe procesi i dialogut të shkojë drejt fazës përmbyllëse.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i qëndrueshme dhe se ky proces duhet të ketë një epilog.

"Sa i takon dialogut, e ka sqaruar kryeministri, që ne duam një dialog në të cilin ka rezultate konkrete dhe se Kosova nuk mund të zhvillojë dialog në kuptimin që nuk është shtet dhe dialogu duhet të ketë epilog njohjen e shtetit të Kosovës", tha Berisha.

"Dialogu do të jetë i qëndrueshëm, nëse Serbia ka qëllim integrimin në Bashkimin Evropian. Serbia nuk mund të zhvillojë politika kontradiktore si deri më tani, në njërën anë të mbulohet përmes dialogut, dhe në anën tjetër të jetë destruktive, siç ka ndodhur deri me tani", tha Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar së fundmi se delegacioni i ri qeveritar për bisedime me Serbinë, është informuar nga Bashkimi Evropian mbi gjendjen aktuale të procesit të dialogut, dhe se sipas tij, marrëveshjet e arritura janë në interes të vendit dhe qytetarëve.

Nga ana tjetër, analisti politik, Ramush Tahiri konsideron se dialogu nuk ka alternativë, dhe se sipas tij, është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Dialogu është në interes i të dy popujve dhe dy shteteve. Po të kishte pasur çfarëdo mundësie që Kosova si shtet i ri t'i zgjidhë këto çështje, që ne i konsiderojmë me të drejtë si çështje të brendshme, institucionet e saj do t'i kishin zgjidhur me kohë. Andaj, BE-ja ka ndërmarrë iniciativë për lehtësimin e këtij dialogu", tha Tahiri.

Ai mendon se pavarësisht që dialogu mes palëve ka nisur që disa vite dhe po zhvillohet ngadalë, ai po jep rezultate.

"Dialogu do të jetë i qëndrueshme gjithsesi, ani që do të jetë i ngadalshme dhe do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve, duke zgjidhur çështjet konkrete", tha Tahiri.

Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thonë se janë në pritje të Bashkimit Evropian, që të caktohet data se kur do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

The post Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë appeared first on Ekonomia Online.

MASHT nxjerr Udhëzimin për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare

Posted: 19 Jan 2018 07:34 AM PST

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ 01/2018 për Parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare me recension.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ, sipas njoftimit nga MASHT është rregullimi i parimeve dhe njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare me recension.

Kjo rregullore është bërë mollë sherri në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Arsimit. Koha Ditore ka raportuar dje se si edhe pse Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" është institucion publik autonom i arsimit të lartë, Senati i UP-së është dashur të mos e miratojë Rregulloren për avancime akademike javën e kaluar, meqë e kanë marrë një kërkesë të tillë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

Përmes kërkesës drejtuar rektorit Marjan Dema, ministri ka kërkuar që organet e UP-së të mos aprovojnë dokumente që lidhen me avancimet akademike me arsyetimin se MASHT-i është duke hartuar një udhëzim administrativ që do të adresojë çështjet e punimeve shkencore në nivel vendi.

Një kërkesë të tillë rektori e ka quajtur ndërhyrje në punën e Universitetit të Prishtinës dhe ka thënë se nuk ka informata për përmbajtjen e këtij udhëzimi administrativ.

I kontaktuar nga gazeta, ministri nuk është përgjigjur rreth kësaj kërkese drejtuar UP-së, derisa këshilltari i tij, Valmir Gashi, e ka arsyetuar duke thënë se kjo është bërë pasi MASHT-i është në finalizim të udhëzimit që do të merret me avancime akademike.

The post MASHT nxjerr Udhëzimin për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare appeared first on Ekonomia Online.

Habit Soni Malaj: Kam kaluar 2 muaj depresion

Posted: 19 Jan 2018 07:29 AM PST

​Këngëtarja Soni Malaj është shprehur se pas ndarjes me grupin "Spirit Voice" ka kaluar në depresion.
Gjatë intervistës ajo u shpreh se në kohë nuk lejohej të kishe të dashur dhe se ndarjen nga grupi i vajzave e përjetoi shumë keq.

Aktualisht Soni vijon karrierën e saj solo duke qenë një nga këngëtaret më të pëlqyera në vendin tonë.

 

The post Habit Soni Malaj: Kam kaluar 2 muaj depresion appeared first on Ekonomia Online.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 15 prill

Posted: 19 Jan 2018 07:27 AM PST

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka shpallur sot se më 15 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa rundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se 50% të votave.

Presidenti aktual, Filip Vujanoviq, ishte president për tri mandate pesëvjeçare të njëpasnjëshme dhe më nuk ka të drejtë të garoj.

Ai ishte presidenti i Malit të Zi kur ky vend u shkëput nga shteti i atëhershëm, Serbia dhe Mali i Zi, në vitin 2006.

Paraqitja e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit duhet të bëhet deri më 26 mars.

The post Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 15 prill appeared first on Ekonomia Online.

William Walker viziton Shkollën e Gjelbër

Posted: 19 Jan 2018 07:21 AM PST

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka vizituar sot Shkollën e Gjelbër në Prishtinë.

Walker zgjodhi shkollën në të cilën ka investuar USAID-i, për të parë nga afër punën dhe angazhimin e mësimdhënsve aty.

Ai u prit nga drejtoresha e shkollës Fahrije Latifi – Retkoceri dhe një grup arsimtarësh, të cilët nga afër e njoftuan mysafirin e veçantë, William Walker, për punën qe bëhet në këtë shkollë.

Walkër u shpreh i mahnitur me mirëmbajtjen që i bëhet shkollës nga mësimdhënësit dhe nxënësit dhe uroi që një disciplinë e tillë të ishte në të gjitha shkollat e vendit, njofton Klan Kosova.

The post William Walker viziton Shkollën e Gjelbër appeared first on Ekonomia Online.

Bushati-Kotzias, takim 3 ditor në Korçë

Posted: 19 Jan 2018 07:18 AM PST

Pas Kretës, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias nisin sot në Korçë raundin e dytë të bisedimeve për zgjidhjen e problemeve të hapura mes Shqiperise dhe Greqisë. Bisedimet është parashikuar të zgjasin 3 ditë.

Ndërkohë Greqia është shumë afër edhe marrëveshjes historike për çështjen e emrit të Maqedonisë. Negociatat intensive i kanë përafruar palët mes 3 varianteve më të mundshme nga pritet që të vijë edhe zgjidhja e pranueshme nga të gjithë. Çdo propozim që është në tryezë ka brenda edhe fjalën "Maqedoni".

 

 

The post Bushati-Kotzias, takim 3 ditor në Korçë appeared first on Ekonomia Online.

Kërcënohet me vdekje këngëtarja e famshme

Posted: 19 Jan 2018 07:11 AM PST

Kemi dëgjuar shpesh raste kur një fans "fiksohet" pas një këngëtari apo aktori të preferuar, duke u kthyer kështu në një person të rrezikshëm.

Një rast i tillë i ka ndodhur Taylor Swift, e cila për disa muaj me rradhë ka marrë mesazhe kërcënuese nga një fans i saj, i cili e kërcënonte me jetë.

Por nuk është mjaftuar me kaq Andrew Hoover, 40-vjeçari i cili persekutonte Taylor, pasi ai ka kërcënuar se do të vriste edhe familjen e saj, transmeton tch.

Letrat e mbushura me kërcënime për këngëtaren kanë bërë që autoritetet përkatëse të Los Angeles të nisin hetimet mbi Andrew Hoover për të parë nëse ai ka probleme psikologjike.

Gjithçka ka ndodhur pasi 40-vjeçari në vitin 2016 nuk ka arritur të futet në një koncert të Taylor.

The post Kërcënohet me vdekje këngëtarja e famshme appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more