Skip to main content

“Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto)

Posted: 19 Jan 2018 02:11 PM PST

Simon Laprise ka arritur ta “ndërtojë” një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por “vepra e tij artistike” fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore.

33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë “veturën” të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun për t’ia shqiptuar një tiketë, transmeton Telegrafi.

“E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shprehi kreativitetin tim”, ka deklaruar Laprise për Buzzfeed.

Bëhej fjalë për një “maketë” të borës të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me gjeneratën e tretë Toyota Supra.

Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm, dhe për këtë arsye policia ishte ndalur për t’i shqiptuar një tiketë pronarit të saj.

Dhe kur policët e kuptuan se bëhej fjalë për një “veturë bore” ia shkruan një “tiketë” të rreme me një mbishkrim “na e ke ndrequr natën”. /Telegrafi/

 

The post Bëri një veturë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, policët menduan se ishte e vërtetë dhe deshën t’i shqiptojnë dënimin pronarit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Imazhe të realizuara pak sekonda para se të ndodhte “tragjedia” (Foto)

Posted: 19 Jan 2018 10:02 AM PST

Mjafton të rastisni të jeni në vendin dhe momentin e duhur për ta shkrepur aparatin – dhe suksesi padyshim se nuk do të mungojë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, ku shfaqen persona nga e mbarë bota duke u fotografuar pak sekonda para se t’ju ndodhte “tragjedia”, transmeton Telegrafi.

Derisa disa fotografë profesionist shpenzojnë mijëra dollarë në pajisje dhe aparate të shtrenjta për të realizuar fotografi sa më të bukura artistike, nganjëherë të njëjtën gjë e arrijnë edhe amatorët, madje duke mos investuar as edhe një cent.

Se për qfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë që sigurisht se do t’ju bëjë të qeshni me lot. /Telegrafi/

The post Imazhe të realizuara pak sekonda para se të ndodhte “tragjedia” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Parkimet më të këqija që ndonjëherë keni pasur rastin t’i shihni (Foto)

Posted: 19 Jan 2018 08:43 AM PST

Bored Panda ka përpiluar një fotogaleri në të cilën mund të shihen shoferët më të papërgjegjshëm, që nuk zgjedhin vendin e duhur për ta parkuar veturën.

Por, edhe pse kanë shkelur ligjin duke parkuar në mënyrë të palejueshme, ata janë “ndëshkuar” nga vetë qytetarët që u kanë lënë porosi të ndryshme por edhe kanë përdorur metoda interesante për t’i mbushur mend, me qëllim që të mos e përsërisin gabimin, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë fotot duken aq qesharake, sa që shumë persona që kanë pasur rastin t’i shohin, kanë pyetur se çfarë kanë menduar shoferët e këtyre veturave.

Në disa foto shihet një veturë e parkuar në mes dy parkingjeve duke u ndalur në mes të vijës që ndan dy hapësira për dy vetura, por atyre u janë lënë porosi nga shoferët tjerë që janë nervozuar nga veprimet e tyre. /Telegrafi/

The post Parkimet më të këqija që ndonjëherë keni pasur rastin t’i shihni (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more