Skip to main content

Tirana Observer: “Arsyeja pse Adelina Ismaili e ka vetullën e prerë” plus 9 more

Tirana Observer: “Arsyeja pse Adelina Ismaili e ka vetullën e prerë” plus 9 more


Arsyeja pse Adelina Ismaili e ka vetullën e prerë

Posted: 12 Oct 2017 09:31 AM PDT

Adelina Ismaili ishte shqiptarja e parë dhe e vetme që solli trendin e vetullës së prerë. Ndërsa shumë mund ta kishin cilësuar si defekt vetullën e famshme të këngëtares, ajo jo vetëm që nuk e mbuloi, por vendosi ta sillte edhe si një tipar me stil.

Ndoshta ju kujtohet kur shumë të reja në atë kohë vendosën që të prisnin vetullën, për t'i ngjarë Adelinës.

Ndërsa tashmë është kthyer në një tipar dallues të këngëtares, mund të pyesni veten për arsyen e prerjes.

Vetë këngëtarja Ismaili para shumë vitesh në një intervistë është shprehur se vetullën e kishte si "dhuratë" e një problemi, mes motrave që kishte ndodhur, kur ishin fëmijë.

Emrat/ Shkatërrohet organizata e drogës, kapen dy drejtuesit shqiptarë

Posted: 12 Oct 2017 09:26 AM PDT

Shtatë persona, midis tyre katër shqiptarë, dy italianë dhe një rumun janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e një bande që shpërndanin lëndë narkotike.

Hetimi ka filluar 6 muaj më parë kur policia u vu në ndjekje të Flori Gomës 36 vjeç dhe Ndec Prekës 32 vjeç që konsideroheshin si "truri" i bandës. Ata u vunë nën vëzhgimin e autoriteteve për shkak të lëvizjeve të tyre dyshuese drejt Xhenoas dhe Milanos.,

Arrestimi i parë është kryer në qershor, kur në pranga ka rënë Xhuljo Prendi, me 57 kilogramë marijuanë që sipas autoriteteve vinte nga Shqipëria. Prendi ishte shofer i një kamioni dhe donte t'ia çonte sasinë narkotike Prekës që e priste në autostradë dhe që arriti t'iu arratisej forcave policore në atë operacion.

Në hetimet e mëtejshme u zbulua se Goma dhe Preka përdornin disa të njohur të tyre për të transportuar drogën. Në këtë mënyrë  policia arriti në gjurmët e Kujtim Memës që u arrestua me katër kilogramë marijuanë dhe Cristian Florz Rogoz, rumun  që mbante 1.7 kilogramë marijuanë.

Rrjeti i shpërndarjes së drogës nga kjo bandë kishte kaluar edhe kufijtë e provincës Novi. Policia arrestoi Jars Stennaro dhe Daniele Picone që mbanin 2 kilogramë marijuanë.

Rreth 70 kilogramë marijuanë është sasia e lëndës narkotike që është bllokuar nga policia italiane gjatë operacionit të koduar "Back Hole 2", ku fitimet mund të shkonin në mijëra euro.

Një kollare nga Melania Trump bën diferencën (FOTO)

Posted: 12 Oct 2017 09:00 AM PDT

Melania Trump shquhet gjithmonë për stilin e saj të veshjes, herë klasik, e herë ekstravagant.

Këtë herë në Shtëpinë e Bardhë, teksa priste në një vizitë kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshorten e tij, Sophie, zonja e parë e Amerikës ka zgjedhur një look ndryshe nga sa jemi hasur më parë.

Ajo kishte veshur një kostum gri, me pantallona të Raulf Loren dhe një kollare të zezë.

Këto detaje e diferencojnë nga të tjerët, duke na sjellë një tjetër imazh.

Ç’ndodh në Tiranë kur një vajzë kërkon ndihmë pasi e ngacmon një “maniak” (VIDEO)

Posted: 12 Oct 2017 08:45 AM PDT

Nëse një vajzë do t'ju kërkonte ndihmë pasi e ngacmon një djalë në rrugë, si do të vepronit? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, emisioni "Xing me Ermalin" ka realizuar një kamera të fshehtë, ku protagonist ishte Soni dhe një vajzë e bukur.

Kjo e fundit ndaloi disa persona për t'iu kërkuar të qëndronte pak me ta, ose ta shoqëronin, ndërkohë që "maniaku" (Soni) i kërkonte me ngulm të pinin një kafe.

Në video shihen reagime të ndryshme, por më të pabesueshmet janë nga vajzat apo gratë, që ndoshta nga frika përgjigjen: "Nuk kemi kohë" apo "Unë s'të shoqëroj dot".

Meshkujt në përgjithësi tregohen të gatshëm ta ndihmojnë vajzën. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Ndotja e ajrit vret çdo vit 500 mijë europianë

Posted: 12 Oct 2017 08:31 AM PDT

Ndotja e ajrit vazhdon të shkaktojë më shumë se 500 000 të vdekur në vit në kontinentin evropian pavarësisht një përmirësimi të lehtë, theksoi sot Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj vjetor.

"Është inkurajuese të konstatosh se shumë qeveri evropiane, dhe në mënyrë të veçantë qytete, tregojnë shembullin dhe mbrojnë shëndetin e personave duke përmirësuar cilësinë e ajrit", theksoi në një komunikatë Hans Bruyninckx, drejtor i agjencisë që ndodhet në Kopenhagë.

Ndotja atmosferike mbetet shkaku kryesor mjedisor për vdekjen e parakohshme.

Sipas raportit, nga 520 400 të vdekur parakohe të regjistruar në 41 vende evropiane në 2014(nga 550 000 në 2013), katër në pesë (428 000) ishin të lidhura drejtpërdrejt me mikrobet e pranishme në ajër, grimca mikroskopike të gjeneruara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe e konsideruar si e dëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Bashkimin Evropian, mikrobet janë shkaku i vdekjes së tre në katër persona që lidhen me ndotjen atmosferike (399 000 nga 487 600).

Të dhënat e mbledhura në stacionet e mbikëqyrjes kanë treguar se në vitin 2015, 82 për qind e ndotjes urbane ishte e ekspozuar me nivel të lartë mikrobesh, nga 85 për qind në 2013.

Gazzeta dello Sport: Strakosha përgatit shakanë e radhës për Buffonin

Posted: 12 Oct 2017 08:20 AM PDT

"Gazzeta dello Sport" i dedikoi një shkrim portierit të kombëtares sonë Thomas Strakosha në prag të ndeshjes Juventus-Lazio, që do të luhet të shtunën.

"Në shtëpinë e idhullit të tij, Thomas Strakosha nuk mund të mos emocionohet kur të takojë Gigi Buffonin, i cili është shembull për të, së bashku me gjermanin Neuer, për interpretimin e rolit të portierit", nis shkrimi i të përditshmes sportive italiane.

"Gazzetta" thekson se nuk do të jetë kjo përballja e parë e 22-vjeçarit shqiptar me Juventusin, por do të jetë e para në kampionatin italian.

Strakosha ka marrë komplimentat e Buffonit pas ndeshjes Itali-Shqipëri të 24 marsit, kur debutoi në portën e kombëtares kuqezi.

Ndërsa në 13 gusht e la pa fjalë Buffonin kur me Lazion fitoi Superkupën e Italisë ndaj bardhezinjve.

Gazeta thekson se Thomas Strakosha është një "portier i hekurt", pasi është i vetmi nga lojtarët e Lazios që nuk ka munguar asnjë minutë në 10 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni.

Sipas saj, trajneri Inzaghi nuk ka pasur dyshime për t'ia besuar portën Strakoshës, pasi e njeh që nga Primavera dhe i vlerëson aftësinë për t'u përqendruar.

Në fund, "Gazzetta dello Sport" nënvizon se shumë të vlefshme për Thomas Strakoshën kanë qenë edhe këshillat e Foto Strakoshës, babait të tij, i cili ka qenë kapiten i kombëtares shqiptare.

"Strakosha është përgatitur për të bërë një paraqitje të mirë në shtëpinë e Buffonit. Ka si objektiv përsëritjen e suksesit të Superkupës dhe arritjes së zonës Champions me Lazion e tij", lexohet në faqet e "Gazzetta dello Sport".

Hero kombëtar në Shqipëri? Etrit Berisha: Seria A është shumë e ndjekur në vendin tim

Posted: 12 Oct 2017 08:00 AM PDT

Etrit Berisha ka marrë një rol udhëheqës në Seria A dhe në ekipin e tij kombëtar. Thomas Strakosha duket se e ka vënë në presion patriotin e tij, duke mëtuar të jetë ai mes kuadratit të Shqipërisë, pas marrjes së vendit të titullarit te Lazio. Sidoqoftë, nuk i mungon buzëqeshja Etritit.

Pikë referimi tek Atalanta dhe kombëtarja e Shqipërisë, Berisha nuk ka ndërmend të ndalet.

"Në disa mendime, sezonin e kaluar ne mund të përfundonim të katërtit. Unë mendoj se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por ne jemi ende në gjendje të përsëritemi", thotë Berisha në një intervistë për "Corriere dello Sport",

"Fillimi i sezonit ishte pozitiv, edhe në Europë kemi fituar 4 pikë në 2 ndeshje. Ka qenë e vështirë për të bërë më shumë. Sekreti? Puna. Ne kemi luajtur çdo tri ditë, por jemi adaptuar shpejt në një intensitet të tillë ndeshjesh në sajë të Gasperinit, një trajner që gjithmonë shtyn për të dhënë gjithçka. Me të ju nuk mund të pushoni. Ai kujdeset për çdo detaj. I pëlqen futbolli dhe dëshiron që ekipi i tij të jetë protagonist. Është me të vërtetë i mirë", thekson Berisha.

Suksesi ndaj Everton?

"Ishte një fitore që na bëri të kuptojmë se jemi në rrugën e duhur, se mund të luajmë edhe kundër kundërshtarëve të tillë, si Everton dhe Lyon. Unë mendoj se e kemi potencialin për të shkuar nëpër rrugën e objektivave. Endrra e të gjithëve do të jetë për të fituar trofeun e "Europa League" (qesh), por realisht duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Imperativi ynë duhet të jetë për ta mbajtur këtë ritëm, pa kaluar në eufori, edhe pse pranoj se rezultatet po na ndihmojnë. Tani entuziazmi është i madh për krejt njerëzit e mrekullueshëm nga Bergamo".

Berisha përsëri foli për penalltinë që i priti Dybala: "Për të qenë i sinqertë, unë nuk kam bërë asgjë tjetër më shumë se në të kaluarën, kur kam neutralizuar penallti të tjera.

Dybala është një fenomen, ndaj në nivel personal jam i lumtur. E ndihmova ekipin të fitojë, kjo është më e rëndësishmja. E merituam për mënyrën se si kemi luajtur".

Hero kombëtar në Shqipëri?

"Unë e pranoj se në Shqipëri, Seria a është shumë e ndjekur. Kam shumë miq tifozë të Juventusit, Milanit, Interit dhe Napolit. Sidomos këta të fundit më kanë falënderuar për pritjen e penalltisë ndaj rivalit të tyre për vendin e parë, Juventusit."

Për Berishën tani është koha për Napolin: "Po, sepse ka lojtarë të mirë dhe shpreh futboll cilësor, por Juventusi mbetet i preferuari për mua. Bardhezinjtë janë gjithmonë me një mijë në orë, të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjnë. Ata kanë një mentalitet fituesi."

Ligji për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj firmos peticionin: Bashkë për banorët më specialë të qytetit

Posted: 12 Oct 2017 07:45 AM PDT

Në mbarë vendin ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna dhe braktisja.

Kësaj nisme i është bashkuar dje edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për nënshkrimin e këtij peticioni në mbrojtje të kafshëve.

"Të gjithë bashkë në mbrojtje të banorëve më specialë të qytetit! Dje nënshkrova peticionin dhe iu bashkova 10150 qytetarëve, të cilët janë angazhuar për miratimin e një ligji në mbrojtje të kafshëve. Jam i sigurt se mund të bëhemi më shumë! Ju e keni nënshkruar peticionin?!#1Ligj4Putra", shkruan Veliaj.

Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash ndërgjegjësimi, por dhe për trajtimin e qenve endacakë, sikurse është vaksinimi dhe matrikulimi i tyre.

Prej shkurtit të vitit 2016, ka nisur funksionimi edhe i klinikës veterinare të bashkisë në zonën e Kombinatit, ku bëhet trajtimi i kafshëve nga specialistët.

Monika Kryemadhi: Gabimet tona ndaj Ramës

Posted: 12 Oct 2017 07:18 AM PDT

Monika Kryemadhi, mendon se akuzat e kryeministrit Rama ndaj-ish drejtuesve të LSI-së në qeveri janë një mënyrë për të faturuar dështimet e tij në qeverisje.

Por kryetarja e LSI-së thotë se ne kemi bërë disa gabime dhe më i madhi ishte që lejuam, apo nuk këmbëngulëm më shumë për frenimin e kanabizimit të vendit.

Në një kohe kur lufta mes dy ish aleatëve është ashpërsuar jo vetëm përmes deklaratave, por edhe përmes aksionit të kryeministrit për të shkarkuar të gjithë drejtuesit e LSI në institucione, me argumentin se janë të korruptuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e konsideron këtë sulm të papërgjegjshëm.

Sipas saj, Rama po i faturon LSI dështimin e tij: "Është një Kryeministër, i cili mund ta kishte ndalur këtë lloj llumi. Gjithmonë zoti Rama është munduar të gjejë defektet ose mosrealizimet e punës së vet të partnerët ose të të tjerët. Meqenëse zoti Rama i ka kërkuar fajtorët te kolegët kjo ishte dhe një nga arsyet që ne nuk pranuam të ishim më pjesë e llumit të Edi Ramës dhe keqqeverisjes".

Por LSI i njeh edhe vetes gabime gjatë bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama.

"Ministri Ylli Manjani i kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për ç'kanabizimin e Shqipërisë dhe zoti Rama e përjashtoi e shkarkoi zotin Manjani. Ndoshta këtu LSI duhet të kish qenë më e qëndrueshme më e fortë, por për hir të marrëveshjeve dhe luajalitetit që LSI ka treguar gjithmonë në marrëveshjet e saj me partitë politike mori këtë kosto për të qënë pjesë e kësaj bashkeqeverisje që ka pasur edhe gjëra të mira jo vetëm të këqija. Gabimi më i madh i LSI është që ajo nuk reagoi në momentin, kur e shihte që çdo ditë e më shumë policia po kapej nga krimi organizuar ky ishte gabimi më i madh, se sot është shumë e vështirë jo vetëm për LSI dhe qeverinë, por edhe ka një kosto edhe më të madhe për shqiptarët", tha Kryemadhi.

E pyetur mbi qëndrimet e PD ndaj LSI, të cilët e quajnë ende në tranzicion, kryetarja e LSI thotë se personat që kanë artikuluar këtë kanë ose mungesë eksperience politike, ose janë peng i marrëveshjes së 18 Majit.

"Ishte PD ajo që ja bëri kuorumin PS-së që të kishte mundësi për të blerë dy këshilltarët e LSI. Çështja e zotit Ruçi. LSI ka thënë nuk do ta votojmë zotin Ruçi, jo që do ta votojmë kundra. Ai se meritonte të ishte Kryetar i Kuvendit, jo si individ, por sepse karriget që përfaqësojnë deputetët e PS janë karriget e blera me paratë e krimit".

Më tej Kryemadhi lë të hapur mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme: "S'ka kush na ndalon për bashkëpunimin, jemi të hapur për bashkëpunim në luftë kundër krimit. Koalicioni më i rëndësishëm për ne është në shërbim të shqiptarëve".

Burimi: KLAN PLUS

HAPËSIRË / Shmanget përplasja me Tokën e asteroidit 2012 TC4

Posted: 12 Oct 2017 06:59 AM PDT

Asteroidi 2012 TC4, i klasifikuar si një objekt i afërt me Tokën, i grupit Apollo, i është shmangur përplasjes me të duke iu afruar planetit të tretë të sistemit tonë diellor, sot në mëngjes, në 07: 41 (05:41 GMT).

"Asteroidi, me një diametër prej 12 deri në 27 metra, i është shmangur rrezikut për t'u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44 000 kilometra", njoftoi sot në rrjetin e saj social Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).

Po të bëjmë një krahasim,  distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400 000 kilometra.

Asteroidi 2012 TC4  u zbulua për herë të parë nga observatori "Pan-STARRS", instituti i parë i kërkimit astronomik, në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga e afërt e fluturimit u ofroi shkencëtarëve një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësinë për të zbuluar dhe ndjekur objektet afër Tokës dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për t'iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të vërtetë asteroidësh.

"Një shmangie tjetër e përplasjes së asteroidit 2012 TC4 pritet të ndodhë në tetor 2079, ku shkëmbi astronomik ka një në 2 645 mundësi për të goditur",  sipas Ruediger Jehn i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more