“Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona
- Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në atentatit mafioz në Athinë
- Portokallia braktiset edhe nga Gaz Paja, mungesat e tij në spektakël ‘’përgjigjen’’
- Basha ‘’sulmon’’ sërish Ramën: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot
- Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, plot 36 vjedhje në 3 muaj
- Referuar qytetarit dixhital, Berisha: “Fabrika e përpunimit të zorrëve në Lezhë po na helmon fëmijët”
- Prekëse/ Në prag të vdekjes, 4-vjeçarja i kërkon prindërve dëshirën e fundit
- U arrestua për terrorizëm, pedagogu ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria
- Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim
- Kërcënonte gruan e ish- burrit të motrës, e pëson keq 48-vjeçarja në Berat
Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona Posted: 09 Oct 2017 07:49 AM PDT Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku dy automjete janë përplasur. Ngjarja ka ndodhur tek rruga dytësore në zonën e Plepave, ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet. The post Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në atentatit mafioz në Athinë Posted: 09 Oct 2017 07:40 AM PDT Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e bashkëpronarit shqiptar të një klubi nate të dielën në Athinë. Viktima është shtetasi 39 vjeçari Roland Shembitrashi i njohur në zonën e Glyfadës me nofkën "Roni". Fillimisht u dyshua se ngjarja mund të lidhej me grupet rivale që u ofrojnë kujdestari klubeve të natës, por kjo pistë u hodh poshtë. Autoritetet greke flasin për një ekzekutim të pastër që lidhet me larje hesapesh për çështje të trafikut të drogës.
The post Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në atentatit mafioz në Athinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Portokallia braktiset edhe nga Gaz Paja, mungesat e tij në spektakël ‘’përgjigjen’’ Posted: 09 Oct 2017 07:30 AM PDT Portokallia është vënë këtë sezon në vëmëndje të mediave, pas largimit të shumë aktorëve. Vetëm pak kohë më parë edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur që edhe ai mund të largohet, nëse nuk do t'i jepej hapësirë për një personazh të ri që dëshironte të sillte në skenë. Dhe mesa duket një gjë e tillë ka ndodhur pasi në serinë e fundjavës që lamë pas, Paja ka munguar në skenë, shkruan Xing. Nuk është ende e qartë nëse mungesa e tij në spektakël është e përkohshme apo përfundimtare, por nisur nga fjalët e thëna përpara fillimit të sezonit, dyshimet janë se aktori i njohur për rolin e Nasit dhe Melaminit mund të jetë larguar njëherë e mirë. The post Portokallia braktiset edhe nga Gaz Paja, mungesat e tij në spektakël ''përgjigjen'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Basha ‘’sulmon’’ sërish Ramën: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot Posted: 09 Oct 2017 07:25 AM PDT Kreu i Partisë Demokratike ka folur në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka folur në lidhje me aksionin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe veprimet në vijim. "Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t'u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve", deklaroi kreu i PD-së.
Basha u shpreh se Rama ka zgjedhur të bëjë kompromis me krimin dhe se është bërë rob i marrëveshjes me oligarkët. The post Basha ''sulmon'' sërish Ramën: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, plot 36 vjedhje në 3 muaj Posted: 09 Oct 2017 07:12 AM PDT Policia italiane kanë shkatërruar bandën e hajdutëve, të cilët përgjatë tri muajve dyshohet të janë autorë të 36 vjedhjeve. "Libero" shkruan se 5 shqiptarët vepronin gjatë natës mes provincave; Asti, Cuneo dhe Torino gjatë natës, në një kohë kur pronarët e vilave flinin. Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar dhe nga zyra e prokurorisë, kanë arrestuar grupin e shqiptarëve që akuzohen për një seri vjedhjesh, që nga bizhuteritë me vlerë, por edhe makineta kafesh dhe makina të parkuara në garazh. Ndërkohë, sendet e gjetura dhe sekuestruara nga policia, iu kthyen pronarëve. The post Goditet banda e 'skifterëve' shqiptarë në Itali, plot 36 vjedhje në 3 muaj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Posted: 09 Oct 2017 06:59 AM PDT Një tjetër denoncim është publikuar nga Sali Berisha në FB, referuar mesazhit të qytetarit dixhital. Në mesazhin e tij, Berisha, theksoi se kjo fabrikë kundërmon erë të keqe, duke e bërë situatën të padurueshme për qytetarët. MESAZHI I BERISHËS Fabriken e perpunimit te zorreve ne Lezhe qe kundermon ere te padurueshme! sb The post Referuar qytetarit dixhital, Berisha: "Fabrika e përpunimit të zorrëve në Lezhë po na helmon fëmijët" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Prekëse/ Në prag të vdekjes, 4-vjeçarja i kërkon prindërve dëshirën e fundit Posted: 09 Oct 2017 06:46 AM PDT Një histori prekëse është bërë virale në internet nga një familje australiane. 4-vjeçarja në prag të vdekjes preku zemrat e të gjithëve. Para se të zbulohej se vogëlushja kishte një tumor në kokë, me madhësinë e një limoni, prindërit e saj kishin bërë plan që vitin e ardhshëm të organizonin një ceremoni martesore. Paige e lumtur për martesën e prindërve, u kishte kërkuar atyre se dëshironte të ishte "vajza e luleve", e cila do të shoqëronte prindërit drejt altarit dhe do t'u hidhte lule përgjatë rrugës. The post Prekëse/ Në prag të vdekjes, 4-vjeçarja i kërkon prindërve dëshirën e fundit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
U arrestua për terrorizëm, pedagogu ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria Posted: 09 Oct 2017 06:35 AM PDT Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, mësohet se ai ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria. ABC News zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët e ISIS. Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indoktrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë që kanë studiuar në Siri dhe Jordani. Mes tyre ai që spikat më tepër për lidhjet me shtetin Islamik është personi me inicialet J.Z me origjinë nga periferia e Tiranës. Po sipas antiterrorist personi i dytë i është nga Karbunara e Lushnjës me inicialet A.G. The post U arrestua për terrorizëm, pedagogu ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim Posted: 09 Oct 2017 06:19 AM PDT Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kandidatin për deputet Sadri Ramabaja, i cili ditë më parë është arrestuar në Durrës, Shqipëri dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve në Kosovë. Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka thënë se prokuroria nuk ka arritur ta arsyetojë me asnjë fakt kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. "Ne e kemi kundërshtuar kërkesën e prokurorit sepse ishte një kërkesë tepër e pabazuar dhe e pambështetur në asnjë provë. Të paktën prokurori është dashur të na furnizojë me material rreth dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer dy vepra penale, aq më keq kur thuhet se ai ka kryer vepër penale ndaj pjesëtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës pa e përmendur asnjërin. I vetmi emër që përdorët është ai i Azem Vllasit. Vllazi nuk është përfaqësues i Republikës së Kosovës, por është në koleg i yni (avokat)", ka thënë avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi, shkruan Insjaderi. The post Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kërcënonte gruan e ish- burrit të motrës, e pëson keq 48-vjeçarja në Berat Posted: 09 Oct 2017 06:07 AM PDT Një 48-vjeçare nga Berati ia kishte kthyer jetën ferr me kërcënime dhe kanosje nëpërmjet telefonit, gruas së ish- burrit të motrës. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku personi në fjalë kanoste prej një muaji 35-vjeçaren. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se, kanë nisur hetime në gjendje të lirë për 48-vjeçaren Adriana Koci, banuese në lagjen "Donika Kastrioti". 48-vjeçarja mësohet se është marrë në pyetje dje nga policia pas një denoncimi të mbërritur ndaj saj nga mjekja e kërcënuar, dhe ndaj saj nisi menjëherë procedimi për veprën penale të "Kanosjes". The post Kërcënonte gruan e ish- burrit të motrës, e pëson keq 48-vjeçarja në Berat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: