Skip to main content

“Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri” plus 9 more Lajmi i Fundit


Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri

Posted: 19 Sep 2017 08:01 AM PDT

Historia e dashurisë me një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës i është kthyer në makth adoleshentes që jeton prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e saj.

Gjithçka nisi rreth një vit më parë, kur vajza 17 vjeçe nisi të njihej me djalin e quajtur Kristjan N.

Njohja me 18- vjeçarin kishte ndikuar që vajza adoleshente kohët e fundit të jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Edhe pse e lindur në Itali, ajo kishte shprehur simpati për Kristjanin, të cilin e takonte gjatë kohës që qëndronte në Lezhë për pushime.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës dy të rinjtë ishin në kontakt të vazhdueshëm përmes rrjeteve sociale. Pikërisht disa foto intime të tyre u bënë shkak për nisjen e kërcënimeve nga ana e të riut.

Ky i fundit gjatë javëve të fundit ka kanosur të dashurën e tij se do t'ia publikonte në rrjetet sociale fotot private nëse nuk i jepte një shumë prej 7 mijë eurosh. Shuma e parave i është kërkuar vajzës gjatë bisedave mes tyre, por edhe përmes mesazheve telefonike që ata kanë shkëmbyer kohët e fundit.

17-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, ka denoncuar ngjarjen në polici para pak kohësh, duke bërë që të nisin edhe hetimet në lidhje me kanosjen që i ishte bërë nga i dashuri. Gjatë kallëzimit, vajza ka rrëfyer para oficerëve të policisë të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Për këtë arsye, Seksioni kundër Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë mbajti nën mbikëqyrje 18-vjeçarin për një javë për të arritur në arrestimin e tij në flagrancë.

Forcat e policisë madje i kishin kërkuar vajzës që të mos ndërpriste komunikimin me të dashurin, në mënyrë që të kishte prova për pretendimet e saj. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se Kristjan N. ka vijuar shantazhet ndaj të dashurës së tij 17- vjeçare, sidomos në tri ditët e fundit, duke përdorur për këtë qëllim edhe mesazhet telefonike.

Ka qenë pikërisht kjo provë që ka çuar më pas në arrestimin nga forcat e policisë të 18-vjeçarit. Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, ai nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se mesazhet nuk janë nisur nga telefoni i tij. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar telefonat celularë të dy të rinjve për të vërtetuar pretendimet e adoleshentes.

Sipas të dhënave, 17-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në Itali, vend ku familja e saj jeton prej shumë vitesh. Tashmë 18-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e ngritur ku materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë"./panorama/

The post Vajza 17-vjeçare lë Italinë për të riun nga Lezha, por ja cfarë i ndodh kur vjen në Shqipëri appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Dua një lidhje për dy javë”, vajza shqiptare habit me kërkesën e saj

Posted: 19 Sep 2017 07:53 AM PDT

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur sot në "Aldo Morning Show", ku një grua emigrante ka kërkuar lidhje për dy javë.

Vera tha se kërkon një djalë në moshë të re për dy javë pushimi që i kanë mbetur. E pyetur se përse nuk krijon një lidhje jashtë vendit, ajo tha se jasht ka një tjetër.

"Një vajzë e mençur mban dy lidhje", tha Vera teksa shtoi se edhe më parë ka mbajtur dy lidhje në të njëjtën kohë.

"Jam Vera, desha një njohje për këto pak ditë që më kanë ngelur, se do iki jasht. Nëse është e mundur me njoh një djalë që ia vlen, për këto dy javë. Unë do iki jasht, por nëse ja vlen do ta marr me vete. Dua të lidhem për dy javë. Jashtë e kam një lidhje, më duhet një për këtu. Në rrugë dal përditë unë. Unë s'dua pleq, dua moshë të re", tha Vera./Klan/

The post "Dua një lidhje për dy javë", vajza shqiptare habit me kërkesën e saj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Basha pas mbledhjes: PD është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Posted: 19 Sep 2017 07:42 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku u shpreh se kushdo që dëshiron të kontribuojë për forcën politike që ai drejton, është i mirëpritur.

Me këtë përgjigje të shkurtër të tij, Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë për fraksionet brenda partisë.

"PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësimi", tha Lulzim Basha.

The post Basha pas mbledhjes: PD është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rrëfimi i djalit nga Laçi: ‘’Isha fëmijë, halla me zhvishte dhe më ngacmonte seksualisht’’

Posted: 19 Sep 2017 07:30 AM PDT

Një rrëfim prekës ka ardhur nga një i ri nga Laçi. 24-vjeçari akuzon hallen e tij si përgjegjëse për traumën e shkaktuar në fëmijëri.

Në një rrëfim për "ShkodraNeës" djali tregon se si kur ishte i mitur halla e ka bezdisur e ngacmuar seksualisht, e për pasojë ai sot e ka vështirë të ndërtojë marrdhënie të qëndrueshme me femra.

"Sot jam 24 vjeç e jetoj në Belgjikë ku kam mbaruar dhe studimet. Por kam lindur në Laç. Kur isha i vogël rrija tek halla, kur prindërit ishin në punë. E urrej atë femër. Sepse më ka zhveshur dhe poshtëruar kur isha i vogël. Këto i mbaj mend si sot. Herë ishim veç unë e ajo, por shumë herë e bënte para të dashurit të saj këtë veprim. U ndjeja shumë i turpëruar dhe urreja kur rrija vetëm më të. Por prindërve nuk i tregoja se më dukej se ashtu sillen hallat.
Kur kujtoj sa keq ndihesha fëmijë që ajo më zhvishte e luante me trupin tim duke u tall ose e prekur, sot ende nuk kam një marrëdhënie serioze me një femër. As t'i puth nuk jam në gjendje.
Madje sa më shumë kalojnë vitet, ndihem gjithnjë e më i izoluar dhe i vetëm. Kur pëlqej një vajzë mezi pres ta takoj. Por sapo jam me të më kap ndjenja e frikës më duket sikur do të më dëmtojë.
Më vjen t'ja përplas në fytyrë halles, por kam mësuar se është prekur nga kanceri. Madje edhe i dashuri ka ikur me azil dhe e ka braktisur, M'ka lënduar shumë ajo femër që quhet hallë.", shkruan ai.

The post Rrëfimi i djalit nga Laçi: ''Isha fëmijë, halla me zhvishte dhe më ngacmonte seksualisht'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun

Posted: 19 Sep 2017 07:28 AM PDT

Monedha e përbashkët u këmbye sot në tregun vendas me 133.65 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka hyrë në trendin rritës që nga data shtatë e këtij muaji, duke iu afruar kështu nivelit të këmbimit të periudhës para zgjedhjeve. Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor.

Ndikuar dhe nga tregjet ndërkombëtare, euro në vend po rifiton terrenin e humbur.

Euro pati një periudhë të dobët gjatë sezonit veror, ku nivelin më të ulët e shënoi në datë 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, kur këmbehej 131.9 lekë. Megjithatë, edhe pse ka vijuar të forcohet në vend, duket e vështirë që të arrijë nivelin e 137 lekëve, me të cilin euro këmbehej në të njëjtën datë një vit më parë./monitor/

The post Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Fshehur në shtëpinë e gjyshes, policia i ngarkon një akuzë të re 31- vjeçarit nga Bulqiza

Posted: 19 Sep 2017 07:25 AM PDT

Policia e Dibrës i ka dorëzuar Tiranës 31- vjeçarin, që u arrestua të premten gjatë operacionit të koduar "Zerqani".

I riu, që u etiketua si "i forti" apo "tmerri" i Bulqizës, në fakt, atje vetëm sa i fshihej drejtësisë dhe jetonte në arrati te shtëpia e gjyshes. Ndërsa krimet për të cilat akuzohej, i kishte kryer në Tiranë.

Ndaj "të fortit" të Bulqizës, Besmir Zenelit, Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg", në mungesë, prej 4 muajsh.

Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në maj, ai tentoi të vriste 26-vjeçarin nga Tropoja, Dejvis Rrustemaj, për motive që ende nuk janë sqaruar. Zeneli e qëlloi Rrustemajn me armë zjarr, teksa apo po dilte nga një bilardo.
Që nga ai moment, Besmir Zeneli ka jetuar në arrati, ndërsa Rrustemaj qëndroi për një kohë të gjatë në spital, pasi plumbi i kishte dëmtuar kockën e njërës këmbë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje u arrestua të premten në Bulqizë, pas informacioneve se qarkullonte me armë pa leje, me një automjet me targa të rreme dhe herë pas here qëllonte në ajër. I arrestuari mësohet se është edhe aksioner i një fabrike të përpunimit të kromit në Bulqizë.
ATENTATI
Personi, që qëlloi me armë 26-vjeçarin Dejvis Rrustemaj, në një atentat në zonën e Kinostudios në Tiranë, më 4 maj të këtij viti, u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia, 4 ditë pas ngjarjes.
"Nga dëshmia e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy persona i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë, ku pasagjeri i motorit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë 26-vjeçarin", tha Policia në lidhje me ngjarjen.
Burimet thanë se po hetohej si një pistë edhe hakmarrja e mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpunim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer.
Megjithatë, edhe pas identifikimit të autorit të kësaj ngjarje, Policia ende nuk i sqaroi plotësisht rrethanat e motivet e ngjarjes. E teksa Policia ishte në kërkim të autorit të atentatit të 4 majit, objektivi i këtij atentati, Dejvis Rrustemaj, organizon një sulm me armë në zonën e "Komunës së Parist", në fillim të muajit gusht. Ai, bashkë me 3 persona të tjerë, tentuan të vrisnin 25-vjeçarin Lorenc Hoxha, duke qëlluar drejt tij me armë zjarri.
Ky i fundit tha në Polici së ngjarja kishte ndodhur për një motiv banal, pas një konflikti për xhirimin e gomave të makinës. Momentalisht, Rrustemaj dhe 3 shokët e tij ndodhet në qelitë e paraburgimit në lidhje me këtë ngjarje.
ARRESTIMI I AUTORIT
Autori i dyshuar për plagosjen e Dejvis Rrustemajt, u arrestua të premten gjatë operacionit të koduar "Zerqani", në Bulqizë. Gjatë operacionit për kapjen e tij, i kërkuari Besmir (Sula) Xeneli, ka goditur makinën e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është bërë e mundur bllokimi dhe arrestimi i tij.
Arrestimi është kryer, bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi Besmir Zeneli po qarkullonte me një automjet "Land Rover", me targa false, TR 95 65 P, në dalje të qytetit Bulqizë, në zonën e quajtur "Pishat". Forcat e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, me të cilin ai udhëtonte, si dhe kapjen e arrestimin e tij.

 

The post Fshehur në shtëpinë e gjyshes, policia i ngarkon një akuzë të re 31- vjeçarit nga Bulqiza appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Efektet negative që nuk e dinit se kafeja i sjell

Posted: 19 Sep 2017 07:21 AM PDT

Të gjithë pijnë kafe, e shumë prej tyre e teprojnë. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pimë në mëngjes? Kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes.
Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t'i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak. Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.
Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe? Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 ose 10 paradite. Kjo orë rekomandohet, sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia.
Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton./21Media

The post Efektet negative që nuk e dinit se kafeja i sjell appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sulmet terroriste në Europë, Franca 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel

Posted: 19 Sep 2017 07:17 AM PDT

Kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami së shpejti, janë shprehur menaxherët e njërës prej 7 mrekullive të botës në Paris.

Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.
Një mur anti-plumb prej xhami do të ndërtohet së shpejti rreth Kullës Eiffel. Lajmi u bë i ditur nga menaxherët e pikës ikonike dhe zyrtarët e qytetit të Parisit.

Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.
Ndërkohë, e përditshmja franceze 'Le Parisien' bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro. Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet.
Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur.
"Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë," thotë një turiste franceze.
Ky vendim u mor pas sulmeve të shumta terroriste që janë bërë në pikat turistike, shkruan BBC.

The post Sulmet terroriste në Europë, Franca 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Bibla është më e dhunshme se Kurani’’

Posted: 19 Sep 2017 07:12 AM PDT

Një prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të interesuar në sasinë e dhunës në Bibël dhe Kuran, ka krijuar softuerin ku ka futur tekstet e të dy librave.

Edhe pse inxhinieri Tom Anderson nuk u nis me supozimin se Kurani ka më shumë fjalë të dhunshme në faqet e saj, hulumtimi nisi pas të mediave që cekin myslimanët, xhihadistët dhe luftëtarët e ISIS-it që bëjnë krime në emër të Kuranit.

Duke përdorur softuerin që iu deshën dy minuta për të analizuar tekstin dhe për të kategorizuar fjalët, Anderson shikonte se sa herë në njërin apo tjetrin libër ishin fjalët "lumturia", "parandjenja", "zemërimi", "urrejtja", "pikëllimi", "befasia", "frika" dhe "mirëbesimi", raporton Independent, transmeton Telegrafi.
Gjatë analizës ai përdori Dhiatën e Vjetër, Dhiatën e re dhe Kuranin, që të tri këto të botuara në anglisht më 1957.
Analizë e detajuar tregoi se Dhiata e Vjetër ishte shumë më 'e dhunshme' se Dhiata e Re dhe dy herë më 'e dhunshme' se Kurani.
"Nga të tre librat, përmbajtja e Dhiatës së Vjetër është padyshim më e dhunshme. Vrasjet dhe shkatërrimi përmenden më shumë në Dhiatën e Re. Ato aty janë me 2.8 për qind, derisa në Kuran me 2.1 për qind. Por, Dhiata e Vjetër ka sasi më të madhe të dhunës", tha Anderson.
Është interesante që mirëbesimi është më i pranishëm në Kuran, ndërsa zemërimi është një nga fjalët kyçe që vazhdimisht përmendet në Bibël.

The post ''Bibla është më e dhunshme se Kurani'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kim Jong-un nuk e ndal asgjë! Testet bërthamore të tij provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh

Posted: 19 Sep 2017 06:54 AM PDT

Testet e raketave bërthamore nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar një tjetër frikë. Frika e një shpërthimi vullkani i cili është grumbulluar që prej vitit 1903.

Shqetësimi u bë publik nga Bruce Bennett një analiste e mbrojtjes së lartë e cila në një intervistë të dhënë për CCN tha se përkohësisht është mbyllur Parku Kombëtar Paekut i shtrirë në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës.
"Kjo u bë për t'u mbrojtur nga një shpërthim vullkani i cili qëndron i fshehur në 9 mijë metra lartësi. Ky vullkan është 'provokuar' nga lëkundje të shkaktuara nga testimet e raketave të lëshuara nga Kim Jong Un", tha ajo.

Testet bërthamore të kryera nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar dridhje të vogla në Rezervën Kombëtare Natyrore të Changbaishan prej 70 kilometrash, shtoi më tej Bennett.
"Zyrtarët po hetojne tërësisht sigurine e zonës turistike. Zona do të mbetet e mbyllur për publikun derisa rreziqet e mundshme të zhduken", shtoi më tej.
"Ky mund të jetë një shpërthim absolutisht i madh, duke vrarë mijëra njerëz, nëse jo dhjetëra mijëra koreanë dhe koreanë të veriut," tha për CNN Bruce Bennett, një analist i lartë i mbrojtjes.
"Kinezët prej vitesh kanë qenë të shqetësuar se ai (Kim Jong Un) do të shkaktojë shpërthimin e një vullkani".
Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë brenda 62 miljeve të vullkanit, sipas Programit Smithsonian's Global Volcanism.

The post Kim Jong-un nuk e ndal asgjë! Testet bërthamore të tij provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more