Skip to main content

“Rouhani: Fjalimi i Trump-it në OKB “injorant”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rouhani: Fjalimi i Trump-it në OKB “injorant”” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rouhani: Fjalimi i Trump-it në OKB “injorant”

Posted: 20 Sep 2017 09:43 AM PDT

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Kombet e Bashkuara, duke a quajtur atë "injorant, absurt dhe retorikë që nxit urrejtje". Ai ka komentuar edhe zhvillimet tjera në botë, ku ka thënë se kriza në Siri, Jemen dhe Bahrain nuk mund të zgjidhet me ushtri, por vetëm duke i dhënë fund armiqësive dhe duke pranuar dëshirën dhe vullnetin e popullit. Rouhan po ashtu tha se kapacitetet mbrojtëse të Iranit, përfshi raketat janë vetëm për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Ekzekutohet në publik i dënuari për dhunim dhe vrasje

Posted: 20 Sep 2017 09:07 AM PDT

I dënuari për dhunim dhe vrasje të një vajze 7 vjeçare në Iran, është ekzekutuar në publik. Videoja amatore e ekzekutimit të 42 vjeçarit, Esmail Jafarzadeh, është transmetuar nga televizioni shtetërorë i Iranit. Jafarzadeh është varur në sheshin kryesor, në qytetin veriperëndimorë të Parsadab-it, në provincën Ardebil. Sipas raportit televiziv, "disa mijëra" persona, përfshirë edhe fëmijë e kanë ndjekur ekzekutimin, derisa disa të tjerë edhe incizonin me telefon pamjet. Sipas Amnesty International, Irani prinë në listën e vendeve që ekzekutojnë njerëz. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haley: SHBA-ja nuk do e braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Posted: 20 Sep 2017 08:38 AM PDT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka thënë se fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk ka nënkuptuar se Uashingtoni po planifikon të braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Nikki Haley, tha për televizionin CBS, se retorika në fjalimin e presidentit nuk ishte "sinjal i qartë se ai ka plane të tërhiqet" nga marrëveshja, por ka treguar "haptazi se nuk është i kënaqur" me të, tha ajo. "Shtetet e Bashkuara nuk ndihen të sigurta për shkak të kësaj marrëveshje, nëse i hedhni një sy, në njërën anë merret me zhvillimet bërthamore, por ligji amerikan kërkon nga kjo marrëveshje të fokusohet me shkeljet që po i bën Irani", tha Haley. Në adresimin e tij, Trump kishte thënë se kjo është "një nga marrëveshjet më të dobëta dhe më të njëanshme që ka nënshkruar ndonjëherë SHBA-ja".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia shtyp shkollat e Gulenit në Kosovë

Posted: 20 Sep 2017 08:00 AM PDT

Republika e Turqisë po bën përpjekje që përmes Fondacionit "Maarif" të vendosë institucionet arsimore në vendet e ndryshme nëpër botë, e sidomos aty ku funksionojnë shkollat e lëvizjes së imamit turk, Fetullah Gulen. Ndër vendet e para është edhe Kosova. Në shumë vende, sikurse janë ato në Afrikë, me pajtimin e institucioneve shtetërore, "Maarif" tashmë ka marrë kontrollin mbi institucionet arsimore të lëvizjes "Hizmet". Qeveria e Turqisë e ka akuzuar Gulenin për puçin e pasuksesshëm të vitit të kaluar, ndërkohë që lëvizjen e tij e konsideron si terroriste, nën emërtimin FETO - Organizata terroriste Fetullah. Fondacioni "Maarif" ka nisur punën më 1 shtator të vitit 2016, me vendimin e Kuvendit të madh popullor të Turqisë. Misioni i tij është, siç thuhet, "ofrimi dhe zhvillimi i shërbimeve arsimore formale dhe joformale, të bazuara në njohuritë e përbashkëta dhe vlerat njerëzore në të gjithë botën". Fondacioni "Maariff" është themeluar për të hapur shkolla në të gjithë botën. Planifikon edhe bursat për nxënësit, për studimet e mëtutjeshme bachelor. Në Kosovë, "Maarif" tash e tre muaj më parë ka nisur hapjen e shkollave, që e bën Kosovën vend të parë në botë, në të cilin ky fondacion ka filluar të veprojë. Aktualisht, në Kosovë funksionojnë edhe një numër i institucioneve arsimore të frymëzuara nga lëvizja e Gulenit. Në kuadër të institucioneve arsimore Gulistan, janë institucionet parashkollore, çerdhet, si dhe shkollat fillore dhe të mesme "Mehmet Akif", në gjithë Kosovën. Nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, por nuk kanë njohuri se kush qëndron pas tyre. Ndërkohë, Fondacioni "Maarif" në Kosovë, që nga dita e sotme, zyrtarisht fillon me mësimdhënie në "Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës" ("International Maarif Schools of Kosova") në Prizren dhe Lipjan. Në Prizren, aktualisht janë lajmëruar rreth 100 nxënës, ndërsa në Lipjan rreth 130. Shkolla planifikon që në vitin e ardhshëm të nisë punën me kapacitet të plotë, me rreth 400 nxënës në Prizren dhe rreth 350 në Lipjan. Siç ka thënë ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic, në fund të gushtit, gjatë vizitës në shkollën e Prizrenit, Fondacioni "Maarif" është i vetmi, i cili është i autorizuar që të zhvillojë aktivitetet arsimore të Turqisë, jashtë këtij vendi. Kilic ka shtuar se fondacioni vazhdon të punojë me institucionet e Kosovës në luftën kundër strukturave të organizatës FETO në Kosovë, duke thënë se strukturimi i tij po zbatohet nëpër institucione, duke filluar nga ato arsimore. Me rastin e vizitës së shkollës në Lipjan, në afërsi të Prishtinës, ambasadorja ka potencuar se në Kosovë ende ndjehet ndikimi i lëvizjes FETO. Drejtori i Fondacionit "Maarif" për Kosovën, Mesut Ozbaysar, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se po punohet për sistemin e ri arsimor, edukativ ndërkombëtar, në përputhje me teknologjinë bashkëkohore dhe se planifikohet që edhe në qytetet tjera të Kosovës të hapen shkolla të tilla. Ozbaysar thekson që transferimi i shkollave të Gulenit përmes fondacionit "Maarif" është çështje politike, për të cilën nuk ka kompetencë të flas. Megjithatë, ai thekson që në rast se arrihet deri aty, do të vazhdojnë të punojnë edhe në ato shkolla. "Procesi ndërmjet qeverive është në vazhdim e sipër. Ne i kemi hapur shkollat, për të ofruar arsimim më të mirë në Kosovë... Në vendet tjera, për shembull në Afrikë, ka pasur mjaft raste që shkollat FETO janë transferuar përmes Fondacionit 'Maarif', por këtu nuk kemi asnjë informatë për këtë. Siç thash, kjo është çështje politike dhe kjo nuk ka të bëj me mua", tha Ozbaysar. Ai vlerëson se Kosova, me hapjen e degës në Prizren, është vendi i parë në të cilin "Maarif" ka vendosur punën. Në Bosnjë e Hercegovinë tashmë vepron, ndërkaq që ekziston plani që "Maarif" të nisë me institucionet arsimore edhe në Maqedoni. Ndërkohë, ky fondacion tashmë ka hapur universitetin në Shqipëri. Ish-zëvendësministri i Arsimit i Qeverisë së Kosovës, Usmen Baldzhi, i cili ka qenë në këtë funksion në kohën kur "Maarif" kishte arritur në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fondacioni kishte marrë licencën në mënyrë të rregullt për punë në Kosovë, si dhe kishte plotësuar të gjitha kriteret për shkollimin privat fillor dhe të mesëm. Ngjashëm, sipas tij, ka qenë edhe rasti i shkollës Mehmet Akif. "Mehmet Akif është themeluar përmes Fondacionit 'Gulistan, pas luftës në Kosovë dhe ai ekziston sot e kësaj dite. Ata funksionojnë në përputhje me ligjin dhe kanë licencën nga Ministra e Arsimit e Kosovës. Ato shkolla ekzistojnë sot dhe vazhdojnë të punojnë pa asnjë problem. Ndërkaq, Fondacioni 'Maarif' e ka marrë licencën këtë vit, ashtu sikurse edhe shkollat tjera private në Kosovë", tha Baldzhi. Ai ka theksuar se nuk ka informacione nëse është kërkuar që të mbyllen shkollat e caktuara apo transferimi i tyre te fondacioni "Maarif". Drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Popovci, duke folur për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka vlerësuar që Kosova nuk do të duhej të përzihej në diçka që është problem i brendshëm i Turqisë dhe se nuk do të duhej të guxonte që të bie nën ndikimin e Qeverisë së Turqisë. Sipas tij, përderisa edhe njëra edhe tjetra shkollë i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk do të duhej që të ketë probleme rreth funksionimit të tyre . "Kjo nuk nënkupton që aty ku hapen shkollat e Fondacionit 'Maarif' duhet të mbyllen shkollat, të cilat në njëfarë mënyre janë të ndërlidhura me Fondacionin 'Hizmat'. Në fakt, nuk do të duhej që vendet e rajonit të përzihen në çështjet e brendshme të Republikës së Turqisë", ka thënë Pupovci. Ai gjithashtu ka theksuar që, marrë parasysh që Turqia në Kosovë konsiderohet si vend mik, ajo nuk do të duhej të shkojë përtej kërkesave të cilat janë bërë deri më tash. "Kjo për faktin se një komb prej dy milionëve nuk mund t'i zgjidhë problemet që ekzistojnë përbrenda një shteti me 80 milionë banorë, në të cilin lëvizja e Gulenit ndoshta ka 20 milionë mbështetës. Nuk do të duhej që Kosovën ta fuste në një gjë të tillë. Kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë. Mendoj që kërkesat e tilla, qoftë edhe kur vinë ato nga Republika e Turqisë mike, nuk do të duhej të ndikonin në sjelljen e vendimeve që bazohen në ligje", theksoi Pupovci. Siç ka shtuar ai "në qoftë se ajo organizatë, e cila ka themeluar shkolla, është terroriste, atëherë do të duhej të ekzistonte ndonjë vendim gjyqësor për një gjë të tillë, i cili do të ishte i pranuar në botë dhe më pas, në bazë të atij vendimi do të mund të mbyllej çfarëdo shkolle në botë. Por, kjo nuk mund të bëhet në bazë të kualifikimeve politike", është shprehur Pupovci. Në anën tjetër, "Maarif" ka nisur shkolla edhe në Somali, Nigeri, Sudan, Republikën e Kongos, në Guine, ndërkaq që pajtimin për hapjen e shkollave të këtij fondacioni e kanë dhënë edhe vende të tjera të Afrikës, Pakistani dhe Afganistani. Bisedimet për këtë janë duke u zhvilluar edhe me Qipron, Australinë, Danimarkën, Arabinë Saudite, Singaporin, Malajzinë dhe shumë vende të tjera. Përgatiti: Bekim Bislimi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lukashenka: Ushtarët do të kthehen në Rusi pas manovrave Zapad 2017

Posted: 20 Sep 2017 07:57 AM PDT

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka përcjellur manovat e përbashkëta me Rusinë dhe ka thënë se të githa trupat ruse do të kthehen në Rusi pas stërvitjeve, Zapad 2017. Lukashenka, ka shtuar se manovrat nuk paraqesin asnjë rrezik për shtetin e tij dhe se trupat ruse nuk do të qëndrojnë në Bjellorusi, duke u'a bërë me dije Perëndimit dhe Bjellorusisë se nuk bëhet fjalë për okupim rus në vend. "Ne nuk po planifikojmë të sulmojmë as Gjermaninë, Poloninë, Detin Baltik apo Ukrainën, por nëse ndokush na sulmon neve, ne do u përgjigjemi" ka thënë Lukashenka. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se të gjitha qëllimet e ushtrimeve ishin arritur. Lukashenka ka përcjellur manovrat e mbajtura me 20 shtator afër qytetit të Barysau-t në Bjellorusi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suu Kyi: Kriza me myslimanët s’mund të zgjidhet brenda natës

Posted: 20 Sep 2017 07:32 AM PDT

Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi ka thënë sot se kriza në shtetin Rakhine nuk mund të zgjidhet lehtë dhe se tensionet mes dy komuniteteve ekzistojnë që prej para një shekulli. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, është përballur me kritika të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar, për siç është thënë, dështimin për të zgjidhur krizën me myslimanët Rohingya. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita kundërshton Ligjin për amnisti 

Posted: 20 Sep 2017 07:06 AM PDT

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim-ligjin për amnisti i cili deri në miratimin e tij duhet të kalojë në disa faza, përfshirë edhe debatin publik. Nga Qeveria thonë se propozimi paraqet "shprehje të vullnetit të mirë të shtetit ndaj një grupi të caktuar të personave të dënuar, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri i madh i personave që aktualisht vuajnë dënimin me burg, si dhe përmirësimin e kushteve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese". Propozimi do të shqyrtohet nga më shumë grupe ekspertësh para se të miratohet në Kuvend, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme që kërkon analiza të detajuara për të respektuar të gjitha kriteret ndërkombëtare si dhe të drejtat e të burgosurve. "Ky propozim-ligj në draftin e paraqitur parasheh amnisti të plotë për personat e dënuar deri më gjashtë muaj burg, ndërsa të gjithë të tjerët do të përfitojnë lirim prej 30 për qind nga masa e shqiptuar e dënimit. Propozimi nuk do të përshijë veprat penale të parapara me Kodin Penal të Maqedonisë, vrasjet në bazë të nenit 123 të Kodit Penal, veprat kundër njerëzimit, veprat kundër shtetit, veprat kundër gjinisë dhe të drejtës ndërkombëtare e të tjera", thotë Bilen Saliji. Por, nga VMRO-DPMNE propozimin e Qeverisë e vlerësojnë si përpjekjet të partisë LSDM të Zoran Zaevit, për siç thuhet, keqpërdorimin e të burgosurve në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. "Zaev me amnistinë i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime paraelektorale. Loja me propozim-ligjin për amnisti për shkelësit e ligjit, kryerës të veprave penale nuk është asgjë tjetër përveç se korrupsion zgjedhor dhe bashkëpunim me të burgosurit para zgjedhjeve. Zoran Zaev nuk është i sinqertë me njerëzit që janë në burgje. Ai dëshiron që t'i shfrytëzojë si makineri votuese, duke krijuar me këtë kaos dhe demonstrim të banditizmit. Këtë qytetarët do ta dënojnë më 15 tetor", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Organizatat joqeveritare që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut kërkojnë reforma më të thella në sistemin e politikës ndëshkimore. Ato thonë se amnistia ka për qëllim uljen e numrit të të burgosurve për shkak të mbipopullim të burgjeve, por kjo sipas tyre nuk e zgjidh problemin me sistemin katastrofal të këtyre institucioneve, të cilat duhet të kenë rol për risocializimin e të dënuarve, apo ngritjen e vetëdijes së tyre për mospërsëritjen e veprave për të cilat janë dënuar.  "Ligji për amnisti nuk do ta zgjidh problemin me burgjet, pasi është vetëm se një segment nga problemet e grumbulluara. Do të zgjidh çështjen e mbipopullimit, por nuk do të zgjidh problemin me korrupsionin. Mendoj se ky është problem më i madh që duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Në burgje kemi një shoqëri të dënuarve ku nuk vlejnë ligjet e Maqedonisë. Kritika për gjendjen në burgjet kemi pasur nga më shumë institucionet ndërkombëtare, të cilat kushtet në burgje i kanë kualifikuar si torturë dhe jo si institucione që duhet të shërbejnë për risocializimin e këtyre njerëzve", ka deklaruar Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit. Edhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka kritikuar kushtet në burgje, duke bërë thirrje për ngritjen e cilësisë dhe trajtimin njerëzor të të burgosurve. "Kushtet në burgje në mënyrë të drejtpërdrejt godasin mbi dinjitetin e njeriut andaj edhe nuk mund të flasim se ata në mënyrë humane apo dinjitoze po e kryejnë dënimin me burg. Maqedonia nuk është e fundit por edhe shumë me keq se fundi sa i përket kushteve në burgje, këtu nuk kemi metoda të socializimit por dhunë dhe keqtrajtime të ndryshme mbi këta njerëz", thotë Mehmeti duke kërkuar reforma të thella në institucionet ndëshkimore të vendit. Në burgun më të madh të vendit në Idrizovë të Shkupit, ka rreth 2 mijë të burgosur nga 800 sa është kapaciteti i tij. Një pjesë e tyre me miratimin e amnistisë mund të lirohen ndërsa një pjesë tjetër mund të përfitojnë në uljen e dënimit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi është takuar me presidentin Trump

Posted: 20 Sep 2017 06:10 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, se ai dhe bashkëshortja e tij, janë takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe me bashkëshorten e tij, Melania. "Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën", ka shkruar zoti Thaçi. Mëtutje, ai theksoi se "presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen zyrtarë të Katalonjës për planifikim të votimit për pavarësi

Posted: 20 Sep 2017 05:53 AM PDT

Nga Spanja raportohet se policia i ka arrestuar 12 zyrtarë të qeverisë së Katalonjës dhe i ka bastisur ministritë rajonale në Barcleonë, që janë të invovluara në organizimin e votimit për pavarësi, i cili është i ndaluar nga autoritetet qendrore. Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha sot se qeveria e tij është e përkushtuaar për parandalimin e votimimeve. "Nuk ekziston shtet demokratik në botë që do ta pranoj atë që këta njerëz e planifikojnë", tha Rajoy dhe ka kërkuar nga presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, që të veproj në harmoni me ligjet ekzistuese dhe këtë sfidë të ndarjes ta ndalë. Por, Puigdemont tha se operacionet e policisë ishin të "paligjshme" dhe e ka akuzuar qeverinë qendrore në Madrid për "de fakto" pezullim të autonomisë së këtij rajoni dhe për imponim të gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria e Spanjës konsideron se votimi i paraparë për 1 tetor është ilegal, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka suspenduar legjislacionin për referendum, që ishte miratuar nga parlamenti i Katalonjës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Janë arrestuar edhe tre të dyshuar lidhur me sulmin në tren

Posted: 20 Sep 2017 05:31 AM PDT

Policia britanike i ka arrestuar tre vetë në Uelsin jugor lidhur me sulmin me bombë në trenin përplotë me udhëtarë në pjesën perëndimore të Londrës. Aktualisht, gjithsej 5 vetë tash po merren në pytje nga detektivët për këtë sulm, nga i cili ishin plagosur 30 vetë, raporton agjencia Reuters. Një person 25 vjeçar ishte arrestuar dje në mbrëmje në Njuport, ndërsa dy të tjerë, të moshës 30 de 48 vjeçare, janë paraburgosur në qytetin Uelsh, sot në orët e para të mëngjesit, ka njoftuar policia e Londrës. "Ky vazhdon të jetë hetim që po lëvizë me të shpejtë. Një aktivitet i rëndësishsëm ka ndodhur prej sulmit të së premtes", tha Dean Haydon, nga komanda antiterror në policinë e Londrës. "Ne tash i kemi 5 njerëz në arrest dhe po vazhdojnë kërkimet në katër adresa. Detektivët pa ndërmarrin kërkime të gjëra për të përcaktuar fakte të plota lidhur me sulmin", tha Haydon. Militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se janë përgjegjës për këtë sulm, megjithqë zyrtarët britanikë dhe amerikanë këtë pretendim e kanë marrë me dyshim, duke thënë se nuk ka dëshmi se ndonjë grup i njohur militant e ka urdhëruar ose organizuar sulmin me bombë. Ky ishte sulmi i pestë madhor, i cili nga autoritetet shikohet si incident teerrorist në Britani këtë vit, nga të cilat janë vrarë 36 vetë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiti: Qeveria mund të rrezikohet pas zgjedhjeve lokale 

Posted: 20 Sep 2017 05:10 AM PDT

"Qeveria e re e Kosovës është e dobët për nga numrat dhe jetëgjatësia e saj varet nga performanca", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë. Ai thotë po ashtu se një performancë e lartë eventuale e Qeverisë së re mund të ulë apetitet opozitare për ta rrëzuar atë. Rashiti thekson po ashtu se një nga punët me të vështira për kryeministrin Haradinaj është çështja e Demarkacionit. Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiti, si e shihni ju pozicionin e Qeverisë së re të Kosovës në lidhje me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe zotimin e kryeministrit Haradinaj se versioni aktual i marrëveshjes duhet të hidhet poshtë? Naim Rashiti: Ky është qëndrim i njohur i zotit Haradinaj, për të cilin besoj se do t'i mbetet besnik këtij qëndrimi. Nuk e di se si do të reflektojë brenda koalicionit qeverisës dhe në marrëdhënie me opozitën. Zoti Haradinaj do ta ketë një prej detyrave më të vështira në raport me Demarkacionin. Zgjidhja e kësaj çështje, e cila është komplikuar shumë edhe për faktin se pritjet e faktorit ndërkombëtar janë të atilla që të ketë një zgjidhje të shpejtë. Besoj që është tema më e vështirë në tavolinën e zotit Haradinaj. Radio Evropa e Lirë: Sa mund të reflektojë në raportet me Malin e Zi dështimi eventual i kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës? Naim Rashiti: Parimisht nuk mund të ketë ndonjë telashe të madhe sepse marrëveshjet e tilla bëhen dhe nganjëherë nuk zbatohen apo refuzohen nga sovrani, Parlamenti, nëse ka një procedurë demokratike e cila respekton normat. Nuk është diçka e re e cila do të bëj që Kosova dhe Mali i Zi të ulen prapë dhe të shohin ku përfundon kjo çështje. E rrugës është se edhe nëse ndodh anulimi i marrëveshjes në Kuvend, eventualisht të ketë një paralajmërim një diskutim me Malin e Zi për hapat që do të merren dhe nëse ndodh ashtu sigurisht kjo çështje do të përfundojë në arbitrazh. Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiti, në skenën e brendshme politike të Kosovës ka një koalicion të ri qeverisës i cili për kah mbështetja në Kuvend është në kufirin e poshtëm, nëse mund ta quajmë ashtu. Sa prisni që kjo Qeveri të përmbushë disa prej atyre që janë cilësuar si prioritete, qoftë liberalizimin e vizave, zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë apo edhe themelimin e ushtrisë së Kosovës? Naim Rashiti: Kjo Qeveri është e dobët për nga numrat dhe jetëgjatësia e saj varet nga performanca. Nëse krijon një dinamikë të re një performance të lartë eventualisht mund të rritet pranueshmëria apo apetitet për ta rrëzuar Qeverinë mund të zvogëlohen. Kjo mbetet të shihet se sa serioze do të jetë opozita në tentativat për ta rrëzuar Qeverinë. Kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve lokale. Besoj se opozita po e pret rezultatin e zgjedhjeve lokale të shoh matematikat, pozicionet e të gjitha subjekteve politike, po në të njëjtën kohë edhe për partitë në pushtet. Megjithatë, ky është formati i kësaj Qeverie. Kishim Qeveri shumë të madhe e cila nuk arriti t'i përballojë presioneve. [Kjo Qeveri ] është mirë që të fokusohet në përmbushjen e disa kërkesave ose rritjen e performancës së Qeverisë. Liberalizimi i vizave mbetet tema e cila do ta atakojë Qeverinë për faktin që presioni është i madh dhe frustrimi i qytetarëve është shumë i madh në këtë çështje. Ka edhe pak kohë apo durimi të Bashkimi Evropian për t'i dhënë vizat Kosovës dhe besoj fuqishëm që ata janë të interesuar që Kosova të marrë vizat me plotësimin atyre dy kushteve që kanë mbetur. Çështjet kyçe që duhet të bëjë zoti Haradinaj për të dëshmuar se Qeveria e tij funksionon më mirë dhe performon më mirë, ka të bëjë me funksionimin e të gjitha institucioneve të shtetit me uljen e informaliteti, rritjen e prekshme të shërbimet për qytetarët, të infromalitetit, të shëndetësisë dhe një politikë shumë e drejtpërdrejt për ta atakuar performancën e ulët të gjyqësorit. Nëse këtë perceptim arrin zoti Haradinaj ta ndryshojë përmes veprimeve, atëherë shoh që eventualisht Qeveria mund t'i përballojë thirrjeve të presioneve për t'u dorëzuar shpejt. Megjithatë, temat e mëdha mbeten shumë delikate, siç është Demarkacioni dhe vizat. Kosovën nuk bën ta gjejë pranvera pa liberalizim të vizave nëse mund ta themi ashtu dhe Qeveria duhet të bëjë gjithçka që ta gjejë zgjidhjen. Në raport me dialogun me Serbinë apo me marrëveshjen për Asociacionin, mendoj se për faktin që po fillon faza tjetër e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta paketojnë marrëveshjen e parë ta implementojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues që ta heqin mundësinë që këto marrëveshje të rrokullisen, të futen në agjendën, në një agjendë më të madhe të bëhen çështje më të mëdha. Kosova përfiton nga implementimi i marrëveshjes për energjetikën, telekomunikacionin, gjyqësorin por edhe asociacioni, sepse në këtë mënyrë do ta heq nga agjenda e madhe nga paketa e madhe. Është në interesin e Kosovës dhe nëse subjektet politike arrijnë ta gjejnë një mënyrë për implementimin të shpejt të këtyre marrëveshjeve. Besoj se do të përfitojë shumë. Radio Evropa e Lirë: Pjesë e këtij koalicioni është edhe Lista Serbe, krerët e së cilës së fundit ishin në Moskë. A prisni që kreu i Qeverisë së Kosovës të arrijë të gjej gjuhë të përbashkët me këtë subjekt politik, sidomos në lidhje me Asociacionin e komunave serbe? Naim Rashiti: Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës i besojnë zotit Haradinaj po edhe zotit Veseli në raport me marrëdhëniet e tyre. Marrëdhënia e tyre do të jetë më e fiksuar dhe më pak labile. Natyrisht ata shpesh nuk marrin vendim vet ata dirigjohen. Shpesh ndodh që ata të marrin veprime ad - hok varësisht prej instruksioneve që marrin. Kjo është frika se çfarë instruksione në çfarë momenti në çfarë kohe do të marrin [urdhra] nga Beograd. Nuk është çështja që kanë shkuar në Moskë. Janë akterë shumë të vegjël për të qenë partnerë të Moskës, po ata janë partnerë të Beogradit, detyrimisht partnerë të Beogradit dhe duhet shpesh të veprojnë ashtu siç i marrin urdhrat. Këto ditë janë duke bërë kërdi duke menaxhuar dhe minuar çdo alternativë tjetër në zgjedhjet lokale. Duke bërë presion mbi njerëzit mbi institucionet, tek njerëzit që punojnë në KQZ [Komisionin Qendror të Zgjedhjeve], ndaj [të cilave presione] faktori ndërkombëtar nuk po bëhet i zëshëm. Esenca është serbët e Kosovës të krijojnë mekanizma që lidhen fuqishëm me Prishtinën, me Qeverinë dhe që të jetë më e pamundur institucionalisht [serbët] të keqpërdoren nga Beogradi siç po ndodh. Radio Evropa e Lirë: Në përbërjen e re të Kuvendit, aktualisht ka edhe një opozitë mjaft të fuqishme. Presidenti Thaçi ka thirrur ndërkohë për krijimin e një ekipi të unitetit në lidhje me bisedimet me Serbisë. Sa mund të shihet opozita aktuale si pjesë e proceseve politike, sidomos dialogut me Serbinë, krah për krah Qeverisë Haradinaj? Naim Rashiti: Unë mendoj se është shumë e mundur që të ketë një koordinim politik për një agjendë të dialogut. Natyrisht ka pikëpamje të ndryshme, ka pak antagonizma politik. Por, në fund subjektet politike do të bashkëpunojnë për agjendën e dialogut dhe për agjendat e tjera të përbashkëta. Ky duhet të jetë një mekanizëm për të krijuar një kulturë të bashkërendimit, bashkëpunimit Qeveri- opozitë sepse nuk mund të jenë të gjithë në Qeveri tani të shihet vet se si po dizajnohet dialogu. Ka sinjale të qarta që po ndërtohet një proces dialogu për dy, tre vitet e ardhshme, e i cili do të kërkojë një përgatitje shumë të mirë të Prishtinës, institucioneve dhe politikës për ketë temë dhe tema të tjera, por në veçanti për këtë temë. Ajo që e ka karakterizuar këto vite politikën është minimi i vendimmarrjes politike edhe të subjekteve edhe koalicioneve edhe të liderëve. Liderët e subjekteve duhet t'i kthehen temave të mëdha t'i zgjidhin ato. Liderët janë për të marrë vendime të mëdha e të rëndësishme për vendin në çdo aspekt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiti: Jetëgjatësia e Qeverisë varet nga performanca

Posted: 20 Sep 2017 05:05 AM PDT

Naim Rashiti drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria Haradinaj, për nga numrat është e dobët. Ai thotë se jetëgjatësia e kësaj Qeverie, varet nga performanca.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Femrat lezbike në Çeçeni të Rusisë ndjehen nën presion të madh

Posted: 20 Sep 2017 04:39 AM PDT

Një femër e re ishte në një taksi për në aeroport, kur ajo vendosi të thërriste me telefon. Ajo posa ishte larguar nga shtëpia e saj në rajonin jugor Çeçeni në Rusi, dhe mendonte se do të fluturonte në Moskë, për t'i marrë dokumentet për imigrim dhe pastaj të largohej nga Rusia. Shoferi në taksi ishte duke përgjuar dhe kur vajza i tha me telefon shoqes së vet se ajo ishte larguar nga shtëpia, ai i mbylli dyert e automobilit dhe e ktheu atë prapa në shtëpi, duke u frikësuar nga pasojat potenciale për rolin e tij në ikjen e planifikuar nga Çeçenia dhe Rusia. Femra 22 vjeçare ishte me orientim lezbike dhe pretendonte se të afërmit e saj e kishin rrahur dhe kërcënuar me vdekje pasi kishin kuptuar për orientimin e saj seksual. Pas një jave të përpjekjes së saj që të largohej me taksi në aeroport e pastaj të fluturonte për në kryeqytet, ajo kishte vdekur. Familja e saj tha se ajo kishte vdekur nga veshkët e sëmura. Por, disa që e njihnin këtë vajzë besojnë se ajo ishte helmuar. Por, një shoqe e afërt e saj i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i thënë Radios Evropa e Lirë se ajo me të vërtetë kishte vuajtur nga sëmundja e veshkëve. Ky rast i kësaj femre të re, që për të parën herë ishte bërë publik në muajin korrik në një raport të një grupi për të drejtat e njeriut në Rusi, e thekson çështjen e jetës së dyfisht të tmerrshme me të cilën lezbiket janë të detyruara të jetojnë në Çeçeni me popullatë shumicë myslimane, ku homoseksualiteti dënohet publikisht, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë autoritetet për kryerje të fushatës së torturës dhe vrasjeve, në shënjestër të së cilave janë homoseksualët meshkuj. Nuk ka indikacione se një fushatë e tillë është ndërmarrë kundër lezbikeve në këtë rajon, ku për një dekadë sundon njeriu i fuqishëm, Ramzan Kadyrov, i mbështetur nga Kremlini. Por, femrat lezbike dhe biseksuale shpeshherë e jetojnë jetën e tyre personale në fshehtësi të plotë, duke komunikuar me dashnoret e tyre nëpërmjet pseudonimeve në rrjetet sociale dhe me telefona mobilë. Kështu, ato në jetën e përditshme janë të kufizuara vetëm me kontaktet e personave të verifikuar. Femra e re e cila vdiq në muajin korrik, pasi ishte përpjekur për të ikur nga Çeçenia dhe Rusia, të cilën Radio Evropa e Lirë nuk e identifikon për shkak të stigmatizimit dhe abuzimeve të raportuara me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBT në Çeçeni, në mënyrë këmbëngulëse e kishte fshehur orientimin e saj seksual. Por, në njëfarë mënyre, për bisedat e saj në internet me dashnoren e saj dhe me shoqet e tjera, kishin marrë vesh të afërmit e saj, të cilët ishin tërbuar. "Më vrajë nëse dëshiron", i kishte thënë vajza vëllaut të vet, sipas raportit të një grupi për të drejtat e njeriut, dhe kishte shtuar se "unë nuk do ta vrajë vetveten". Vuajtjet e komunitetit LGBT në Çeçeni kanë shkaktuar dënim ndërkombëtar pas një raporti në muajin prill të publikuar në gazetën e respektuar të pavarur ruse, Novaya Gazeta, në të cilin theksohej se kishte dyshime se meshkujt homoseksualë në rajon ishin burgosur, torturuar dhe në disa raste, ishin vrarë në fushatë të koordinuar. Pas raportit, homoseksualët çeçenë i kanë treguar Radios Evropa e Lirë dhe mediave të tjera, për keqtrajtimet nga të cilat ata kishin ikur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e kanë shtruar këtë çështje në mënyrë direkte me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Njëherësh, qeveria e Kanadasë në mënyrë sekrete ka punuar me aktivistët për të drejtat e njeriut, për largimin e më tepër se 20 pjesëtarëe të komunitetit LGBT nga Çeçenia. Organizata Human Rights Watch tha se kur policia në Çeçeni e kishte kthyer pjesën më të madhe të homoseksualëve, në familjet e tyre, në mënyrë indirekte u kishte sugjeruar familjarëve që të kryejnë vrasje të nderit. Ramzan Kadyrov, që e sundon Çeçeninë, të cilin monitoruesit e të drejtave të njeriut e akuzojnë se i ka përdorë forcat e sigurisë për të imponuar rend dhe për t'i goditur ata që mendojnë ndryshe, ka thënë se akuzat për dënimet kundër homoseksualëve në Çeçeni janë "gënjeshtra". Ai i tha televizionit amerikan HBO se "ne nuk kemi njerëz të këtij lloji këtu dhe ne nuk kemi asnjë homoseksual". Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kazakistan: U dënua për shkak të luftës në anën e separatistëve

Posted: 20 Sep 2017 03:52 AM PDT

Një gjykatë në pjesën verilindore të Kazakistanit e ka dënuar një person lokal, që kishte luftuar në anën e separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, me burgim me kusht. Autoritetet në qytetin Semei kanë njoftuar sot se personi, emri i të cilit nuk është publikuar, është dënuar për pjesëmarrje ilegale në konflikt të jashtëm të armatosur dhe për posedim ilegal të armëve të zjarrit. Gjykata e dënoi atë me 3 vjet e gjysmë burg me kusht. Sipas autoriteteve, ky njeri u ishte bashkuar separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, në korrik të vitit 2016 dhe kishte luftuar kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, deri në dhjetor të vitit 2016. Së paku tre shtetas të tjerë të Kazakistanit janë burgosur në këtë vend për akuza të ngjashme, prej fillimit të konfliktit ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në prill të vitit 2014. Nga ky konflikt janë vrarë më tepër se 10 mijë vetë. Në nëntor të vitit të kaluar, një gjykatë në qytetin veriperëndimor, Aqtobe, e dënoi njërin prej këtyre tre personave me emrin, Maksim Yermolov, me tri vjet burg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti meksikan deklarohet pas tërmetit të fuqishëm

Posted: 20 Sep 2017 03:04 AM PDT

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin e tij, ka thënë se populli meksikan është duke u përballur me një gjendje të rëndë. Ai shprehu ngushëllimet për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qindra të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Posted: 20 Sep 2017 02:27 AM PDT

Ekipet e emergjencës po kërkojnë për të mbijetuarit, pasi një shkollë është shembur në Meksiko Siti, ku të paktën 251 nxënës kanë vdekur, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin. Mbi 200 persona në mbarë Meksikën kanë vdekur si pasojë e tërmetit. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: U dërgua në psikiatri për kërkesën për “republikë” në Siberi

Posted: 20 Sep 2017 01:09 AM PDT

Një gjykatë në Siberi të Rusisë e ka dërguar një person në klinikën psikiatrike, pasi ai publikisht kishte kërkuar republikë të pavarur për Siberinë. Zyra e prokurorit në qytetin Angarsk në rajonin juglindor Irkutsk në Rusi, ka njoftuar sot se ky njeri, emri i të cilit nuk është publikuar, është shpallur fajtor për bërjen e "thirrjeve publike për aksione që kanë për qëllim shkeljen e integritetit territoriaal të Federatës Ruse", por është vlerësuar se ai kishte çregullim mendor. Ky person është dërguar me dhunë në klinikën psikiatrike për trajtim. Sipas kumtesës së Zyrës së prokurorit, ky person, në janar të vitit 2016, e kishte përdorë telefonin e tij mobil për shpërndarjen e thirrjeve nëpërmjet Internetit, për krijimin e "republikës së ndarë nga Urali e deri te Oqeani Paqësor". Një numër i njerëzve janë ndjekur penalisht në Rusi, pasi kanë bërë thirrje për krijimin e republikave të pavarura, pas aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe për shkak të konfliktit që po vazhdon ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Netanyahu: Nuk do të lejohet që Irani të ketë baza në Siri

Posted: 20 Sep 2017 12:31 AM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk do të lejoj që Irani të ndërtoj baza ushtarake në Siri dhe ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen atomike me Iranin, gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Milicitë iraniane dhe këshilltarët ushtarakë nga Irani kanë luftuar në anën e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile gjashtëvjeçare në këtëvend, ndërsa kohëve të fundit liderët izraelitë kanë shfaqur pretendime se Irani tash po lëvizë kah krijimi i bazave të përhershme ushtarake në Siri. "Ne do të veprojmë për ta parandaluar Irani nga krijimi i bazave të përhershme ushtarake në Siri për forcat e veta ajrore, detare dhe tokësore", tha Netanyahu dhe ka shtuar se "Izraeli do ta mbrojë vetveten me një forcë të plotë të armatimit tonë dhe ata që na kërcënojnë me asgjësim, e vendosin vetveten në rrezik vdekjeprurës". Lidhur me marrëveshjen atomike të fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, me Iranin, e arritur në vitin 2015, Netanyahu tha se ajo duhet të "ndryshoj ose të anulohet".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet në Meksikë- pamje nga droni

Posted: 20 Sep 2017 12:20 AM PDT

Mbi 200 persona kanë vdekur, pasi një tërmet i fuqishëm 7.1 shkallësh të Rihterit goditi më 19 shtator shtetin e Meksikës. Pamjet nga droni janë nga laggja Condesa në Mexico City. (Video: Reuters/Rafael Arias).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini takoi Thaçin dhe Vuçiqin

Posted: 19 Sep 2017 11:51 PM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi të martën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Ata vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve", thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e zonjës Mogherini. "Ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit", thekson komunikata. E njëjta bën me dije se Mogherini ka mirëpritur, siç thuhet, përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka kujtuar se përparimi i të dy vendeve në agjendën e integrimit në BE lidhet shumë me përparimin në dialog.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more