Skip to main content

Ora News: “Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Told Ya”” plus 9 more

Ora News: “Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Told Ya”” plus 9 more


Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Told Ya”

Posted: 19 Sep 2017 11:36 PM PDT

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret shqiptare që kërkon të ndërtojë një karrierë të sukseshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Tashmë ajo është zhvendosur në Amerikë dhe kënga e parë që ka publikuar për tregun ndërkombëtar ishte 'Four Season', ndërsa tani po sjell projektin e ri muzikor.  

Diva e muzikës shqiptare ka publikuar në Instagram vetëm versionin audio të këngës, të cilën mund ta gjeni në iTunes dhe Spotify, duke paralajmëruar se videoklipi do të publikohet së shpejti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ulen temperaturat, nisin reshjet e shiut. Surpriza në fundjavë

Posted: 19 Sep 2017 11:35 PM PDT

Mëngjesi i kësaj të  mërkure është gdhirë me reshje të dendura shiu.

Sipas meteoalb, pervec prezences se shirave në 2 ditët vijuese do të ketë edhe rënië të ndjeshme të temperaturave.

Ulja e temperaturave do të nise mesditën e sotme për të vazhduar  mengjesin dhe mesditen e se enjtes.

Sipas meteoalb  edhe dita e premte nuk sjell ndryshime të ndjeshme të temperaturave ndërsa fundjava sjell serisht rritje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kulla e prishur e Prek Calit dhe kullat e mendjeve të prishura

Posted: 19 Sep 2017 11:21 PM PDT

Në qytetin tim të lindjes, Çorovodë, çdo fëmijë i brezit tim, besoj se e kujton mirë një basoreliev në këmbët e një lapidari, me autor një skulptor lokal i cili, i frymëzuar dukshëm nga mjeshtri Odhise Paskali, kishte paraqitur një partizan që i shtypte kokën me qytë një ushtari gjerman të Luftës së Dytë Botërore. Teksa ngjisja shkallët për në shkollë, më fanepsej çdo mëngjes, pjesa e basorelievit ku dukej gjermani i bërë pis për shkak se, fëmijë dhe të rritur, djem dhe vajza, burra e gra, për të treguar urrejtjen e madhe ndaj "bishës naziste", vendosnin dhunshëm këmbët në kokën e tij. Lapidari ishte i bardhë dhe basorelievi po ashtu, por pjesa e kokës së gjermanit ishte nxirë, nga shkelmat e njerëzve. Sot, ky monument nuk është më. Bashkë me të është zhdukur edhe prova se çfarë marrëdhënie skandaloze, pa kulturë e pa shije, kemi ne shqiptarët ndaj artit dhe veprave të tij, si të jenë pjesë e një rregulli: Nuk i shijojmë, por i shkatërrojmë! Nuk i trashëgojmë, por i zhdukim!

Lajmi i ditëve të fundit, se është shkatërruar kulla e Prek Calit, – shpallur monument kulture në vitin 1993, – në një formë apo tjetër, është thjesht prishja e radhës së një dëshmie të gjallë të historisë sonë kombëtare, por që ne e urrejmë, e degradojmë e shkatërrojmë fare, për të mos e patur një ditë dhe pasi nuk e kemi, diskutojmë e debatojmë nëse ishte, ku ishte dhe përse ishte.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri tani që po mbush 105 vjet, numërohen me dhjetëra e qindra monumente kulture, banesa historike, vepra arti, skulptura e gjithfarësoj, që nuk ekzistojnë më. Janë shkatërruar nga shqiptarë që, natyrisht, nuk kanë qenë qytetarë të mirë. I kanë prishur në kohëra dhe periudha të ndryshme dhe i kanë prishur me një zell më të madh se sa ai me të cilin u ndërtuan. Ata ishin dhe mbeten të denjë për atë që Konica i madh e ngjyente penën në acid, kur shkruante se ne e urrejmë të bukurën.

Krimi i parë i rëndë që ka ndodhur në këto 105 vjet, është prishja e sarajeve të Vlorajve, fiks aty ku u shpall pavarësia dhe ku u themelua vetë shteti. Ne sot, nuk na mungon vetëm proklamata origjinale e shpalljes së Pavarësisë, por edhe ato saraje madhështore, një monument i jashtëzakonshëm kulture ku lindi themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemal Vlora, por edhe për faktin se në ato saraje, 42 delegatë hodhën firmën më të rëndësishme për kombin shqiptar. "I prishi Eqrem bej Vlora", – thotë Hëna Këlcyra,- sepse po ziheshin kushërinjtë për trashëgiminë", – dhe sot, kur dikur ngriheshin sarajet më të bukura në Shqipëri, ne kemi vetëm një shtizë ku valëvitet flamuri ynë kombëtar dhe asnjë shenjë tjetër e asaj madhështie.

Krimet e këtij lloji në Shqipëri, vijuan më vonë me shkatërrimin e monumentit të Ludowijk Tomson-it në Durrës, i ndërtuar për nder të kolonelit holandez që u vra në tokën tonë, për ndërtimin e institucioneve të shtetit shqiptar. Si mund ta linte në këmbë, sistemi komunist kolonelin që në libra e quante kolonizator, dhe Haxhi Qamilin – kryetarin e një lëvizjeje të drejtë fshatare? E shkatërruan përmendoren e Tomsonit, duke e vrarë për herë të dytë.

Më pas, u shkatërrua monumenti i Hasan Riza Pashës në Shkodër, heroit të parë që ra pas themelimit të shtetit shqiptar, por kjo nuk i ndihmoi ata që ia shkatërruan monumentin, derisa u rindërtua dhe rikonstruktua, vetëm disa vite më parë.

Më pas, u shkatërruan sarajet e Vrionsave në Berat, e bashkë me të edhe varri monumental i Iljaz Vrionit, – kryeministrit të 5-të të shtetit shqiptar dhe pinjoll i një prej familjeve që kanë bërë emër dhe i kanë dhënë këtij shteti. Histeria kolektive shkoi deri atje, sa një pjesë të eshtrave ua shpërndanë qenve të rrugës dhe një pjesë i hodhën në Osum.

Më pas u shkatërrua në Tiranë, monumenti i gjeneralit italian, Enrico Telinit, i cili u vra në një pusi në gusht të vitit 1923, si kryetar i komisionit të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Monumenti i tij, vepër e Odhise Paskalit, u shkatërrua pas Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtin piedestal u ndërtua busti i Qemal Stafës i cili, edhe vetë, më vonë u zhvendos.

Më pas u shkatërrua monumenti i Giusseppe Chesti-t në Shkodër një italiani që projektoi dhe ndërtoi shumë vepra të rëndësishme, por edhe kjo nuk i ndihmoi ata që ia shkatërruan përmendoren dhe ne sot e kemi vetëm të fiksuar në celuloid, nga mjeshtri Marubi.

U shkatërrua, duke u hedhur në erë me dinamit, varri mauzoleum i Nënës Mbretëreshë, – Sadije Toptani Zogu, – dhe e familjes mbretërore, me një barbari kriminale që nuk gjen të dytë.

U shkatërruan sa e sa kisha e xhami, duke i hedhur po në erë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, sepse për komunistët feja ishte opium për popullin.

U shkatërrua godina e bashkisë së Tiranës, në qendër të kryeqytetit, krimi më i rëndë urbanistik që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, për ta zëvendësuar me një vepër socialiste e cila s'ka lidhje fare me projektin urbanistik të mjeshtrave italianë që projektuan sheshin qendror.

U hoq nga vendi ku ishte instaluar, u dëmtua dhe u zhvendos, monumenti i pesë heronjve të Vigut në Shkodër. Gjithçka u krye natën, fshehtas, me arsyetimin se çlidhje kishte Shkodra me ta, – në fakt, tre prej të cilëve ishin nga ai qytet, por u vranë në Mirditë.

U shkatërrua në vitin 2005, mbikalimi i Zogut të Zi, si një vepër që sipas atyre që dhanë urdhrin, ishte ndërtuar keq, – për të ishin investuar 2 miliardë lekë.

Të gjitha të shkatërruara. Në pamje të parë janë kryer nën një emër ideologjik  dhe të bindjeve e erës politike që frynte në momentin e shkatërrimit. Por po ta shikosh thellë-thellë, në fakt, më shumë se kjo tregon për një urrejtje ndaj kundërshtarit që ka bërë një vepër dhe, më shumë se kaq akoma, një urrejtje ndaj të bukurës.

Më shumë se kaq, gjithë kjo panoramë shkatërrimesh në 105 vjet shtet, tregon se ne shqiptarët, me sa vështirësi ndërtojmë, por dhe me sa lehtësi prishim e shkatërrojmë. Personalisht, për rastin e kullës së Prek Calit, nuk e marr si një veprim me prapavijën komuniste ndaj një simboli antikomunist. Nuk e besoj kurrë, që kryeministri Rama të ketë urdhëruar prishjen dhe shkatërrimin e asaj kulle, sepse kjo do ishte në kufijtë e të pabesueshmes. Unë e marr si një kulturë të ulët të shoqërisë sonë, sipas të cilës, kush vjen në pushtet qendror apo lokal, e ka të lehtë të prishë veprën dhe punën e tjetrit, për të ndërtuar të vetën, duke treguar triumf ndaj rivalit dhe kundërshtarit.

Nëse koloseu do të ishte ndërtuar në tokën tonë, unë nuk e di nëse do të ishte ende në këmbë. Por unë di që amfiteatri i mrekullueshëm romak i Durrësit, është i rrethuar nga shtëpi të ndërtuar nga njerëz që si të ishin barbarë, e kanë shkatërruar një nga mrekullitë që mban toka jonë e lashtë. Prandaj shkatërrimin e kullës së Prek Calit, mos ta kërkojmë si të jetë e padukshme dhe vepër e një personi të vetëm, por tek të gjithë ne. Ne shkatërrojmë, e kemi më të lehtë për ta bërë këtë; është në natyrën tonë. Ne nuk ndërtojmë, ose ndërtojmë shumë pak, sepse më shumë e kemi mendjen te shkatërrimi se sa ndërtimi. Është në mendjen tonë, mendje për të prishur gjithçkaNatyrisht, këtu nuk mund të bënte përjashtim as kulla e Prek Calit.

 Marrë nga "Albanian Free Press"

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Larg liberalizimit!

Posted: 19 Sep 2017 11:12 PM PDT

Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t'i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën. Miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barrë e rëndë edhe për ekzekutivin e ri, transmeton zeri.info.

"Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në krejt Evropën".

Ky ishte premtimi më i spikatur i kryeministrit Ramush Haradinajt gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit. E ndonëse ka kaluar vetëm një javë prejse Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të ekzekutivit, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë brenda kësaj kohe.

Kështu konsiderojnë njohësit e integrimeve evropiane, të cilët madje thonë se edhe po që se Marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet, procesi për heqjen e vizave nuk do të përfundojë assesi brenda tre muajve, transmeton zeri.info.

Ndërkohë, çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është zgjidhur. Përkundrazi, ndonëse ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kusht thelbësor për heqjen e vizave, qeveria "Haradinaj" tashmë ka shkarkuar Komisionin për Demarkacion (të drejtuar nga Murat Meha) dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të Komisionit të ri./Zeri./

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Prap vetëm blloku është plot”

Posted: 19 Sep 2017 11:00 PM PDT

Ky vend nuk ka kulture e nuk ofron asgje e bla bla..nuk eshte e vertete! …ka disa idealiste profesioniste,pasionante te cilet organizojne evente per te cilat nese do ishin Amerike e Evrope (per te njejtin nivel) ,jo vetem do kishit paguar por do kishit bere 1000 selfie!

Ne Tirane kete jave jane dy festivale nderkombetare filmi…falas…worshope,biseda me artistet e ftuar .5 deri 7 min larg nga njeri tjetri!

Prap vetem blloku eshte plot! Natyrisht pas kesaj emrat qe perflisni ne kronikat roze do jene shembulli i rinise!

Spo flas per rinine qe pretendon te merret me art e as per artistet qe bejne qoka se keta jane tek kafja e lagjes duke deliruar! Mjaft me ankesa, behuni kultura qe pretendoni !

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bilanc tragjik, mbi 220 viktima nga tërmeti në Meksikë

Posted: 19 Sep 2017 10:35 PM PDT

Mbi 220 persona kanë humbur jeten nga termeti i fuqishem 7.1 ballë në Meksikë. 

Presidenti Enrique Pena Nieto tha se mbi 20 fëmije kanë humbur jetën dhe mbi 30 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një shkolle.

Në shtetin Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 persona tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 persona të tjerë  pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.

Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar edhe demë në disa shtete fqinje.

Autoritet e shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në twitter; “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”.

Në kryeqytet bashkë me rrethinat jetojnë rreth 20 milionë banorë. Në Cuernavaca, një qytet në jug të kryeqytetit pati njoftime të pakonfirmuara për banorë që kanë mbetur nën gërmadha.

Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra  njerëz në Mexico City në vitin 1985.

Pak  ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës la 98 persona të vdekur.

/Oranewa.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meksikë, 42 të vdekur nga lëkundjet, përkujtohej tërmeti shkatërrimtar

Posted: 19 Sep 2017 01:43 PM PDT

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Meksikën jugore, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesat e kryeqytetit të vendit.

Sot ishte përvjetori i tërmetit shkatërrimtar të vitit 1985, që shkaktoi mijëra viktima në Mexico City. Tërmeti ndodhi rreth 5 km në juglindje të Atencingo në shtetin e Puebla në një thellësi prej 51 km. Media lokale në Puebla raportoi se pesë vetë kishin vdekur.

Guvernatori i Puebla Tony Galil shkroi në Twitter se disa ndërtesa në qytetin e Cholulës ishin dëmtuar, duke përfshirë kishat, të cilat u shembën.

Disa ndërtesa në Mexico City u shembën gjithashtu, duke zënë në grackë njerëzit brenda. Një pjesë e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike.

Videoja e postuar në internet tregoi një ndërtesë në lagjen "Reforma" që u rrëzua në një re pluhuri ndërsa banorët bërtitën dhe vrapuan për t'u larguar.

Pjesa më e madhe Mexico City është ndërtuar mbi ish-shtratin e liqenit dhe toka është e njohur për lëkundjet e tërmetit.

Vetëm dy orë e 15 minuta para tërmetit të së martës, ndërtesat në të gjithë qytetin zhvilluan një stërvitje praktike të evakuimit në përvjetorin e tërmetit të vitit 1985.

Dëmet mund të jenë shkatërruese në zonat rurale më të varfra në jug të vendit.

Më parë këtë muaj një tërmet me magnitudë 8.2 vrau të paktën 98 vetë dhe 2.5 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë.

Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruevski: Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve

Posted: 19 Sep 2017 01:32 PM PDT

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve. 

Në një intervistë për herë të parë pas 8 vjetësh në Alsat-M Gruevski thotë se ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave, maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë, por vetëm e ka mashtruar popullatën. Ai në këtë emision flet edhe për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA bllokon shitjen e armëve për rojet e sigurisë të Erdogan

Posted: 19 Sep 2017 01:17 PM PDT

SHBA ka votuar për të ngrirë shitjen e armëve tek rojet e sigurisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky veprim vjen pasi truprojat e Erdoganit u filmuan në maj duke sulmuar protestuesit në Uashington.

Senati amerikan votoi të hënën për të bllokuar shitjen e armëve me vlerë  1.2 milion dollarëve ose 1 milion eurove  për rojet personale të sigurisë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Vendimi vjen pasi 15 anëtarë të sigurisë së Erdogan përballen me akuza sulmi në SHBA në lidhje me protestën e majit nga kurdër jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.

Sulmi, që ndodhi në mes të ditës, u kap nga kamerat dhe u shpërnda gjerësisht në internet dhe në media.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nazisti ofendon zezakët pa e ditur çfarë gjëme e priste!

Posted: 19 Sep 2017 12:55 PM PDT

Një burrë që mbante një shirit në krah me simbolin nazist shfaqi supermacinë e tij përballë disa zezakëve duke i ofenduar ata, por e pësoi keqas.

Siç duket edhe në videon e regjistruar, ai u godit me grusht duke përfunduar pa ndjenja në tokë.

Incidenti ndodhi në qendër të Seattle në SHBA të dielën pasdite, ndërsa videoja u nda gjerësisht në rrjetet sociale rreth burrit që mbante simbolin famëkeq.

Po atë ditë, ai kishte ngacmuar pasagjerët me ngjyrë në autobus.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more