Skip to main content

Lajmi.net: ““Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e Barcelonës për janarin 2018 (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e Barcelonës për janarin 2018 (FOTO)” plus 8 more


“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e Barcelonës për janarin 2018 (FOTO)

Posted: 22 Sep 2017 12:22 AM PDT

Klinë, drejtuesi i veturës tentoi ta godet zyrtarin policor, arrestohet

Posted: 22 Sep 2017 12:21 AM PDT

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, ku drejtuesi i veturës nuk kishte respektuar urdhrin për ndalje në një pikë kontrolli të veturave.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor duke tentuar ta godas njërin nga zyrtarët me veturën e tij në lëvizje", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Pas lajmit që është shtatzënë, reagon Shkurte Gashi: Hajde rren hajde (Foto)

Posted: 22 Sep 2017 12:20 AM PDT

Burimet e një portali kosovar ka konfirmuar se ajo po pret fëmijën e parë, e kjo gjë e ka bërë atë që të reagojë, shkruan lajmi.net

Përmes një fotoje të hedhur në Instastory, Shkurta ka mohuar se është shtatzënë.

Në foto ishte lajmi, ndërsa shkrimi ironizues i këngëtares ishte "Hajde rren hajde"./Lajmi.net/

21981741_2389409937951160_1210068066_o

Kim Jong-un “kërcënon” Trump-in: Do ta paguajë shtrenjtë

Posted: 22 Sep 2017 12:15 AM PDT

Kim Jong-Un e paralajmëroi Trump-in se do të “paguajë shtrenjtë” për fjalimin e fundit në mbledhjen e OKB-së.

"Tani Trump ka mohuar ekzistencën dhe ka bërë fyerjen më të rëndë për mua edhe vendin tim në sy të tërë botës. Ai ka bërë deklaratën më të egër të një lufte në histori", citohet të ketë thënë Kim Jong Un.

Ai tha se Trump ka arritur nivelin më të lartë të vijës së ashpër me atë deklaratë dhe se do të paguajë shtrenjtë për të.

Në fund ai u shpreh i bindur se “do ta zbusë 'matufin' amerikan me zjarr”.

Presidenti amerikan kishte thënë se nëse Amerika është e detyruar ta mbrojë veten, atëherë do ta “shkatërrojë totalisht” Korenë e Veriut.

Prishtinë/ Thanë se ishte borxhli, e fusin në veturë dhe e grushtojnë

Posted: 22 Sep 2017 12:15 AM PDT

Në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit,  duke futur në veturën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një personi si pretekst i një borxhi të mëhershëm.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është  duke u hetuar.

Rasti  është duke u hetuar si "privim i kundërligjshëm nga liria". /Lajmi.net/

Tifozët e Barcelonës do ta duan edhe më shumë Dembelen, ja çfarë ka pyetur pas operacionit

Posted: 22 Sep 2017 12:15 AM PDT

Ousmane Dembele ka treguar vendosmërinë e tij për t’i ndihmuar Barcelonës menjëherë pas rikuperimit nga operacioni i fundit.

Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund ka pyetur stafin mjekësor nëse do të jetë në gjendje të rikthehet me kohë për të luajtur në El Clasico, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Francezi ka pyetur mjekët nëse do të mundë të luajë kundër Real Madridit në El Clasico, e cila luhet më 23 dhjetor.

Dembele iu bashkua Barcelonës gjatë verës për 145 milionë euro. /Lajmi.net/

Ish e dashura ia nxjerrë të pa larat por ja çka bëri Mozzik

Posted: 22 Sep 2017 12:01 AM PDT

Kjo se, Loredana Zefi, ishi i Mozzik i nxjerri atij shumë të pa lara, siç është puna e besimit, shkruan lajmi.net

Mirëpo, interesant është reagimi i Mozzik.

Ai nuk ka bërë asnjë 'diss', asnjë fjalë dhe fotografi apo diçka tjetër që do mund të jepte një shenjë se ai ka ndonjë gjë kundër Loredanës.

Se kur Mozzik do flasë për këtë çështje, e di vetëm ai./Lajmi.net/

 

OKB: Ndihmë Irakut për të gjetur prova të krimeve të luftër nga IS

Posted: 22 Sep 2017 12:00 AM PDT

Këshilli ka votuar unanimisht për të krijuar një grup hulumtuesish, që do ndihmojnë Irakun në provat " që mund të numërohen si krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid", të kryera nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

"Është një moment historik për të gjithë ata që kanë luftuar për drejtësi, për viktimat e krimit të kryera nga ISIS", ka thënë avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al -Jaafari, e quajti këtë rezolutë " fitore të drejtësisë, të njerëzimit dhe fitore të viktimave".

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka pushtuar pjesë të Irakut në vitin 2014, dhe ka shpallur kalifatin e saj nën ligjet e Islamit./REL

Enis Bardhi përplaset për penallti si Cavani dhe Neymar

Posted: 21 Sep 2017 11:59 PM PDT

Futbollisti shqiptar i Levantes, Enis Bardhi u përplas me një bashkëlojtar të tij, Jose Luis Morales për ekzekutimin e një penalltia në duelin ndaj Real Sociedadit në kuadër të La Ligës.

Ata diskutuan mes vete njësoj sikurse dy yjet e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Edinson Cavani në ballafaqimin me Olympiqye Lyon në Ligue 1, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori i lindur në Shkup ka kërkuar që ta ekzekutoj penalltinë para shokut të skuadrës, Jose Luis Morales.

Por, përgjegjësin për ekzekutimin e penalltisë e mori Morales, i cili realizoi gol. /Lajmi.net/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more