Skip to main content

Lajmi.net: ““Marca” zbulon emrin e yllit të madh që do të nënshkruajë me Real Madridin (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Marca” zbulon emrin e yllit të madh që do të nënshkruajë me Real Madridin (FOTO)” plus 8 more


“Marca” zbulon emrin e yllit të madh që do të nënshkruajë me Real Madridin (FOTO)

Posted: 22 Sep 2017 11:57 PM PDT

Sergio Ramos është ylli i radhës që do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene "Marca" ka bërë të ditur se kapiteni do të nënshkruajë marrëveshje të re në Santiago Bernabeu deri më 2021, përcjell "lajmi.net".

Më 2015, Ramos kishte nënshkruar kontratë deri më 2020.

Tani me marrëveshjen e re, Ramos do të kalojë 17 sezone me fanellën e ekipit të Real Madridit. /Lajmi.net/


Fushata zgjedhore në jug e qetë, në veri e tensionuar

Posted: 22 Sep 2017 11:56 PM PDT

Në jug, përkatësisht në Mitrovicë dhe në Skenderaj, fushatën në ditën e parë dhe të dytë e ka hapur PDK-ja, me premtime të mëdha për qytetarët e Kosovës.

Edhe në veri të Mitrovicës fushatën e parë e ka hapur PDK-ja, e cila kandidon edhe me kandidat për kryetar të Komunës Veriore të Mitrovicës, e që është një grua, Gonxhe Qaushi.

Ndërkaq në veri që në fillim të fushatës disa nga subjektet politike kanë akuzuar Listën Serbe se është duke bërë presion të "paparë" mbi kandidatët e subjekteve politike të tjera që të tërhiqen nga gara, e që ka rezultuar me disa tërheqje.

Aq më keq, sipas subjekteve politike serbe në veri, kandidatët që po tërhiqen nga gara po detyrohen të mobilizohen për mbledhje të votave për Listën Serbe.

Në jug të Mitrovicës dhe në Skenderaj PDK-ja ka nisur fushatën me premtime të mëdha.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatët për asamblistë dhe me kandidaten për kryetare të Mitrovicës së Jugut, Valdete Idrizi, kanë takuar qytetarët përgjatë rrugës kryesore të qytetit në jug.

Ferizaj: Vidhet kasaforta më 19 mijë euro, dy të arrestuar

Posted: 22 Sep 2017 11:51 PM PDT

Sipas policisë, rasti ka ndodh në fshatin Rakaj, ndërsa personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e SP në Ferizaj,  kanë arrestuar  dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vjedhje e rëndë ".

Rasti ka ndodhur  me 22.09.2017 rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit,  V.SH.

(m/ sh/k  29 vjeç) dhe  B.L.(m/sh/k 28 vjeç)  kanë hy me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së

viktimës B.I. dhe kan vjedhur  kasafortën e metaltë në cilën gjendeshin rreth 19.000  euro para të

gatshme  , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kan gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe

paratë në shumë prej 18.800 euro.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve  kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas

intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor

për 48 orë.

Babai i shkon në LA, Bebe Rexha habitet kur e sheh çka po shikonte në TV (Foto)

Posted: 22 Sep 2017 11:41 PM PDT

Ajo ka thënë se babai i saj ka ardhur në LA por që gjëja që ai po shikonte në televizor e ka habitur shumë këngëtaren, shkruan lajmi.net

Fjala është për një xhirim dasme që babai saj po e ndiqte.

Përpos habisë, një video e tillë e një dasme është shumë qesharake për Bebe e cila është rritur në një tjetër kulturë./Lajmi.net/

21931695_2390020394556781_893978597_o

Formacioni i Juventusit me shtatë ndryshime kundër Torinos (FOTO)

Posted: 22 Sep 2017 11:40 PM PDT

Juventus do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për derbin e qytetit kundër Torinos.

"Sky Sport" raporton se "Bianconerët" do të luajnë me shtatë ndryshime për dallim nga xhiroja e shkuar në Serie A ndaj Fiorentinës.

Max Allegri ka përzgjedhur rreshtimin 4-2-3-1 me Buffon në portë kurse para tij nga e djathta në të majtë do të luajnë Stephan Lichtsteiner, Medhi Benatia, Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro, përcjell "lajmi.net".

Blaise Matuidi dhe Miralem Pjanic përbëjnë dyshen e mesfushës kurse Douglas Costa do të luajë në krahun e majtë në vend të Mario Mandzukic.

Juan Cuadrado do të paraqitet në krahun tjetër në mbështetje të Paulo Dybalas dhe qendërsulmuesit Gonzalo Higuain. /Lajmi.net/


Gërvalla: Partia që kërkoi VV-ja të përkrahet, është e afërt me Putinin dhe Vuçiqin

Posted: 22 Sep 2017 11:38 PM PDT

Donika Gervalla

Më poshtë statusi i plotë në Facebook:

HahahahahaVV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani.Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”. Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman.

Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos.

Kripa dhe hudhra mund të kenë efekte mjekuese

Posted: 22 Sep 2017 11:36 PM PDT

Mund të prisni pak hudhër të freskët! Kjo kërkon pak punë… Po sikur në vend të hudhrës të përdorni pak hudhër në formë pluhuri ose kripë pluhur? Shumë shefa kuzhine në fakt bëjnë kështu. Megjithatë a janë kripa e hudhrës dhe hudhra pluhur e njëjta gjë?

1.KRIPË HUDHRE APO PLUHUR HUDHRE?!
Pluhuri i hudhrës dhe kripa e hudhrës nuk janë e njëjta gjë! Pluhuri i hudhrës së thatë është i bërë nga hudhra e freskët. Megjithatë, kripa e hudhrës është një lloj kripe e sezonuar. Kripa e hudhrës përbëhet në ¾ e saj nga kripa e tavolinës dhe hudhra pluhur përbën vetëm ¼ e saj së bashku me një lloj agjenti kundër mpiksjes, siç është silikati i kalciumit. Si përfundim, kripa e hudhrës është në pjesën më të madhe të saj kripë. Megjithatë ju mund të spërkasni me të bukën, salca të ndryshme etj., për t'iu dhënë ushqimeve shijen e hudhrës.

2. KRIPA E HUDHRËS NGA ANA MJEKËSORE
Hudhra edhe në këtë formkë është përdorur prej shumë kohësh në mjekësi, kryesisht për të përmirësuar imunitetin. Nga ana terapeutike, hudhra, e freskët apo e thatë është njohur gjerësisht për vetitë e saj anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-mykotike. Studime nga Harvard Medical School kanë gjetur se hudhra lufton të ftohtin e zakonshëm dhe disa infeksione të tjerë të butë për shkak të aftësive natyrale për të rritur imunitetin.

3. HUDHËR PËR TË PARANDALUAR KANCERIN
Kërkime nga Universiteti i Maryland Medical Center vërejnë se suplementi i hudhrës mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e llojeve të caktuar të kancerit. Studime nga universiteti tregojnë se dieta të pasura me hudhër të freskët, hudhër pluhur dhe madje edhe kripë hudhre mund të ndihmojnë për të parandaluar kancerin e pankreasit dhe atë të zorrës së trashë.

4. HUDHRA PËR TË SHMANGUR HIPERTENSIONIN
Dietat të pasura në hudhër në të gjithë format e saj janë lidhur gjithashtu me përqindje më të ulëta të hipertensionit dhe me kolesterol të shëndetshëm. Kërkime nga Oregon State University vërejnë se ngrënia e hudhrës në disa forma, duke përfshirë edhe kripën e hudhrës funksionon si zgjerues i enëve të gjakut, që do të thotë se pakëson presionin e lartë të gjakut dhe ul tensionin në zemër dhe në enët e gjakut.

5. HUDHËR PËR KOLESTEROL MË TË MIRË
Hudhra në kripën e hudhrës mund të ndihmojë për të ulur kolesterolin e keq LDL (densiteti i ulët i lipoproteinave), të cilat shkaktojnë zgjerim në muret e arterieve, ndërkohë që rrisin kolesterolin e mirë HDL (densiteti i lartë i lipoproteinave), të cilat ndihmojnë për të shmangur sëmundjen e zemrës. /Lajmi.net/

 

Mungojnë tekstet mësimore, i blejnë vetë prindërit

Posted: 22 Sep 2017 11:34 PM PDT

Klasat e para kanë nisur mësimin me mungesë tekstesh. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës nuk ka shpërndarë të gjitha tekstet mësimore në shkollat fillore, ashtu siç edhe ishte paraparë në vendimin e këtij dikasteri qeveritar.

Mungesa e teksteve është paraqitur edhe në klasat tjera. Shumica e komunave të vendit kanë deklaruar për mosfurnizimin e plotë me tekste mësimore.

Në mesin e librave që prindërit janë detyruar t'i blejnë, sidomos në komunën e Prishtinës, janë: Teksti shkollor "Dituri natyre" (fletore pune 1), me autor Anthony Russell, pastaj "Dituri natyre", Anthony Russell 1, si dhe teksti tjetër po ashtu për klasën e parë "Edukim për Shoqërinë", shkruan”Zëri”.

Skënder Avdiu, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka thënë se kanë marrë raportime nga shkollat për mungesë të 2340 librave (niveli I –klasa 1-5).

"Në klasën e parë kemi mungesë të nëntë tituj librash, gjithsej 450 libra", ka thënë ai.

Avdiu ka thënë se të mërkurën janë furnizuar nga MASHT-i me libra për klasën e dytë, të katërt dhe klasën e pestë.

Demarkacioni e dërgon Haradinajn në Mal të Zi

Posted: 22 Sep 2017 11:27 PM PDT

Kryeministri Ramush Haradinaj së shpejti pritet ta vizitojë Malin e Zi, ku me zyrtarët shtetërorë në Podgoricë do të mundohet ta "sqarojë" çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kjo njëherësh do të jetë ndër vizitat e para të shefit të Qeverisë kosovare jashtë shtetit, pasi që ka qenë pikërisht ai që e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, të nënshkruar dy vjet më parë në Vjenë.

Haradinaj sa ishte në opozitë pretendonte se me këtë Marrëveshje të Demarkacionit Kosova i humb 8200 hektarë tokë, përderisa kufiri i Kosovës, sipas tij, do të duhej të jetë në Çakorr, shkruan tutuje “Zëri”.

Pas marrjes së "timonit" të Qeverisë Haradinaj shkarkoi Komisionin për Demarkacion me në krye Murat Mehën dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili po ashtu e kundërshtonte një Marrëveshje të tillë të Shënimit të Kufirit me Malin e Zi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more