Skip to main content

“Irani i përgjigjet ashpër fjalimit të Trumpit në OKB” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Irani i përgjigjet ashpër fjalimit të Trumpit në OKB” plus 2 more Gazeta Tribuna


Irani i përgjigjet ashpër fjalimit të Trumpit në OKB

Posted: 21 Sep 2017 03:07 AM PDT

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, e ka përdorur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për t'ia kthyer kritikat presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët e kritikoi Iranin dhe marrëveshjen e tij bërthamore të vitit 2015.

Në fjalimin e tij debutues në OKB, Donald Trump e përfshiu Iranin në mesin e, siç ka thënë ai, një grupi të vogël të regjimeve mashtruese, transmeton Express.

Lideri amerikan po ashtu e përshkroi marrëveshjen bërthamore të Iranit si turpëruese për SHBA-në.

SHBA është pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore dhe Trump ka paralajmëruar se mund ta tërheqë vendin nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë, Rouhani iu përgjigj Trumpit duke e quajtur fillestar mashtrues në politikat ndërkombëtare.

Ai e mohoi se vendi i tij do të ishte i pari që e shkel marrëveshjen, por shtoi se Irani do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çfarëdo shkeljeje të saj nga palët tjera.

"Fjalimi i Trumpit është retorikë absurde, urrejtëse dhe injorante dhe i pavlefshëm për t'u dëgjuar në OKB", ka thënë Rouhani.

 

The post Irani i përgjigjet ashpër fjalimit të Trumpit në OKB appeared first on Gazeta Tribuna.

Diplomati kosovar në Gjermani i shan me fjalë vulgare Frankfurtin dhe Erdoganin (FOTO)

Posted: 20 Sep 2017 08:38 AM PDT

Diplomatët kosovarë nëpër botë, duke filluar nga niveli i ambasadorëve e më poshtë, kanë prodhuar skandale të kohëpaskohëshme.

Arben Çollaku, sekretar i tretë i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, duket të mos jetë fare i vetëdijshëm për rolin që i është besuar, për të përfaqësuar sa më denjësisht shtetin e Kosovës, në botë, veçanërisht në Gjermani.

Postimet që i bën Çollaku në profilin e tij në Facebook, do të përbënin skandal nëse do të ishin edhe të ndonjë zyrtari të thjesht të shtetit, e lëre më nga një diplomat.

Nëse bëhet një kërkim në murin e tij të profilit në Facebook, është i mbushur me fyerje, e shprehje raciste për shtete e popuj të botës, duke përfshirë edhe qytetin gjerman ku ai shërben.

Në një postim të fundit, Çollaku ka shkruar "Ta q*** Frankfurtin e nanës!", pa e specifikuar se nga i ka ardhur ky frustrim.

Në disa postime tjera portugezët i cilëson me termin racist 'gabelë', ndërsa për turqit që sipas tij po përkrahin Erdoganin, "meritojnë m*t".

Gazeta Metro mëson se Çollaku i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2014, që nga 1 nëntori i vitit 2016 është i emëruar si Sekretar i Tretë i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, i ngarkuar për çështje ekonomike.

Ai, në bazë të postimeve në Facebook, duket të jetë aktivist i LDK'së. Jo vetëm se emërimi i tij në këtë pozitë në diplomacinë kosovare është bërë gjatë kohës së drejtimit të qeverisë nga LDK, por edhe nga lavdet që i bën Isa Mustafës, dhe kërkesat ndaj tij, për ta shkarkuar oponenten e tij brenda partisë, Vjosa Osmanin.

 

The post Diplomati kosovar në Gjermani i shan me fjalë vulgare Frankfurtin dhe Erdoganin (FOTO) appeared first on Gazeta Tribuna.

QKUK bëhet me 38 shtretër të rinjë, i merr dhuratë nga Ambasada amerikane

Posted: 20 Sep 2017 08:00 AM PDT

Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim, e cila vepron në kuadër të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka bërë sot dorëzim-pranimin e 38 shtretërve me inventarë mbështetës për njësitë intensive në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se përmes këtyre donacioneve asnjëherë nuk është lënë anash QKUK dhe zyrtarët e Ambasadës së Amerikës janë në dijeni për problemet që i ka shëndetësia dhe vazhdimisht ndihmojnë, ku donacionet kanë qenë milionëshe.

Daja Curr s'pranon përgjegjësi për vdekjet në QKUK, fajin e hedh tek sallat e operacionit

Ai rikujtoi renovimin e mëhershëm nga klinikat e kirurgjisë, ku vlera kalojnë mbi 2 milionë dollarë investime në infrastruktura dhe aparaturë, e po ashtu në edukim të stafit. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, rikujtoi se sektori i shëndetësisë ka nevojë për një përmirësim dhe këto ndihma do të jenë të mirëseardhura.

Ndërsa, Collen Hyland, zëvendës shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se këta shtretër bashkëkohorë të dhuruar nga SHBA-ja, do t'iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.

Duke treguar vlerën e donacionit, ajo shpjegoi se ky donacion kap vlerën 60.000 dollarëve dhe është financuar nga programi për ndihmë humanitare i Komandës së forcave amerikane në Evropë, por përpjekjet megjithatë janë nxitur nga ana e Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes.

Zëvendës shefja e Misionit të SHBA-ve për Kosovën, sqaroi se projekti i fundit i përkrahjes në një varg të gjatë të projekteve të përkrahjes gjithsej vlerësohen se kanë vlerën e 2.5 milionë dollarëve.

 

The post QKUK bëhet me 38 shtretër të rinjë, i merr dhuratë nga Ambasada amerikane appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more