Skip to main content

““Ika se do rregulloj flokët”, pas 2 orësh burri vë alarmin për gruan nga Kashari” plus 9 more Lajmi i Fundit

““Ika se do rregulloj flokët”, pas 2 orësh burri vë alarmin për gruan nga Kashari” plus 9 more Lajmi i Fundit


“Ika se do rregulloj flokët”, pas 2 orësh burri vë alarmin për gruan nga Kashari

Posted: 20 Sep 2017 07:48 AM PDT

Një grua nga Kashari e cila kishte ardhur bashkë me bashkëshortin e saj në Tiranë është zhdukur pa lënë gjurmë. Gazetarja e "Aldo Morning Show", raporton se çifti kishte një festë familjare në Tiranë dhe 42-vjeçarja i kishte thënë se do shkonte në parukeri të rregullonte flokët ndërkohë që burri e priste në kafene. Por, pas dy orësh burri i shqetësuar ka shkuar në parukeri, nga ku i kanë thenë se gruaja ishte larguar. Burri është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur, ndërkohë që edhe të afërmit nuk kanë informacion për të.

"Një 42-vjeçare i është zhdukur dje nga duart bashkëshortit të saj. Të dy banonin në Kashar dhe kishin ardhur në Tiranë për një festë familjare. Por, pasi kishin zbritur në Tiranë, gruaja i kishte thënë bashkëshortit se do shkonte në parukeri për të rregulluar flokët. Bashkëshorti e kishte pritur në kafe 2 orë dhe më pas kishte shkuar në parukeri ku i kishin thënë se gruaja ishte larguar.

Burri ka shkuar në festë dhe më pas është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur. Mbrëmë ka lajmëruar të afërmit dhe ka pyetur për të, por nuk e kanë gjetur. Thonë që mund të ketë edhe probleme psikologjike", tha gazetarja.

The post "Ika se do rregulloj flokët", pas 2 orësh burri vë alarmin për gruan nga Kashari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Debat mes Artan Hoxhës dhe Shakohoxhës: Budalla je? A ke logjikë apo jo?

Posted: 20 Sep 2017 07:37 AM PDT

Një natë më parë, një situatë mjaft e tensionuar është parë në emisionin "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili.

Të ftuar kanë qenë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetari Artan Hoxha.
Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta.

DEBATI
Shakohoxha: Unë besoj që ndalimi i Ballist Morinës nuk është i drejtë. Këta nga ana juridike mund ta shpjegojnë. Kolegu im gazetar jeton në Norvegji, unë jetoj në Shqipëri (ironi për Artan Hoxhën).
Artan Hoxha: Tani ta them unë, një fjali kam. Në stadium kur shkojmë Shako ngaqë është komentator te Supersport dhe e kanë parë me Mand Dukën, hyn edhe pa biletë.
Shakohoxha: Mua më kanë parë në punë mo, ca thu mor burrë. A je në rregull mo. Unë kam 30 vjet gazetar, ca thua mo.
Artan Hoxha: Edhe unë kam 22 vjet mor burrë.
Shakohoxha: Po pra, në prokurori futesh ti, unë nuk futem dot.
Artan Hoxha: Unë të thashë, më ka marrë telefonat prokurori ti flet akoma.
Shakohoxha: A ke logjike apo jo?
Artan Hoxha: A je në vete apo jo?
Shakohoxha: Unë kam shok Presidentin e Federatës dhe hyj në stadium? Budalla je? Unë punoj mo, jam komentator i ndeshjes.
Artan Hoxha: Unë po të them nuk hyj dot në stadium pa biletë…
Shakohoxha: Po normal mo.
Artan Hoxha:…jo me armë pa leje. Ske shans mo.

 

The post Debat mes Artan Hoxhës dhe Shakohoxhës: Budalla je? A ke logjikë apo jo? appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ngjarja/ “Të fortët” sulmojnë me armë patrullën e Policisë në Tiranë

Posted: 20 Sep 2017 07:37 AM PDT

Patrulla e policisë së Komisariatit Nr.6 në Tiranë është sulmuar me breshëri arme kallashnikov dhe pistoletë. Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet pak ditë më parë, por nuk është raportuar nga Policia për mediat.

Një burim i tha "Panoramës" se personat që kanë qëlluar mbi policinë, kanë qenë duke grabitur një makinë dhe kur kanë parë patrullën që u është afruar, kanë shkrepur armët.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Paraprakisht thuhet se kanë qenë 3 persona që kanë shtënë mbi uniformat blu. Por ata duke përfituar edhe nga errësira, kanë mundur të largohen duke i shpëtuar kështu prangave.

The post Ngjarja/ “Të fortët” sulmojnë me armë patrullën e Policisë në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vdekja tragjike e foshnjës nga pitbullët, policët tregojnë: Gjyshi e mbulonte me trup, nuk hapnim dot portën

Posted: 20 Sep 2017 07:33 AM PDT

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në komunën e Flero, në Brescia të Italisë pak ditë më parë, ku dy qen pit bull masakruan për vdekje një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare.

Gjatë një prononcimi për "Canale 5" dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar ngjarjen e tmerrshme duke thënë se iu është dashur të vrasin me armë zjarri kafshët për të ndërhyrë.

"Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm t'i vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën"- kanë thënë policët.

Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja Victoria Zikaj 13 muajshe, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve

 

The post Vdekja tragjike e foshnjës nga pitbullët, policët tregojnë: Gjyshi e mbulonte me trup, nuk hapnim dot portën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksidenti me motor në Tiranë, flet reperi i njohur: Shpëtova për fat

Posted: 20 Sep 2017 07:28 AM PDT

Ditën e djeshme mediat shkruajtën se Stresi kishte pësuar një aksident automobilistik pak para mesnatës së dy ditëve më parë. Ai është aksidentuar me një motor në zonën e njohur si 'Komuna e Parisit' rreth orës 23:30. Ai ka marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta më parë Stresi ka publikuar një video në Instagram ku ndër të tjera tregon dhe gjendjen e tij shëndetësore. Dora e tij e majtë është e fashuar edhe pse duket se nuk ka pësuar dëmtime të tjera.

“Blitz” ka kontaktuar me reperin i cili është shprehur:
"Tani jam më mirë. Për fat shpëtova."

Kjo nuk është hera e parë që Stresi pëson një aksident automobilistik apo që thyen dorën. Kohë më parë ai u aksidentua gjatë kohës që po udhëtonte me makinën e tij dhe dha një mesazh për të gjithë të rinjtë duke i këshilluar se nuk duhet t'i japin makinës me shpejtësi të madhe. Megjithatë duket se "fati i keq" e ka ndjekur sërish pas reperin.

The post Aksidenti me motor në Tiranë, flet reperi i njohur: Shpëtova për fat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vrau ish- bashkëshorten, bën kërkesën: Më lironi, unë e doja Fildezin!

Posted: 20 Sep 2017 06:59 AM PDT

Fadil Kasemi i arrestuar prej 19 ditësh për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lirohet.

Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin.

Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarje apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, që nga ana tyre nuk janë dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë nën masën arrest me burg.

Duke qenë se avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen .
"Unë nuk mbaj mend asgjë. Ju kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas time, të cilën vazhdoj ta dua", tha ai.
Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij.
Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur megjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrefim prej tij. Ai e vrau Fildes Hafizin pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin pas tentatives për ta vrarë atë në 2015.
39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve. /TCH

The post Vrau ish- bashkëshorten, bën kërkesën: Më lironi, unë e doja Fildezin! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shkencëtarët japin lajmin: “Arktiku po shkrin më shpejt nga ç’pritej’’

Posted: 20 Sep 2017 06:54 AM PDT

Arktiku po shkrin më shpejt nga ç'pritej, duke shtuar ritmet e ngritjes së nivelit të detit në gjithë botën.

Nga nevoja urgjente për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre fenomeve, pasojë e ngrohjes globale, shkencëtarët po shkojnë në disa nga vendet më të largëta dhe të ftohta të botës, në Groenland. Dhe ka vetëm një mënyrë për të shkuar atje: me avionë ushtarakë. Korrespondneti i Zërit të Amerikës Steve Baragona shkoi në Groenland me Rojat Kombëtare Ajrore.

Një radar që nga koha e Luftës së Ftohtë është e vetmja gjë që të zë syri në këtë cep të akullnajës së Groenlandës.
Pilotja, majorja Dia Ham i njeh avionët që nga shkolla e mesme, por… të ulet mbi dëborë? Kjo është diçka krejt e re për të.
"Është ndryshe të ulesh në një sipërfaqe të pazakontë. Jam ulur me avion mbi sipërfaqe me guralecë, dysheme alumini apo sipërfaqe prej rëre, por akulli është krejt ndryshe".
Ham punon për Rojat Kombëtare Ajrore, misioni i të cilave është të bartin njerëz, pajisje, ushqime e furnizime të tjera jetike në stacionet kërkimore të zonave më të largëta dhe të vështira të botës…
…si Summit Station, që gjendet më shumë se 600 kilometra në veri të Rrethit Arktik dhe 3200 metra mbi nivelin e detit.
Shkencëtarët jetojnë e punojnë këtu gjithë vitin; ata studiojnë akullin, atmosferën, yjet dhe shumë më tepër.
Kjo nuk do kishte qenë e mundur pa Rojet Kombëtare Ajrore, ndryshe RKA, thotë teknikja e shkencës, Marissa Goerke.
"Pak a shumë gjithçka që ju zë syri është sjellë këtu nga RKA-ja. Edhe karburanti, që e bën këtë vend të funksionojë".
Mirëmbajtja dhe ruajtja e avionit nënkupton fluturime vjetore në këtë rrip bore, thotë komandanti i njësitit ushtarak, majori Emery Jankord.
"Këtu trajnohemi kryesisht. Praktikojmë uljet e ngritjet me avion, si dhe bëjmë prova për t'iu afruar radarëve ajrorë".
Jankord thotë se kjo pikë trajnimesh dikur ka qenë në vijën e parë të Luftës së Ftohtë.
"Kemi pasur një tjetër mision këtu me radarët e Paralajmërimeve të Hershme në Largësi".
"Dikur u quajt Linja e Paralajmërimeve të Hershme në Largësi, por sot njihet si linja LPH".
Paralajmërimet e hershme ishin një zinxhir radarësh që rrethonin Arktikun. Kjo linjë u ndërtua në vitet '50, në kulmin e Luftës së Ftohtë.
"Arktiku dikur i pakalueshëm, sot ka shtigjet më të shpejta për sulme nga një pjesë e madhe e vendeve të Europës dhe Azisë".
Për ndërtimin e radarëve në akullnajën e Groenlandës duheshin avionë që mund të çonin, tonelata çeliku dhe ingranazhesh në vende të largëta me ngricë, por më pas edhe ushqim, karburant e pajisje.
Këto pika janë të braktisura sot. Ekuipazhi i fundit u largua nga këtu në vitin 1988.
Por avionët ende fluturojnë nga këto anë.
Avioni i 109-të çon sot shkencëtarë në Groenland e Antarktidë, duke i ardhur kësisoj në ndihmë shkencës./voa/

The post Shkencëtarët japin lajmin: "Arktiku po shkrin më shpejt nga ç'pritej'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohen për mashtrim ndaj një të huaji, nis hetimi për dy sarandjotët

Posted: 20 Sep 2017 06:45 AM PDT

Dy sarandjotë do të duhet të përballen me akuzën e mashtrimit, pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas ukrainas me shitjen e një apartamenti në qytetin bregdetar.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar në policinë e Sarandës ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit E.Ç e A.S, vjeç 41 e 48 banues në Sarandë, pasi dyshohet se kanë mashtruar për shitjen e një apartamenti në Sarandë, shtetasin ukrainas H.N, vjeç 36, banues në Ukrainë.

Neni 143 i Kodit Penal./balkanëeb

The post Akuzohen për mashtrim ndaj një të huaji, nis hetimi për dy sarandjotët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tragjedi në Itali, futbollisti 9-vjeçar i Juventusit humb jetën gjatë stërvitjes

Posted: 20 Sep 2017 06:33 AM PDT

Klubi i Juventusit është tronditur nga një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës të një lojtar të akademisë i cili është vetëm 9-të vjeç. Tommaso Cerase ka humbur jetën teksa stërvitej me skuadrën bardhezi në New York.

Siç raportohet, autoritetet po hetojnë aksidentin pasi është bërë e ditur se Cerase është zënë poshtë nga porta. "Calcio Mercato" ka bërë të ditur se aksidenti tragjik ka ndodhur në akademinë e Juventus në New York.
Gjithashtu është bërë e ditur se mamaja e tij, Barbara Riccardi, ka qenë e pranishme kur ka ndodhur ngjarja e tmerrshme.

Ai është dërguar menjëherë te "Roosevelt Hospital", ku mjekët kanë bërë gjithçka ishte e mundur për t'i shpëtuar jetën, por përpjekjet e tyre kanë qenë, fatkeqësisht, pa sukses.

The post Tragjedi në Itali, futbollisti 9-vjeçar i Juventusit humb jetën gjatë stërvitjes appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Theri foshnjën 18 muajshe, 42-vjeçari në Rusi i sulet policëve me kokën e saj në dorë (Video)

Posted: 20 Sep 2017 06:11 AM PDT

Një i sëmurë i sapo dalë nga spitali psikiatrik i preu kokën një foshnje 18-muajshe të një afërmi me thikë dhe më pas shëtiste me kokën e saj rrugëve të një qyteti në Rusi.

42-vjeçari, Mikhail Elinsky, 42 vjeç, gjithashtu qëlloi mbesën e tij duke e lënë me lëndime serioze.
Më pas 42-vjeçari iu vërsul oficerëve të policisë me thikë dhe refuzonte të dorëzohej. Gjatë kohës që i sulmonte ata, ai mbante në dorë kokën e foshnjes 18-muajshe.

Policia u detyrua ta qëllonte dhe i sëmuri vdiq në spital. Ngjarjan ndodhi në qytetin Astrakhan.

The post Theri foshnjën 18 muajshe, 42-vjeçari në Rusi i sulet policëve me kokën e saj në dorë (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more