Skip to main content

“Ende nuk është përmbyllur fiskalizimi i pikave të karburanteve” plus 5 more Gazeta Tribuna

“Ende nuk është përmbyllur fiskalizimi i pikave të karburanteve” plus 5 more Gazeta Tribuna


Ende nuk është përmbyllur fiskalizimi i pikave të karburanteve

Posted: 22 Sep 2017 03:48 AM PDT

Në Kosovë ende nuk ka përfunduar procesi i montimit të pajisjeve specifike fiskale në aparatet e pikave të shitjes nëpër pikat e karburanteve, proces ky që ka filluar në vitin 2014. Këtë informacion e konfirmojnë vet zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së, janë 349 biznese që merren me shitjen e derivateve të naftës, me 559 njësi në gjithë territorin e Kosovës.

Por, numri i bizneseve të fiskalizuara me sisteme fiskale është 262, kurse 560 aparate janë pajisur me arka të veçanta fiskale, thotë Valentin Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se nga “ky numër, të gjithë operatorët e mëdhenj janë fiskalizuar, kurse një numër tjetër kanë paguar pajiset dhe janë në pritje për instalim. Ndërkaq, ato të cilat nuk kanë bërë pagesën, ATK-ja ka marrë masa ligjore për mbylljen e tyre deri tekfinalizimi final”.

Por, ndryshe nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, Shoqata e Naftëtarëve vlerëson se në Kosovë veprojnë mbi 700 operatorë të naftës.

Kryetari i kësaj shoqate Fadil Berjani tha për Radion Evropa e Lirë se nga koha e uljes së çmimit të pajisjeve, pa u fiskalizuar kanë mbetur vetëm pikat e karburanteve që operojnë në vise rurale dhe që kanë qarkullim të ulët financiar.

"Nuk ka arsye, që asnjë pikë e karburantit të mos fiskalizohet. Sepse ne të gjithë e kemi pranuar këtë proces. Çmimi është ulur në rreth 4.000 euro, që konsiderohet i arsyeshëm".

"Sa i përket 10 për qind të pikave të shitjes që kanë mbetur të pafiskalizuara, janë ato që nuk e kanë qarkullimin mjaftueshëm që mund t'i nënshtrohen këtij procesi. Kemi pika karburanti në vendet rurale, ku qarkullimi është shumë i dobët dhe ndoshta mendojnë të largohen nga kjo veprimtari", tha Berjani.

Pikat e karburanteve të naftës edhe në vitin 2010 ishin pajisur me arka fiskale, por autoritetet kompetente kishin kërkuar që të pajisen edhe me arka tjera speciale fiskale, që duhet të montohet në çdo dispanser (aparat ku shitet qoftë nafta, qoftë benzina).

Ndryshe, udhëheqës të Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale, thonë se janë të gatshëm për t'i pajisur pikat e karburantëve me sisteme fiskale.

Kestrin Kumnova, përfaqësues i Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale, thotë për Radion Evropa e Lire se mospërfundimi i këtij procesi po ndodh për shkak të neglizhencës se ATK-së.

"Çmimet e pajisjeve të aparateve fiskale janë më të lirat në rajon me vetëm 3400 euro. Mirëpo, dinamika e ATK-së nuk është e shpejtë dhe ende shumë pika të karburanteve të naftës kanë mbetur të pafiskalizuara".

"Shqetësuese po ashtu mbetet edhe mosfiskalizimi i kompanive të taksive që kanë rreth gjashtë milionë euro qarkullim vjetor si dhe i kompanive të sigurimeve", ka thotë Kumnova.

Ndryshe, nëpërmjet këtij projekti, Administrata Tatimore e Kosovës pritet të ketë një kontroll më të madh të parave në qarkullim, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet në çdo pikë të shitjes.

 

The post Ende nuk është përmbyllur fiskalizimi i pikave të karburanteve appeared first on Gazeta Tribuna.

Ministri Lekaj ndërmerr hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit

Posted: 22 Sep 2017 03:34 AM PDT

Ministri i Infrastukurës, Pal Lekaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe bordin drejtues të Infrakos dhe Trainkos.

Lekaj thotë, se qysh sot janë ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje, transmeto lajmi.net.

"Në takimin me udhëheqësit e Komunës së Mamushës, biseduam për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën "Ibrahim Rugova" për rreth 40 mijë banorë.

Po ashtu sot takova bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t'i shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm.

Për të dyja këto çështje, qysh sot kemi ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje. Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë.

Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese", thuhet në njoftim.

????????????????????????????????????

The post Ministri Lekaj ndërmerr hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit appeared first on Gazeta Tribuna.

Kjo është dëshmia e personit që pa sulmin në Kuvend

Posted: 22 Sep 2017 03:04 AM PDT

Në gjykimin për sulmin me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit të kaluar, për të cilin po akuzohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti, dëshmoi Egzon Metolli.

Metolli ndodhej afër ndërtesës së Kuvendit kur ndodhi sulmi dhe ishte personi i parë që kishte lajmëruar policinë për këtë sulm.

Ai tregoi në gjykatë se si u zhvillua ngjarja.

"Unë kam qellu aty prapa muzeut në momentin e gjuajtjes. Ka qenë mbrëmje, ora 17:00- 18:00, data nuk më kujtohet. Zhurma ishte shumë e fuqishme, a ka qenë zollë, apo mjet tjetër i shpërthimit nuk e di", tha Metolli.

Ai tregoi se çfarë ndodhi më tutje.

"Unë isha me dy shokë. Pas të shtënës ka kaluar një motor me dy persona në të. I pari nuk ka pasur helmetë, por kur ka kaluar nga ne është përpjekur që ta mbulojë fytyrën me duar, ndërsa personi i dytë ka pasur helmetë", sqaroi dëshmitari.

Ai më tutje përshkroi motorin me të cilin u larguan ata që mendohet se e sulmuan Kuvendin.

"Motori ka qenë shumë i thjeshtë. Nuk kam vërejtur ndonjë specifikë tjetër, por nëse nuk gaboj ngjyra ka qenë e kuqe. Kam qenë 3 deri 5 metra larg kur ka kaluar motori. Shpejtësia ishte maksimale, besoj rreth 50 kilometra në orë", shpjegoi Metolli.

Kur u arrestuan aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për sulmin në Kuvend, policia dhe prokuroria pretendonin se ata janë larguar me një motor nga vendi i ngjarjes, motor që më pas ishte gjetur i djegur.

"Unë e dija se personat të cilët i pashë ishin ata të cilët janë fajtorë për këtë të shtënë. Unë lajmërova policinë dhe i informova për atë që kisha parë. Policia më pas kishte informuar se motori ishte djegur afër 'Taukbahçes'", vazhdoi rrëfimin Egzon Metolli.

Dëshmitarit më pas iu kërkua nga prokurori të përshkruajë personat që kishte parë duke u larguar pas sulmit.

"Të dytë ishin të mëdhenj dhe të trashë. Drejtuesi i motoçikletës ishte pa flokë, ndërsa personi i dytë i cili kishte helmetë i kishte flokët e gjata", tha dëshmitari.

Aktakuza ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje u ngrit më 29 dhjetor të vitit që lamë pas.

The post Kjo është dëshmia e personit që pa sulmin në Kuvend appeared first on Gazeta Tribuna.

Kush kë e luti për koalicion? Lirak Çelaj e quan Pinokio Shpend Ahmetin

Posted: 21 Sep 2017 07:29 AM PDT

Lirak Çelaj, kandidati i PDK'së për kryetar të Prishtinës, i ka reaguar deklaratës së Shpend Ahmetit. Ky i fundit tha se Liraku e ka lutë atë për koalicion për veç dy drejtori. E, Lirak Çelaj në një prononcim për Express tha se Ahmeti po flet për gjëra që nuk ekzistojnë, madje tha se ishte vetë Ahmeti që e kishte lutur atë.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj, tha për Express se deklarata e Shpend Ahmetit është shpifje, kështu duke thënë se tani po e kupton se pse qytetarët e Prishtinës e quajnë Ahmetin "Pinokio".

"Unë tash po e kuptoj pse kanë nisë qytetarët e Prishtinës me e thirrë atë Pinokio, tash gjithnjë e më qartë po e kam pse e ka këtë epitet. Kam fillu edhe me u brengosë mos ka probleme me halucinacione, sepse po flet për gjëra që nuk ekzistojnë hiç", tha Çelaj për Gazetën Express.

Çelaj shpjegoi se ishte vetë Ahmeti, që ka bërë lufte të tilla, qysh në vitin e parë të qeverisjes, kështu duke i thënë se do t'ju jap drejtora të shkollave vetëm e vetëm për të pranuar PDK të hyjë në koalicion me VV'në.

"Ata na kanë lutë neve, janë mundu me na joshë me gjithçka, edhe me çështje joparimore", tregoi Çelaj, derisa tha se kjo ka ndodhur në vitin e parë të qeverisjes.

"Iu kemi thënë se nëse doni mund të hyjmë në koalicion, por ata kanë thënë se nuk munden me hy në koalicion, sepse Vetëvendosje janë kundër", thotë Çelaj, e më pas thotë se po e citon Shpend Ahmetin: "s'po muj se s'po më lënë Vetëvendosja, ", thotë Çelaj se kështu i tha Ahmeti.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga PDK, tha se mbase Shpend Ahmeti iu ka referuar Dardan Molliqajt, për atë që i tha Shpendi Çelajt, "Vetëvendosja s'po më lenë", mirëpo Çelaj tha se këtë nuk e di sigurt.

"Bile ka shku aq larg sa që thojke, qe po u jap drejtora të shkollave, e arsimtarë, por ne kemi rezufu, sepse na nuk jemi për të bërë pazare të tilla, ne kemi dashtë të bëjmë koalicion parimor programor edhe me qeverisë e jo me bë pazare të ulëta", tha Lirak Çelaj për Gazetën Express.

"Tash ai, merret me mua sepse e ka frikën, e kështu me shpifje po mundohet me bë diçka, por argumenti dhe e drejta është në anën time, të cilat ia kam qitë edhe në shesh, mirëpo ai nuk është marrë kurrë me to, por është marrë me tema joekzistente sepse s'ka me çka me i rrëzu argumentet të cilat unë i paraqesë", deklaroi në fund kandidati i PDK'së për Prishtinën.

 

The post Kush kë e luti për koalicion? Lirak Çelaj e quan Pinokio Shpend Ahmetin appeared first on Gazeta Tribuna.

Këta studentë u pranuan në konvikte për vitin 2017/2018

Posted: 21 Sep 2017 06:15 AM PDT

Qendra e Studentëve e UP "Hasan Prishtina" në Prishtinë ka shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018, njofton komunikata për media.

"Kapaciteti  për  banim  në  konvikte  është  rreth  4000, ndërsa për  studentët e sektorit  privat  kapaciteti  i  shujtave  për  mensë  është 1500.

Afati për ankesa  eventuale  është  me  datat  25  dhe  26  shtator  2017.

Paraqitja e ankesat  do të bëhet  përmes sitemit  ONLINE  në  adresat  zyrtare     në  ëebfaqen  qs.rks-gov.net  dhe  përmes  profilit  zyrtar  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtinë.

Gjatë procesit  të  ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave  do të  bëhet nga Komisioni  për  ankesa.

Konkursi  ishte  i  hapur, nga data  06  deri 14  shtator  2017. Gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte  dhe  për  ushqim në mensë kanë  aplikuar      6980 studentë"- thuhet në komunikatë.

 

The post Këta studentë u pranuan në konvikte për vitin 2017/2018 appeared first on Gazeta Tribuna.

MPB dëshiron intensifikim të bashkëpunimit me EULEX-in

Posted: 21 Sep 2017 06:00 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim njoftues shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou. Siç theksohet në njoftimin për media, ai shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se ky mision është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

The post MPB dëshiron intensifikim të bashkëpunimit me EULEX-in appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more