Skip to main content

“E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit” plus 9 more Lajmi i Fundit

“E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit” plus 9 more Lajmi i Fundit


E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit

Posted: 23 Sep 2017 07:36 AM PDT

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka reaguar duke thyer heshtjen pas akuzave se ajo ishte përgjuesja e debatit që ndodhi brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Përmes një statusi në FB, Bushati ka mohuar kategorikisht këtë lajm, ndërsa e cilësoi këtë version të pavërtetë.

Mes të tjerash Bushati 'kërcënuan' median që ka publikuar lajmin se ajo është autorja e përgjimit, ndërsa shprehet se nëse ky lajm nuk përgënjeshtrohet dhe hiqet, ajo do të bëjë padi për shkaktim dëmi në gjykatë. Bushati shkon edhe më tej, ndërsa sulmon gazetarin Alfred Lela në gjininë femërore, duke shkruar se: 'O servil dhe zar i Lulit'.
REAGIMI I ENDIRA BUSHATIT
"Sqarim:
Po lexoj që një portal i quajtur "Politiko" paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.
Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela…
Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!
Së dyti: Unë nuk kam përgjuar e as regjistruar mbledhjen e Kryesisë, dhe as më shkon mendja ta bej një gjë të tillë, sepse unë qëndrimin tim e kam të qartë të prerë në lidhje me çështjen!
Madje, madje dhe fjalën time e pashë të qarkullonte në media sot në mëngjes
Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!
Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:
1.Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!
2.Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!
Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!
Në radhë të parë, për vendin!
(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam "përtuar" të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)", shkruan Bushati.

The post E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Politikani shqiptar në lidhje jashtëmartesore më këngëtaren , zbulohen mesazhet e djalit të tij drejtuar Anxhelinës

Posted: 23 Sep 2017 07:23 AM PDT

Emri i deputetit të partisë Nisma për Kosovë, Haxhi Shala, ka qenë kryefjala e mediave rozë përgjatë javës së fundit për shkak të zbulimit të lidhjes së toij jashtëmartesore me këngëtaren Anxhelina Shala.

Vetë këngëtarja publikoi në Instagram foto intime me deputetin, material ky që tashmë po shfrytëzohet edhe nga kundërshtarët e tij politikë. Pas një deklarate të deputetit të partisë Vetë Vendosja, Alban Krasniqi, i cili e quajti Shalën një njeri pa 'moral dhe respekt', ka reaguar vetë djali i deputetit Haxhi Shala.

Në një status në Facebook ku e quan shantazh politik të gjithë këtë çështje, Flakron Shala shkruan: 'E pashë qe Alban Krasniqi e paska përzi npolitik shantazhin e fundit politik qe ju ka bo babit tim duke than që i ka mbushur ballinat rozë.
Dashta me ju drejtu Alban Krasniqit tVV pse sna tregon mbiemrin tuaj dhe të dajve të tu gjithashtu fshatin tuaj dhe të dajve të tu. Edhe për biografin e vëllërzve masi i paske hi ksaj pune.
Populli i Malishevës e njeh familjen tuaj Alban por populli i Kosovës jo. Skam dëshirë qe këto raste të përdoren për fushatë po masi fole sqarohu për pytjet më lartë.
Gjithashtu para se të flasësh për familjen time konsulltohu me bacin Skend të mëson qka me fol qka jo.
Me respekt,
Flakron H. Shala'

Megjithatë edhe vetë Flakroni thuhet se ka qenë në dijeni të marrëdhënies jashtëmartesore të babait të tij me Anxhelina Shalën. Në vazhdën e disa bisedave të publikuara nga këngëtarja, ka qenë edhe një mesazh i djalit të deputetit, ku ai e ofendonte Anxhelinën dhe madje e kërcënonte që t'i qëndronte larg familjes së tyre.

 

The post Politikani shqiptar në lidhje jashtëmartesore më këngëtaren , zbulohen mesazhet e djalit të tij drejtuar Anxhelinës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Hodhi gruan nga ballkani, burri: ‘Ajo më shtyu ta vrisja’, vëllai i viktimës: ‘’Ky është turp’’

Posted: 23 Sep 2017 07:15 AM PDT

Ferdinant Ruko, bashkëshorti që hodhi gruan nga kati i katërt i pallatit, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm, duke marrë kështu 35 vjet burg.

Vendimi u dha dje nga trupa gjykuese e kryesuar nga Bib Ndreca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ruko ishte prezent në seancë dhe madje kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese.

Ai bëhet kështu i fundit i dënuar për "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" që përfiton ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Seanca gjyqësore nisi me vonesë, për shkak se njëri prej anëtarëve të trupës gjykuese ndodhej në një gjyq tjetër që zhvillohej paralel.
Që në nisje të saj, avokati mbrojtës, Saimir Vishaj, kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe se familjarët e viktimës të largoheshin, për shkak të marrëdhënieve të acaruara që ata kishin me të akuzuarin. Kërkesa u refuzua nga Gjykata dhe procesi vazhdoi.
RUKO KËRKON MËSHIRË
Ai u shfaq disi konfuz dhe aspak i qetë në gjyq. Ruko nisi të justifikohej për krimin. "3 dhjetori nuk erdhi vetë. Ka pasur një sërë ngjarjesh që kanë çuar te 3 dhjetori", tha Ruko në gjykatë.
"Gjithçka ka nisur që në vitin 2011 dhe kur ishim në Gjermani. Unë kam pasur edhe një bashkëjetesë tjetër më parë pa probleme. Po të mos kishte qenë ai urdhër mbrojtjeje, nuk do të kishte as 3 dhjetor", ka vazhduar të justifikohet Ruko para gjyqtarëve.
Ai madje ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Liljana e kishte shtyrë që ta ndërmerrte vrasjen, duke shtuar se ai nuk e kishte planifikuar një gjë të tillë. "Ajo më ka provokuar. Më nxori nënën nga shtëpia kur ishte sëmurë. Më mori fëmijët me atë urdhër mbrojtjeje dhe më provokonte vazhdimisht. Më 3 dhjetor, ajo më kishte dhunuar dhe unë e humba dhe reagova. Nuk kisha planifikuar asgjë. Më shtyu që ta bëja", rrëfente versionin e tij Ruko.
Mirëpo vëllai i viktimës e ndërpreu nga salla. "Po ti e zhveshe…", thirri ai, derisa u ndërpre nga gjyqtari. Më pas fjala i kaloi sërish të pandehurit, i cili dilte shpeshherë jashtë objektit të gjyqit.
Avokati i tij i pëshpëriste nga përtej xhamit që të mos fliste aq gjatë, pasi konkluzionet e mbrojtjes i ishin paraqitur tashmë trupit gjykues. Në fund të fjalës së tij, para se trupa gjykuese të tërhiqej për vendimin final, Ruko tha se ai ishte i keqardhur për ngjarjen. Ai përmendi edhe fëmijët, të cilët nuk i kishte parë që nga dita kur ndodhi vrasja.
"Veprimin nuk duhet ta kisha bërë. Nuk kam pasur shkelje të mëparshme. Për hir të fëmijëve kërkoj mëshirë!", ka përfunduar 49-vjeçari Ruko dhe më pas është ulur në vend. Gjatë gjithë seancës ai ka shmangur çdo kontakt me familjarët e viktimës.
PROTESTA E VËLLAIT TË VIKTIMËS
Teksa gjyqtari Ndreca lexoi vendimin përfundimtar, vëllai i Liljana Rukos protestoi hapur duke thirrur në sallë: "Ky është turp!". Ai u largua në mënyrë demonstrative nga salla, duke përplasur derën pas vetes.
Ndërsa i pandehuri nuk shfaqi asnjë emocion teksa i komunikohej dënimi prej 35 vjetësh burg. Familjarët e tjerë qëndruan deri në fund të seancës dhe më pas u shoqëruan nga Policia jashtë gjykatës.
"Kjo nuk është drejtësi! Ky është një turp i padrejtë dhe nën mbrojtjen e shtetit. Gjykata e mëshiroi. Kjo do të thotë se duhet të vrasim edhe ne që të na falin", ka përfunduar i vëllai i Liljana Rukos.

 

The post Hodhi gruan nga ballkani, burri: 'Ajo më shtyu ta vrisja', vëllai i viktimës: ''Ky është turp'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tronditet sërish Meksika, tërmeti 6.2 ballë alarmon banorët

Posted: 23 Sep 2017 07:08 AM PDT

Meksika tronditet sërish nga një termet i fuqishëm.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.2 u ndjenë në Oaxaca. Kujtojmë që disa ditë më parë, Meksika u godit nga një tërmet 7.2 ballë dhe disa ditë më parë, ku humbën jetën mbi 295 persona.

Zona e prekur është rreth 400 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikos.

 

The post Tronditet sërish Meksika, tërmeti 6.2 ballë alarmon banorët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vranë me armë 16-vjeçarin në Kosovë, kërcënohen me jetë dy të dyshuarit

Posted: 23 Sep 2017 07:01 AM PDT

Vijon të qëndrojë në vëmendjen e mediave vrasja e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Mësohet se dy të dyshuarit për këtë vrasje kanë marrë kërcënime të shumta nga disa të rinj në rrjetet sociale. Këtë të fundit shkruajnë se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre, ndërsa paralajërojnë se do t'i ekzekutojnë. Kërcënimet janë me video dhe foto.

Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçit nga Prishtina, shkruan Express.
Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm. Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16-vjeçarit. Prokuroria ka marre ne pyetje dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.
Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj. Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën. Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës. Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë "Bellmonde" në lagjen "Arbëria". Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga është e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë. Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen "Dardania" dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes "Arbëria", duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore "Qamil Batalli".

 

The post Vranë me armë 16-vjeçarin në Kosovë, kërcënohen me jetë dy të dyshuarit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Vjeshtë 2017’’/ Poker dhe kokainë, bllokohen 2 kazino në Tiranë

Posted: 23 Sep 2017 06:42 AM PDT

Policia e Tiranës ka bllokuar dy kaziono, brenda së cilave luhej poker i jashtëligjshëm dhe konsumohej kokainë. Në operacionin

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin kazino në pronësi të shtetasit Kristaq Sina, në rrugën "Mikel Maruli" është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material:

– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë
– 3 tavolina pokeri
– 30 fisha për organizim lojërash fati
– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën "Mikel Maruli", ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

The post ''Vjeshtë 2017''/ Poker dhe kokainë, bllokohen 2 kazino në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Kakavijë shqiptari

Posted: 23 Sep 2017 06:33 AM PDT

Policia kufitare në Kakavijë, ka kapur një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Apeli në Janinë me 22 vite e 6 muaj burg.

Arrestimi u bë mëngjesin e sotëm.

Shqiptari i dënuar për trafik droge kaloi fillimisht doganën shqiptare, por në tentativë për të kaluar edhe në atë greke është ndaluar pas urdhër-arrestit të Prokurorit të Trikallas.

Ai akuzohet për vjedhje, dhe Gjykata e Apelit në Janinë i dha një dënim me 22 vjet e 6 muaj burg për trafik droge.

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Kakavijë shqiptari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Gjirokastër/ Betoniera përplas furgonin, përfundon në spital shoferi

Posted: 23 Sep 2017 06:20 AM PDT

Një aksident rrugor është raportuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se një betoniere është përplasur me një furgon. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Fatmirësisht, shoferi është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post E rëndë në Gjirokastër/ Betoniera përplas furgonin, përfundon në spital shoferi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit

Posted: 23 Sep 2017 05:58 AM PDT

Disa muaj pasi është përfolur divorci mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, dy protagonistët kanë reaguar vetë.

Albi Nako i ftuar në emisionin "Rudina" ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish- partneren e tij, pasi siç e theksoi edhe ai vetë, nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë.

I pyetur nga Rudina për mënyrën se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë, ai u shpreh se ka qenë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar. Madje, Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjellë në jetë një fëmijë, por ai duke menduar për karrierën e saj, nuk ka pranuar. Duke i shkuar më tej kësaj historie, "Bluetooth" ka mësuar se në fakt problemet e çiftit kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë është se distanca ka qenë një nga shkaktaret e ftohjes së marrëdhënies së tyre. Çifti prej kohësh kishin menduar ndarjen, duke qenë se Klaudia kishte vendosur që të zhvillonte karrierën e saj në Itali, ndërsa Albi po vijonte me punën e tij në Shqipëri. Por duket se për hir të dashurisë që ndjenin për njëri-tjetrin, dyshja ka ritentuar edhe njëherë të që vijojnë lidhjen disavjeçare, duke "luftuar" edhe me distancën. Pas thashethemeve në atë kohë për një ndarje mes tyre, dyshja e konfirmoi ribashkimin me një puthje të nxehtë 'live' në emisionin "Dance ëith me", shtatorin e shkuar. Por, duket se edhe ky pajtim nuk zgjati shumë, pasi dyshja e njohur e balerinëve vendosi t'i japë fund. "Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personit në jetën tonë t'i lëmë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë. Për mua kjo është thelbësore. Është gjë e mirë që ne ruajmë kontaktet, shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më bashkë, gjithmonë ndodh në Shqipëri që të kthehet gjithçka në formë urrejtje, sepse unë kam lexuar portalet dhe komentet dhe ndarja bëhet në dy kampe, ku një pjesë akuzon Klaudian dhe një pjesë më akuzon mua. Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkëjetesë artistike, i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit në të gjitha dimensionet e saj për një arsye të caktuar që janë personale ne nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi, por kurrë nuk i dihet seç ndodh. Klaudia ka qenë është dhe do të mbetet në zemrën time. Shumë njerëz akuzuan Klaudian karrieriste, mendove për karrierën, por unë as që kisha ndërmend t'u përgjigjesha njerëzve. Pas 'Amici', Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua, por kam qenë unë ai që duke menduar për karrierën e Klaudias, për gjithë atë rrugëtim të saj, për të mos e penalizuar dhe për efektin e saj si artiste, si moshë dhe si gjithçka të mos pranoja. E vërteta më e madhe është e vërtetë ajo që dimë vetëm unë dhe ajo. Jemi munduar ta kalojmë me sportivitet dhe kjo ka ndodhur në mënyrë graduale, nuk është se ka ardhur përnjëherë. Ne kishim kohë që e diskutonim, por e rëndësishme është mirënjohja dhe kujtimi i mirë. Ne kemi kontakt për gjithçka dhe asnjë arsye nuk ka për të na ndarë bashkë", përfundoi Albi. Reagime pati në rrjetet sociale edhe komenti i Klaudias, që e quajti vëlla Albin në mesazhin e saj.

Klaudia Pepa ditën e sotme ka publikuar videon e saj të re të baletit, që na rikujtoi edhe një herë talentin dhe energjinë e saj. Pak ditë më parë mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku shkëlqeu mbi tapetin e kuq. Asgjë tjetër nuk u interesonte më komentuesve, që te videoja e baletit të Klaudias, ta bombardonin me komente negative. Njëri pas tjetrit ata kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali, e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse sipas analizës së komentuesve, mes tyre nuk ka pasur kurrë dashuri. Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj. "Në një martesë të shëndetshme, burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun që ke përkrah, e quan në radhë të parë shok, vëlla e më pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës, atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos në rast divorci, gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë. Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë që të mos i marrin ato çka thuhen aq shabllon, e sidomos t'i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin, tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante 'ish-bashkëshorti', pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të cekët. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur, nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit 'legene, tr', 'fytyrë e deformuar', e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!", shkruan nëna e saj, Pamela Pepa.

The post Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vizita në SHBA, Rama darkë në shtëpinë e pasanikut të njohur

Posted: 23 Sep 2017 05:19 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në SHBA, për Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Këto ditë Rama i ka shfrytëzuar dhe për tu takuar me njerëz të njohur dhe me ndikim në Amerikë.

Kryeministri bashke me bashkëshorten e tij Linda, kanë qënë të ftuar në shtëpinë e bankierit shqiptaro-amerikan Richard Lukaj.

Richard Lukaj me mbi 20 vjet eksperiencë në fushën e investimeve bankare, është themeluesi i Bank Street dhe gjithashtu njëri prej lobistëve më të njohur i komunitetit të shqiptarëve në SHBA.

Ai ka kontribuar fuqishëm që shumë politikanëvë shqiptarë nga Ballkani t'u hapen dyert në Washington.

The post Vizita në SHBA, Rama darkë në shtëpinë e pasanikut të njohur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more