Skip to main content

“BE me masa të reja kundër krimit kibernetik” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“BE me masa të reja kundër krimit kibernetik” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


BE me masa të reja kundër krimit kibernetik

Posted: 19 Sep 2017 09:35 AM PDT

Komisioni Evropian ka propozuar një sërë masash kundër, siç ka thënë, "rritjes dramatike të krimit kibernetik". Përmes një deklarate të lëshuar të martën, Komisioni tha se propozon ngritjen e një agjencie të re evropiane për sigurinë kibernetike, e cila do ta plotësonte agjencinë ekzistuese të sigurisë së informacionit". Komisioni tha se agjencia e re do të kishte më shumë staf dhe do t'i jepej mandat i përhershëm për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së në trajtimin e sulmeve kibernetike. "Sulmet kibernetike po bëhen më të shpeshta, më kreative dhe globale. Evropa duhet të jetë në gjendje t'iu përgjigjet atyre 24 orë, në të gjitha vendet", tha komisionari evropian për tregun digjital të BE-së, Andrus Ansip. Nisma vjen pasi disa sulme globale kibernetike këtë vit kanë goditur firmat, portet dhe shërbimet publike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: SHBA do ta shkatërrojë Korenë V. nëse i duhet të mbrohet

Posted: 19 Sep 2017 09:28 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Amerika do ta shkatërrojë tërësisht Korenë e Veriut, nëse detyrohet të mbrojë veten apo aleatët e saj. Trump foli të martën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë si kryetar shteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suu Kyi "nuk i druhet" hetimit ndërkombëtar në Mianmar

Posted: 19 Sep 2017 08:31 AM PDT

Udhëheqësja 'de fakto' e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se qeveria e saj nuk i druhet "hetimit ndërkombëtar" të krizës së myslimanëve Rohingya. Ajo foli për herë të parë para Parlamentit të Mianmarit në lidhje me dhunën në shtetin Rakhine, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh. Duke folur në gjuhën angleze, Suu Kyi tha se "e ndjen thellësisht vuajtjen" e të gjithë njerëzve në konflikt dhe se Mianmari "është i përkushtuar për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në këtë shtet". "Masa do të ndërmerren ndaj të gjithë njerëzve - pavarësisht fesë, racës ose pozicionit të tyre politik - që shkelin ligjet e vendit", tha Suu Kyi. Eksodi i myslimanëve Rohingya nga Mianmari ka nisur në fund të muajit të kaluar. Refugjatët kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria ka thënë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht. Suu Kyi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar me indiferencën e saj ndaj situatës së komunitetit Rohingya.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekipi i Unitetit për dialogun me Serbinë, i (pa) nevojshëm

Posted: 19 Sep 2017 07:30 AM PDT

Krijimi i një Ekipi të Unitetit në Kosovë për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, nga analistët politikë po konsiderohet si një mision i pamundur. Një ekip i tillë, thonë ata, do të mund t'i zgjaste edhe më tepër bisedimet. Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili pas takimeve të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati kërkuar nga të gjitha instancat politike në vend krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese. Thaçi kishte deklaruar se çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Por, politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se një ekip gjithëpërfshirës mund të sigurojë një konsensus politik, por jo një ekspertizë dhe një profesionalizëm të theksuar. "Nuk jam përkrahës i ekipit gjithëpërfshirës. Ky ekip mund të sigurojë një transparencë, por jo ndonjë cilësi në bisedime dhe ndonjë efektivitet. Përkundrazi do t'i prolongojë dhe do të zgjasë dialogun apo bisedimet". "Unë mendoj që Kuvendi është vendi ku duhet të harmonizohet dhe të arrihet konsensus i përgjithshëm, ndërsa Qeveria si ekzekutiv edhe si strukturë më profesionale mund t'i udhëheq bisedimet në sektorët përkatës, secila ministri me secilën ministri", thekson Tahiri. Ndërkohë, para se të krijohet një ekip gjithëpërfshirës, sipas analistit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duhet të ketë një analizë profesionale rreth ecurisë së deritashme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë analizë duhet të identifikohen edhe gabimet edhe lëshimet si dhe niveli i suksesit të marrëveshjeve të arritura. Megjithatë, sipas tij, krijimi i një Ekipi të Unitetit është vështirë i realizueshëm. "Ideja e krijimit të një grupi të unitetit ka pak bazë në realitet, pasi që hendeku i madh mes partive politike në Kosovë e bën të pamundur në gjë të tillë. Nuk ka asnjë lloj vullneti, posaçërisht nga opozita të jetë pjesëmarrëse në një grup të unitetit". "I gjithë hezitimi ka të bëjë me ecurinë e deritashme, pasi që opozita e konsideron vetën si të anashkaluar nga ky proces, prandaj edhe nuk dëshirojnë që tani kur procesi i dialogu ka hyrë mbase në një fazë përfundimtare, t'i marrin edhe dështimet që mund t'ju faturohen", thotë Muhaxhiri. Gjatë mandatit të kaluar të institucioneve, kishin qarkulluar edhe ide që në rast të përfshirjes së opozitës, ajo të merr përsipër udhëheqjen e dialogut. Por, një ide e tillë, sipas Ramush Tahirit nuk është e qëlluar. Opozita në Kosovë, vijon ai, nuk përjashtohet dhe e ka vendin e vet, por se bisedimet e këtij lloji siç është dialogu me Serbinë nuk mund t'i udhëheqë për shkak të përgjegjësive dhe mandatit që e ka, krahasuar me Qeverinë. "Unë nuk shoh ndonjë arsye që Kosova të kthehet në fazën fillestare dhe të kërkojë Ekipe të Unitetit. Ekipet e Unitetit që i kemi pasur në çfarëdo forme, nuk janë zgjidhjet më të përshtatshme dhe se ato përveç përgjegjësisë morale nuk kanë asnjë përgjegjësi, as ligjore e as tjetër. Përderisa marrëveshjet ndërshtetërore janë përgjegjësi shumë konkrete dhe kanë të bëjnë me nivelin më të lartë të organizimit të shtetit", thekson Tahiri. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ky dialog ka hapur kapituj të rinj për të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane. Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Derisa, në takimin e fundit në Bruksel, ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vuçiq, është arritur pajtimi për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë, manovrime për koalicione parazgjedhore

Posted: 19 Sep 2017 07:13 AM PDT

Partitë politike po bëjnë përgatitjet e fundit për të hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ndërsa në këtë kuadër po zhvillohen edhe bisedime për koalicione të mundshme. Përveç dy koalicioneve të mëdha nga LSDM-ja në pushtet e Zoran Zaevit dhe VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, me partitë e vogla maqedonase si edhe me ato të bashkësive tjera etnike, në sipërfaqe është edhe një koalicion mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Dy partitë në disa nga 80 komunat ku do të zhvillohen gara për zgjedhjet lokale nuk kanë nxjerrë kandidatë për kryetar komunash duke lënë të hapur mundësinë e mbështetjes së kandidatëve të njëri-tjetrit. Kjo, në veçanti do të vinte në shprehje për Shkupin ku BDI-ja nuk ka nxjerrë kandidat ndërsa LSDM-ja kandidatët të saj nuk ka nxjerrë në Çair, Tetovë, Gostivar, që nënkuptohet si mbështetje për partinë e Ahmetit. "Parimisht ka disponim për bashkëpunim ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, ne kemi koalicion në nivel qendror dhe këtë mendojmë ta përforcojmë këtë koalicion edhe në nivelin lokal, varësisht prej kontekstit lokal. Është ky një koalicioni i ri evropian dhe reformues që duhet ta kthen vendin në trajektoren e Bashkimit Evropian dhe mendoj se kjo është krejtësisht pozitive dhe kjo do të bëhet publike pas verifikimit të kandidaturave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve", thotë Bujar Osmani, zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga LSDM-ja e Zaevit edhe pse ende nuk ka një zyrtarizim publik mbi formën e bashkëpunimit. Njohësit e çështjeve politike thonë se hezitimi për të publikuar koalicionin bëhet për të reagimeve të mundshme në opinion, pikërisht për shkak të akuzave që kanë pasur dy partitë ndaj njëra tjetrës deri para formimit të Qeverisë së re të formuar nga dy partitë. LSDM-ja deri para zgjedhjeve të 11 dhjetorit, por edhe pas tyre, BDI-në e cilësonte si parti të kriminalizuar që ishte në pushtet për më shumë se 10 vjet me VMRO-në e Nikolla Gruevskit. Në saje të këtyre akuzave, LSDM-ja në zgjedhje mori shumë vota të elektoratit shqiptar që sipas Mersim Maskuti, profesor i së drejtës kushtetuese dhe njohës i çështjeve politike, bëri që kjo parti të dalë me rezultat thuajse të barabartë me VMRO-në. "Pazaret politike midis partive politike në Maqedoni në prag të zgjedhjeve lokale, nuk i shoh si qasje demokratike, aq më tepër kur një pjesë e votuesve shqiptarë kanë votuar partinë maqedonase që erdhi si rezultat i ndëshkimit të subjekteve politike shqiptare. Pra, askush nuk mund të thirret në emër të këtyre votuesve apo të punojnë për orientimin e tyre varësisht kalkulimeve politike. Ata duhet të lihen të lirë të votojnë, në mënyrë demokratik pasi ata me siguri se do të bëjnë zgjidhjen më të mirë se çdo subjekt tjetër i imponuar politik", thotë Maksuti duke shtuar se qytetarët, në veçanti ata shqiptarë, duhet lënë vet të votojnë, pa ndikime apo imponime nga partitë, në këtë rast nga LSDM-ja. Maksuti thotë se partia e Zaevit mund të jetë e detyruar të formojë koalicion me BDI-në për shkak të mbështetjes që mori në momentet e fundit për formimin e Qeverisë së re pas braktisjes së koalicionit shumëvjeçar më VMRO-në. "Orientimi i Zaevit tek një pjesë e votuesve të tij që të votojnë BDI-në ose ndonjë subjekt tjetër, është në mënyrë imponuar pasi ai e ka pasur të kushtëzuar formimin e Qeverisë nga këto subjekte dhe në një mënyrë ai me dashje apo jashtë vullnetit të tij është i detyruar të hyjë në pazare të tilla politike, që për mendimin tim nuk është demokratike", thotë Maskuti profesor i së drejtës kushtetuese dhe njohës i çështjeve. Përveç këtij bashkëpunimi të mundshëm, koalicione tjera nuk janë paralajmëruar edhe pse nuk përjashtohet një mundësi e tillë në rrethin e dytë zgjedhor kur edhe do të vendoset për fituesin e zgjedhjeve në komuna. VMRO-DPMNE- ja disa herë ka bërë të ditur se do të votojë kundër partive në pushtet apo se votat e saj do të jenë vendimtare, por pa saktësuar se cilën parti do të mbështeste në këtë rast. Një koalicion i mundshëm në rrethin e dytë nuk përjashtohet as mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, parti të cilat zhvilluan bisedime por pa arritur një marrëveshje konkrete për koalicion parazgjedhor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guterres: Shqetësimi për armatimin atomik në nivelin më të lartë

Posted: 19 Sep 2017 07:09 AM PDT

Shqetësimet globale lidhur me luftën atomike janë në nivelin më të lartë për disa dekada, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me krizën për testet atomike dhe raketore të Koresë Veriore. Mëtutje, duke folur sot në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Guterres ka theksuar se miliona njerëz po jetojnë nën "hije të tmerrit" të krijuar nga testet "provokuese" të kryera nga Pheniani, gjatë javëve të fundit. Ai ka kërkuar zgjidhje politike të kësaj krize. "Përdorimi i armatimit atomik do të duhej të ishte i paimagjinueshëm", tha Guterres në këtë tubim të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë zyrtarët e lartë të 193 vendeve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Vdiq personi i cili “e shpëtoi botën”

Posted: 19 Sep 2017 06:37 AM PDT

Ish-oficeri ushtarak rus, Stanislav Petrov, për të cilin gjërësisht konsiderohet se e ka parandaluar luftën atomike të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, i ka thënë sot djali i tij agjencisë AFP. Petrov, tregimi i jashtëzakonshëm i të cilit ishte paraqitur në dokumentarin "Njeriu që e Shpëtoi Botën", i ka fituar disa çmime ndërkombëtare, është nderuar në Kombet e Bashkuara dhe ishte takuar me yjet e Hollivudit, siç janë Robert de Niro dhe Matt Damon. Petrov ka jetuar në një qytet të vogël afër Moskës dhe ka vdekur më 19 maj në heshtje relative. Por, për vdekjen e tij në Rusi dhe jashtë saj është raportuar disa muaj më vonë, kur një mik i tij gjerman e ka shkruar një njoftim në mediat sociale për vdekjen e tij. Në muajin shtator të vitit 1983, Petrov ishte oficerë në detyrë në komandën sekrete në jug të Moskës, kur ëshë dëgjuar alarmi që ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara e kishin lansuar një raketë ndërkontinetale balistike. Oficeri, që kishte vetëm pak minuta për të marrë vendim, megjithqë nuk ishte i sigurt për informacionet që arrinin, e ka injoruar alarmin duke e vlerësuar si të rrejshëm. Sikur tu kishte treguar komandantëve të vet për një sulm atomik të menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara, udhëheqja sovjetike, që ishte e përfshirë në garën e armatimit me Uashingtonin, ka mundur të urdhërojë sulm hakmarrës. Stanislav Petrov, atëherë 44 vjeçar me gradë nënkolonel, raportoi për defekt në sistem dhe hetimet e zhvilluara për këtë incident, dëshmuan se ai ka pasur të drejtë, raporton agjencia AFP nga Moska.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërkohet përgjegjësi për vdekjet e dyshimta në QKUK

Posted: 19 Sep 2017 06:28 AM PDT

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse shtetërore të Kosovës, që të pezullojë nga puna të gjithë personat që janë të përfshirë në çështjen e lidhjes së kontratës për furnizimin e Qendrës Klinike Universitare me operatorin ekonomik, që dyshohet se ka ofruar gaz medicinal pa licencë. Reagime nga kjo shoqatë ka pasuar për të paktën dy raste të cilësuara si vdekje të dyshimta, që ndodhën më 7 shtator brenda sallave operative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilat po vazhdojnë të hetohen nga Prokuroria e Shtetit. Dyshimi kryesor për këto vdekje bie mbi gazin medicinal që është përdorur gjatë operacioneve. Besim Kodra, kryetar i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo kërkesë pason rastet e vdekjeve të dyshimta në sallat e operacionit në Qendrën Klinike Universitare. "Sa i përket numrit të të vdekurve ne kemi informatë që janë katër vdekje, derisa brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë dy raste. Për neve është shqetësuese pse institucioni ka lidhur kontratë me operatorin që nuk ka kontratë. Ne kemi bërë thirrje Prokurorisë që të zbardhë gjithë rastin, si dhe Kuvendit të Kosovës që të thërras një interpelancë për këtë rast", tha Kodra. Ai ka shtuar se si Shoqatë për të Drejtat e Pacientëve, nuk ka marrë ankesa nga familjarët për rastet e vdekjeve, si dhe thotë se në përgjithësi pacientët nuk dinë shumë për të drejtat e tyre që ua garanton ligji. "Ne nuk kemi pasur ankesa nga familjarët si shoqatë, pasi këto informata kanë shkuar direkt në Polici dhe Prokurori. Por ne si shoqatë mendojmë se kushtet në QKUK nuk janë të dinjitetshme për pacientët,  dhe nuk i plotësojnë as kushtet elementare, sigurisht për shumë arsye, duke u nisur nga buxheti i ulët," tha Kodra. Në anën tjetër, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë tha se kontraktuesit me operatorin ilegal duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë. "Gjendja është shqetësuese, por nuk do të paragjykoj asnjë rezultat final që mund të ndodhë. Prokuroria do ta ketë fjalën e vet, dhe ne kemi apeluar që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta në mënyrë që mos të krijohet panik në opinion". "Unë mendoj se kush e ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik, do duhej të përgjigjet para gjykatës", tha Syla. Ndryshe, Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar se bazuar në Prokurorinë dhe Mjekësinë Ligjore, deri më tani nuk ka një shkaktar të sigurt që ka çuar në vdekjen e dyshimtë të pacientëve. "Është dyshuar për një gaz që është përdorur në sallat operative, por për hir të së vërtetës nuk jemi të sigurt për këtë. Kjo pasi gazi është përdorur në gjithë institucionet shëndetësore private dhe publike, dhe duke mos gjetur shkaqe tjera, as të natyrës subjektive dhe as objektive, dyshimet kanë rënë mbi gazin. Besojmë që hetuesia do të zbardhë rastin, pasi Prokuroria ka marrë mostrat origjinale të gazit që është përdorur atë ditë në sallat operative", tha Gjocaj. Sidoqoftë, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili, tashmë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë,  se dyshimet janë hedhur mbi atë gaz medicinal që është përdorur te pacientët, derisa ka shtuar se gjitha institucioneve gjegjëse u është lutur që të përshpejtojnë situatën dhe të dalin me rezultate konkrete për hir të së vërtetës. Përveç dy rasteve të vdekjeve në sallat operative, ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suu Kyi dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Rakhine

Posted: 19 Sep 2017 06:24 AM PDT

Liderja e Miamnarit, Aung San Suu Kyi, ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në shtetin Rakhine, por ka insistuar se gjysma e popullsisë myslimane Rohigya, nuk i janë bashkuar eksodit. (Video: AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Përleshje në Kirkuk para referendumit të planifikuar

Posted: 19 Sep 2017 06:17 AM PDT

Raportohet se pjesëtarë të policisë së Irakut janë vendosur në qytetin verior, Kirkuk, për të parandaluar përleshje vdekjeprurëse eventuale, para referendumit për pavarësinë kurde. Banorët lokalë dhe zyrtarët kanë thënë sot se gjatë natës janë ngritur pika kontrolli të policisë në gjithë Kirkukun, pasi një kurd ishte vrarë gjatë dhunës me rojat e zyrës së një partie politike të Turkmenisë në këtë qytet. Gjatë përleshjes janë plagosur dy kurdë të tjerë dhe një pjesëtar i sigurisë së zyrës turkmene. Tensionet në këtë qytet të përzieer etnik janë shtuar, pasi këshilli provincial i udhëhequr nga kurdët, këtë muaj e ka miratuar vendimin për referendumin në këtë rajon gjysmë autonom kurd të Irakut. Liderët kurdë dëshirojnë që refrendumi të mbahet më 25 shtator, përkundër kundërshtimit nga qeveria në Bagdad dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Turqinë dhe Iranin, që janë fqinj të Irakut. Kirkuku shtrihet jashtë kufijve të rajonit gjysmë autonom kurd dhe ndaj këtij territori pretendojnë kurdët dhe qeveria qendrore e Irakut në Bagdad. Luftëtarët kurdë, Peshmerga, e morën kontrollin e këtij qyteti në verë të vitit 2014, kur grupi ekstremist, Shteti Islamik, okupoi territore të gjëra në pjesën veriore dhe qendrore të Irakut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në bregdetin e Belgjikës është gjetur një nëndetëse gjermane

Posted: 19 Sep 2017 06:12 AM PDT

Një mbeturinë e një nëndetëseje të Gjermanisë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, në të cilënkonsiderohet se janë trupat e pajetë të 23 anëtarëve të ekuipazhit është gjetur, kanë thënë autoritetet rajonale belge. Guvernatori i një rajoni në Belgjikë, Carl Decaluwe, i tha sot agjencisë Associated Press se pamja në fund të Detit Verior ishte "shumë unike". Sipas tij, "dëmtimi ishte në pjesën ballore, por nëndetësja mbetet e mbyllur dhe atje ende janë 23 njerëz". Zoti Decaluwe tha se nëndetësja ishte gjetur nga kërkuesit. Ai ka refuzuar të paraqes më tepër detaje për lokacionin derisa ai të sigurohet. Ai tha, po ashtu, se e ka kontaktuar ambasadorin gjerman në Belgjikë, pasi "atje ka njerëz në bord dhe ne duhet të shohim se çka do të bëjmë" me mbetjet e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uragani Maria ka lënë shkatërrime në Karaibe

Posted: 19 Sep 2017 06:06 AM PDT

Ishulli Dominika në Karaibe ka pësuar dëme të rënda nga uragani Maria, ka thënë kryeministri i këtij ishulli, Roosevelt Skerrit. "Raportet e para tregojnë për shkatërrime të gjëra", ka shkruar Skerrit sot në rrjetin Facebook, dhe ka shpjeguar se kulmet janë dëmtuar në shumë shtëpi, përfshirë edhe rezidencën e tij. Uragani Maria ishte klasifikuar në kategorinë 5, derisa e kishte goditur Dominikën, mbrëmë vonë. Janë mbyllur aeroporti dhe portet detare në këtë ishull. Ky rajon aktualisht, po ripëtrihet nga uragani, Irma, nga i cili janë vrarë dhjetëra vetë në Karaibe dhe në shtetet Florida dhe Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara, më herët këtë muaj. Veçanërisht, fuqishëm janë goditur Barbuda dhe Shën Martin në Karaibe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eksplodim në monumentin separatist në Luhansk

Posted: 19 Sep 2017 06:03 AM PDT

Një eksplodim në monumentin e ngritur nga separatistët e mbështetur nga Rusia, e ka tronditur qendrën e qytetit Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë raportuar mediat lokale. Menjëherë pas eksplodimit të mbrëmshëm, janë aktivizuar ekipet e zjarrfikësve. Ky ishte një monument i një makine luftarake të prodhimit sovjetik, e vendosur në një platformë, ka raportuar një qendër informative në Luhansk. Nuk është raportuar për të lënduar dhe nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë incident. Prej vitit 2014, qyteti Luhansk është nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dyshohet për incident në stërvitjet ushtarake Zapad 2017

Posted: 19 Sep 2017 05:47 AM PDT

Një ueb faqe ruse ka postuar përplasjen e një rakete afër dy personave që po ndiqnin manovrat e përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, Zapad 2017. Ende ëshë e paqartë se kur ka ndodhur incidenti dhe a ka pasur lëndime të rënda. Sipas faqes së internetit ku është postuar videoja, 99.ru, pamjet vijnë nga qyteti rus, Yekaterinburg. Në video shihet një persona duke ecur, dhe një raketë e lëshuar nga helikopteri që godet një kamion ushtarak vetëm disa metra larg personit. Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, por mediat shtetërore dhe të pavarura ruse, kanë cituar shtypin e Qarkut Ushtarak Perëndimorë të Rusisë ku është thënë se video nuk përbën ndonjë aksident aktual. Fontanka.ru, duke cituar burime të paidentifikuara, ka raportuar se tri raketa janë hedhur në zonën ku civilët dhe makinat ushtarake ishin të parkuara. Sipas raportit një person kishte marrë ndihmë mjekësore. Manovrat Zapad 2017, në mes të Rusisë dhe Bjellorusisë patën nxitur pakënaqësi tek NATO, rreth përmasavë të këtyre stërvitjeve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-udhëheqësi i fushatës së Trumpit u përgjua me urdhër të fshehtë

Posted: 19 Sep 2017 05:17 AM PDT

Mediat amerikane raportojnë se hetuesit federalë kanë përgjuar ish-udhëheqësin e fushatës së presidentit Donald Trump, me urdhër të fshehtë të gjykatës, dhe se tani planifikojnë ta padisin atë. The New York Times, duke cituar dy njerëz të afërt me rastin, raporton se agjentët amerikanë e kanë bastisur shtëpinë e Paul Manafort në Virxhinia në muajin korrik dhe e kanë informuar se planifikojnë ta padisin. CNN, po ashtu duke cituar burime anonime, raporton se hetuesit kanë pasur urdhër sekret për të përgjuar Manafortin, përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 2016. Manafort është një nga këshilltarët e afërt të Trumpit, të cilët po hetohen nga këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Manafort është bërë udhëheqës i fushatës së Trumpit në qershor të vitit 2016, por është detyruar të japë dorëheqje dy muaj më vonë, pas raporteve për lidhjet e tij biznesore me partinë e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych. Manafort dhe avokatët e tij nuk i kanë komentuar menjëherë raportet e fundit. Urdhrat e fshehtë për përgjim kërkojnë miratimin e zyrtarëve të FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, ndërsa autoritetet e sundimit të ligjit duhet të dëshmojnë te gjykata se kanë arsye për të besuar se subjekti i hetimeve mund të veprojë si agjent i një fuqie të huaj. CNN tha se interesimi mbi Manafortin është rritur për shkak të komunikimevetë përgjuara midis tij dhe operatorëve rusë dhe midis rusëve. CNN tha se përgjimi që ka nisur para zgjedhjeve në vitin 2016, ka vazhduar edhe në vitin 2017, përfshirë periudhën kur Manafort ka biseduar me Trumpin, pasi ai është bërë president. Rrjeti televiziv tha se nuk është e qartë nëse është incizuar ndonjë bisedë me Trumpin, gjatë kohës së mbikëqyrjes. CNN po ashtu tha se FBI nuk ka qenë duke përgjuar në qershor të vitit 2016, kur djali i presidentit, Donald Trump Jr., Manafort dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, kanë takuar një avokate ruse, e cila u ka premtuar se do t'iu japë informacione negative për rivalen e Trumpit, demokraten Hillary Clinton. Rusia vazhdimisht ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, ndërsa Trump ka mohuar se ka pasur ndonjë bashkëpunim me zyrtarët rusë. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshje në Ukrainë, protestohet lirimi i 19 të pandehurve

Posted: 19 Sep 2017 05:09 AM PDT

Policia në Ukrainë po heton përleshjet që shpërthyen me 18 shtator, pasi një gjykatë liroi 19 të pandehur, të cilët u gjykuan për dhunën vdekjeprurëse në mes të aktivistëve pro-rusë dhe ukrainas, në një qytet në jug të Odesas, në maj të 2014-tës. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë afro 100 aktivistët që po protestonin lirimet e të pandehurve, në qytetin afër Odesa-s kur ishte mbajtur gjykimi. Ruslan Forostayak, këshilltar i shefit rajonal të policisë së Odesas, ka thënë se 20 policë dhe 15 roje kombëtare janë lënduar. Në maj të 2014-tës Odesa u përball me përplasje të dhunshme që lidhen me përpjekjet e Rusisë për të nxitur separatizëm në Ukrainë. Në këto trazira patën humbur jetën 48 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ska rindërtim pa tranzicion politik në Siri

Posted: 19 Sep 2017 04:16 AM PDT

Vendet që kundërshtojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad, thonë se nuk do e mbështesin rindërtimin e Sirisë, derisa nuk ka ndonjë tranzicion politik. "Ne besojmë se e vetmja rrugë për të ecur tutje është përmes një procesi politik, t'i bëhet e qartë Rusisë, Irakut dhe regjimit të Assad-it, se ne nuk do të mbështesim rindërtimin e Sirisë derisa nuk shohim ndonjë proces politik", ka thënë Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm britanez.  "Kjo nënkupton, tranzicion politik larg nga Assad-i", tha Johnson pas takimit të aleancës, Miqt e Sirisë. Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan, për Lindjen e Afërt, David Satterfield, tha se të gjithë pjesmarrësit në takim u pajtuan se " duhet të ketë proces politik nëse duan të ketë përfshirje ndërkombëtare në rindërtimin e Sirisë". Rusia dhe Irani kanë mbështetur Assad-in dhe qeverinë e tij me luftën në Siri, që tani ka arritur në vitin e shtatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Orkestra e Putinit në Beograd

Posted: 19 Sep 2017 03:08 AM PDT

Studio B ka qenë njëri nga radio stacionet më të poullarizuara në Beograd për dekada të tëra. Në vitet e 70-ta dhe 80-ta, programi i këtij stacioni "Mirëmëngjesi Beograd" ishte mjet i lidhshmërisë së pjesës më të madhe të familjeve serbe, ndërsa autori i këtij programi, Dushko Radoviq, që ishte një lloj ikone, angazhohej që të gjithë dëgjuesit e tij ta fillonin ditën me buzëqeshje. Radoviq vdiq në vitin 1984 dhe vendi, kryeqytet i të cilit gjatë jetës së tij ishte Beogradi, më duket se nuk ekziston. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë vend, bile edhe radiovalët. Programi i mëparshëm i të ndjerit Radoviq tash i takon organizatës Sputnik, që është një kompani mediale e sponzorizuar nga shteti rus, ndërsa lajmet e tij tash i përshëndesin beogradasit për çdo mëngjes, e jo zëri optimist i Radoviqit. Ky ndryshim është simbolik për rolin aktual të Serbisë si njëri prej shqetësimeve kryesore strategjike të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Rrjedhimisht, Moska po e përdorë gjithë forcën e butë që e ka në disponim, për ta fituar mendjen dhe zemrën e banorëve lokalë. Miliq: "Putinizim" i Serbisë Sipas Qendrës për Studime Evroatlantike (CEAS), me seli në Beograd, Sputnik ka filluar të transmetojë program në muajin janar të vitit 2015, dhe është vetëm njëra nga më tepër se 100 mediat dhe organizatat joqeveritare pro-ruse. Udhëheqësja e kësaj qendreje, Jelena Miliq, në studimin e saj me titull "Rusifikimi i Serbisë", shpjegon se përse Serbia është një cak i lehtë për forcën e butë ruse. "Serbia, si vendi më i madh me shumicë ortodokse dhe sllave në Evropën Qendrore, që ende duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s, është në gjendje shunë të keqe ekonomike, ndërsa publiku i është ekspozuar propagandës dhe lavdisë së fuqishme të miqësisë tradicionale ruso – serbe", thotë Jelena Miliq. Sipas saj, jemi dëshmitar të "Putinizimit" të Serbisë, megjithqë progresi i saj formal kah BE-ja, në formë teorike, mund të jetë pengesë për këtë "Putinizim". Miliq e ka shfrytëzuar shprehjen "Orkestra e Putinit" për ta përshkruar atë që ajo e sheh si përpjekje të koordinuar nga individët, grupet dhe institucionet, për ta shkatërruar mbështetjen publike për integrim evropian, për ta zvarritur afrimin e Serbisë me Perëndimin dhe për të promovuar interesa ruse. "Ekziston gjithnjë e më tepër dëshmi se disa pjesëtarë të orkestrës së Putinit financohen direkt nga Moska", ka shkruar Jelena Miliq. Jakshiq: Cak i Rusisë është ndjenja anti-perëndimore Analisti nga Beogradi, Boshko Jakshiq, nuk konsideron se grupet dhe individët prorusë në Serbi veprojnë në mënyrë të koordinuar, por ata mund të mos jenë shumë larg nga kjo. "Pa dyshim ekziston një synim për t'i tubuar këto qendra të atomizuara të ndikimit rus, në një të vetme, një njësi më të fuqishme. Megjithqë ata aktualisht nuk operojnë në frekuencë kombëtare, ne tashmë mund ta shohim këtë lloj të koordinimit në nivelin lokal dhe rajonal dhe është evident qëllimi për të qenë lojtar madhor në politikën serbe", tha Jakshiq, në një intervistë aktuale për Radion Evropa e Lirë. Analisti Jakshiq, që ishte i pari që e ka monitoruar fenomenin e rusifikimit të nacionalizmit serb, mendon se qendrat e ndikimit rus, nuk gjenden vetëm në mesin e grupeve nacionaliste periferike të krahut të djathtë, por edhe në partitë politike kryesore, disa prej të cilave janë pjesë e koalicionit qeverisës, pastaj Kisha Ortodokse Serbe dhe organizatat studentore. "Këto të gjitha janë caqe të forcës së butë ruse dhe duhet të theksohet se vlerësimi i Moskës për mënyrën më efikase të arritjes së këtyre qëllimeve është treguar korrekt – promovimi i klero-nacionalizmit serb, pastaj ndjenjës anti-evropiane dhe anti-perëndimore", thotë Jakshiq dhe shton se "qartazi, pjesë e kësaj është thirrja emocionale e Nënës Rusi, të bazuar në Ortodoksinë e Krishterë dhe Pansllavizmin e përbashët, pastaj lidhjet ekonomike dhe ushtarake të forcuara gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë. Efekti i kombinuar i të gjitha këtyre sulmeve ka çuar në atë që unë e kam quajtur Rusifikim i nacionalizmit serb. Me fjalë të tjera, ky është ushqim i nacionalizmit serb nga ana e Rusisë, me qëllim që vendi të largohet nga rruga e vet evropiane". Ideja e vëllazërisë ruse – serbe, që është në zemër të thirrjeve të propagandës ruse, është e bazuar në mit, konsideron Jakshiq. Megjithatë, ky mit ishte kultivuar në mënyrë të shkathtë nga Kremlini, duke shfrytëzuar avancimin e rusofilisë së krijuar dhe rrjetin e fuqishëm të OJQ-ve dhe institucioneve pro-ruse. "Ajo që është më shqetësuese, është se këto OJQ ruse, janë veçanërisht aktive në universitete dhe kanë pasur sukses ekstrem në rekrutimin e njerëzve të rinj", thotë Jakshiq. OJQ-ja e parë ruse ishte formuar para shumë e shumë vitesh, më 1913, dhe prej atëherë institucione të ndryshme proruse kanë ushtruar ndikim në segmente të ndryshme të shoqërisë serbe dhe në qarqet politike të Serbisë.  Në këtë kuadër, analisti Jakshiq e thekson rolin e Institutit rus për studime strategjie, që e kishte promovuar të ashtuquajturën diplomaci sociale dhe e kishte nxitur nacionalizimin serb, së bashku me dashurinë ndaj Rusisë. "Ende është shumë i rëndësishëm promovimi i modelit politik rus", thotë Jakshiq, dhe shton se "ky është shqetësim real, jo për shkak të ndonjë ndjenjeje anti-ruse, por për shkak se promovimi i kësaj ideje politike, është fundamentalisht në kundërshtim me interesat strategjike të Serbisë, me vlerat e ndërlidhura me demokracinë liberale moderne, të mbështetur nga BE-ja". Rrjedhimisht, duhet të theksohet se pjesa më e madhe e investimeve të jashtme në Serbi bëhen nga vendet e Bashkimit Evropian (82%) dhe gati 66% e eksporteve serbe janë të destinuara për në BE. Universiteti i Beogradit – qendër e propagandës ruse Konsiderohet se efekti i propagandës ruse po ndjehet në jetën publike serbe, pavarësisht nëse kjo është orkestrim i harmonizuar ose pak a shumë, tubim i njerëzve ose grupeve të dëshpëruara. Në fillim të muajit gusht, Zyra për Integrim në BE, i ka shpallur rezultatet e monitorimit të rregullt, që tregojnë se mbështetja për anëtarësim në BE në Serbi ka shënuar rënie nën 50%, për të parën herë. Studimi i Jelena Miliqit e ka identifikuar Universitetin e Beogradit si qendrën kryesore të propagadës ruse, ndërsa analisti Jakshiq konsideron se kjo është gjëja më shqetësuese. "Kisha Ortodokse, pa dyshim, është transmetuesi më i fuqishëm i ndikimit rus, por elementet e Universitetit të Beogradit nuk janë shumë prapa. Kjo është paradoksale dhe ekstremisht shqetësuese, pasi pjesëtarët e gjeneratave të reja po rekrutohen nga nacionalistët e mbështetur nga Rusia dhe se Moska po prezentohet si një lloj i alternativës dhe shpëtimit", thotë Jakshiq. Suksesi i rrëfimeve të promovuara ruse dhe përhapja e ndikimit rus qartaz e ka forcuar Kremlinin për ta zgjeruar praninë e vet zyrtare në Serbi. Kjo është sugjeruar nga përpjekjet aktuale për sigurim të statusit diplomatik për personelin e qendrës humanitare ruse në qytetin e Nishit. Sipas Jakshiqit kjo është absurde. "Tashmë kam premtuar se nëse punëtorët humanitarë rusë fitojnë status diplomatik, unë do të kërkoj pasaporta diplomatike për të gjithë zjarrfikësit serbë", thotë Jakshiq. Një vizitë aktuale e zyrtarëve perëndimorë në Serbi ka konkluduar se Qendra humanitare në Nish, tash për tash nuk shfrytëzohet si bazë për operacione sekrete ushtarake dhe të inteligjencës, por mbetet shqetësimi se ajo mund të kryejë veprime të tjera. "Derisa presidenti Vuçiq duket se është kundër kësaj (dhënies së imunitetit diplomatik për punëtorët rusë), vizita e planifikuar për tetor e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, qartazi është anuluar për shkak se marrëveshja lidhur me këtë qendër humanitare ka dështuar, ka shumë njerëz në Beograd, të cilët e mbështesin këtë dhe lëvizjet e ngjashme për ta qetësuar Moskën", thotë Jakshiq. Qendra humanitare në Nish paraqet dilemën reale dhe në rritje të Serbisë, e cila është zënë ndërmjet asaj që Jakshiq e përshkruan si interes të vetin real ekonomik dhe strategji, që është integrimi evropian, dhe zëri i fuqishëm i orkestrës së fuqishme të Putinit në Beograd. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB kërkon më shumë kohë për hetimin e dhunës në Mianmar

Posted: 19 Sep 2017 02:21 AM PDT

Shefi i hetimeve për dhunën në Mianmar, në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara më shumë kohë për hetim, rreth deklaratave për vrasje, torturë, dhunë seksuale, përdorim të minave tokësore dhe djegijeve të fshatrave. "Ne do të shkojmë aty ku provat na dërgojnë", ka thënë udhëheqësi i misionit për gjetjen e fakteve, Marzuki Darusman, para se të kërkonte zgjatje të hetimeve për gjashtë muaj. Ambasadori i Mianmarit, Htin Lynn, tha se hetimi i Darusman-it ishte "i dobishëm" dhe tha se Mianmari, po merr masa kundër terrorizmit dhe po bën përpjekte për të riktyer paqen. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uragani Maria godet ishujt Karaibe

Posted: 19 Sep 2017 02:03 AM PDT

Uragani i fuqishëm Maria ka goditur ishujt Karaibe. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme në ishullin Martinique në Karaibe. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more