Skip to main content

Zëri: “Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar” plus 29 more

Zëri: “Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar” plus 29 more


Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar

Posted: 26 Jul 2017 02:32 PM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu e ka konfirmuar se gjykata e Beogradit, lëshoi një vendim përfundimtar për të i cili e dënon atë me 40 ditë burg. Sipas tij, ky vendim nuk ka ardhur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar. “Ky nuk është dënim për flamurin shqiptar, bëhet fjalë për disa aktivitete partiake”, ka thënë Musliu, transmeton lajmi.net. Ai ka deklaruar se ky vendim i gjykatës është i qëllimshëm dhe një formë e presionit, pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tragjedi në Gostivar, djali dhe babai shqiptarë vdesin brenda 2 ditësh (Video)

Posted: 26 Jul 2017 02:23 PM PDT

Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur në një familje shqiptare në fshatin Simnicë të Gostivarit. Të hënën, ndërroi jetë babai ndërsa sot djali i tij 24 vjeçar. Vdekja e 24 vjeçarit M.M, jo zyrtarisht dhe sipas informatave të para që dalin nga Spitali i Gositivarit ka ndodhur si pasojë e kafshimit nga rriqrat. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ylber Ademi konfirmoi për Globi se pacienti ishte pranuar dje në Spital dhe pas terapisë fillestare është hospitalizuar në Klinikën Infektive të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush është dhe çfarë bën OJQ-ja ruse 'RHM' në veri të Kosovës?

Posted: 26 Jul 2017 02:17 PM PDT

Një organizatë jo fort e njohur joqeveritare, e quajtur Misioni Humanitar Rus (RHM) është duke vepruar në veri të Kosovës. Interesante është se kjo OJQ udhëhiqet nga Yevgeni Primakov, një pasardhës i ish-kryeministrit rus, me të njëjtin emër, i cili të mërkurën qëndroi në veri të Mitrovicës Primakov i riu është pritur në selinë e Zyrës për Kosovë e Metohi të qeverisë së Serbisë, nga drejtori i kësaj të fundit, Marko Gjuriq, është bërë e ditur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zeka: Partnerët e PAN-it, më shumë luftuan mes vete

Posted: 26 Jul 2017 02:11 PM PDT

Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, tha se aq shumë ka shkaktuar huti tek elektorati koalicioni PAN, sa që edhe votat që kanë marrë janë shumë. Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Zeka ndër të tjera shtoi se, nëse do ta dinte që nuk do të kishte bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit, ai nuk do të pranonte që NISMA të konkurronte me një listë me AAK-në dhe PDK-në. Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin u debatua në temën:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: Ramush Haradinaj, unifikues dhe njeri i ndryshimeve të mëdha

Posted: 26 Jul 2017 01:51 PM PDT

Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi ka theksuar se kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj është një faktor unifikues. Ai në një shënim të gjatë në Facebook ka shpjeguar deri në detaje, se pse sipas tij, Haradinaj është njeri i ndryshimeve të mëdha dhe unifikues. Shënimi i plotë: Haradinaj – unifikues! Tre fakte që dëshmojnë se Ramush Haradinaj asht njeri i ndryshimeve të mdhaja dhe unifikues Ai me 3 dhetor 2004 e merr detyrën e Kryeministrit të Kosovës nga Presidenti historik......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adriatik Kelmendi tregon çka i tha Teuta Rugova kur biseduan privatisht (Video)

Posted: 26 Jul 2017 01:43 PM PDT

Mundësia që Teuta Rugova ta votojë Haradinajn për kryeministër, mori gjithë vëmendjen. Ajo u deklarua me anë të postimeve në Facebook, por nuk e pamë të shfaqet publikisht në asnjë debat televizive ose intervistë. Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi në emisionin “Komitet” ka treguar se ka biseduar privatisht me deputeten e zgjedhur për ta bindur t’i jap intervistë në emisionin Rubikon. Autori i Rubikonit tregon se kishte folur me Teuta Rugovën në një takim privat, dhe se ajo nuk kishte pranuar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kusari-Lila kundër Qeverisë gjithëpërfshimëse (Video)

Posted: 26 Jul 2017 01:23 PM PDT

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk beson që koalicioni PAN do të arrijë ta formojë Qeverinë. Nëse ndodhë kështu, atëherë sipas saj, gjithçka është në dorë të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka bazë kushtetuese për t’ia dhënë mandatin koalicionit të dytë. Ajo ka folur edhe lidhur me presionin eventual tëndërkombëtareve, duke thënë separtnerët ndërkombëtarë kanë qenë shumë konstruktivë dhe se nuk ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Akil Gjakova i Artë në Abigjan (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 01:16 PM PDT

Akil Gjakova ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Frankfone 2017 në Abigjan Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e Artë në Lojërat Frankfone 2017, të cilat po mbahen në Abigjan. Gjakova ka treguar paraqitje shumë të mirë në finale, ku mposhti xhudistin maroken, Ahmed. “Edhe Akili i artë! Fitore e shkëlqyeshme e Akilit në finale kundër Marokenit Ahmed! Dy të arta, hajde shtetet Frankofone që s’na keni njoftë shtetin tonë pak respekt për Kosovën! Lojërat Frankfone 2017......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I dashuri i Fjolla Morinës është ndarë nga jeta pak muaj më parë, flet për herë të parë këngëtarja

Posted: 26 Jul 2017 12:54 PM PDT

Kohëve të fundit Fjolla Morina është shkëputur disi nga vëmendja e medias dhe mesa duket jo më kot. Diten e sotme ajo ka dhënë një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News.  Mes shumë pyetjesh pikante, Fjolla është pyetur nga Olsa për gjendjen e saj sentimentale dhe këngëtarja nuk ka ngurruar aspak të tregojë se për momentin është vetëm. “Jam e vetme sepse tani është më mirë të rri vetëm”.- ka thënë fillimisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Befasi: Cana trajner i skuadrës shqiptare?

Posted: 26 Jul 2017 12:49 PM PDT

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici e ka konfirmuar se është në bisedime me Lorik Canën, të cilit i është ofruar posti i trajnerit. Gjici fillimisht ka biseduar me serbin Mlladen Milinkoviç, por së fundmi, i ka lindur një ide e re që padyshim do të shënonte një moment të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, nëse do të bëhet realitet. Ai ëndërron që të bëjë trajner ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk e ka fshehur që ka si synim në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhurata Dora lason këngën 'Bubble' (Video)

Posted: 26 Jul 2017 12:41 PM PDT

Dhurata Dora ka sjellë në treg këngën e saj më të re. Kënga “Bubble”, është vizuelizuar edhe me videoklip- shkruan Indeksonline. Një këngë e tillë ritmike dhe me shumë energji, sigurisht që do të mirëpritet në këto ditë vere.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edona Llalloshi ka ditëlindjen, ja sa vjet i mbush ajo

Posted: 26 Jul 2017 12:17 PM PDT

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi sot gëzon ditëlindjen e radhës. Interpretuesja e shumë hiteve, sot mbush plotë 38 vite jetë. Përveç angazhimeve në karrierë, ajo ka edhe një familje të mrekullueshme pas të cilës duket të jetë shumë e dhënë. Edona shquhet për potencën e saj vokale, dhe sigurisht edhe për stilin e veshjes. Është njëra ndër këngëtaret e pakta që u ka rezistuar skenave provokative dhe operacioneve kirurgjike. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Veseli është i preferuari i PDK-së për kryetar të Kuvendit

Posted: 26 Jul 2017 12:00 PM PDT

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka theksuar se ende nuk është vendosur se a do të jetë Kadri Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nga koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN). Hoxhaj ka thënë në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, se shefi i PDK-së mbetet i preferuari i partisë për këtë pozitë. “Mendimi dhe preferenca ime individuale është që ne të shkojmë me Veselin. Jam duke folur vetëm për atë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiqi po zbutet ndaj Kosovës, kjo është arsyeja (Video)

Posted: 26 Jul 2017 11:58 AM PDT

Deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksander Vuciq, lidhur me Kosovën dhe dialogun, kanë ardhur pas ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë e gjithashtu me qëllimin e përafrimit të Serbisë me BE-në Këto vlerësime i kanë bërë analistët vendor të cilët ndërrimin e qasjes së Vuqiqit karshi Kosovës e lidhin me tendencën për anëtarësim të Serbisë në BE Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për Tribuna Channel se kjo deklaratë e të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK-ja i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Jepni llogari qytetarëve për punësimin e kundërligjshëm të 486 njerëzve

Posted: 26 Jul 2017 11:56 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një komunikate dërguar mediave, PDK-ja e Prishtinës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje vetëm po provon t’i shmangët llogaridhënies për punësimin e kundërligjshëm gjatë dy vjetëve të 486 njerëzve me kontrata për shërbime të veçanta, ku shërbim i veçantë për shumicën e tyre ka qenë vetëm hedhja e molotovit, gurëve dhe shkatërrimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjen sërish i nxehti afrikan, ja dita e kthesave të temperaturave

Posted: 26 Jul 2017 11:18 AM PDT

Vranësirat e ditëve të fundit në vend dhe reshjet e shkurtra, do t’ia lënë vendin sërish të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, më datë 28 Korrik, nis stabilizim i kushteve atmosferike dhe rritja e temperaturave. Rritje që nga e diela e në vijim do të vijojë, duke bërë që 30 Korriku si dhe ditët e para të gushtit të goditemi nga një vale e të nxehtit Afrikan. Parashikimi i motit sipas Meteoalb: Parashikohet dt. 26 – 27 korrik 2017 të karakterizohen nga kthjellime e vranësira të shpeshta dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe i bën thirrje Beogradit të mos sjellë trazira tek serbët e Kosovës

Posted: 26 Jul 2017 11:15 AM PDT

Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet që kanë të bëjnë me sjelljen e trazirave në mesin e serbëve. Sipas mediave serbe, Lista Serbe u ka bërë thirrje politikanëve të opozitës në Beograd të mos përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre, transmeton Indeksonline. “Është qartë se disa persona janë mërzitur nga paqja që kemi arritur me kaq vështirësi në periudha të ndryshme, dhe po shikojnë të vënë trazira”, ka thënë Lista......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj pranon propozimet e LSI

Posted: 26 Jul 2017 10:55 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar ditën e sotme propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. “Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI, shkruan Top Channel. Ai tha se furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë në ditë është më i rëndësishëm se sa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hidhet shorti për sezonin e ri të Serie A (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 10:44 AM PDT

Është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/18 të Serie A Kampioni i Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim ndaj Crotone. Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e xhiros së parë në San Siro, ku Borja Valero mund të luajë kundër ish skuadrës së tij, ashtu sikurse edhe trajneri Stefano Pioli. Ndërsa, Roma do të luajë në udhëtim te Atalanta, sikurse edhe Napoli të Hellas Verona. Java e parë e Serie......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV: Shpifjet e PDK-së, produkt i frikës nga humbja e pushtetit

Posted: 26 Jul 2017 10:42 AM PDT

Akuzat ndërmjet partive politike parlamentare kosovare nuk kanë të ndalur. Në këtë luftë akuzash e kundërakuzash vazhdojnë të jenë më aktive Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që, përmes një komunikate për media, i ka quajtur shpifje deklaratat pretendimet e PDK-së deputeti Dardan Molliqaj dha dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ për shkak të presionit nga ambasadat. “Rënia e ndjeshme e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dua Lipa shfaq trupin seksi përballë fotografit të njohur (FOTO)

Posted: 26 Jul 2017 10:41 AM PDT

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka shpërthyer me një fotografi të publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Ajo ka dalë pothuajse tërësisht nudo duke i mbuluar pjesët intime me peshqir. Dua përpos zërit të jashtëzakonshëm që ka, ajo posedon edhe linja super seksi. ‘I nderuar, faleminderit @mariotestino që më bëre pjese të serisë së fotografive me peshqir. Të dua’, është përshkrimi i fotografisë që ka publikuar Dua. Për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: LDK-ja dhe Vetëvendosja e bllokuan Kosovën tre vjet

Posted: 26 Jul 2017 10:27 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovcës, Kadri Veseli, ka komentuar ofrimin e Vetëvendosjes me LDK-në, dy parti të cilat Veseli ka bërë përgjegjëse për stagnimin e Kosovës në tri vitet e fundit. “Mirë është që kanë bërë koalicion Vetëvendosje dhe LDK, për arsye se janë dy parti që për tri vite e kanë bllokuar Kosovën, njëra pa asnjë vendimmarrje duke pasur edhe mandatin e Qeverisë dhe tjetra, e cila po dëshmon secilën ditë se për pushtet është e gatshme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Institucionet formohen më 3 gusht

Posted: 26 Jul 2017 10:24 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovcës, Kadri Veseli, ka deklaruar se institucionet e reja do të formohen më 3 gusht. Veseli ka deklaruar për KosovaPress se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, do të votohet qeveria e re në krye me Ramush Haradinajn kryeministër. “Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit dhe me datën 3 gusht do të kemi formimin e institucioneve të Kosovës, përkatësisht konstituimin e Kuvendit, kryetarin e ri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Profesori amerikan: Shqipëria me ndihmën e Turqisë mund ta marr Kosovën dhe Maqedoninë

Posted: 26 Jul 2017 10:07 AM PDT

Walter Russel Mead, profesor i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, në një koment për Ëall Street Journal ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian “Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë. Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shëroni shenjat e djegieve me këtë përbërës kuzhine

Posted: 26 Jul 2017 10:05 AM PDT

Djegiet dhe plagët ndryshme që mund të merrni gjatë jetës mund të shërohen me kalimin e kohës nëse janë të lehta, në të kundërt, me shumë vështirësi.  Në të shumtën e rasteve, nëse djegiet kanë qenë të shkallës së dytë dhe të tretë shkaktojnë disa dhëmbëza. Poashtu, kjo vlen edhe për plagët e thella. Kimikatet, dielli, rrezatimi, energjia elektrike apo prekja e diçkaje të nxehtë janë ndër faktorët kryesorë që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident i rëndë në Batllavë

Posted: 26 Jul 2017 10:03 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës rreth orës 17:20. Disa lexues kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes. Lexuesit kanë treguar se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vejusha e Steve Jobs pushon me të dashurin në jahtin që ish-burri i saj se përdori kurrë

Posted: 26 Jul 2017 10:01 AM PDT

Laurene Powell Jobs, e veja e Steve Jobs po shijon pushimet në Dubrovnik me të dashurin e saj Adrian Fenty, ish-kryebashkiak i Uashingtonit D.C. Çifti ëshë fotografuar teksa po shëtisnin bashkë me vajzën 19-vjeçare Eva, në jahtin luksoz 100 milionë dollarësh  të blerë nga themeluesi i Appple, Steve Jobs, i cili nuk arriti ta shfrytëzoj asnjëherë këtë jaht, pasi që e kishte porositur në kohën kur iu lajmëruar kanceri dhe nuk ajo nuk ishte akoma gati për shfrytëzim. Laurene Powell Jobs u pa duke shijuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beckham me fjalë të mëdha për Zidane (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 09:48 AM PDT

David Beckham është shumë i lumtur për trajnerin Zinedine Zidane Legjenda angleze, David Beckham ka vizituar skuadrën e Real Madridit, e cila është duke u stërvitur në Los Angelos. Beckham ka thënë se është shumë i lumtur me punën që trajneri Zinedine Zidane po bën në Real Madrid. “Jam shumë i lumtur të shoh Zidane që po bën punë ka të mirë. Të gjithë e duan Zidane”, tha Beckham. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dasma që u mbyll në mënyrë tragjike

Posted: 26 Jul 2017 09:43 AM PDT

Një çift i ri humbi jetën rrugës për në shtëpi, pasi kishin lënë darkën e mbajtur pas ceremonisë së martesës.  27 – vjeçari Stuart Moorat dhe 25 – vjeçari Georgina Le Prevost, humbën tragjikisht jetën kur automjeti i tyre doli nga rruga në Channel Island të Guernsey -t.  Në një postim në rrjetet sociale, policia britanike tha se ata po ktheheshin nga mbrëmja e dasmës.  Lajmi për vdekjen e çiftit të ri hidhëroi të ftuarit, të cilën ndodheshin ende......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gaxherri: LDK e vendosur, nuk e voton Kadri Veselin për kryetar

Posted: 26 Jul 2017 09:39 AM PDT

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka potencuar se LDK nuk do ta votoj për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin. Në një përgjigje për Gazetën Monitor, Gaxherri ka thënë se LDK tashmë ka vendosur që të mos votohet Veseli për kryetar Kuvendi. Sipas saj ky vendim është marrë nga organet e partisë e që është edhe kërkesë e elektoratit të kësaj partie. “ LDK ka marr vendime nga Këshilli i Përgjithshëm që nuk e voton për kryetar të Kuvendit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more