Skip to main content

Zëri: “Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Video)” plus 29 more

Zëri: “Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Video)” plus 29 more


Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Video)

Posted: 17 Jul 2017 02:49 PM PDT

Kikboksieri kosovar me prejardhje nga Peja, Elvis Gashi, ka debutuar si është më së miri në garat e GLORY 43, duke e mposhtur me nokaut në Madison Square Garden të New Yorkut, kanadezin Josh Jauncey. Gashi ka bërë debutimin e tij në peshat e lehta të GLORYT duke e mposhtur në Madison Square Garden kanadezin Jauncey dhe duke u përshëndetur me një mori zhurmash e duartrokitjesh nga publiku. Kjo pasi, kikboksieri pejan ishte mikpritës në këtë garë dhe të mbledhurit në New York ishin ata që kujdeseshin për vetveten dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeziu: Po perëndon shansi i partive të mëdha

Posted: 17 Jul 2017 02:46 PM PDT

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë qenë inkurajuese. Ai ka thënë se për herë të parë Kosova se ka përvetësuar emancipimin e votës. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kryeziu e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën renditjen e LDK’së në vendin e tretë. Megjithatë, ai ka theksuar se shansi për partitë deri tani të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Serbia nuk e ndryshon politikën e saj ndaj vendeve që janë kundër pavarësisë së Kosovës

Posted: 17 Jul 2017 02:38 PM PDT

Evropa nuk është në kundërshtim me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me shtetet e tjera. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i pyetur mbi pozitën e Serbisë në lidhje me BE-në, NATO-n dhe Rusinë. Po ashtu, Daçiq rikujtoi se politika serbe mbi këto çështje nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net. “Ne jemi të vendosur për Evropën sepse besojmë se kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve serbë. Nga ana tjetër kemi edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo vogëlushe sot është një nga më të bukurat e Shqipërisë (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 02:37 PM PDT

Adrola Dushi konsiderohet si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo mahnit me fotot e publikuara nëpër rrjete sociale aty ku shfaqet pa grim, shumë natyrale, shkruan lajmi.net Ndërsa së fundmi Adrola ka publikuar një foto ku duket shumë simatike. Imazh ky i cili është realizuar kur ajo ishte e vogël. Foton e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mimoza Kusari hedh poshtë idenë e Behgjet Pacollit

Posted: 17 Jul 2017 02:04 PM PDT

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës ka hedh poshtë idenë e Behgjet Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse. Presidenti i AKR’së ditë më parë propozoi organizimin e një tryeze mes liderëve të partive politike për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat 1-vjeçar, ku kryeministër sipas tij, do duhej të ishte njëri prej Albin Kurtit, Ramush Haradinajt apo Avdullah Hotit. Ideja e Pacollit përfshin vendosjen e një plani të veprimit një vjeçar të punës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si të mbroheni nga mushkonjat

Posted: 17 Jul 2017 02:02 PM PDT

Ditët e ngrohta sjellin edhe mushkonjat. Hulumtimet kanë treguar që gjenet janë më së shumti fajtore pse jeni aq “tërheqës” për mushkonjat, edhe pse ekzistojnë edhe shumë gjëra të tjera, që mund t’i tërheqin. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të mbroheni. – Zbrazeni ujin nga çdo objekt në kopshtin tuaj ose në tarracë, sepse ai i tërheq. Në bahçe ose në tarracë mbillni borzilok, sepse mushkonjat nuk e durojnë aromën e tij. – Reduktoni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në shtator, Kosova në Interpol (VIDEO)

Posted: 17 Jul 2017 02:20 PM PDT

Sido që të jetë puna e institucioneve të reja, përpjekja për anëtarësim në institucione ndërkombëtare vazhdon. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka krijuar ekipin i cili po punon që Kosova të jetë pjesë e Interpolit. Ministri në detyrë, Skender Hyseni, beson se vendi ynë në shtator do ta marrë mbështetjen e nevojshme për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Zyrtarët shtetërorë të Republikës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstituive

Posted: 17 Jul 2017 01:57 PM PDT

U llogarit si javë vendimtare kur do të merrnin kah zhvillimet politike në vend. Por, dita e hënë nuk solli një zhvillim konkret. Presidenti i Kosovës, i obliguar ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka ende një përgjigje se kur kjo mund të ndodhë. Në AAK thonë se janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm, kurse LDK-ja ironizon me numrat që PAN ka thënë se i ka. Data 8 gusht, është afati i fundit kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushqimet që e luftojnë kancerin

Posted: 17 Jul 2017 01:51 PM PDT

Deri tani janë zbuluar me siguri më shumë se 100 lloje të kancerit, përderisa shifrat e vdekjes nga kjo sëmundje çdo ditë e më shumë po bëhen të frikshme. Megjithatë shumë njerëz nuk e dijnë se ka ushqime të shëndetshme, ngrënia e të cilave mund ta parandalojë këtë sëmundje. Ushqimet si perimet e gjelbra dhe disa të tjera bëjnë organizmin më të shëndetshëm dhe të fortë duke e bërë atë gjithashtu imun ndaj sëmundjeve, përfshirë edhe kancerin,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si ta kuptoni se ju kanë larguar dhe bllokuar nga lista e miqve në Snapchat!

Posted: 17 Jul 2017 01:49 PM PDT

Shumë nga ju mbeteni konfuz nëse një mik i juaji ndërpret komunikimin me ju në llogarinë Snapchat. Por, ende ndoshta ju nuk e keni kuptuar se ka shumë mundësi që ai person, mund të ju ketë fshirë komplet nga lista e miqve në këtë rrjet, transmeton Klan Kosova. Ndonëse ende nuk ka një mënyrë për ta kuptuar tërë të vërtetën rreth kësaj problematike, nëse dikush nuk iu mban më dot në listën e miqve në Snapchat, nuk mund të mbetet tutje enigmë! Një gjë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarre të shumta në Mal të Zi, digjen disa shtëpi, evakuohen turistët (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 01:34 PM PDT

Në pjesën jugore dhe qendrore të Malit të Zi, zjarrfikësit po luftojnë me flakët e zjarrit, të cilat, për shkak edhe të erërave të forta po rrezikojnë shtëpitë dhe banorët. Për shkak të situatës së krijuar nga stuhia e zjarrit, në Llushtica janë evakuuar qindra banorë, madje disa shtëpi edhe janë shkrumbuar plotësisht. Evakuimi i banorëve është bërë me ndihmën e Ushtrisë, Marinës dhe të Njësisë së lundrimit të Budvës. Vatra e zjarrit ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Itali të sigurt, ky trajner nesër zyrtarizohet te Shqipëria (FOTO)

Posted: 17 Jul 2017 01:31 PM PDT

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Itali janë të sigurt se Christian Panucci do të jetë pasardhës i Gianni de Biasit te Shqipëria. Mediet kryesore në Itali, sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar për marrëveshjen e arritur mes FSHF-së dhe ish lojtarit të Romës, Interit e Real Madridit. Panucci pritet që gjatë ditës së nesërme të nënshkruaj me Shqipërinë, duke i mposhtur në garë për këtë post Filippo Inzaghin, Giancarlo Camolese dhe Clarence......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenal – Kylian Mbappe, ky është lajmi i fundit

Posted: 17 Jul 2017 01:30 PM PDT

Arsenali është dorëzuar në garën për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe. Skuadra nga Londra e cilëson të shtrenjtë francezin e ri, duke mos mundur ta përballojnë çmimin e vendosur nga Monaco. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Wenger nga Australia ka dërguar mesazh për çështjen e Kylian Mbappe, duke bërë të ditur se Arsenali këtë verë nuk do të tentojë më për 18 vjeçarin, të cilit Monaco i ka vendosur çmimin 100 milionë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident trafiku mes autobusit lokal dhe një veture në Prishtinë (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 01:27 PM PDT

Rreth orës 21:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Muharrem Fejza”. Aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi lokal dhe një veture të tipit "Audi", njofton Klan Kosova. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas matjeve të policisë, autobusi dhe vetura e aksidentuar janë larguar dhe është liruar rruga për qarkullim.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jo si në Gjilan, shoferët reagojnë shpejtë dhe i shpëtojnë jetën (Video)

Posted: 17 Jul 2017 01:26 PM PDT

Në një rrugë në Travnik në Bosnje sot ka ndodhur një dramë e vërtetë, ku një i ri humbi vetëdijen nga vapa e madhe dhe u shtri në mes të rrugës. I riu, i cili ishte duke ecur në trotuar, papritmas ra në rrugë. Shoferët që po lëviznin me automjete aty, ndaluan dhe reaguan shpejtë duke parandaluar një tragjedi të mundshme, shkruan gazetametro.net. Për dallim nga rasti i Gjilanit, kur një i moshuar ditë më parë u la të vdiste në trotuar dhe shoferët e as kalimtarët nuk ndaluan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Mos e keqpërdorni ujin'

Posted: 17 Jul 2017 01:24 PM PDT

Ilir Abdullahu – drejtor ekzekutiv në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina – ka thënë në emisionin “Përballje” të Telegrafit, se nuk ka më probleme të furnizimit me ujë në rajonin e Prishtinës, por apelon që qytetarët të kenë kujdes e të mos e keqpërdorin këtë ujë. Sipas tij ky, KUR “Prishtina” me fabrikën në Shkabaj ofron cilësi të lartë të ujit të pijes. “Mund t’ju them të gjithë konsumatorëve, pa hezitim,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pesë rregulla për flokë me volum

Posted: 17 Jul 2017 01:09 PM PDT

Është e ditur se flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes për femrat dhe të gjitha duan që ato të duken sa më të bukura dhe më voluminoze. Nëse doni që flokët tuaja të duken të shëndosha dhe plot volum e gjitha që duhet të bëni është ti ndiqni këto 5 rregulla. Mos përdorni tharës për flokë Ajri i fortë i tharëses paraqet një shok të vërtetë për flokët e holla, i thanë dhe ato e humbin shkëlqimin. Nëse e keni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Enver Hasani e Nait Hasani përmenden në gjyqin për korrupsion

Posted: 17 Jul 2017 12:51 PM PDT

Elsadat Musliji në procesin ku po akuzohen një zyrtar qeveritar dhe djali i tij tha se të akuzuarit ia përmendën Enver dhe Nait Hasanin. Elsadat Musliji erdhi nga Zvicra për të dhënë dëshminë e tij në gjykimin ku zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa djali i tij Adriani për mashtrim. Sipas aktakuzës, Zahir Bajrami përmes djalit të tij Adrian Bajramit më 9 shkurt të vitit 2017 i kishte marrë 10,000 euro të dëmtuarit Elsadat Musliji,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kreatorja e njohur kosovare shfaqet si mbretëreshë në dasmën e saj (FOTO)

Posted: 17 Jul 2017 12:44 PM PDT

Vlora Neziri nga Ferizaj, një kreatore e njohur jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën, të shtunën mbrëma pati ditën më të lumtur të jetës së saj. Vlora, bashkë me Artonin, u kurorëzuan në praninë e qindra të ftuarve, raporton Zeri.info. Në këtë dasmë madhështore gjithçka nisi me koktejin e organizuar jashtë restaurant "Berisha" në Ferizaj, ku Vlora bashkë me Artonin pritën mysafirët me ngrohtësi dhe buzëqeshje. Por çifti nuk ishte i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uji i pijes në Kosovë është i nivelit të lartë

Posted: 17 Jul 2017 12:35 PM PDT

Burbuqe Nushi Latifi – koordinatore në Qendrën e Monitorimit të Ujit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) – ka thënë se, uji në Kosovë është i pijshëm dhe se ka cilësi e standarde të duhura, përshirë parametrat e parapara në udhëzimet e IKSHP-së dhe direktivat evropiane. “Sipas të dhënave të fundit të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizime, del se 90 për qind e qytetarëve të Kosovës pinë ujë prej sistemeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësohet se çfarë u bisedua në takimin mes LDK-së e ‘Vetëvendosjes’

Posted: 17 Jul 2017 12:31 PM PDT

Lidhja Demokratike ka realizuar takimin e dytë me Lëvizjen Vetëvendosje që nga mbajtja e zgjedhjeve më 11 qershor. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka treguar se kush mori pjesë në këtë takim dhe a u arrit ndonjë marrëveshje mes palëve. Haziri ka bërë të ditur se në takimin me VV’në, i dyti ky pas zgjedhjeve, morën pjesë ai dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti.  “Është takimi ynë i dytë pas 11 qershorit, përveç liderët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Miratohet qasja e Kosovës në Programet e BE-së

Posted: 17 Jul 2017 12:17 PM PDT

Ministria e Integrimit Evropian, ka mirëpritur Marrëveshjen Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së nga ana e Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel. Njoftimi i plotë i Ministrisë: Mirëpresim miratimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe  Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së nga ana e Këshilli për punë të Jashtme të Bashkimit Evropian......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja pse ndodhi vrasja e dyfishtë në Gjakovë sipas famullitarit të Kishës Katolike (Video)

Posted: 17 Jul 2017 12:11 PM PDT

Ishin kushërinj. Njëri i kishte punët më mirë e tjetri me aq shumë halle, sa i mori jetën edhe të parit edhe vetes. Kështu, për Kristë dhe Pjetër Memajn tashmë është hapur e pamja, derisa edhe varrimi do t’u bëhet i përbashkët. Kristë Memaj 45 vjeç qëlloi për vdekje kushëririn e afërt, Pjetër Memajn, 55 vjeç, pasi ky i fundit deshi që ta ndalonte që të mos bënte vetëvrasje. E më pas me një plumb tjetër qëlloi edhe vetën. Rasti ndodhi të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Të më falë familja e djalit nga Tetova që u hodh t’i shpëtonte vajzat' (Video)

Posted: 17 Jul 2017 12:09 PM PDT

Plazhi i Portonovës është pak i njohur dhe i frekuentuar por mori vëmendjen e opinionit publik pas strategjisë së mbytjes së tre të rinjve, raporton Ora News. Familjarët e dy vajzave që humbën jetën në det thonë se ato mund të ishin shpëtuar nëse plazhi do të kishte pasur roje bregdetare. Mirëpo në bashkinë e Vlorës, thonë se Portonova nuk është në listën e plazheve të miratuara nga Ministria e Turizmit. Gjithsesi, pas tragjedisë, zona po patrullohet nga policia. “Portonova”......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në magjistralën Ferizaj-Prishtinë, tre të lënduar (FOTO)

Posted: 17 Jul 2017 12:05 PM PDT

Në orët e mbrëmjes  në magjistralën Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Lugagji ka  ndodhur një aksident ku për pasojë tre persona janeë lënduar, njëri prej tyre  rëndë. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë, një traktor dhe një kombajë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Të lënduarit janeë bartur per në emergjencë ku po trajtohen nga mjekët. Për këtë në këtë pjesë të rrugës ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë procedurat e presidentit për mandatarin

Posted: 17 Jul 2017 11:40 AM PDT

Jurisiti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Shkumbin Asllani ka treguar detajisht për procedurat nëpër të cilat duhet të kaloj Presidenti për tu dhënë dritën jeshile, formimit të institucioneve dhe dhënies së mandatarit. Ai ka vënë në pah se Presidenti Thaqi ndodhet para një vendimi shumë të vështirë, duke e vlerësuar edhe si një “vetëvrasje politike”. Lexojeni të plotë shkrimin e tij në rrjetin social facebook: Pa-përgjegjësia politike; kushtetutshmërisht të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu: S’ka rëndësi kush është kryeministër

Posted: 17 Jul 2017 11:38 AM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se, partia që përfaqëson ai do të kishte më shumë mandate në Kuvend, sikur të mos ishte në koalicion me LDK-në. Madje, në rast se koalicioni parazgjedhorë do të bëhej me Vetëvendosjen, Sejdiu thotë se do të dilnin të parët në zgjedhjet e 11 qershorit. “Është e natyrshme, sepse votat tona do të barteshin dhe do të shkonin te dikush që ka tregu një rritje të jashtëzakonshme nga zgjedhjet e kaluara. Dhe, ka mundësi që do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jakup Krasniqi jep versionin e tij për krijimin e qeverisë

Posted: 17 Jul 2017 11:36 AM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, nëpërmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur opinionin e tij rreth zgjedhjes së problemeve qenësore, me të cilat përballet e vendi, që edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit nuk u qartësua gjendja politike, e kjo po merr vëmendje më shumë se sa problemet reale. Sipas Krasniqit, situata e krijuar pas zgjedhjeve qet në plan të parë krijimin e një qeverie gjithpërfshirëse për t’i dhënë vendit një orientim të ri. E kjo qeveri, sic shprehet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Harrojeni Panuccin, ky do të jetë trajner i ri i Shqipërisë (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 11:23 AM PDT

Alberto Malesani pritet të jetë trajner i ri i Kombëtares shqiptare, duke mposhtur konkurrencën e Christian Panuccit FSHF njoftoi se ende nuk është vendosur për trajnerin e Kombëtares, por emrave më të përfolur deri më tani, pikërisht dyshesh Panucci-De Canio i shtohet edhe një tjetër. Bëhet fjalë për Alberto Malesanin, ish-trajner i Parmës dhe Fiorentinës. 63-vjeçari, ndonëse në dukje është emër i ri, të paktën që qarkullon në media, është futur fort në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thirrja e seancës konstituive 'peng' i numrave të PAN-it

Posted: 17 Jul 2017 11:14 AM PDT

Kanë kaluar një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërkaq koalicioni PDK-AAK-Nisma ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re të vendit, e cila do të duhej të udhëhiqej nga Ramush Haradinaj si i nominuar për kryeministër nga ky koalicion. Pavarësisht kësaj, edhe presidenti Hashim Thaçi, ende nuk ka bërë thirrje për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ani pse ka javë që KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Por, sipas deputetit nga Nisma për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more