Skip to main content

RTSH: “Paris; Banorët lahen në Senë” plus 9 more

RTSH: “Paris; Banorët lahen në Senë” plus 9 more


Paris; Banorët lahen në Senë

Posted: 19 Jul 2017 09:04 AM PDT

Për herë të parë në histori, ose të paktën për aq sa mbahet mend, parizienët mund të lahen në ujërat e kryeqytetit. Noti në Senë dhe në çdo vend tjetër me ujë në Paris u ndalua me ligj në vitin 1923 dhe deri dje ishte i ndëshkueshëm me një gjobë prej 11 eurosh. Historianët thonë se ndalimi i notit u bë për shkak të cilësisë të keqe të ujit, por tashmë ajo është përmirësuar tej mase. Bashkia e Parisit hapi të martën tre pishina për publikun në zonën e Bassin del la Vilette, një strategji që shkon krah me kandidaturën e kryeqytetit francez për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024. Qytetarët e kryeqytetit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi që i është paraqitur dhe tre pishinat me thellësi të ndryshme janë plot gjatë gjithë kohës. Autoritetet thanë se pastërtia e ujit është e kënaqshme, por sidoqoftë, në pishina kryhen kontrolle çdo tre orë për t'u siguruar. Planet e Parisit janë edhe më ambicioze, pasi me kandidaturën për Lojërat Olimpike, ka dhënë edhe premtimin se do të bëjë të gjithë lumin e Senës të notueshëm deri në vitin 2024.

Basha e Selami përballë demokratëve në Tiranë

Posted: 19 Jul 2017 07:15 AM PDT

Pavarësisht se dy kandidatët për kryetarë të PD Lulzim Basha dhe Eduard Selami shtrënguan duart para demokratëve të Tiranës, ata nuk ishin në një mendje me zhvillimet në PD dhe të ardhmen e saj. Zoti Basha tha se qeveria socialiste ka blere masivisht vota në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se shumë familje janë paguar deri në 20 mijë lekë për të mos shkuar në votime dhe për të votuar për PD. “Ne kemi dalë një forcë morale e pa cënuar nga zgjedhjet dhe e kemi lartësuar kuotën se nuk u futëm në lojën e pistë të shitblerjes së qytetarëve” tha zoti Basha. Ai bëri thirrje për bashkimin e demokratëve si kusht për fitoren e PD.
Ndërsa zoti Selami akuzoi ish kryetarin Basha si përgjegjës për këtë humbje, ndërsa tha se ai duhej të jepte dorëheqjen. Sipas zotit Selami shkaku duhet shikuar tek vetja dhe jo tek kundërshtarët. PD është sot më pak demokratike se sa kur e mori zoti Basha në fillim, tha zoti Selami. PD duhet kthyer në një forcë kur gjithkush duhet ta shikojë veten të vlerësuar, shtoi ai.

Aksidentet rrugore, “Shoferë ruani veten, përpara se dikush të mendojë për ju”

Posted: 19 Jul 2017 06:32 AM PDT

Autoritetet e policisë dhe ekspertët e sigurisë rrugore, thonë se faktorët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri, vijnë nga pakujdesia njerëzore, por edhe akset rrugore nuk janë në nivelin e duhur.
Jashtë çdo standarti të sigurisë paraqitet “Rruga e Kombit”, një nga veprat rrugore më të rëndësishme me të cilën Shqipëria krenohet. Veçanërisht standarti i sigurisë është i ulët në segmentin nga tuneli i Kalimashit deri në doganën e Morinit. Edhe pse një segment që të lejon të udhëtosh me shpejtësi të lartë, nëse nuk je i vëmendshëm rrezikon të përfundosh i përplasur me blloqet e betonit ose të fluturosh nga lartësi të mëdha.
Ky segment është përballja e parë e një turisti që hyn nga dogana e Morinit për të vizituar Shqipërinë. Në sezonin turistik në tërë gjatësinë e tij ka patrulla të shtuara të policisë, por informimin e parë për të shmangur aksidentet e mundshme e japin punonjësit e policisë kufitare. “Në marrjen e shërbimit udhëzohet që t’u jepet qytetarëve informacion për ç’do pyetje që ata bëjë, por edhe këshillohen për ato "pikat e zeza" që janë në segmentet që i çojnë drejt bregdetit" thotë Emiljano Resuli, shefi i stacionit të Postës Kufitare Morinë.
Policia rrugore herë pas here i dërgon një studim Autoritetit të Rrugëve për vendosjen e tabelave plotësuese që drejtuesit e mjeteve të mos përballen me të papritura që rrezikojnë jetë njerëzish. Por sërish kjo rrugë vijon që të ketë të njëjtat probleme. “Qarkullimi devijohet në disa vende, për shkak të mosmbarimit të punimeve në disa ura. Vitin e kaluar e kemi patur disa ngjarje të cilat kanë sjellë pasoja në jetët e njerzve. I kemi kërkuar ARSH-së vendosjen e sinjalizimit të përkohshëm që të bëjë devijimin në ato vende ku rruga paraqet rezik. Për udhëtimin gjatë ditës janë plotësuar disa element, ndërsa për udhëtimi natën nuk është funksional sot e kësaj dite, ndaj ne jemi të detyruar ta mbulojmë me patrulla" thotë Skënder Ismaili Shefi i Sigurisë Rrugore.
Në mungesë të masave të marra nga autoritetet janë vetë drejtuesit e mjeteve që tregohen të kujdesshëm. "Ka pak telashe. Shpejtësia bën të vetën dhe aksidenti ndodh aty" thotë një drejtues mjeti. “Nuk është në rregull, ne jemi të kujdesshëm, por mundet me shkaktu edhe aksidente" shprehet një tjetër. “Përbën problem për aksidente, nëse mundet me u rregullu mirë do të ishte” paralajmëron dhe sugjeron një tjetër drejktues mjeti.
Ky segment bëhet edhe më i vështirë për drejtuesit e mjeteve gjatë udhëtimit në mbrëmje dhe në ditët me lagështirë, mjegull, dëborë apo akull. Zgjidhja mbetet një dhe e vetme: “Shoferë ruani veten, përpara se dikush të mendojë për ju”

Kushtetuesja: Në Shtator vendimi për Reformën në Drejtësi

Posted: 19 Jul 2017 05:43 AM PDT

Gjyqtarët do të presin datën 28 Shtator për të mësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tre nga shtatë ligjet themelore të Reformës në Drejtësi. Kjo pasi Shoqata dhe Unioni i gjyqtarëve i kanë kërkuar gjykatës të shpallë antikushtetues një sërë nenesh të këtyre ligjeve. Seanca e së mërkurës në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vetëm administroi dokumentacionin e paraqitur nga shoqatat e gjyqtarëve.
Analistët vërejnë se koha kur Kushtetuesja do të ktheje përgjigje për ankesat kundër ligjeve të Reformës në Drejtësi është shumë interesante politikisht. Vendimi i pritshëm në fund të muajit Shtator përkon me kohën kur organet e reja të Vettingut që kanë nisur punën, do të kenë zbardhur sipas Reformës në Drejtësi një pjesë të mirë të rezultateve për pastërtinë e figurës së Gjykatësve dhe Prokurorëve.
Fundi i Shtatorit gjithashtu përkon me nisjen nga puna të Parlamentit të ri dhe të qeverisë së re.
Kjo është hera e dytë kur ligji i Vettingut ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Herën e parë gjyqtarët supremë rrëzuan padinë e PD duke lenë në fuqi ligjin kryesor që pritet të pastrojë drejtësinë në Shqipëri.

Rama: Armiku publik numër 1 është paraziti dhe grabitqari që rri me paratë e shtetit në zyrat e shtetit

Posted: 19 Jul 2017 05:25 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli se synimi i qeverisë së tij të re do të jetë transformimi i administratës shtetërore dhe pastrimi i saj nga zyrtarët që keqpërdorin funksionet e shtetit. Zoti Rama zhvilloi të mërkurën një takim me banorë të Vlorës, ku problemet me pronat ishin ankesat më të shumta që qytetarët i paraqitën kryeminsitrit. Sipas zoti Rama kjo problematikë e trashëguar më së shumti lidhet me mungesën e një baze të dhënash për të cilën aktualisht po punohet, por edhe me mosdhënien e një zgjidhjeje nga zyrat përkatësse të shtetit, të cilat shpeshherë nuk u japin përgjigje korrekte qytetarëve dhe nuk i trajtojnë ata me dinjitet. “Duhet të transformojmë komplet sjelljen e administratës shtetërore. Pra edhe në bashki edhe në zyrat e shtetit të administratës qendrore kemi probleme të mëdha në Vlorë me njerëzit që janë në kontakt me publikun. Dhe do ta korigjojmë” premtoi zoti Rama.
Kryeministri u shpreh se duke u regjistruar edhe në platformën online, të bërë publike prej tij pak ditë më parë, qytetarët e zakonshëm jo vetëm do të kenë mundësinë të paraqesin ankesat që nuk kanë gjetur përgjigje në zyrat e shtetit, por dhe të bëhen pjesë e koalicionit për bashkëqeverisjen e vendit. “Çka më shumë Dule dhe Ndoka më shumë se ju? Edhe ata futen në koalicione dhe bëhen ministra. Pse mos të futet një njeri i zakonshëm në qeverisje?” tha zoti Rama. “Regjistrohesh dhe çdo problem ngrihet në kohë reale dhe administrata përgjigjet në kohë reale!” shtoi ai. Zoti
Rama sqaroi se nëpërmjet kësaj platforme do të bëhet i mundur identifikimi i zyrtarëve të cilët i keqpërdorin funksionet e tyre. “S’kemi luftë me partitë e opozitës, por detyra jonë është të luftojmë armikun publik numër 1, që është paraziti dhe grabitqari që rri me paratë e shtetit në zyrat e shtetit. Kjo luftë mund të zhvillohet me sukses vetëm nëse njerëzit e zakonshëm përfshihen në bashkëqeverisje” tha kryeministri Rama.

Kosova ende pa një qeveri

Posted: 19 Jul 2017 05:21 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të hënën e ardhshme të mbajë një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike. Këtë e ka konfirmuar Ardian Arifaj, këshilltar i Thaçit. "Presidenti Thaçi ka vendosur t'i ftojë përfaqësuesit e partive parlamentare në një takim konsultativ të hënën që të merren vesh për datën e mbajtjes së seancës konstitutive", ka thënë Arifaj. Ftesat janë gati, sipas tij, dhe ato do t'u dërgohen partive ditët në vijim. është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga çertifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit ështe shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 Korrik. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye per t'u marrë ky vendim. Perkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikeëisht gjatë kësPierre_de_Villiersaj jave.

Francë; Shefi i shtabit jep dorëheqjen

Posted: 19 Jul 2017 05:08 AM PDT

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë franceze, Pierre de Villiers në mosmarrëveshje me presidentin Emmanuel Macron për çështjen e buxhetit të Mbrojtjes dha sot dorëheqjen një javë pas kritikave të ashpra nga kreu i Shtetit. "Në rrethanat aktuale, kam bindjen se nuk jam në gjendje për të siguruar qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë ku unë besoj, dhe për të garantuar mbrojtjen e Francës dhe të francezëve, sot dhe nesër, si dhe për të mbështetur aspiratat e vendit tonë. Për rrjedhojë, marr përgjegjësitë e mia duke i paraqitur sot aktin e dorëheqjes presidentit të Republikës, i cili e pranoi atë", shkruan gjenerali de Villiers në një deklarate . Qëndrimi apo jo në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka trazuar prej disa ditësh rrethin ushtarak, ndërsa Emmanuel Macron kishte rritur ndjeshëm paralajmërimet me tone kritike kundrejt tij. Kreu i Shtetit i kishte adresuar kritika në lidhje me shkurtimet e shpallura në buxhetin e mbrojtjes.

Takimi i dytë Trump – Putin

Posted: 19 Jul 2017 05:04 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë mbajtur edhe takimin e dytë, të cilin nuk e kanë zbuluar më parë, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara të botës, në fillim të këtij muaji në Gjermani, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Të dy zyrtarët e lartë kanë mbajtur një takim dypalësh, që ka zgjatur më tepër se dy orë, më 7 korrik, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump dhe Putin, po ashtu, kishin "një bisedë të shkurtër" gjatë darkës së liderëve botërorë në samit. Në pamjet televizive të darkës shihet se Melania Trump, bashkëshorte e presidentit, Donald Trump, ishte ulur afër Putinit. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se në këtë takim rolin e përkthyesit e kishte një person rus, pasi përkthyesi amerikan në këtë darkë nuk fliste rusisht. Por vetë presidenti i SHBA-së nëpërmjet një postimi në Tëitter, thotë se ky është lajm i rremë dhe se bisedat në një darkë ku ishin të ftuar edhe liderët e tjerë, nuk mund të quhetZjarret pyjore në Kroaci e Mal të Zi takim.

Panuçi : “Objektivi i vetëm dhe unik është 2020”

Posted: 19 Jul 2017 04:54 AM PDT

Italiani Kristian Panuçi do të jetë traineri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Prezantimi i tij u bë të mërkurën paradite në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, tha se Panuçi do të japë më të mirën e mundshme me përfaqësuesen tonë. “Dëshira e trajnerit italian është që të kualifikojë Shqipërinë për në europianin e vitit 2020. Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen më të mirë” tha me këtë rast zoti Duka.
Edhe Panuçi deklaroi se objektivi është kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2020. “Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t'u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna dhe të përpiqem t'u jap kënaqësi njerëzve të këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020, i vetmi objektiv i rëndësishëm për ne dhe grupin e mundësitë për t'ja dalë mbanë i kemi” tha ai.
Kristian Panuçi vlerësoi edhe paraardhësin e tij në kombëtaren shqiptare Gianni De Biasi. “De Biasi bëri historinë me Shqipërinë dhe unë do të përpiqem që të bëj një tjetër histori me këtë skuadër” tha ai, duke shtuar “Është e vështirë, por jam i bindur se do t'ja dalim mbanë”.
Zgjedhja e Panuçit është përshëndetur nga kryerministri Rama. “Benvenuto Mister✌️🌹Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit🙏#FORCASHQIPËRIA⚽️🇦🇱

Zjarret pyjore në Kroaci e Mal të Zi

Posted: 19 Jul 2017 04:47 AM PDT

Zjarret pyjore që përfshinë gjatë fundjavës disa pjesë të bregdetit kroat e atij malazez, tani po i afrohen rrezikshëm qyteteve të mëdha, duke detyruar disa prej banorëve të braktisin shtëpitë e tyre. Zona të tëra janë mbuluar nga nje tym i zi i dendur, ndërsa flakët vazhdojnë përhapjën, të ushqyera nga erërat e forta. Një prej qyteteve më të famshme kroate të kërcënuara prej tyre ështe ai i Splitit. Në Malin e Zi, Perpos Herceg Novit dhe Tivarit, zjarret kanë gllabëruar tashmë disa rajone periferike të kryeqytetit Podgoricë dhe ato të qytetit qëndror Nikshiç. Mjaft problematike paraqitet situata për një sërë fshatrash përreth malit Mosor, në jug të Splitit. Të tërbuara, gjuhët e flakëve janë përhapur pa fre deri në Zrnovica, ku ndodhet dhe një bazë ushtarake me depo raketash. Mbremjen e një nate më parë, zjarret hynë në qytet duke u afruar deri në varrezën e Lovrinacit e janë shtrirë deri në një vendgrumbullim të mbeturinave e makinave të vjetra. Kjo bart në vetevete rrezikun e përhapjes së gazeve helmuese, ndaj dhe autoritetet i kanë paralajmëruar banorët e Splitit të mos dalin nga shtëpitë, të mbyllin dritaret e nëse ekziston mundësia, ta lënë ajrin të hyjë vetëm përmes aparateve të filtrimit. Pjesë të tëra të qytetit kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një vdekje është raportuar deri tani, ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një atak kardiak apo mbytje nga tymi. Ne Malin e Zi ndërkohë, më dramatike gjendja paraqitet në Tivar dhe gadishullin Lustica, ku qindra zjarrfikës dhe personel ushtarak kanë luftuar përgjatë gjithë natës me flakët për t'i mbajtur ato larg zonave të banuara.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more