RTSH: “Itali; Sekuestrohen Spinner-at” plus 9 more |
- Itali; Sekuestrohen Spinner-at
- Komisioni Evropian ultimatum Polonisë
- Itali; Goditet rrjeti mafioz Brankaçio
- Senatori i SHBA-së, Xhon Mekein, me tumor në tru
- Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH
- Romani “Merimanga e Sarajevës” vjen në shqip
- Gjykata: Ismailaj t’i kthejë OSHEE 9.5 milionë euro
- AKM: Ndotja e ajrit dhe ajo akustike problematike për Shqipërinë
- Përkujtohet 60 vjetori i organizatës së veteranëve të LANÇ
- Gjykata Supreme e SHBA: Të ndryshojë urdhri i Trumpit për ndalim-udhëtimin
Itali; Sekuestrohen Spinner-at Posted: 20 Jul 2017 06:54 AM PDT "Fidget spinner" është loja antistres e verës 2017 e cila i ka apasionuar të gjithë. Por për policinë financiare italiane ajo mund të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme për shëndetin. Policia financare italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i cili ka çuar në sekuestrimin e mbi 3000 copëve "Fidget spinner" të konsideruara të rrezikshme për shëndetin. Sekuestrimet janë kryer në dy dyqane në provincën e Torinos në pronësi të dy shtetasve italianë. Motivi i këtij sekuestrimi është se këto lojëra nuk përmbanin dokumentacionin e duhur e të çertifikuar se respektojnë normativën CE si dhe të dhënat mbi shoqërinëprodhuese, importuese e shpërndarëse të tyre në Itali.Gjithashtu disa prej "Fidget spinner" paraqisnin anomali të lidhura me mprehtësinë e ekstremiteteve të tyre që mund të shkaktojnë dëmë të rrezikshme në trup e në sy. Dy sipërrmarrësit që ekspozonin shitjen e tyre mund rrezikojnë dënimin deri në 4 vjet burg. |
Komisioni Evropian ultimatum Polonisë Posted: 20 Jul 2017 06:43 AM PDT Komisioni Evropian i kërkon Polonisë në formë ultimatumi që të ndalë reformën e gjyqësorit duke kërcënuar me heqjen e së drejtës së votës si vend anëtar. Koha e formulimeve të kujdesshme ka marrë fund. Në qoftë se kjo reformë gjyqësore do të zbatohet “gjyqtarët do të punojnë sipas dëshirës së lidershipit politik”. Me këtë paketë legjislative, e cila si zgjedhjen e gjyqtarëve më të lartë edhe mbikeqyrjen e juridiksionit të tyre ia kalon si kompetencë qeverisë, “pavarësia e gjyqësorit në Poloni po shfuqizohet”, ka thënë zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. Komisioni i BE-së në Bruksel ka rreth një vit e gjysmë që merret me kursin e qeverisë polake, që konsiderohet gjithnjë e më tepër si anti-demokratik. Pas paralajmërimeve pasoi një procedure verifikimi për reformeë e gjyqesorit në Poloni. Rekomandimet e bëra ,Varshava nuk i mori parasysh. Në rast se të gjitha përpjekjet për ta detyruar qeverinë polake të heqë dorë prej qëndrimit të saj dështojnë, Komisioni kërcënon me “masa nukleare". Në gjuhën e Brukselit me këtë nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala ëshëe për heqjen e se drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u perfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi. |
Itali; Goditet rrjeti mafioz Brankaçio Posted: 20 Jul 2017 06:41 AM PDT Policia Antimafias italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka ekzekutuar një megaoperacion i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicçlian Brancaccio. Arrestimet janë kryer në rajonet e Siçilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romanja, Pulia e Liguria. Mega operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz me vlerë rreth 60 milionë euro. Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze "Corso dei Mille", i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës. Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje. Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio. Familjet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kane identifikuar elementët drejtues të këtij klani. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit. |
Senatori i SHBA-së, Xhon Mekein, me tumor në tru Posted: 20 Jul 2017 06:22 AM PDT Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar me tumor në tru dhe po shikohet mundësia e trajtimit. Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar. Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit. Ata kanë thënë se McCain, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit. “Mjekët e senatorit thonë se ai po e merr veten jashtëzakonisht mirë pas operacionit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm është i shkëlqyer”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga zyra e zotit McCain. Glioblastoma është nje tumor veçanërisht agresiv që formohet në indin e trurit dhe palcës kurrizore, sipas Shoqatës Amerikane të Trurit. John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh ështe senator, ndërkohë që më 2008-ën ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA. McCain vizitoi edhe Shqipërinë, më 17 Prill të këtij viti. |
Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH Posted: 20 Jul 2017 05:55 AM PDT Një koncert i veçantë i stilit urban klasik, ka qenë ai i Bukuresht Ledis Orkestra, dhënë pak ditë më parë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Organizatorë ishin Radiotelevizoni Shqiptar dhe regjisori Petri Bozo. |
Romani “Merimanga e Sarajevës” vjen në shqip Posted: 20 Jul 2017 05:20 AM PDT Pak më shumë se 100 vite pas Luftës së I Botërore, një shkrimtar anglez dhe diplomat sjell në shqip romanin "Merimanga e Sarajevës". Romani me sfond historik, shkruar nga Robert Wilton, në përkthimin e Diana Çulit, botuar nga Toena, tjerr fije pas fije rrjetën e merimangës dhe paskuintat në të cilat Lufta e Pare ndikoi në fatet e popujve të Ballkanit, në veçanti te shqiptarët. Një promovim libri i cili u kthye në një moment reflektimi për Shqipërinë, Kosovën dhe historinë e shqiptarëve. |
Gjykata: Ismailaj t’i kthejë OSHEE 9.5 milionë euro Posted: 20 Jul 2017 04:50 AM PDT Ish-administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailajt do të duhet ti paguajë 9.5 milion euro si dëmshpërblim OSHEE. Vendimi është dhënë të enjten nga Gjykata e Tiranës. Më parë OSHEE e kish paditur Ismailajn për mashtrim. Palët kishin arritur një marrëveshje sipas së cilës kompania DIA do të mblidhte debitë dhe fitimin e munguar nga klientët e OSHEE, por DIA nuk kish respektuar kontratën. OSHE kërkoi në gjykatë që Ismailaj ti kthente 8 milionë euro. Avokati i OSHEE tha se ky është hapi i parë i suksesshëm në drejtim të kompensimit të dëmeve. |
AKM: Ndotja e ajrit dhe ajo akustike problematike për Shqipërinë Posted: 20 Jul 2017 04:39 AM PDT Ndotja e ajrit dhe ajo akustike vijuan të ishin problematike për Shqipërinë edhe gjatë vitit 2016. Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin vjetor ku dha shifrat përkatëse për çdo faktor që ndikoi mbi popullatën dhe mjedisin vitin e kaluar. |
Përkujtohet 60 vjetori i organizatës së veteranëve të LANÇ Posted: 20 Jul 2017 04:13 AM PDT Në Tiranë u përkujtua 60 vjetori i krijimit të organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në shumicë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar ishin ish partizanë, trashëgimtarë, por edhe përkrahës të LANÇ. Folësit përshëndetën të pranishmit e shumtë me thirrjen që të mbrohet trashëgimia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Të gjithë ata burra apo gra që vendosën që Shqipëria të ishte në krahun antifashist botëror bënë një zgjedhje politike. Zhvillimet e mëpasme shtetërore dhe politike pas çlirimit të Shqipërisë lidhen edhe me LANÇ” tha Petro Koçi zëvendësministër i mbrojtjes. Sipas tij edhe sot LANÇ mbetet një debat politik shumë i nxehtë. |
Gjykata Supreme e SHBA: Të ndryshojë urdhri i Trumpit për ndalim-udhëtimin Posted: 20 Jul 2017 03:23 AM PDT Gjykata Supreme në SHBA, i ka vënë një pengesë urdhrit të përkohshëm të Trumpit për ndalim-udhëtimin, nga i cili preken personat e gjashtë vendeve me shumicë myslimane. Sipas kësaj gjykate, ky urdhër nuk mund të ndalojë hyrjen e personave nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë familjarë në SHBA, duke përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë. Mirëpo gjykata i ka dhënë më shumë liri qeverisë për të forcuar masat për pjesën tjetër të vendimit, në të cilin përfshihen refugjatët dhe personat e tjerë nga këto vende. Vendimi i Gjykatës Supreme tani duhet të zbatohet kështu që, personat nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë gjyshër, nipa, mbesa, kushërinj, dhe anëtare të tjerë të familjes, nuk preken nga urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA. Urdhri vlen për më shumë se 24,000 refugjatë, të cilët kanë qenë të anëtarësuar në ndonjë organizatë bamirëse në SHBA, dhe tani nuk u lejohet hyrja në këtë vend. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: