RTSH: “Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare” plus 9 more |
- Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare
- INSTAT, në qershor ulen eksportet rriten importet
- Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën
- Kosovë; Seanca e parë e Kuvendit
- Kujdes kur drejtoni makinën! Tani gjobat do t’ju vijnë në shtëpi!
- Venezuelë; Votimi për referendumin kundër presidentit
- Maturantë bëhuni gati! Së shpejti nisin aplikimet për universitete!
- Vizita e Vuçiç në SHBA
- Fluks i madh qarkullimi në Pikën Kufitare Muriqan
- Përmbytjet e frikshme në Kinë
Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare Posted: 17 Jul 2017 07:38 AM PDT Ajo është vlerësuar gjithnjë si bilbil i këngës së Shqipërisë së mesme, ai si një prej instrumentistëve shumëtalentësh të Kosovës, së bashku ata çojnë përpara një mision. Të bëjnë të njohur muzikën autentike popullore shqiptare. Merita Halili dhe Raif Hyseni pasi kanë ndezur shqiptarët nga të gjitha trojet me ritmet e muzikës shqiptare në salla prestigjioze në Amerikë kthehen dhe ndezin publikun e Tiranës. Me pasurinë muzikore dhe gjenetike që bartin secili ajo nga Tirana dhe ai nga Mitrovica, çifti muzikor ngulmojnë me pasion në promovimin e muzikës shqipe jo vetëm përmes koncerteve në gjithë SHBA por edhe në përçimin e muzikës shqiptare tek të huajt. Jo rastësisht një nga studentët e tyre :auren Stub ka mbrojtur diplomën me dy këngë shqiptare. Teksa në trojet shqiptare ka një rendje turravrap drejt tallavasë apo muzikës së huaj këta dy muzikantë të talentuar na kujtojnë se muzika është identitet dhe trashëgimi dhe nëse e ruan ke më tepër vlera jo vetëm në sytë e vetes por edhe në sytë e të tjerëve. Dhe portat e mëdha kudo në botë hapen përmes origjinalitetit dhe e tillë është muzika shqiptare e cila pasi i ka bërë Merita Halilin dhe Raif Hysenin personazhe të gazetave Washington Post dhe New York Times ju hap dyer si Linkoln Center ku do të performojnë së shpejti me ansamblin e tyre. |
INSTAT, në qershor ulen eksportet rriten importet Posted: 17 Jul 2017 07:09 AM PDT Instituti i Statistikave njoftoi se eksportet gjatë muajit qershor janë ulur me 0,3 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,1 përqind, në krahasim me muajin maj të këtij viti. Sipas këtij instituti kjo rënie e eksporteve, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me -11,4 pikë përqindje. |
Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën Posted: 17 Jul 2017 06:56 AM PDT Pak ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD, partia më e madhe e opozitës së djathtë në Shqipëri, dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë intensifikuar takimet. Ata kanë biseduar me anëtarësinë e tyre në Berat, Kuçovë dhe Poliçan. |
Kosovë; Seanca e parë e Kuvendit Posted: 17 Jul 2017 06:31 AM PDT Votimi i qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Sipas tyre, kandidat për kryeparlamentar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 Qershorit, pritet të jëte kryetari i i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do të votojnë qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhet e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë. |
Kujdes kur drejtoni makinën! Tani gjobat do t’ju vijnë në shtëpi! Posted: 17 Jul 2017 06:23 AM PDT Drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akset rrugore të vendit, nuk duhet të habiten nëse në derën e shtëpisë do ti vijë një gjobë nga Policia Rrugore. Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetarët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë fiksuar nga radarët. |
Venezuelë; Votimi për referendumin kundër presidentit Posted: 17 Jul 2017 06:21 AM PDT Një infermiere 61-vjeçare u qëllua për vdekje ndërsa priste të votonte në një referendum jozyrtar të organizuar nga opozita në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Disa persona në motoçikleta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të radhës së njerzve duke vrarë gruan e duke plagosur 3 të tjerë. Venezuela është në krizë dhe mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave politike që prej muajit Prill. Sipas një grupi akademikësh që monitoroi referendumin më shumë se 7 milionë njerëz votuan të Dieleë. Pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me 7.7 milionë njerëzit që votuan për kandidatët opozitarë në zgjedhjet parlamentare të 2015-s, në një vend ku zgjedhësit e regjistruar janë 19.5 milionë. 98 përqind e votueseve i thanë jo asamblesë së re të propozuar nga presidenti Nicolas Maduro dhe mbështetën thirrjen për zhvillimin e zgjedhjeve të reja para përfundimit të mandatit të tij në 2019-n. Ata votuan gjithashtu që ushtria të mbrojë kushtetutën aktuale. Opozita fajësoi një bandë paraushtarake për sulmin me armë. |
Maturantë bëhuni gati! Së shpejti nisin aplikimet për universitete! Posted: 17 Jul 2017 05:47 AM PDT Në Shqipëri, këtë vit, kandidatët për studentë do të kenë mundësi për të aplikuar për në universitet vetëm gjatë 2 raundeve. Të dy raundet do të kenë nga 7 faza 48 orëshe. Nese ka ende kuota të paplotësuara, vija e kuqe ulet dhe maturantët fitues do mund të rregjistrohen në fazat pasardhëse. Fillimisht të rinjtë e interesuar për të vijuar studimet e larta apo programet 2 vjeçare kanë kryer hapin e parë të aplikimit pagesën prej 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë. |
Posted: 17 Jul 2017 05:22 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare që prej marrjes se detyres si president, në fund të muajit maj. Vuçiç pritet te takohet me zv/presidentin amerikan, Majk Pens dhe zyrtarë të tjerë. Në prag të vizitës së Vuçiç në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi. Përveç Rusisë, mes temave që do të diskutohen pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.
|
Fluks i madh qarkullimi në Pikën Kufitare Muriqan Posted: 17 Jul 2017 05:20 AM PDT Sezoni i sivjetëm turistik po shoqërohet me një fluks të lartë kalimesh në pikat në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Në pikë kalimin e Muriqanit, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit te Zi, sidomos në fundjave, krijohen rradhë kilometrike automjetesh, kryesisht në dalje. Udhëtarët ankohen për pritjen e gjatë në kufi, ndërkohë që autoritetet thonë se po punojnë me procedura të përshpejtuara dhe personel të dyfishuar për përballimin e fluksit. Ardian Hoti i RTSH sjell materialin. |
Posted: 17 Jul 2017 05:15 AM PDT Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në qytetin kinez Jilin, në verilinjde të vendit. Sipas autoriteteve kineze, shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave. Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,300 persona, është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe energjisë elektrike. Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: