Skip to main content

Ora News: “Patozi: Kundërshtar kemi Ramën, gati të bashkëpunojmë edhe me Bashën” plus 9 more

Ora News: “Patozi: Kundërshtar kemi Ramën, gati të bashkëpunojmë edhe me Bashën” plus 9 more


Patozi: Kundërshtar kemi Ramën, gati të bashkëpunojmë edhe me Bashën

Posted: 18 Jul 2017 12:04 AM PDT

Nga qyteti i Korçës, Astrit Patozi si një nga kundërshtarët brenda PD ka thënë se kundërshtar nuk ka Bashën, por Ramën dhe PS. Ai tha se jemi gati të bashkëpunojmë me Bashën, por me rregulla të mira loje që ta cojnë PD drejt fitores në përballejen e parë me kundërshtarin.

Patozi: Ne nuk jemi kundërshtarët e Lulzim Bashës, ne jemi kundërshtarët e Edi Ramës dhe PS, sepse Basha pavarësisht përgjegjësisë së rëndë që ka për atë që ka ndodhur, sidomos për rezultatin e fundit është njëri prej nesh. Ne jemi të gatshëm që të punojmë edhe me Lulzim Bashën dhe me këdo tjetër që është në krahun e tij, sepse ne duam një PD të bashkuar dhe më të fortë sesa jemi sot, në mënyrë që në përplasjen e parë me kundërshtarin kurdo që ajo të jetë në të fitojmë sepse PD nuk ka vdekur. PD është këtu në këtë sallë dhe është kudo tjetër në Shqipëri.

Çfarë i ka ndodhur kësaj partie që nuk mbahet përgjegjësi sot? Pra që jo vetëm kryetari nuk jep dorëheqjen siç bëri të paktën Berisha 4 vjet më parë, por futet në garë si kryetar, nuk lejon asnjë rregull lojë për një garë të drejtë dhe të barabartë dhe thotë ecim përpara se nuk na ka ndodhur ndonjë gjë e madhe.

Unë e kam të vështirë të kuptoj sesi ka mundësi që i njëjti njeri dy javë më parë ka ardhur këtu në Korçë dhe ka thënë që po ju çoj drejt fitores, vjen prap për të bërë fushatë elektorale për veten e tij si kryetar i PD dhe thotë: Fitoren nuk e arritëm, madje arritëm një humbje të rëndë po punë e madhe vazhdojmë përpara prap bashkë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nuk i përgjigjet saktë pyetjeve në matematikë, babai vret vajzën 3-vjeçare

Posted: 17 Jul 2017 11:55 PM PDT

Një baba nga Misisipi ka vrarë vajzën e tij 3-vjeçare pasi nuk arriti që ti përgjigjej dot në mënyrë të saktë pyetjeve të matematikës.

Joshua Salovich qëlloi vajzën e tij Bailey më gjithë forcën që kishte me bastun bambuje, kordonin e telefonit dhe pastaj e ka goditur me grushta pasditen e së premtes. Fëmija u dërgua menjëherë në një spital lokal për të marrë ndihmën mjeksore pasi mbërriti me plagë dhe prerje në të gjithë trupin por nuk arriti dot që të mbijetonte.

Policia arriti në vendngjarje duke arrestuar Joshua.

"Është një botë shumë e vështirë dhe ajo duhej që të ishte shumë e fortë nëse dëshironte që të mbijetonte,"-ka thënë boksieri 25 vjeçar për hetuesit, raportoi nëpërmjet një deklarate shefi i policisë Meridian, Benny Dubose. "Joshua nuk e dinte që vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur jetën dhe kur e mori vesh u mërzit shumë."

Salovich kishte deklaruar gjithashtu se kishte përdorur të njëjtën metodë për të disiplinuar fëmijën të paktën pesë herë në javë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Serbia, pengesë e Kosovës drejt INTERPOL-it

Posted: 17 Jul 2017 11:40 PM PDT

Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL dhe arsyet për të shpresuar se ky proces do të përfundojë me sukses janë mjaft reale, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Behar Selimi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pritjet reale që aplikimi i Kosovës për tu pranuar në INTERPOL do të rezultojë pozitivisht bazohen në interesin, të cilën shtetet anëtare të INTERPOL-it e kanë në fushën e sigurisë, për bashkëpunim multilateral dhe bilateral me Kosovën.

"Duke u nisur nga fakti që INTERPOL-i është kryesisht organizatë që bashkohet në vlera të përbashkëta por edhe në interesa të përbashkëta të sigurisë, të luftimit të krimit dhe parandalimit të tij, si dhe duke marrë parasysh një lloj lobimi të fuqishëm që është bërë, sidomos nga Ministria e Brendshme , nga ministri (Skënder) Hyseni, por edhe nga ministri i Jashtëm, zoti (Enver) Hoxhaj, e posaçërisht nga mbështetja që e kemi nga shtetet mike në krye me Shtete e Bashkuara, besoj se kësaj radhe kemi arsye të jemi entuziast", thotë Selimi.

Megjithatë, Selimi thotë se pengesë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mbetet lobimi i Serbisë, e cila është kundër këtij anëtarësimi. Por, sipas tij, tashmë ekzistojnë sinjale që ky lobim nuk do të rezultojë suksesshëm.

"Kosova i ka përmbushur shumë kritere, që kërkohen për të qenë anëtar i INTERPOL-it. Policia e Kosovës dhe organet e ndjekjes, si dhe ato të prokurorisë – e sidomos, po e përsëris, Policia e Kosovës – ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit edhe në aksione me karakter rajonal, në luftimin e krimit të organizuar. Prandaj, teknikisht dhe aspektin administrativ, Kosova i plotëson kushtet. Sa i përket aspektit politik, pengesa e vetme ose faktori i që po e vështirëson këtë proces, është Serbia. Sa do të e fuqishme kësaj radhe, mbetet ta shohim".

Njohësi i aspekteve të sigurisë, Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit për siguri në përbërjen e tashme të shpërndarë të Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson si pozitiv faktin që çështja e pranimit të Kosovës është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it. Megjithatë, sipas tij, rrethanat aktuale nuk japin shumë shpresë se procesi mund të përfundojë pozitivisht për Kosovën.

"Pritjet janë realisht të vogla për pranim, tash kur janë edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, për të cilën është një kundërshtim për pranim të tillë. Pra, vjen në një moment jo të volitshëm kur shqyrtohen. Po të ishte vetëm aplikacioni jonë, me siguri, mbase edhe do të kalonte. Por kur vijën edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, atëherë situata pak ndërlikohet".

Megjithatë, Ibishi shton se nevojat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL janë të mëdha, sidomos në kohën e tashme kur janë prezente rreziqet e reja për sigurinë. Sipas tij, Policia e Kosova dhe institucionet tjera të sigurisë kanë kontribuar shumë në këmbimin e informacioneve dhe mbështetjen e fletarrestimet që lëshohen nga INTERPOL-i, për të cilat kanë kryer punë dhe janë treguar institucione mjaft të qëndrueshme.

Anëtarësimi në INTERPOL, siç tha Ibishi, do t'i sillte Kosovës favore jo vetëm në kuptimin politik, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si dukej Lungomare mbrëmë

Posted: 17 Jul 2017 11:29 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Lungomarja në qytetin e Vlorës. 

Kjo shëtitore në  këto ditë vere është e populluar nga shume turistë të cilët kanë zgjedhur qytetin e Vlorës për të kaluar pushimet. 

Me këto imazhe kryeministri Rama ka përshëndetur të gjithë shqiptarët, për një ditë të mbarë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më mirë e ëma sesa të bijat, 53-vjeçarja Yolanda Hadid shfaqet shumë seksi

Posted: 17 Jul 2017 11:27 PM PDT

Pa dyshim që Bella dhe Gigi Hadid kanë shumë sukses në botën e modelingut dhe janë mjaft tërheqëse por kur flasim për mamanë e tyre Yolanda Hadid ia vlen shprehja më mirë e ëma sesa të bijat.

53-vjeçarja ka pozuar shumë seksi e veshur me bluzë tërësisht transparente që i zbulonte gjoksin.

Ish-modelja dhe ylli i televizoneve amerikane ka postuar fotografinë në faqen e saj në Instagram.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Selami: Basha si Ramiz Alia. Nëse humbas nuk pranoj asnjë post në PD

Posted: 17 Jul 2017 11:23 PM PDT

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i karikuar se sa kur e nisi këtë garë. Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtëpërdrejtë dhe më luftarak.

Për emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demorkatike.

"Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi I Partisë, tha Selami për Bashën.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

"Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandiat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi", tha Selami.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Netanyahu: Marrëveshja e re për Sirinë forcon Iranin

Posted: 17 Jul 2017 10:47 PM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit në mes të Rusisë dhe SHBA-së, pasi sipas tij, ajo do t'i mundësonte Iranit forcimin e prezencës në atë rajon, kanë raportuar mediat.

Sipas marrëveshjes së 9 korrikut në mes të SHBA-së dhe Rusisë, janë krijuar disa zona të sigurta në rajonin e Sirisë, që kufizohet me Jordaninë dhe Izraelin.

Gazeta izraelite Haaretz, ka raportuar se Netanyahu i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë një takimi në Paris se ai e nuk pajtohet me marrëveshjen.

Duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, Haaretz, ka thënë se Izraeli beson se qëllimi i Iranit është të rrisë prezencën e tij në Siri duke ndërtuar bazë ajrore dhe të rrisë numrat e forcave ushtarake atje.

Irani aktualisht i ndihmon qeverisë siriane në luftimin e forcave rebele.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Izraeli nuk ka arsye për brengosje.

"Unë mund të garantojë, se sikurse pala amerikane ashtu edhe ne kemi bërë zgjidhjen më të mirë, për t'u siguruar që interesat e sigurisë izraelite të mirren në konsideratë", u ka thënë Lavror gazetarëve në Minsk./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama bën për “dush të ftohtë” drejtorin e ALUIZNI-t Berat

Posted: 17 Jul 2017 01:53 PM PDT

Ndryshe nga qytetet e tjera, diskutimet e Ramës me qytetarët në Berat nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e dëgjesave. Një shqetësim i ngritur nga një grua e pranishme në takim lidhur me legalizimin ka marrë "zgjidhjen" e menjehërshme të Ramës.

Duke shfrytëzuar dhe praninë e kreut të ALUIZNI-t Berat, kreu i qeverisë nuk ia përtoi t'i jepte ultimatum sy më sy, përballë qytetarëve, që nëse nuk i jepte tapinë nesër gruas, të linte zyrën.

Qytetarja: "Kam 5 vjet që kërkoj certifikatën e pronësisë dhe nuk ma japin. Kam bërë dhe legalizimin dhe më sorollasin", deklaroi qytetarja.

Rama: "Nesër, ose ajo merr tapinë, ose ti largohesh nga zyra! Meqë the se është problem i zgjidhur. Tapinë asaj, ose jep dorëheqjen".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trafiku i emigrantëve, BE ndal shitjen e barkave në Libi

Posted: 17 Jul 2017 01:45 PM PDT

Bashkimi Europian ka ndaluar eksportet e barkave të gomes drejt Libisë si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund emigracionit të jashtëligjshëm. Vendimi është marrë nga ministrat e jashtëm të vendeve antare me arsyetimin se këto lloj barkash përdoren gjerësisht nga trafikantët për të transportuar refugjatët. Megjithatë, sqarohet se nga kjo masë nuk do të preken kompanitë e licensuara.

Ministrat e Jashtëm të vendeve antare të BE-së kanë marrë së fundmi vendimin për të ndaluar shitjen e barkave prej gome në Libi për shkak se këto të fundit përdoren gjerësisht nga trafikantët për transportin e emigrantëve drejt brigjeve të Europës.

Lajmi është konfirmuar në rrugë zyrtare, ndërsa bëhet e ditur se kufizimet nuk do të jenë të zbatueshme për kompanitë e licensuara libiane që merren me akvitete biznesi si peshkimi apo transporti i ligjshëm i personave dhe mallrave.

Ende nuk dihet nëse Bashkimi Europian do të krijojë një sistem kontrollues që të parandalojë rënien e barkave në duart e gabuara të tranfikantëve, ndaj shumë shpejt do të bëhet edhe zbardhja e strategjisë për të luftuar këtë fenomen.

Vendimi i marrë së fundmi është pjesë e një aksioni të madh të BE-së për të ndaluar emigracionin e jashtëligjshëm.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani, në brigjet e Italisë kanë mbërritur afro 88 mijë azilkërkues, ku afro çereku i tyre ka ardhur vetëm gjatë muajit qershor.

Shifrat shqetesuese kanë bërë që Italia të shprehë hapur pakënaqësitë ndaj partnerëve të tjerë europianë.

Sipas qeverisë së Romës, autoritetet italiane po përballen thuajse të vetme me krizën, ndërsa kanë kërkuar një ndarje të drejtë të përgjegjësive.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rusia kërkon që ShBA t’i rikthejë pronat diplomatike të konfiskuara nga Obama

Posted: 17 Jul 2017 01:40 PM PDT

Rusia ka kërkuar edhe njëherë që ShBA t'i rikthejnë dy seli diplomatike që ndodhen në territorin amerikan, të cilat u konfiskuan një vit më parë nga administrata Obama. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Moska do të kundërpërgjigjet, ndërsa e cilësoi vendimin një "vjedhje në mes të ditës". Ndërkohë, Zv. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Riabkov, për të diskutuar këtë çështje ka udhëtuar drejt Uashingtonit, ku do të pritet nga homologu i tij, Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Thomas Shanon.

Moska ka rritur së fundmi presionin ndaj Uashingtonit duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara t'i rikthejnë Rusisë dy seli diplomatike që ndodhen në territorin amerikan, por që u konfiskuan në fund të vitit të shkuar pas një urdhëri të lëshuar nga Presidenti i atëhershëm Barak Obama.

Thirrja e parë ka ardhur nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është shprehur se lëvizja e bërë nga administrata e shkuar është një dhunim i pastër i parimeve të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa e quajti konfiskimin e pronave një "vjedhje në mes të ditës".

Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë, në rast se ShBA nuk do t'i marrë parasysh kërkesat e saj.

Vitin e shkuar, administrata Obama vendosi gjithashtu edhe për dëbimin nga vendi të 35 diplomatëve rusë me arsyetimin se këta të fundit ishin angazhuar në misione spiunazhi si dhe kishin ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Ministri i Jashtëm rus ka propozuar më herët që Rusia të dëbojë 35 diplomatë amerikanë si kundërmasë, ndaj nuk dihet ende nëse ideja e tij do të marrë vulën përfundimtare të Presidentit, Vladimir Putin.

Për të diskutuar mbi mundësinë e rikthimit të pronave diplomatike ruse, zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Riabkov, ka udhëtuar drejt Uashingtonit, ku do të pritet nga homologu i tij, Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Thomas Shanon.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more