Skip to main content

Mesazhi.com: “Vetitë shëruese të kumbullës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Vetitë shëruese të kumbullës” plus 9 more


Vetitë shëruese të kumbullës

Posted: 30 Jul 2017 02:52 PM PDT

Kumbullat mund t'i hani në secilën periudhë të ditës, e edhe për mëngjes.

Për kafjall mund të përgatisni jogurt me pemë me kumbulla, duke i shtuar jogurtit kumbullat e copëtuara, por edhe mjaltë.

Nëse konsumoni bukë të thekur, aty mund të shtoni edhe pak kumbull derisa e piqni bukën në furrë.

Një bukë si kjo është e shijshme dhe shumë e shëndetshme./Mesazhi/

The post Vetitë shëruese të kumbullës appeared first on Mesazhi.com.

Samsung njofton të ardhura rekord duke lënë pas “Apple”

Posted: 30 Jul 2017 02:00 PM PDT

Gjiganti koreano-jugor "Samsung Electronics" njoftoi sot një përfitim tremujor rekord duke lënë pas konkurrentin e tij "Apple" dhe që e ka bërë të harrojë ndalimin me burg të zëvendëspresidentit dhe fiaskon e Galaxy Note 7.

Grupi e ka justifikuar performancën e tij me suksesin e Galaxy S8 dhe kërkesën e madhe për kartat e memories.

Samsung ka regjistruar një rritje me 72,9 për qind të të ardhurave gjatë tremujorit të dytë, rreth 12,6 miliardë dollarë.

"Samsung ka lënë pas për momenti rivalët e tij, por përfitimet e "Apple" variojnë shumë pak, ndërkohë që ato të Samsung ndryshojnë shumë me çmimin e kartave të memories", theksoi Greg Roh, analist tek "HMC Investment Securities".

"Përfitimi neto i koreano-jugorit është rritur me 88,9 për qind në tremujorin e dytë duke arritur në 9,92 miliardë dollarë, performanca më e lartë në pesë vjet", sipas komunikatës./Mesazhi/

The post Samsung njofton të ardhura rekord duke lënë pas “Apple” appeared first on Mesazhi.com.

Si ta shmangni helmimin nga Fast-Food

Posted: 30 Jul 2017 01:00 PM PDT

Mjeku Sunil Sood, pediatër në Northwell Health në New York, foli për Daily Mail duke sqaruar se si duhet ta evitoni helmimin nga ushqimi i shpejtë që hani në disa restorante.

Shikoni se në çfarë vendi po shkoni të hani, kushtet etj.

Shmangni sallatat, perimet e paziera dhe ushqimet e pjekura pak.

Sigurohuni që mund ta shihni ushqimin tuaj teksa ua përgatisin.

Vaksinohuni kundër Hepatitit A.

Nëse sëmureni, shkoni te mjeku dhe tregojini që të kontaktojë-Departamentin Lokal të Shëndetësisë./Mesazhi/

 

The post Si ta shmangni helmimin nga Fast-Food appeared first on Mesazhi.com.

Këshilla për largimin e veseve

Posted: 30 Jul 2017 12:00 PM PDT

Problemi me veset është se ato shpesh shëndërrohen në forcë zakoni.

Ne jemi mësuar sesi na ndikojnë jetet tona, e megjithatë e kemi vështirë të heqim dorë nga këto vese.

Ja disa këshilla se si të hiqni dorë nga veset e këqija:

Identifikoni shkaktarët

Të identifikoni se cilët janë shkaktarët e veseve të vjetra është mënyra më e mirë që të hiqni dorë dhe gjithashtu të çon lehtësisht në përdorimin e zakoneve të reja.

Rekrutoni mbështetës

Duhet t'i kërkoni kujtdo që mund të jetë mbështetje, shokëve, familjarëve, kolegëve, që të mund t'ju inkurajojë për të ndryshuar zakonet e këqija.

 

Jini të mirë me veten

Duhet të jeni të mirë me veten kur mendoni rreth dështimeve. Mos e vrisni mendjen dhe të fajsoni veten.

Përfshini me vete një partner

Keni nevojë të vendosni edhe dikë tjetër në qëllimet tuaja, për të bërë të njëjtën gjë, është shumë e dobishme.

Kështu ju do të inkurajoheshit nga njëri-tjetri.

Energjitë dhe niveli i gjumit ka shumë rëndësi

Nëse keni marrë vendim që të ndryshoni zakonet e këqija me zakone të shëndetshme, dhe nëse ju keni problem me gjumin dhe energjitë, dijeni se kjo gjë mund të bëhet e pakapërcyeshme./Mesazhi/

 

The post Këshilla për largimin e veseve appeared first on Mesazhi.com.

Njerëzit ju gjykojnë në bazë të këtyre gjërave të vogla

Posted: 30 Jul 2017 11:02 AM PDT

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e njëra ndër to është edhe paragjykimi.

Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju fare nuk u kushtoni rëndësi.

Ngjyra e rrobave:"Psychology Today", thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja.

Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjëve:

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët i grimcojnë thonjët e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar dhe më lehtë të frustruar.

Këpucët:

Njerëzit kanë shkuar edhe deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët.

Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.Mënyra si ju i shtrëngoni duart:Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë.

Shkrimi juaj:

Personat të cilët shkruajn me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajn me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur e më të shfaqur./Mesazhi/

The post Njerëzit ju gjykojnë në bazë të këtyre gjërave të vogla appeared first on Mesazhi.com.

Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët

Posted: 30 Jul 2017 10:00 AM PDT

Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, higjiena e ekzagjeruar do të ndikojë në rritjen e mundësive të zhvillimit së alergjive tek fëmija, sigurisht pa harruar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë.

Fëmijët dhe fiksimi i pastërtisëPastrimi i tepërt është i rrezikshëm, të jetosh në një ambient steril nuk favorizon sistemin imunitar, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e vegjël të cilët duhet të marrin stimuj nga ambienti i jashtëm.

Nëse ambienti do të jetë steril fëmija nuk do të jetë në kontakt me mikroorganizmat, dhe për pasojë sistemi imunitar nuk do të përgjigjet në mënyrën e duhur, duke krijuar një rrugë për zhvillimin e alergjive.

Megjithatë nuk jemi duke folur për të jetuar në një ambient të papastër, por të lejoni fëmijën të jetë në kontakt me bakteret dhe të bëhet edhe pis gjatë lojës, duke qëndruar në ambient të hapur me bashkëmoshatarët.

Hipotezat e higjienës

Sipas një hipoteze të nxjerrë në vitin 1989 nga anglezi Strachan, fëmijët që kanë një higjienë të ekzagjeruar janë më tepër të rrezikuar edhe për të zhvilluar episode azme, si pasojë e një ekspozimi të vogël ndaj agjentëve virale, bakteriale dhe parazitarë.Krahas higjienës së ekzagjeruar, faktor rreziku do të jetë edhe ndotja e mjedisit së bashku me zaket jo të mira të jetesës. Ndër to mund të përmendim edhe temperaturën e lartë brenda shtëpisë, përdorimin e tapetave dhe moketëve, të cilët favorizojnë pluhurat.

Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shfaqjen e alergjive dhe spazmave bronkiale sidomos në fëmijëri./Mesazhi/

The post Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

Tregim: Nëse doni ta shkatërroni një vend, vetëm lironi gomarët e atij vendi

Posted: 30 Jul 2017 09:15 AM PDT

Nga: Rijad Imeri

Një gomar ishte i lidhur për një peme

Erdhi shejtani dhe e zgjidhi litarin e tij

Hyri gomari në kopshtin e komshiut dhe filloi me ngrënë çdo gjë që gjente para vetes

Kur e pa gruaja e pronarit të kopshtit gomarin dhe të bëmat e tij e mori pushkën dhe e mbyti gomarin

e dëgjoi pronari i gomarit krismën e pushkës së komshiut, kur iu afrua kopshtit e pa gomarin e tij të mbytur, u hidhërua aq shumë sa që nxori pistoletën e tij dhe e qëlloi për vdekje gruan e komshiut.

Në ato momente u kthye komshiu në shtëpi dhe e pa gruan e tij që i merrte frymëmarrjet e fundit dhe bënte me shenjë ka shtëpia e pronarit të gomarit…

E mori pushkën dhe me të shpejt shkoi në shtëpinë e pronarit të gomarit të cilit ia shkrepi disa plumba në gjoks

Dëgjoi fisi i pronarit të gomarit krismat te i afërmi i tyre dhe menjëherë i kapën armët, në anën tjetër komshiu vrapoi dhe e mobilizoi fisin e tij dhe filloi lufta në mes këtyre dy fiseve në të cilën u mbytën më shumë se gjysma e pjesëtarëve të secilit fis…

U pyet shejtani: a nuk e sheh se çfarë bëre?

U përgjigj: asgjë nuk bëra….unë vetëm e lirova gomarin!!
_____________________________________________

*Urtësia e tregimit: Nëse doni ta shkatërroni një vend, vetëm lironi gomarët e atij vendi.

The post Tregim: Nëse doni ta shkatërroni një vend, vetëm lironi gomarët e atij vendi appeared first on Mesazhi.com.

Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë

Posted: 30 Jul 2017 07:47 AM PDT

Banorët e komunave veriore të Kosovës me vite nuk kanë paguar faturat për shpenzimet e ujit.

Mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës, thonë udhëheqës të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica", sipas të cilëve,nëse nuk ndërmerren masa, rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit nga kjo kompani.

Kompania Rajonale, Ujësjellësi "Mitrovica", gjendet në Shipol. Ajo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit.

Edhe zyrtarë të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë në largim të Kosovës, pranojnë se uji i harxhuar në atë pjesë nuk paguhet.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë thënë se një ndër arsyet e mospagimit të faturave, është refuzimi i qëllimshëm i pagesës së faturave nga konsumatorët, rastet sociale dhe pamundësia për inkasim.

Ky problem, sipas tyre, është temë diskutimi që nga paslufta me të gjithë faktorët relevantë.

Për të mundësuar operimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Mitrovica", thuhet më tutje në përgjigje, që nga viti 2009, kjo kompani është subvencionuar me mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi pesë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet operative të shkaktuara nga mospagesa e faturave të qytetarëve, kryesisht të pjesës veriore të Mitrovicës.

Edhe kryeshefi ekzekutiv në kompaninë e Ujësjellësit "Mitrovica", Sami Miftari për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbi 5 milionë euro janë dhënë subvencione nga Qeveria. Por, këto janë të pamjaftueshme, sipas tij, për mundësinë e operimit të kompanisë.

Ai kërkon nga institucionet e reja të dala nga zgjedhjeve e 11 qershorit, që ky problem të zgjidhet, marrë parasysh edhe natyrën politike që ka.

Miftari tregon se ka kërkuar që së paku institucionet shtetërore në atë pjesë të bëjnë pagesën e faturave, por as kjo nuk ka ndodhur.

Për faktin që 40 për qind e ujit të përgjithshëm, shpenzohet për komunat veriore të Mitrovicës, Miftari thotë se në raste të caktuara ndëshkohen qytetarët e komunave tjera, (konkretishtMitrovica jugore, Vushtrria dhe Skenderaj), me ndërprerje të furnizimit më uji, pasi furnizimi nuk lejohet të ndërpritet në pjesën veriore.

"Kjo ndodh nganjëherë,fabrika në Shipol dhe në Balincë është duke punuar me kapacitete të plota, por nganjëherë detyrohemi të bëjmë restruksion në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë por edhe të Skenderajit".

"Ky është problem që urgjentisht duhet të zgjidhet nga Qeveria e ardhshme e Kosovës, për arsye se është barrë e rëndë. Ne e blejmë ujin nga kanali i Ibër-Lepencit, rreth 40 mijë euro në muaj. Është e pakuptimit që ne e blejmë ujin, kurse në anën tjetër ne falim ujë", thotë Miftari.

Banorët e asaj pjese përveç se nuk paguajnë as faturat e energjisë së shpenzuar, për ta çmimi për këtë produkt është pesë herë më i ulët sesa në rajonet tjera.

Në anën tjetër, duke e cilësuar këtë dallim mes qytetarëve si shkelje e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit, tashmë ka hapur hetim zyrtarë, thotë për Radion e Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

"Ky rast tashme është në proces të hulumtimit, sa i përket bazës ligjore dhe korrespodencës më autoritetet përgjegjëse. Kështu që është në hetim e sipër. Dhe si të përfundohet hulumtimi ne do të dalim më një raport ku do të vlerësohet se a është shkelje e të drejtave të njeriut", thotë Jashari,

Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit.

The post Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë appeared first on Mesazhi.com.

Sërish tërmet në Turqi

Posted: 30 Jul 2017 06:28 AM PDT

Një tërmet prej 4 ballësh është regjistruar në qytetin Bodrum të qarkut Mugla në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD), rreth orës 13.56 në Bodrum është regjistruar një termet prej 4 ballësh.

Tërmeti i cili është ndjerë në rrethinën e Bodrumit, është regjistruar në një thellësi prej 5,61 kilometrave.

Në Bodrum sot edhe rreth orës 10.15 është regjistruar një tërmet prej 4,3 ballësh.

The post Sërish tërmet në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Kriza energjetike alarmon qytetarët dhe punëtorët e KEK-ut

Posted: 30 Jul 2017 06:04 AM PDT

Pasiguria me furnizim me energji elektrike vlerësohet të jetë një nga problemet që po përcjell Kosovën që nga paslufta.

Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë asnjëherë përgjatë 17 viteve të pasluftës, Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem.Gjatë kësaj jave është paralajmëruar nga Korporata Energjetike e Kosovës se brenda dy javësh, Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Mungesën e energjisë elektrike e ka paralajmëruar edhe zëvendësministri në largim i Financave, Agim Krasniqi. Ai në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje."Shpejt mjerisht Kosova jonë do të mund të mbetet në terr, prapë do te ankohemi pse do të rriten çmimet e rrymës, pse prapë do të varemi nga importet nga Serbia", ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë, se problemet që Kosova rrezikon t'i ketë me energji elektrike, do të duhet të adresohen urgjentisht nga autoritetet kompetente, në të kundërtën shton ai, problemet do të jenë të mëdha.

Pakënaqësitë nga furnizimi jostabil me energji elektrike, Mustafa thotë se do të rriten. Sipas tij, edhe çmimi i energjisë do të jetë më i lartë."Presim që institucionet e Kosovës të angazhohen seriozisht dhe të kontribuojnë në përmirësim të kësaj situate, përndryshe do të krijohen probleme edhe me rreth 5 mijë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë. Po ashtu, do të reagojë edhe popullata se nëse ndodh kjo. Kostoja e energjisë që do të paguajnë konsumatorët do të jetë më e lartë, pasi që energjia do të duhet të importohet", thotë Mustafa.

Derisa, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë i quajnë të papranueshme problemet që mund t'i ketë Kosova me energji elektrike.

Anita, një qytetare nga Prishtina thotë se rikthimi i reduktimeve të energjisë elektrike është i paarsyeshëm."Do të jetë një problem shumë i madh nëse do të ballafaqohemi me furnizim jostabil me energji elektrike. Është e pakuptimtë qe sa vite pas lufte, nuk është arritur të ndërtohen kapacitete të reja të energjisë elektrike", thotë ajo.Ngjashëm, shprehet edhe Donjeta.

"Nëse në të ardhmen do të ballafaqohemi sërish me problemet e rrymës, atëherë e shoh si dështim të institucioneve shtetërore. Normal që do të jetë problem për çdo qytetarë të Kosovës mungesa e furnizimit me energji elektrike", shprehet Donjeta.Ndërkaq, Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas dy javësh do të bëjë një plan emergjent për tu përballur me këtë situatë, që ai e vlerëson si alarmante.

"Fatkeqësisht, ne në dy javët e ardhshme, do të dalim me një plan emergjent, që nënkupton se duhet t'i ndalim disa njësi gjeneruese ose ta kemi një gjenerim të kufizuar, për shkak të mundësive apo rezervave të kufizuara që i kemi për marrjen e qymyrit në atë pjesë", ka thënë Gjuka.

Vjetërsia e termocentraleve vazhdimisht është përmendur si arsye kryesore e mungesës së energjisë elektrike , që prodhohet nga KEK-u.Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali "Kosova e Re" dhe energjisë alternative, Kosova është thënë se nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike.Por që projekti i termocentralit të ri i nisur qysh në vitin 2005 ende nuk është finalizuar.

The post Kriza energjetike alarmon qytetarët dhe punëtorët e KEK-ut appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more