Skip to main content

Mesazhi.com: “Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës” plus 9 more


Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Posted: 29 Jul 2017 03:32 PM PDT

Një ndërtesë është kapluar nga flakët sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Filip Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje .

Dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë.

The post Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com.

I mbijetuari i aksidentit me katër viktima zgjohet nga koma

Posted: 29 Jul 2017 03:27 PM PDT

Sipas informatave të fundit nga familja Alidema, po përmirësohet gjendja e 17-vjeçarit Qëndrim Alidema.

Qëndrimi ishte në veturën ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Alidema. Sipas informatave, ai ka nisur të flasë dhe po i kthehet gjendjes normale.

Lajmi konfirmohet edhe nga vëllai i tij, Festimi.

The post I mbijetuari i aksidentit me katër viktima zgjohet nga koma appeared first on Mesazhi.com.

Pse djersitemi?

Posted: 29 Jul 2017 02:20 PM PDT

Sapo të djersitemi, reagimi ynë është "yff!" dhe sigurisht, era është jo e këndshme.

Por, pse djersitemi në fakt?Kur ne bëjmë një aktivitet të madh fizik, temperatura në trupin tonë rritet për disa gradë celcius.

Dhe më pas, është sistemi i kondicionimit të ajrit të trupit tonë i cili e shfaqë djersën.

Pa djersë, temperatura e trupit tonë do të rritej aq shumë sa që organet e trupit tonë do të fillonin të ziheshin kur bëjmë ushtrime, trupi ynë ka nevojë që të prodhojë energji për t'i forcuar muskujt tonë dhe proceset e tjera metabolike na bëjnë që të shkojmë në nivel të lartë të stresit.

Sa më i madh të jetë stresi fizik, aq më shumë energji do të prodhohet, që më pas bën që të rritet temperatura e brendshme e trupit.

Truri ynë, që e kupton 'bio-fizikën' merr lajmërime, dërgon sinjale në enët e gjakut dhe u tregon që është koha që trupi ynë të ftohet.

Enët e gjakut nën lëkurë aktivizohen, duke rritur rrjedhjen e gjakut në drejtim të lëkurës dhe ngrohja më pas transportohet në lëkurë.

Mbajeni frymën, ne kemi rreth 2.6 milionë gjëndra djerse mbi lëkurën tonë.

Duke e ndjerë nxehtësinë, ato lëvizin dhe fillojnë të prodhojnë djersë që avullohet nga lëkura dhe e largon nxehtësinë nga trupi përmes avullimit.

Fakti më shokues është që, në temperatura të larta, trupi prodhon disa litra djersë për të na mbrojtur neve nga ajo që quhet 'goditje e nxehtësisë' apo siç njihet në gjuhën popullore 'pika në tru'.

Dhe në qoftë se nuk e zëvendësoni këtë humbje shpejt duke pirë ujë të mjaftueshëm, trupi ynë nuk e ka lëndën e parë për të prodhuar djersën, e cila gjithashtu përmban minerale.

Zëvendësimi i lëngjeve gjatë dhe pas ushtrimit është jetik për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar dehidratimin.

Shenjat e dehidratimit përfshijnë ngjyrë të errët të urinës, dhimbje të muskujve, ulje të normës së djersitjes dhe lodhje të vazhdueshme.

Kështu që, pini ujë vazhdimisht për të qëndruar të shëndetshëm./Mesazhi/

The post Pse djersitemi? appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë ndodhë në qoftë se vini qepë të grirë në flokë

Posted: 29 Jul 2017 01:30 PM PDT

Pavarësht ngjyrës së tyre, llojit: të drejtë apo kaçurrela, prerjes apo gjatësisë, flokët janë një element shumë i rëndësishëm i shprehjes së stilit dhe personalitetit të një femre.

Zakonisht thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, ndaj kur vini re një rënie masive të tyre shumë prej jush ndihen keq shpirtërisht.

Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t”i kushtoni rëndësinë e duhur.

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi dhe çrregullimet hormonale.

Të lodhura nga ky problem, aq më tepër që tani ka filluar sezoni i plazhit dhe flokët tuaja mbulojnë peshqirin e plazhit apo shezlonin.

Qepa është një ndër ato perime që me siguri nuk mungon në shportën e ushqimeve pasi i jep një shije speciale sallatërave, gjellës, byrekut etj.

Por, qepa mund të përdoret edhe në flokë. Pikërisht siç e lexoni, qepë dhe leëng qepe në flokë.

Ajo përmban komponime sulfurike, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit që ndikon në përshpejtimin e rritjes së flokëve dhe përbërës antiinflamatorë që luftojnë rënien e flokëve.

Merrni një qepë të vogël ose gjysmë qepe dhe grijeni imët, bashkojeni me vaj kokosi dhe me ndihmën e dy duarve vendoseni në gjithë skalpin.

Masazhoni flokët për 10 minuta dhe mbuloni kokën me peshqir për disa orë. Në qoftë se nuk ju duket praktik ky trajtim, mund të kaloni dy qepë të vogla në frulator dhe dy lugë gjellë vaj kokosi.

Aplikoni më pas masën e formuar në gjithë gjatësinë e flokut dhe mbështillini. Lani kokën si zakonisht, duke e krehur paraprakisht dhe thajeni natyralisht.

Ky veprim duhet përsëritur rreth një muaj derisa të vini re vetë rezultatet e para./Mesazhi/

 

The post Çfarë ndodhë në qoftë se vini qepë të grirë në flokë appeared first on Mesazhi.com.

Rrëfimi i familjarëve të katër viktimave që humbën jetën në aksident te rrethrrotullimi në Prishtinë (Video)

Posted: 29 Jul 2017 12:47 PM PDT

Në varrezat e Pozheranit të Vitisë, të shtunën, iu dha lamtumira e fundit katër viktimave që humbën jetën në aksident trafiku te rrethrrotullimi ne Prishtinë që ndodhi orët e hershme të së premtes.

Në këtë ditë familja Alidema, do të duhej të kishte festë sepse po e martonin mbesën.

"Kemi pas një gazmend në familje. Kemi pas në planë ta martojmë mbesën tonë", thotë babai i njërit prej viktimave.

Ai ka treguar se deri më tash nuk e din arsyeje e ndodhjes së këtij aksidenti.Disa familjarë që kishin qenë duke ardhur mbrapa veturës që u aksidentua, kanë thënë se vetura nuk ishte duke zhvilluar shpejtësi të madhe, dhe as shoferi nuk kishte konsumuar alkool atë natë.

"Me sa mbaj mend unë ata nuk kanë pi alkool. Unë kem qenë mbrapa dhe nuk ka qenë vetura duke ecur shpejt. Na kemi qenë dy minuta mbrapa veturës".I ndjeri Enver Alidema mbrapa la tri vajza e dy djem, ndërsa Ekremi dy djem, njëri ndër ta Qëndrimi që po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në QKUK.

 

The post Rrëfimi i familjarëve të katër viktimave që humbën jetën në aksident te rrethrrotullimi në Prishtinë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Google largon një nga veçoritë më të mira të saj

Posted: 29 Jul 2017 12:45 PM PDT

Google ka larguar instantin, një nga veçoritë më të shpejta të motorit të kërkimit.

Kur u lansua më 2010, ajo u cilësua “e ardhmja e kërkimit” dhe kompania e përshkroi atë si “kërko para se të shkruash”.

Google kishte thënë se përfitimi më i madh që do ta kishin përdoruesit nga kjo veçori do të ishte “kursimi i kohës”.

Instant shfaqte rezultatet e termave të parashikuar të kërkimit para se ta shtypnit butonin Enter ose të përfundonit fjalën e shkruar.

Sugjerimet do të vazhdojnë të shfaqen nën hapësirën e kërkimit përderisa shkruani, por tani duhet ta zgjedhni njërën nga ato ose ta kompletoni tërë kërkimin për të parë rezultate./Mesazhi/

 

 

The post Google largon një nga veçoritë më të mira të saj appeared first on Mesazhi.com.

Tani Spanja po përballet me zjarre masive

Posted: 29 Jul 2017 12:12 PM PDT

Pas Francës dhe Portugalisë, Spanjë po përballet sot me vatra masive zjarri që po shkatërrojnë pjesën juglindore të vendit duke djegur mijëra hektarë pyje në dy ditë, ende jashtë kontrollit pavarësisht mobilizimit të 22 helikopterëve dhe avionëve me ujë.

Rreth 300 persona u evakuuan nga fshatrat dhe kampingjet për shkak të zjarrit të rënë në komunën Yeste, tha për median Ana Cuevas, një zëdhënëse e qeverisë rajonale në Castille-La Manche.

"Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të frenuar përhapjen e flakëve megjithëse situata vijon të jetë jashtë kontrollit", shtoi ajo.

Zjarri ka nisur të enjten në mëngjes. Kjo situatë regjistrohet ndërsa një seri vatrash zjarri ka përfshirë pyjet e favorizuar nga nxehtësia dhe thatësira që po përfshin jugun e Evropës.

The post Tani Spanja po përballet me zjarre masive appeared first on Mesazhi.com.

Pasi e shkarkon gjykata, kryeministri pakistanez zgjedh vëllain si pasardhës politik

Posted: 29 Jul 2017 12:09 PM PDT

Kryeministri pakistanez në ikje, Nawaz Sharif i shkarkuar dje nga Gjykata e Lartë zgjodhi sot vëllain e tij Shahbaz si pasardhës politik dhe ish-ministrin e Energjetikës, Shahid Khapan Abbasi për të zënë postin e tij si kryeministër i qeverisë së përkohshme.

"Unë mbështes Shahbaz Sharif sipas meje si (pasues) por që duhet kohë deri në zgjedhjet e ardhshme, për këtë arsye për momentin unë zgjedh Shahid Khaqan Abbasi në krye të qeverisë së përkohshme, pohoi ai në një fjalim të partisë së tij.

Emërimi i Abbasi duhet ende kalojë një proces votimi në Parlament por ky i fundit është veçse një formalitet, pasi partia e Sharif zotëron shumicën e theksuar.

Për sa i përket, Shahbaz Sharif vëllai i vogël i ish-kreut të qeverisë, ai aktualisht zotëron një mandat në parlamentin rajonal në Pendjab

The post Pasi e shkarkon gjykata, kryeministri pakistanez zgjedh vëllain si pasardhës politik appeared first on Mesazhi.com.

10 kuriozitete për Stambollin

Posted: 29 Jul 2017 12:00 PM PDT

1. Në Mesjetë, kur Stambolli ishte pjesë e Perandorisë Osmane, qyteti kishte mbi 1.400 tualete publikë, në kohën kur tualete nuk ekzistonin as në pallatet mbretërore në mbretërit më të mëdha evropiane.

2. Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, e cila ekziston që nga viti 1875. Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër (1863) dhe në Nju Jork ( 1868).

3. Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i: Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane. Megjithatë sot, Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.

4. Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.

5. Agata Kristi shkroi romanin e njohur "Vrasja në Orient Express" në hotelin Pera Palas në Stamboll, pasi vet ishte udhëtar i trenit të famshëm që udhëtonte nga Parisi në Stamboll në periudhën 1883-1977. Ai është stacioni i fundit i këtij treni, në stacionin hekurudhor Sirkexhi gari (stacioni kryesor hekurudhor në pjesën evropiane të Stambollit).

6. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.

7. Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.

8. Pa përjashtim, pothuajse gjithë banorët e Stambollit ankohen për njëri-tjetrin për bllokimin e trafikut, për mënyrën e punëve që bëhen etj. Por askush nuk dëshiron të largohet nga atje.

9. "Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta". Kjo parullë e famshme e viteve të 50 të shekullit të 20 ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.

10. Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë (Shën Sofija) dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon./Mesazhi/

The post 10 kuriozitete për Stambollin appeared first on Mesazhi.com.

Al Aksa triumfon, i hap portat për të gjithë besimtarët

Posted: 29 Jul 2017 11:58 AM PDT

Autoritetet izraelite sot në mbrëmje kanë hapur të gjitha portat e Xhamisë së Al-Aqsa, pa asnjë kusht ose kufizime moshe.

Organizata e cila është përgjegjëse për vendet fetare muslimane në qytet, konfirmoi se të gjitha portat u rihapën pa kufizime moshe.

Pak orë parë të premten, policia izraelite njoftoi se besimtarët palestinezë nën moshën 50 vjeç nuk do të lejoheshin të hynin në xhaminë e Al-Aqsas. Kjo shkaktoi protesta të sërishme, e që u përcollën me goditje të dhunshme nga policia izraelite. /MESAZHI/

.

The post Al Aksa triumfon, i hap portat për të gjithë besimtarët appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more