Skip to main content

Mesazhi.com: “Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura” plus 9 more

Mesazhi.com: “Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura” plus 9 more


Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura

Posted: 20 Jul 2017 02:58 PM PDT

Bashkimi Evropian kërkon të ndalojë patatet e skuqura shumë, bukën me kore të zezë dhe kafenë e pjekur shumë.

Një grup ekspertësh të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ka vendosur rregulla më të rrepta për ata që shërbejnë patate të skuqura, për prodhuesit e patatinave dhe për furrat e bukës.

Qëllimi është të evitohet sa më shumë mundësia që njerëzit të preken nga kanceri.jo për shkak se këto produkte kanë substancën akrilamidë, e cila shkakton kancer.

Ajo formohet kryesisht gjatë përgatitjes së këtyre ushqimeve në temperatura të larta. Rregullorja e Brukselit është shtatë faqe e gjatë me një aneks prej 21 faqesh. Një nga propozimet është që kushdo që skuq patate, nuk duhet t'i ruajë ato nën temperaturën 6 gradë Celsius.

Përpara se të skuqen, është mirë që patatet t'i ziejmë. Kjo zvogëlon përqindjen e sheqerit, që është përgjegjëse për formimin e akrilamidës. Më pas duhet të skuqen në një temperaturë deri në 175 gradë Celsius, derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të artë. Bukëpjekësit nuk duhet të lënë që të formohen kore të errëta në bukë.

Edhe kafeja nuk duhet pjekur shumë. Edhe prodhuesit e drithërave për mëngjes nuk duhet t'i përgatisin ato në temperatura shumë të larta./Mesazhi/

The post Rrezik për kancer, BE u shpall luftë patateve të skuqura appeared first on Mesazhi.com.

Të mirat e rrepave

Posted: 20 Jul 2017 02:30 PM PDT

Ndonëse në shikim të parë, rrepat duken si një ushqim jo shumë atraktiv dhe me shumë shije, në fakt ato kanë shumë dobi dhe të mira për organizimin e njeriut.

Më poshtë ju sjellim disa nga përfimet e konsumimit të rrepës.

Ndihmon për aneminë

Këshilla e parë që secili mjek do të ju japë në rast se keni mungesë hekurit në gjak, do të jetë që të konsumoni sa më shumë panxhar.

Mbani në mend se kur ju hani panxhar, ose ju hani atë të freskët si një sallatë, të gatuar ose si lëng, ju mund të shtoni edhe lëng të shtrydhur limoni; në mënyrë që lidhni hekurin në mënyrë që trupi të mund të thithë atë.

Përmban shumë minerale

Rrepa është e pasur me minerale si magnez, kalium, kalcium, hekur dhe squfur. Ai gjithashtu përmban grupin e vitaminave B, së bashku me acid folik dhe vitaminë C, e cila e bën rrepën një zgjedhje të shkëlqyer për gratë shtatzëna.

Thithjen më të mirë të kalciumit

Për shkak të pranisë së silicës, rrepa ndihmon për absorbimin më të mirë të kalciumit në trup, duke ruajtur shëndetin e eshtrave, lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Pastrimi i trupit

Në formë të papërpunuar ose përpunuar, rrepa përmban betaine që është përbërës i shkëlqyer për detoksifikimin që rregullon sekretimin e bilës dhe ndihmon mëlçinë.

Nga një total prej 500 funksioneve që ka bila, më e rëndësishme janë ato që lidhen me heqjen e toksinave dhe sekretimin e tepërt të hormoneve dhe yndyrërave, dhe përveç kësaj, rrepa është aleati i saj më i madh.

Vepron kundër sëmundjeve dhe tumoreve

Pigmenti prejt të cilit rrepa merr ngjyrë të kuqe, vepron kundër sëmundjeve të ndryshme, zvogëlon qelizat e tumorit, dhe indet e sulmuara marrin një strukturë normale.

Rikthen gjakun dhe ul shtypjen e gjakut./Mesazhi/

 

The post Të mirat e rrepave appeared first on Mesazhi.com.

Ja cili është sekreti i rritjes ekonomike në Panama

Posted: 20 Jul 2017 02:00 PM PDT

Amerika Latine zhgënjen shpesh për nga ana ekonomike. Pas pothujase një dekade progresi, GDP ka dhënë rezultatet negative për gjatë dy viteve të fundit, duke e theksuar tkurrjen ekonomike si një ndër të këqijat që nga viti 1980.

Megjithatë është një përjashtim…në Panama. Mes viteve 2001 dhe 2013, ekonomia e vendit u rrit me dyfishin e mesatarës rajonale.

Kjo konsiderohet si një ndër rritjet më të shpejta ekonomike në botë.

Por cili është sekreti? Ndoshta nuk e prisni, por shkaktari kryesor është imigracioni.

Sipas profersorit të Harvardit, Ricardo Hausmann, imigrimi është një ndër shkaktarët kryesore që Panama ka parë një rritje ekonomike të paparë, ndërsa ai shton se Amerika Latine duhet të importojë talente në mënyrë që të rritet ekonomikisht.

"Në SHBA 14 për qind e popullsisë është e huaj dhe 30 për qind e sipërmarrësve janë të huaj. Shumica e profesorëve në Harvard janë të huaj. Në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, 25% e popullsisë është e lindur jashtë vendit. Në Singapor, 40% e popullsisë përbëhet nga të huajt", tha ai.

"Kompanitë që ekzistojnë në Amerikën Latine sot janë ato që u krijuan nga migrantë nga tre breza më parë," shtoi Hausmann.

Përderisa shumica e hartuesve të politikave dhe ekspertëve përqëndrohen në rëndësinë e arsimit për rritjen në rajon, Hausmann mendon se zgjidhja qëndron diku tjetër.

"Nëse duam të ndërtojmë një vend, ne duhet të jemi në gjendje që të absorbojmë talentet nëpër botë. Por, legjislacioni dhe qëndrimet e shumë politikave ndaj emigracionit po e parandalojnë këtë", ka shtuar ai, duke vënë gishtin në zhvillimet politike të ditëve të sotme./Mesazhi/

The post Ja cili është sekreti i rritjes ekonomike në Panama appeared first on Mesazhi.com.

Trajtoni depresionin me këtë pije

Posted: 20 Jul 2017 01:30 PM PDT

Në momente të ndryshme të jetës, mund të ndihemi të mërzitur dhe pa e kuptuar mund të biem në depresion.

Por, siç e dini, ushqimi është çelësi për të trajtuar shumë sëmundje. Edhe depresioni, zgjidhjen mund ta ketë tek ushqimet. Receta e një limonade, është mënyra më e mirë për të trajtuar depresionin. Baza e saj është shafrani i Indisë.

Kjo lloj erëze është tashmë e mirëstudiuar dhe e njohur për vetitë e saj të shumta kuruese. Shafrani i Indisë, përveç të tjerash, është provuar shkencërisht edhe për vetitë e tij anti-depresive.

Përbërësit: 4 filxhanë me ujë të filtruar, 2 lugë gjelle me pudër të shafranit të Indisë, 4 lugë gjelle me mjaltë, lëngun e 1 limoni e gjysmë, në varësi të dëshirës mund të shtoni edhe lëng portokalli. Përgatitja: Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe më pas vendoseni në gota për servirje./Mesazhi/

The post Trajtoni depresionin me këtë pije appeared first on Mesazhi.com.

Policia e Kosovës e gatshme t’i arrestojë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Posted: 20 Jul 2017 01:11 PM PDT

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka bërët të ditur se arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk do të bëhen nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Daut Hoxhën, për të pyetur se a është gati policia të kryej arrestimet që do t'i kërkohen për Gjykatën Speciale, ai ka thënë, se "PK është e gatshme të zbatojë ligjin"."Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit. Detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara qartë me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës", ka thënë Hoxha.

Hoxha ndër tjera ka thënë, se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, andaj nuk mbete alternativë tjetër pos siguria dhe zbatimi i ligjit."Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë, prandaj çdo veprim apo angazhim ligjor që ndërlidhet me sigurinë dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend nuk ka alternativë", ka thënë zëdhënësi i policisë.

The post Policia e Kosovës e gatshme t'i arrestojë të akuzuarit e Gjykatës Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Skënderbeu kalon tutje në Evropa Ligë

Posted: 20 Jul 2017 01:06 PM PDT

Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka kaluar në fazën tjetër të Europa Ligës.

Klubi nga Super Liga e Shqipërisë mposhti atë nga Kazakistani, Almaty me rezultat 2 me 0. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.

Golat për ndeshjen e sotshme i shënuan: Lilaj në minutën e 50-të dhe Plaku në 83-ën.

Vlen të përmendet se klubi shqiptar mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 75-të, ku Lilaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Njëjtë i ndodhi edhe skuadrës mysafire ku Arzo mori kartonin e kuq në minutat e fundit të ndeshjes.

Kundërshtari i radhës për Skënderbeun do të jetë klubi nga Republika e Çekisë, Mlada Boleslav.

The post Skënderbeu kalon tutje në Evropa Ligë appeared first on Mesazhi.com.

Ndodh befasia, eliminohet Galatasaray

Posted: 20 Jul 2017 01:04 PM PDT

Ka ndodhur befasia e parë në kualifikimet e Europa Ligës.

Skuadra turke, Galatasaray është eliminuar nga ky kompeticion. Turqit barazuan 1 me 1 kundër ekipit suedez, Ostersunds, por humbja si mysafirë 2 me 0 i eliminon ish-kampionët e Super Ligës turke.

Ky është një eliminim i befasishëm dhe i hershëm për Galatasarayn, e cila ka shpenzuar pak në këtë afat kalimtar të verës.

The post Ndodh befasia, eliminohet Galatasaray appeared first on Mesazhi.com.

Me hudhër pastroni ajrin nga viruset

Posted: 20 Jul 2017 01:00 PM PDT

Të rralla janë ato bimë që janë të dobishme sikurse hudhra, e cila me mijëra vjet përdoret në mjekësi.
Për një kohë të gjatë është përdorur si ilaç, jo si erëz. Ka aromë karakteristike, shije dhe është pikante.

Mes tjerash përmban edhe kalcium, fosfor, selen dhe një sasi të madhe me vitamina B dhe C dhe proteina.

Midis antibiotikëve natyralë zë vend edhe hudhra, pasi lufton shumë baktere, tifon dhe kërpudhat dhe viruset e ndryshme. Po ashtu, ndikon edhe kundër gripit, ftohjeve, inflamacioneve të gojës, të veshit, lufton infeksionet në gjoks, si dhe e zbut urdhjen.

Ekspertët kanë theksuar se hudhra ndikon edhe kundër paraziteve në zorrë. Po ashtu ka ndikim edhe në detoksimin dhe pastrimin e gjakut. Për shëndetin tonë sugjerohet që të konsumoni hudhrën në mënyra të ndryshme.

Si të veproni:
Merreni thelbin e hudhrës dhe me kujdes e pastroni. Fletët e saj ku ka qenë i vendosur thelbi i hudhrës i ndizni dhe e lini të tymosë. Ky tym nuk është i dëmshëm, është shumë i dobishëm për pastrimin e ajrit nga viruset dhe parandalon sëmundjet e fytit dhe të mushkërive./Mesazhi/

The post Me hudhër pastroni ajrin nga viruset appeared first on Mesazhi.com.

Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal

Posted: 20 Jul 2017 12:34 PM PDT

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa Ligë.

Ndeshja mes Trakait dhe Norrkoping ka përfunduar dhe skuadra fituese do të përballet me ekipin shqiptar.

Ajo që siguroi kualifikimin ishte ekipi nga Lituania, Trakai që do të jetë kundërshtari i radhës për Shkëndijën e Tetovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 27 korrik, kurse ajo e kthimit më 3 gusht.

Vlen të përmendet se klubi lituanes eliminoi skuadrën që mposhti ekipin kosovar, Prishtina./

The post Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal appeared first on Mesazhi.com.

Roma nënshkruan me transferin e ri

Posted: 20 Jul 2017 12:31 PM PDT

Gregoire Defrel është lojtari më i ri i Romës.

Klubi italian e ka zyrtarizuar nënshkrimin e tij përmes një deklarate në webfaqen zyrtare.

Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do të lidhë atë në klub deri në vitin 2022.

The post Roma nënshkruan me transferin e ri appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more