Skip to main content

Mesazhi.com: “Kujdes nga klima nëse keni probleme me sinusë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kujdes nga klima nëse keni probleme me sinusë” plus 9 more


Kujdes nga klima nëse keni probleme me sinusë

Posted: 16 Jul 2017 02:58 PM PDT

Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri. Klima përfundimisht ndikon që dikujt t'i rrjedhin hundët ose t'i mbyllen, madje për disa shkaqe, theksojnë ekspertët amerikanë. E para, hyrja në ambient të ftohtë, në dhomë të thatë mund të shkaktojë rrjedhje të hundëve, mu sikur edhe sikur dalja në ditët e ftohta të dimrit kur disa njerëz kanë nevojë për fasoleta, thotë dr. Johnn Ohman, shef i Repartit të Alergologjisë në Qendrën Mjekësore në Boston.

Si duket, ajri i ftohtë shkakton refleksin e sistemit nervor në hundë, i cili aktivizon gjëndrat në membranat nazale që të prodhojnë jargë.Problemi mund të jetë posaçërisht i shprehur te ata me probleme alergjike. Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, megjithatë, do të duhej të shkaktonin vetëm mbyllje të përkohshme të hundëve, thotë dr. Ohman. Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri, thotë dr Maria Garcia-Lloret, alergolog na UCLA.

Ndotësit dhe bakteret nuk do të shkaktonin reaksion alergjik vetvetiu, mirëpo do të mund të irritonin hundët. Ekspozimi ndaj sporeve të mykut mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili mund të zgjat goxha shumë. Rinologu ka theksuar që është me rëndësi ndërrimi i rregullt i filtrave të kondicionerëve. Nëse nuk i mirëmbani, çdo gjë që thithni filtrohet nëpërmjet kësaj "flete" gjigante të pluhurit, duke kthyer pluhurin në ajër, gjë që nuk është edhe aq i dobishëm./Mesazhi/

The post Kujdes nga klima nëse keni probleme me sinusë appeared first on Mesazhi.com.

4 rregulla bazë për ta filluar fitnessin dhe për të mos e lënë më

Posted: 16 Jul 2017 02:30 PM PDT

Nuk ke bërë asnjëherë fitness? Ke filluar disa herë por gjithmonë e ke lënë atë? Me poshtë janë disa rregulla bazë që do të të ndihmonin për ta filluar atë me force dhe dëshirë.
1. Rregulli i parë. Gjeja e parë që duhet të bëni është një vizitë tek mjeku. Në varësi të gjendjes suaj, mjeku do t'iu sugjeroje edhe nivelin dhe llojin e gjimnastikës. Mos harroni se edhe gjimnastika e butë, madje edhe joga ju bën mirë dhe mbi të gjitha ju bën që të djersini.

2. Një palë këpucë të përshtatshme. Jo të gjitha këpucët e posaçme për gjimnastike janë njëlloj të përshtatshme. Për fitness rekomandohen këpucë me nivel të lartë amortizimi që do të mbronte artikulacionet dhe tendinët tuaja prej sforcimeve.

3. Fshihni peshoren. Duhet që të keni gjithnjë parasysh se fitness-i nuk ju ul në peshe, ai ju përmirëson fizikun, redukton numrin e belit, gjoksit, këmbëve dhe krahëve. Me fjalë të tjera, nuk duhet që t'i referoheni peshës për të kuptuar efektivitetin e stërvitjes.

4. Pushimi. Duhet që domosdoshmërish t'i jepni të drejte vetës edhe për pushim. Duhet të dini se muskujt rriten dhe zmadhohen gjatë kohës që jeni pushim./Mesazh/

 

The post 4 rregulla bazë për ta filluar fitnessin dhe për të mos e lënë më appeared first on Mesazhi.com.

Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur (Foto)

Posted: 16 Jul 2017 02:00 PM PDT

Do t'ju duhet të bëni kujdes në gatimin e kësaj recete në mënyrë që patatet të mos zihen më shumë se ç'duhet paraprakisht, pasi duhet të ruajnë formën gjatë pjekjes. Në mënyrë që të ruani lëkurën zgjidhni patate të reja.

Shoqërohen shumë mirë me sallata të ndryshme dhe sigurisht mënyra më e mirë për t'i ngrënë janë të sapodala nga furra.

Përbërësit:

▪ 6 patate mesatare
▪ Hudhër
▪ Vaj ulliri
▪ Piper i zi
▪ Kripë (shumë pak, me majat e gishtave)
▪ 100 gram djathë i mykur
▪ 100 gram proshutë pule

Përgatitja:

Lani si fillim patatet dhe i vërini të ziejnë me lëkurë në zjarr mesatar. Kujdesuni që patatet të zihen por jo plotësisht, pra të dalin pak të forta nga zierja.

Pasi t'i nxirrni nga uji, çajini pak për së gjati dhe me një lugë çaji nxirrni 2-3 lugë tul të brendshëm.

1

Ndizni furrën në temperaturë 190 gradë celsius.

2

Prini proshutën e pulës në kubikë dhe në një tas mesatar shtoni të gjithë përbërësit : proshutën e prerë, hudhrën e grirë imët, kripën, piperin, vajin e ullirit, djathin e mykur dhe tulin e patates.

Me një pirun përziejeni të gjithë masën duke e shtypur vende-vende.

3

Mbushini patatet me këtë masë dhe piqini në furrën e nxehtë deri sa të marrin një ngjyrë kafe të artë./Mesazhi/

 

The post Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Mbani telefonat sa më larg dhomës së gjumit

Posted: 16 Jul 2017 01:30 PM PDT

Shumë persona telefonin e mbajnë poshtë jastëkut, kjo jo vetëm për ta pasur afër gjatë përdorimit por dhe për t'u zgjuar në mëngjes me zilen e alarmit.
Megjithatë, mjekët këshillojnë vazhdimisht se mbajtja e telefonit poshtë jastëkut është e rrezikshme për shëndetin, më poshtë janë shënuar dy arsyet kryesore se pse nuk duhet ta bëjmë një veprim të tillë.

Së pari, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut ose në cep të krevatit rrezikon të të mbajë zgjuar për një kohë të gjatë. Telefonat celularë lëshojnë një dritë blu, e cila nëpërmjet neuroneve sinjalizon trurin se është koha për t'u zgjuar. Ndaj, këshillohet që të paktën dy orë para gjumit, nuk duhet ta mbash afër celelarin e ndezur ose duhet ta kesh off dritën e tij.

Së dyti, një provë shkencore, ka treguar se telefonat celularë shkaktojnë kancer, për shkak të rrezeve që shpërndajnë, të cilat janë konsederuar si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC, Agency for Research on Cancer). Për këtë arsye, shumë ekspertë të shëndetësisë rekomandojnë mbajtjen e telefonit sa më larg kokës.

Po ashtu, ata këshillojnë edhe që zakonisht të mbash kufje në vesh, në mënyrë që veshi të mos jetë i lidhur drejtpërdrejt me telefonin. Kështu, sa më larg kokës telefonin gjatë natës. Largoje nga jastëku.

Pavarësisht studimeve dhe rezultateve të tyre për efektet që mund të ketë pas një kohe të gjatë mbajtja e telefonit afër kokës, mjekët këshillojnë t'i parandalosh rreziqet. Nëse nuk ke asnjë vend tjetër për ta mbajtur telefonin gjatë natës, një komodinë pranë apo një raft, lëre në dysheme, pranë shtratit, me volum të lartë, në mënyrë që ta dëgjosh zilen./Mesazhi/

The post Mbani telefonat sa më larg dhomës së gjumit appeared first on Mesazhi.com.

Dieta që ju sjell gjallëri dhe vitalitet

Posted: 16 Jul 2017 01:00 PM PDT

Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë për shkak se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të kesh gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar. Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë prej 5 deri në 10 kilogram në javë. Përveç tjerash të rregullon qëndrimin dhe emocionet për arsyet se të pastron dhe lulëzon sistemin. Efikasiteti i kësaj diete për humbje peshe për 7 ditë, është se ushqimi që konsumohet mbaron duke djegur më shumë kalori se sa ka vet ushqimi.

Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jap ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë për shkak se do të jeni më i lehtë për së paku 5 kilogramë. Do të kesh gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar. Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!

Dita e parë: Të gjitha frutat përveç bananeve. Dita e parë e juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë, ndërsa preferohen frutat që kanë më shumë lëngje. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Dita e Dytë: Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani deri sa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo lloj që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t'i shtoni pak gjalpë patetes po deshët.

Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.

Dita e Tretë: Një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vet si dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S'ka as patate sot.

Dita e tretë eliminon pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet tua përmes frutave. Sistemi juaj tash është i përgatitur për të filluar të djeg kilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni por kjo do të filloj të venitet nga dita e katërt.

Dita e Katërt: Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale e cila mund të pihet në sasi të kufizuar. Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet që ju lejohet, por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira dhe do të befasoheni se sa lehtë kjo ditë do të kaloj.

Dita e Pestë: Sot është ditë gostie. Sot ju do të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope. Bën edhe hamburger. Kombino ketë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh.

Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perime. Sot mish lope dhe perime pa kufizim. Ha sa të do zemra.

Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Me sot  sistemi juaj është totalisht i prirë për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshëm në mënyrën që dukesh sot krahasuar me ditën e parë.

Dita e Shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh. Dita e shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit s'ka cigare t'mirë) që përdoret për ti përfunduar ushqimet viktoriane, përveç se në mënyrë shumë më të shëndetshme. Tash ke sistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të falënderoj për shpëlarjen dhe pastrimin që i ke dhënë./Mesazhi/

The post Dieta që ju sjell gjallëri dhe vitalitet appeared first on Mesazhi.com.

Mos i bëni këto 5 gabime, mund të largoheni nga puna

Posted: 16 Jul 2017 12:30 PM PDT

Janë kaq shumë gjëra të cilat mund t'i bëjnë njerëzit e mirë dhe punëtorë të pushohen nga puna. Shpeshherë gabimet e vogla mbajnë pas tyre pasoja të mëdha.Një studim që është bërë së fundmi nga "ePolicy Institute" ka vëzhguar më shumë se 300 kompani dhe ka zbuluar se një e treta e kompanive i kanë pushuar punonjësit e tyre si pasojë e keqpërdorimit të teknologjisë.Kompanitë janë shumë të shqetësuara për abuzimin e punonjësve me teknologjinë. Ndër arsyet keqpërdorimit të teknologjisë janë dhe postimet nëpër rrjete sociale. Këtu mund të gjeni dhe disa nga gabimet më të zakonshme që punonjësit bëjnë.1.

Pritshmëri të larta por rezultate të dobëtaKur filloni një punë të re, për të cilën nuk jeni të kualifikuar mjaftueshëm nga gëzimi i madh, shpeshherë bëni premtime dhe merrni përgjegjësi të shumta të cilat nuk i keni menduar gjatë dhe me kalimin e kohës kur duhet të mbani përgjegjësi për gjithçka thatë e premtuat më parë, ndodh t'ju shembet bota nën këmbë.Mos u çuditni nëse pushoheni papritur nga puna, duhet të ishit menduar gjatë përpara se të merrni përsipër më shumë nga sa mundeni.2. Negativi-tetiKur punësoheni diku ajo çka pritet nga ju është që ta bëni më te thjeshtë jetën e punëdhënësit tuaj dhe të të gjithë skuadrës me të cilën punoni.Njerëzit të cilët shpërndajnë vazhdimisht negativitet përreth departamentit apo e bëjnë jetën e punëdhënësit më të vështirë janë të parët që hiqen nga puna.3. Mungesa e sjelljes së mirëEdhe pse shpeshherë ka disa persona të cilët të bëjnë të bërtasësh apo edhe të humbasësh toruan, përpiquni t'i merrni gjërat shtruar e të qetësoheni.

Mbani një qëndrim neutral në orarin tuaj të punës pasi humbja e kontrollit do t'ju dëmtonte ju mbi të gjitha si dhe është një arsye për tu hequr nga puna.4. Keqpërdorimi i burimeve të kompanisëKeqpërdorimi i burimeve të kompanisë është një shkelje serioze, edhe pse shpeshherë mund t'ju duket si diçka e vogël marrja e një kutie letër apo përdorimi i telefonit për arsye personale, kjo është një shkelje e rëndë.Të gjitha burimet e kompanisë duhet të shfrytëzohen vetëm në të mirë të saj.5. Të flasësh në emër të kompanisëKur jeni përfaqësues i një kompanie të madhe është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm në shprehjen e opinioneve personale pasi shpeshherë ato mund të identifikohen lehtësisht me opinionet e kompanisë ku ju bëni pjesë.Duhet të kuptoni se është e vështirë të ndahet në mendjen e njerëzve nëse po flisni ju apo përfaqësuesi i kompanisë. Kjo, padyshim është një arsye e fortë për tu pushuar nga puna./Mesazhi/

 

The post Mos i bëni këto 5 gabime, mund të largoheni nga puna appeared first on Mesazhi.com.

Këto ushqime nuk duhet kurrë t’ua jepni fëmijëve gjatë verës

Posted: 16 Jul 2017 12:01 PM PDT

Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijës tuaj këtë verë, pa dyshim ushqimi do të jetë një nga gjërat më të madha që duhet të keni kujdes.

Ndërsa ushqime të tilla si dhalla dhe shalqiri janë fantastike për verën, ka disa produkte të tjera që nuk rekomandohet të konsumohen nga fëmijët në verë.

Ushqimet pikante
Ushqimet me erëza ngrohin trupin e fëmijëve dhe shkaktojnë probleme me tretjen. Për këtë arsye nuk janë një ide e mirë gjatë verës.

Ushqimi jo-vegjetarian
Ushqimi jo-vegjetarian është i vështirë të tretet dhe në verë është akoma më keq të konsumohet. Produkte të tilla si mish i deles, nuk rekomandohen në ditët e nxehta dhe nuk është i mirë për shëndetin.

Kafeja e ftohtë
Kafeja është e mbushur me kafeinë dhe ka vetitë diuretike. Në verë shmangni kafenë dhe zëvendësojeni atë me një çaj të ftohtë. Ai ka shumë më tepër përfitime shëndetësore për fëmijën tuaj dhe ju.

Salcat
Nëse fëmijëve ju pëlqen salca e djathit për shembull, është koha ta largoni nga regjimi i tyre ushqimor, të paktën gjatë verës. Salcat janë të rënda dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngarkuar.

Ushqimet me vaj:
Patatet e skuqura janë ushqimi i preferuar i fëmijëve dhe jo vetëm, por nuk janë shumë të shëndetshme. Ushqimi i yndyrshëm është shumë i rëndë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë njerëzit. Ndaj, do të ishte më mirë t'i zëvendësoni ato me ushqime të tjera më me vlera ushqyese.

The post Këto ushqime nuk duhet kurrë t'ua jepni fëmijëve gjatë verës appeared first on Mesazhi.com.

Kina e çudirave, qytete moderne por pa njerëz, zbuloni arsyen (Foto)

Posted: 16 Jul 2017 11:30 AM PDT

Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë dhe kështu ekzistojnë edhe shumë qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane.

Përveç qyteteve normale , ka edhe nga ato që kanë gjithçka, komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive, përveç njerëzve.

Këto qytete misterioze, gati krejtësisht të zbrazëta, janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale drejt qyteteve deri në vitin 2026, – raporton "The Independent".

Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin 'Kangbashi' në Ordos.

Fotografi Kai Caemmerer u magjeps nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato.

Koleksioni i tij i quajtur "Unborn Cities" (Qytetet e palindura), përshkruan një tip komplet të ri të zhvillimit urban.

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku qytetet fillojnë si zhvillime të vogla dhe rriten në përputhje me industritë lokale, këto qytete kineze ndërtohen gati krejtësisht dhe kompletohen para se aty të futen njerëzit", – tha Kai Caemmerer për "Business Insider".

kkkkkkk_1466424083-9734262

kk_1466424068-3466162

k_1466424065-2582950

The post Kina e çudirave, qytete moderne por pa njerëz, zbuloni arsyen (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Gjakovë, një person vret një tjetër, e më pas edhe veten

Posted: 16 Jul 2017 11:30 AM PDT

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një mosmarrëveshje mes vete.

Rasti ka ndodh në fshatin Jahoc të Gjakovës.  Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë.

Policia thanë se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, me ç'rast njëri prej tyre e ka vrarë njërin e më pas ka bërë vetëvrasje. /klankosova/

The post Gjakovë, një person vret një tjetër, e më pas edhe veten appeared first on Mesazhi.com.

Kjo formë pastrimi po i rrëzon përtoke të gjitha alternativat tjera

Posted: 16 Jul 2017 11:10 AM PDT

Kjo dysheme per pak sa nuk kishte kapitulluar, derisa nje mjeshtri amater nuk iu kujtua kjo metode pastrimi.

Duke qene se posedonte makine rrotulluese te pastrimit, ai vendosi preparat zbardhues dhe ngjyrues te hapesires mes pllakave (njohur ndryshe si “fuga”), dhe ne kete menyre transformoi dyshemene e kuzhines.

Pregatituni per ta pare transformimin me real, por edhe te menqur. /MESAZHI/

The post Kjo formë pastrimi po i rrëzon përtoke të gjitha alternativat tjera appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more