Skip to main content

Mesazhi.com: “KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM NË VERË” plus 9 more

Mesazhi.com: “KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM NË VERË” plus 9 more


KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM NË VERË

Posted: 19 Jul 2017 07:02 PM PDT

1. Kujdesi ndaj nxehtësisë. Ujë, të pihen së paku 2 deri në 3 litra. Uji është një nga lëngjet më të mira që ndihmon në hidratimin e trupit, largon toksinat nga trupi dhe parandalon dehidrimin.
2. Mbrojtja nga ekspozimi ndaj të rrezeve e diellit duke veshur rroba adekuate, larg kimikateve të tepruara.
3. Një program standard i ecjes dhe stërvitjes-rekreacionit në natyrë të pastër.
4. Begatitë e natyrës-frutat dhe perimet e freskëta sezonale.
5. Kohë e veçantë verore me familjen dhe miqtë, të cilët ndajnë kënaqësinë dhe afinitetin e shoqërimit.
6. Përdorimi i luleve dhe gjetheve (ose qese çaji) në një kavanoz të mbushur me ujë të burimit në natyrë.
7. Shfrytëzimi i kohës për të thelluar elanin shpirtëror të nisur në pranverë, në përgatitje dhe planifikim.
8. Kohë për të përjetuar me të vërtetë, Natyrën!.
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post KËSHILLA PËR TË QËNDRUAR I SHËNDETSHËM NË VERË appeared first on Mesazhi.com.

7 Hapa për të nisur një biznes

Posted: 19 Jul 2017 01:30 PM PDT

Nje pune e sigurt sot eshte e veshtire te mbahet. Perfitimet nga nje pune nuk jane me si ne kohet me pare.
Nje tendence qe vihet re eshte rritja e njerezve qe i futen iniciatives private. Ata marrin persiper te fillojne nje biznes. Qe te filloni nje biznes duhen kryer keto 7 hapa.

Nevojiten hapa te njejpasnjeshme per sukses
Mendimi kreativ
1. Vendosni nese sipermarrja eshte ajo qe doni
Nëse jeni duke menduar për të filluar një biznes, sepse keni humbur punën tuaj dhe keni vështirësi në gjetjen e një të re, atehere mendoni për të bërë një kërkim më të mirë të punës. Konsultohuni me nje keshillues karriere ose beni trajnime shtese. Krijimi i nje biznesi eshte me i mundimshem se kerkimi i nje pune tjeter.

Keshtu qe ia vlen barra qerane te beni nje kerkim me te mire per nje pune te re nese kete doni per momentin. Gjithashtu mendoni rreth aftesive qe keni dhe si do i perdorni ato ne biznes. Askush nuk ju thote se c’duhet te beni( me perjashtim te konsumatoreve). Nga ju kerkohet te jeni i motivuar, dhe i gatshem per sakrifica ne menyre qe biznesi juaj te rritet natyrshem ne kurben e vet deri ne maturim.

2. Vendosni rreth llojit te biznesit tuaj
Franshize apo sipermarrje private? Sherbim apo prodhim? Njesi fizike shitjeje apo shitje online? B2B apo B2C? Ekzistojne lloje te ndryshme biznesesh dhe secila ka specifikat e veta.

Nje njesi shitjeje mund t’ju pershtatej por duhen bere llogarite ne lidhje me qerane, shpenzimet e tjera. Pra per zgjedhjen e llojit te biznesit duhet bere nje tradoff ne lidhje me perfitimet dhe detyrimet e seciles forme biznesi.

3. Kerkoni rreth idese tuaj
Kur niset nje biznes duhet te kihet parasysh nje koncept i rendesishem. Nuk eshte nje gare. Njerezit qe nxitohen penalizohen ne treg. Ndersa personat qe marrin kohen e duhur e gjejne vendin e tyre ne treg.

Shpesh here inkurajohen njerezit qe te dalin te paret ne treg para se cdokujt tjeter. Por ky koncept eshte i mbivleresuar sidomos ne biznesin e vogel. Dilni shpejt ne treg dhe mund te shperfillni nje sere burimesh te vlefshme. Eshte me mire qe ti qaseni idese suaj ne menyre metodike dhe shkencore.

Percaktoni kush do te jene konsumatoret tuaj. A ka zevendesues ne treg? Si e ploteson nevojen produkti juaj? A do te rritet kerkesa per kete produkt apo sherbim ne vitet ne te ardhmen, jo vetem ne dy javet e para.

4. Beni nje plan biznesi
Ne internet ka nje larmishmeri metodash per hartimin e nje plani biznesi keshtu qe shfrytezojini. Pra para nisjes se nje biznesi duhet te keni gati nje plan biznesi. Eshte i dobishem sepse ju jep pergjigje nje sere pyetjesh rreth biznesit tuaj dhe nuk duhet ta injoroni ne rast se doni sukses. Nuk eshte nevoja te jete shume i gjate qofte dhe nje faqe por duhet ti pergjigjet disa pyetjeve kryesore

 

Cili eshte qellimi i biznesit tuaj?
Kush jane konsumatoret e mi?
Cilit problem i jep zgjidhje produkti im?
Cila eshte konkurrenca ime dhe avantazhet e produkte tim?
Cili eshte cmimi, pozicioni, dhe sherbimet mbi produktin?
Cilat jane projektimet financiare ne 3-5 vitet e ardhshme?

5 Zgjedhja e nje structure biznesi
Sipas cdo lloj literature: Bazat per planifikimin e taksave hidhen para shume me heret se dita e pare e operacioneve te nje biznesi. Vendimi mbi formen e pronesise se biznesit ka ndikimet me te medha ne krahasim me cdo lloj vendimi tjeter qe merr pronari i nje biznesi. Zgjedhja midis formave te pronesise si psh, Pronar I vetem, Partneritet, Biznes I thjeshte apo SH.P.K , do te kete ndikimet e saj afatgjata ne specifikat e taksave ne biznesin tuaj.

6. Zgjedhja e stafit
Nuk mjafton vetem te zgjidhni punonjesit. Kerkohet nje mendim me I thelle. Nevojiten keshilltare te besuar ku perfshihen juriste, kontabiliste, agjente sigurimi. Nje zgjedhje e menduar mund te kerkonte punesimin e nje asistenti virtual, qe do t'ju ndihmonte ne pergatitjen e dokumentacionit per hapjen e biznesit.

7. Pergatitja e dokumentacionit.
Hapja e nje biznesi te ri ka kerkesa per dokumentacion qe nuk duhen nenvleresuar.
Aplikime per licensa te ndryshme nga shteti. Konsultohuni me websitet zyrtare qe ju informojne ne lidhje me dokumentat zyrtare.

Neqoftese pronesia intelektuale ka rendesi ne biznesin tuaj atehere merrni masat qe ta mbroni ate. Aplikimi per patenta dhe marka eshte nje process I kushtueshem, por ju kushton me pak se gjyqet qe mund te ngrini gjate rrugetimit te biznesit per ti mbrojtur keto te drejta. Gjithashtu blini domeine qe jane te rendesishem per biznesin tuaj.
Blini siguracionet e duhura para se te filloni operacionet e biznesit.

The post 7 Hapa për të nisur një biznes appeared first on Mesazhi.com.

Egjipti paralajmëron Izraelin për Mesxhid-i Aksa-në

Posted: 19 Jul 2017 01:17 PM PDT

Qeveria e Egjiptit i bëri thirrje Izraelit që t'i japë fund dhunës dhe të respektojë lirinë e adhurimit duke e paralajmëruar në çështjen dhe tensionet që mund të shfaqen në Mesxhid-i Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të bërë sot nga Ministria e Jashtme e Egjiptit thuhet se "Është e drejtë e popullit palestinez që të përmbushë i lirë dhe në siguri obligimet fetare. Duhet t'i jepet fund bllokimit dhe dhunës e cila përshkallëzon tensionet në mënyrë që të pengojë paqen e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me dy shtete".

Në deklaratën ku paralajmërohet që të mos rriten më tej tensionet në Mesxhid-i Aksa thuhet se "Rrezikimi i jetës së Ekrima Sabri, imamit të Mesxhid-i Aksasë dhe plagosjet serioze të vërejtura në mesin e palestinezëve mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme".

Forcat izraelite ditën e djeshme ndërhynë kundër palestinezëve të cilët po falnin namazin e jacisë në afërsi të zonës së Portës së Luanit me qëllim për të protestuar ndaj vendosjes së detektorëve në dyert e Mesxhid-i Aksasë.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite u plagos me plumba gome kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i xhamisë Al Aksa, Ekrime Sabri.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ishte bërë e ditur se krahas Sabri janë plagosur të paktën edhe 14 palestinezë të cilët janë dërguar në spital si dhe është kryer ndërhyrja në vendngjarje për 20 të tjerë.

The post Egjipti paralajmëron Izraelin për Mesxhid-i Aksa-në appeared first on Mesazhi.com.

Ja si e quan Netanjahu BE-në pas dyerve të mbyllura

Posted: 19 Jul 2017 01:06 PM PDT

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër qasjen e Bashkimit Europian ndaj vendit të tij, duke e cilësuar atë si "të çmendur".

Komentet e tij, të bëra gjatë një takimi me dyer të mbyllura me kryeministrat e Europës lindore në Budapest, përfunduan gabimisht në duart e gazetarëve.

Netanyahu tha se, BE është e vetmja fuqi e madhe që i vendos kushte Izraelit për të patur marrëdhënie politike me të, duke nënvizuar se një gjë e tillë dëmton interesat ekonomike dhe ato në fushën e sigurisë të vetë Unionit.

"Bashkimi Europian është i vetmi grupim vendesh në botë që i kushtëzon marrëdhëniet me Izraelin me kushte politike. I vetmi!", tha Netanyahu.

Ai i referohej këtu insistimit të BE që kushtet për bisedimet e paqes Izrael-Palestinë të përfshihen në Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin, e nënshkruar në vitin 2000, por e papërditësuar më vonë.

"Kjo është çmenduri. Është komplet çmenduri dhe nuk dëmton interesat e mia, por ato të Europës. Ne kemi marrëdhënie të mira me Kinën dhe atyre nuk u bëhet vonë për çështjet politike", tha Netanyahu.

Këtë qëndrim kryeministri izraelit e shprehu në bisedimet me homologët e Hungarisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovakisë. BE ka dënuar vazhdimisht ndërtimin e kolonive izraelite në Bregun Perëndimor.

 

The post Ja si e quan Netanjahu BE-në pas dyerve të mbyllura appeared first on Mesazhi.com.

A po na bën Google të gjithëdijshëm?

Posted: 19 Jul 2017 01:00 PM PDT

Interneti na i ka ushqyer iluzionet. Të mos bëjmë sikur s'ka ndodhur

Interneti mund të na krijojë iluzionin e dijes, duke na bërë të mendojmë se jemi më të zgjuar e më të ditur, nga sa jemi në të vërtetë. Fatmirësisht, mund të ketë një kurë për arrogancën tonë

Tom Stafford

Interneti ka një reputacion si strehë e të gjithëdijshmëve. Komentuesit e artikujve, blogger-at, madje edhe miqtë e dikurshëm të shkollës në Facebook, të gjithë mburren sikur dinë me saktësi se si funksionon bota (dhe ata mezi presin të ndajnë këtë kuptim që kanë për botën, me këdo që është i gatshëm t'i dëgjojë).

Tani, kërkimet më të fundit zbulojnë se thjeshtë të paturit qasje në informacionin botëror, mund të të shkaktojë iluzionin e vetëbesimit të tepruar në diturinë tënde. Fatmirësisht, studimet ofrojnë gjithashtu ide se si të korrigjohet ky vetëbesim i tepruar.

Në mënyrë më specifike, ne shohim mënyrat se si Interneti ndikon në mënyrën tonë të të menduarit mbi ato që dijmë, një temë që psikologët e quajnë gabimi metakonjitiv. Kur e di se po mburresh, ti po tregohesh i pandershëm, por në fakt nuk është se ke bërë ndonjë gabim në vlerësimin e aftësisë tënde.

Nëse beson sinqerisht se di më shumë nga sa di realisht, atëherë ke bërë një gabim. Kërkimet sugjerojnë se iluzioni i të kuptuarit mund të ketë qenë tejet i zakonshëm, dhe se ky gabim metakonjitiv po shfaqet në mënyra të reja, në epokën tonë të Internetit.

Në një dokument të botuar rishtaz, Matt Fisher i Universitetit të Yale, merr në shqyrtim një mënyrë të veçantë të menduari, që njihet si kujtesa transaktive, që është ideja se ne mbështetemi tek njerëz të tjerë dhe pjesë të tjera të botës – libra, objekte – që të kujtojnë gjërat për ne. Nëse të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh lënë diçka që të duhej për punë, pranë derës një natë më parë, atëherë ke përdorur kujtesën transaktive.

Pjesë e këtij fenomeni është tendenca për ngatërruar atë që dimë në të vërtetë në kujtimet tona personale, me ato gjëra ku kemi qasje të kollajtë, dijen që është e gatshme për t'u përftuar në botë, ose të cilën e njohim, por pa patur një kuptim të thellë të saj. Mund të ndiejmë sikur e kuptojmë si funksionon një makinë, kur në fakt ne dimë vetëm se si ta bëjmë të punojë. Unë shtyp gazin dhe ajo ecën përpara, ndërkohë që neglizhojmë të kuptuarit se si ndodh në të vërtetë që ajo ecën përpara.

Screen Shot 2015-10-20 at 17.41.37Fisheri dhe kolegët e tij ishin të interesuar mbi mënyrën se si kjo tendencë ndikon në epokën e internetit. Ata u kërkuan njerëzve të ndryshëm që të jepnin përgjigje ndaj pyetjeve faktike, si për shembull "Përse ka zona orare?".

Gjysma e pjesëmarrësve u udhëzua që të shihnin përgjigjet në Internet. Më pas, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua që të shpjegonin, plot besim, përgjigjet për një seri të dytë pyetjesh (të ndara, por edhe këto faktike, si përshembull "Përse netët me re janë më të ngrohta?", ose "i bëhen vreshtat?"). Ata që sapo kishin kërkuar në Internet për informacion, ishin dukshëm më me vetëbesim për të kuptuarit e serisë së dytë të pyetjeve.

Studimet e mëvonshëm konfirmuan se këta njerëz vërtetë mendonin se njohuria ishte e tyrja: ata kishin edhe më shumë vetëbesim, kur u kërkohej që të vendosnin përgjigjen e tyre në një shkallë që tregonte nivelet e ndryshëm të të kuptuarit me fotografi të skanimeve të veprimtarisë së trurit (një lëvizje që duhej të theksonte se informacioni ishte aty, brenda kokës së tyre).

Efekti i vetëbesimit vazhdonte edhe kur grupit të kontrollit i jepeshin materiale të përgjigjeve ndërsa grupi që bënte kërkime në internet, u udhëzua që të kërkonte një faqe interneti, e cila përmbante përgjigjen e saktë. Kishte diçka në kërkimin e informacionit në Internet, e cila krijonte iluzionin se njohuria ishte brenda kokës së pjesëmarrësve.

Nëse ndjesia e kontrollit të informacionit shkakton vetëbesim të tepruar në diturinë tënde, mund të duket sikur Interneti është një motorr që po na shndërron të gjithëve në njerëz të cekët. Fatmirësisht, një tjetër studim, edhe ai i botuar këtë vit, ofron një kurë të pjesshme.

Amanda Ferguson e Universitetit të Torontos dhe kolegët e saj kryen një studim të ngjashëm, por "së prapthi"; ata u kërkuan pjesëmarrësve që të ofronin fillimisht përgjigjet, dhe nëse nuk i dinin, të kërkonin më pas në Internet për informacionin e saktë. Njerëzit me qasje në Internet ishin në fakt më pak të prirur që të jepnin përgjigje menjëherë, se sa njerëzit pa qasje në internet. Për këta, qasja në internet i bëri të mbyllin gojën, në vend që t'i nxiste të pretendonin se i dinin të gjitha.

Duke parë më nga afër përgjigjet e tyre, duket se efekti nuk ishte thjeshtë që kontrolli i fakteve kishte dëmtuar vetëbesimin e tyre. Ata që e dinin se më pas do të hynin në internet për të parë përgjigjen e duhur, nuk raportuan se ishin me më pak vetëbesim brenda tyre, megjithatë ata kishin më pak gjasa që të ndanin informacionin dhe të mburreshin me njohuritë e tyre.

Kështu, vendosja e njerëzve në pozicione ku faktet mund të kontrollohen, i bën ata më të matur në pretendimet e tyre fillestare. Një mësim që mund të nxirret nga kjo është që, një mënyrë për t'iu kundërvënë një njeriu që pretendon të jetë i gjithëdijshëm, është t'i bësh të kuptojë se do të verifikohet nëse ka të drejtë apo jo.

Kjo mund të mos i ndalë që të kërkojnë një përgjigje të gjatë në Internet, por do i ngadalësojë, dhe do ua zbehë ndjesinë që, vetëm se Interneti ka një informacion, atëherë i bie që ta kenë edhe ata.

Pyetet shpesh nëse Interneti po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë. Sipas kërkimit, përgjigja është që Interneti po fuqizon më shumë mënyrën se si ne kemi menduar gjithmonë. Ai mund të jetë njëkohësisht një shkak vetëbesimi të tepruar, kur ne gabojmë kufirin mes asaj që dimë dhe asaj që është e disponueshme në Internet, dhe mund të jetë një burim pasigurie, kur ne parashohim që do të kontrollohen, përmes internetit, ato që ne themi. Prirja jonë për të mbivlerësuar atë që dijmë, për të përdorur informacionin e disponueshëm si zëvendësues për njohuritë tona, si dhe për t'u shqetësuar se mos kontrollohen ato që themi, jaë të gjitha konstante të mënyrës si ne mendojmë. Interneti ndërfutet në këtë ekosistem të njohurive, prej të cilit zhvillohen forma të reja të pafundme./Mesazhi/

The post A po na bën Google të gjithëdijshëm? appeared first on Mesazhi.com.

Kukësi eliminohet prej Ligës së Kampionëve

Posted: 19 Jul 2017 12:31 PM PDT

Kukësi është eliminuar prej garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kuksianet nuk kanë arritur të shkruajnë histori, megjithëse ka shënuar fitore në takimin e dytë kundër Sheriff Tiraspolit me rezultat 2-1.

Izair Emini kaloi në epërsi ekipin shqiptar në minutën e 35-të ndërsa asistoi në golin e dytë në minutën e 45+1, të cilin e shënoi Pero Pejic.

Ky ishte rezultati që e dërgonte Kukësin në një fazë më lartë pasi që në takimin e parë kishte pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0.

Por, në pjesën e dytë ekipi ynë nuk arriti të ruante rezultatin që e dërgonte në një fazë të mëtejme të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Cyrille Bayala dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë morri një pasim të saktë, të cilin nuk e shpërdoroi dhe realizoi golin e cili doli të jetë i "artë".

Pero Pejic kishte rastin më të mirë për vendasit në pjesën e dytë, por dështoi të realizoi gol nga pika e bardhë dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes më Kukësi nuk arriti të shënonte gol, megjithëse kishte edhe një lojtar më shumë në fushë pasi që Jeremy de Nooijer morri kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin në të 77 minutë.

Pas kësaj, skuadra moldovase do të takohet me Qarabagun e futbollistit shqiptar, Ansi Agolli.

The post Kukësi eliminohet prej Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Pesë tipet e mamave

Posted: 19 Jul 2017 12:30 PM PDT

Gruaja e parë në jetën e çdo burri, nëna, kushtëzon jetën e tij afektive. Psikoanalisti Alain Braconnier përshkruan pesë tipet më të përhapura të profileve të mamave dhe shpjegon se si mund të ndikojnë ato tek të bijtë.

Raporti që lidh një nënë me një bir është unik, i thellë dhe i pakrahasueshëm, me asnjë tip tjetër dashurie. Në këtë raport gruaja gjen një siguri afektive po të njëjtë që e shtyn të sillet si të mos kishte asnjë rivale dhe për pasojë, të modelojë pandërgjegjshëm të ardhmen afektive të djalit të vet.

Në çdo grua bashkëjetojnë tipet e ndryshme të nënës, pastaj janë edhe personaliteti, historia e jetës së saj, roli i partnerit… por le t'i shohim pesë tipet më vete:

Nëna e DHEMBSHUR

PROFILI: Vështrimi i saj, gjestet, fjalët e saj dëshmojnë për një admirim të dhembshur ndaj djalit, tek i cili projekton tërësisht idealin e saj mashkullor. Krenare për aftësitë e tij fizike dhe morale, kënaqet kur ai arrin rezultate të jashtëzakonshme. Në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë e përgatit për një të ardhme të pasur me kënaqësi dhe suksese. Për të dëshiron më të mirën dhe është gati të sakrifikojë për djalin, i cili është arsyeja e ekzistencës së saj. Tek ai mbështet të gjitha shpresat, i jep kurajë, e nxit me komplimente dhe e mbush me vëmendje të vazhdueshme.

NDIKIMI I SAJ: Falë forcës që buron nga kjo tip mamaje, djali ka një siguri të madhe në vetvete që i lejon të përballet pa drojë me sfidat e jetës. Në planin afektiv është i shkujdesur dhe ambicioz… por do të drejtohet drejt një personi që do të zërë vendin e nënës që do ta shohë më të njëjtin sy të mrekulluar.

Shpresat e tij shpesh do të zhgënjehen dhe për këtë, marrëdhëniet e tij do të zëvendësojnë njëra – tjetrën. Kërkimet e tij do t'i lënë vend pushtimeve dhe princi tërheqës do të zëvendësohet me një Don Zhuan shpesh të paplotësuar, rrallëherë të dashuruar. Nëse përfundon duke kërkuar perlën e rrallë, pushtuesi do të ekzagjerojë devocionin. Për shembull gratë e forta, të pavarura ose joshëse do t'i interesojnë pak.

Nëna SUPERMBROJTËSE

PROFILI: Është arketipi i mamasë hebreje në filmat e Woody Allen: e ankthshme, posesive dhe pushtuese. Qëllimi i saj është të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur ekskluzivitetin e lidhjes me djalin. Gjithnjë e shqetësuar dhe e merakosur, i komunikon të birit vizionin e saj pesimist të marrëdhënies njerëzore, duke i shtuar pashmangshmërisht ankthin dhe varësinë afektive.

NDIKIM I SAJ: Të kushtëzuar nga kjo dashuri e skajshme djemtë priren të rriten në ankth, të provojnë lehtësisht ndjenjën e fajit. Intimiteti jo gjithnjë është i lehtë të stabilizohet, komunikim i ulët verbal, emocione të bllokuara janë sjelljet mbrojtëse më të shpërndara që mund të gjenden tek burrat shumë të ngjitur me nënat.

Nëse arrijnë ta presin kordonin ombelikal, e bëjnë me dhunë dhe në mënyrë përfundimtare. Në rast të kundërt, mbeten gjithnjë të devotshëm dhe do të jenë gratë rreth e rrotull që do të krijojnë distancë. Këto të fundit, padyshim rrallëherë shihen me sy të mirë nga vjehrrat e tyre potenciale.

Nëna e FTOHTË

PROFILI: Ngaqë dyshon në aftësitë e saj për të qenë një nënë e mirë, jeton me frikën se mos ka gabuar dhe e ka bërë të vuajnë djalin e saj. Gjithçka që vjen prej saj (kontaktet, sugjerimet e saj…) duket sikur krijojnë keqkuptime. Herë rri mënjanë nga frika se nuk është në lartësinë e duhur. Kjo nuk do të thotë ama se nuk ia do të mirën djalit. Por derisa ai ta ketë kodifikuar pasigurinë e të ëmës prej nga lind sjellja distancuese, ndihet pak i dashur prej saj.

NDIKIMI I SAJ: Duke mos e zhvilluar ngrohtësinë dhe sigurinë nga dashuria amësore, djemtë e nënave të distancuara kanë vështirësi për të vendosur raporte të qeta me gratë dhe kanë gjithnjë një vizion cinik në dashuri dhe seksualitet. Në marrëdhëniet afektive, për kujdes, fshihen pas maskave dhe për mbrojtje kanë një ftohtësi shkurajuese. Me gratë priren të krijojnë të njëjtën distancë që kanë pasur me nënën edhe nëse kjo i bën të vuajnë. Në të kundërt, nëse takojnë një person që i jep siguri, investojnë në çift ha hezituar.

Nëna TREDHËSE

PROFILI: Ndërgjegjshëm ose jo është në luftë me burrat dhe do që t'i mbajë nën kontroll. Për psikanalistët është gruaja që do "pushtetin" vetëm për vete. Dominuese, autoritare, pretendon që gjithçka të shkojë sipas fjalëve dhe dëshirave të saj. Në çdo çast, në mënyrë pak a shumë të fshehtë, i kujton djalit të saj se është ajo që vendos gjithçka dhe ka gjithnjë të drejtë.

NDIKIMI I SAJ: Si të mos kenë frikë nga takimi intim me gratë? Djemtë e nënave tiranike kanë gjithnjë një sjellje paradoksale. Duket sikur bëjnë gjithçka për t'i mbajtur larg nënat duke shkuar të kërkojnë partneren me të cilën do të krijojnë të njëjtën marrëdhënie: dominuese-i dominuar. Sidoqoftë nëse çifti reziston në kohë, kërkojnë të çlirohen nga kjo lidhje asfiksuese me pabesi pa ia dalë të jenë me të vërtetë të kënaqur.

Nënshtrimi ndaj femrës ka disa kufij: kur ndihen të kapur, mbërthyer në mashkulloritetin e tyre nga gratë, mund të bëhen edhe të dhunshëm, verbalisht ose fizikisht, duke shpaguar kështu të gjithë përulësinë ndaj nënës.

Nëna e PLOTËSUAR

PROFILI: Është para së gjithash një nënë e lumtur, e shpërblyer nga bashkëshorti dhe nuk i projekton tek fëmija as pritshmëritë e as idealet e pambërritshme. I jep vëmendje nevojave të fëmijës, nuk është e ankthshme dhe as në kërkim të shpërblimit narcizistik. Plaket duke menduar për mirëqenien e familjes dhe i lë babait hapësirën për të zhvilluar rolin e tij.

Burimet e kënaqësisë së saj janë të ndryshme: fëmija nuk është arsye e saj e vetme e ekzistencës. Nëse e dëgjon fëmijën di të jetë pjesëmarrëse por kurrë imponuese dhe zotëruese.

NDIKIM I SAJ: Kjo mama "krijon" burrin e sigurt në vetvete që ndihet mirë në mashkulloritetin e tij dhe janë rehat me veten përballë seksit tjetër. Djemtë e nënave gjithëpërfshirëse dinë të pranojnë dhe shprehin emocionet e tyre, të joshin pa bërë sikur dhe pa komanduar. Dinë të menaxhojnë veten si në rolin e mikut si në atë të të dashurit dhe nuk ndihen në rrezik në raporte force.

Thembra e tyre e Akilit është prirja për të parapëlqyer marrëdhënien gjithëpërfshirëse në dëm të asaj dashurore. Siç thoshte Aristoteli, që duhej të ishte ky tip burri: "miqësia është fat më i mirë se dashuria bashkëshortore". /Mesazhi/

The post Pesë tipet e mamave appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Alvaro Morata lojtar i Chelseas

Posted: 19 Jul 2017 12:09 PM PDT

Alvaro Morata është zyrtarisht lojtari më i ri i Chelseas.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes ueb-faqes zyrtare.

24 vjeçari nesër në mëngjes do të udhëtoj në Londër për t'i kryer testet mjekësore dhe më pas të firmos një kontratë pesë vjeçare.

Tarifa që Chelsea ka paguar për këtë transferim besohet të jetë rreth 80 milionë euro.

The post Zyrtare: Alvaro Morata lojtar i Chelseas appeared first on Mesazhi.com.

Kosovarët e indinjuar me Durrësin, ikin drejt Malit të Zi

Posted: 19 Jul 2017 12:05 PM PDT

Në kohën kur qytetarët nga Kosova ia mësyjnë me të madhe plazheve në Shqipëri, për të kaluar ditë relaksuese me familje, Bashkia e Durrësit pavarësisht të ardhurave që kosovarët ua sjellin bizneseve atje ka marr një vendim që ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi.

Bëhet fjalë për vendimin e kryetarit të Durrësit që autobusët që shkojnë nga Kosova mos të lejohen të hynë në rrugën "Pavarësia" që dërgon te plazhi, ndalesë kjo që nuk vlen për turistët nga vendet tjera të rajonit.

Kjo ka bërë që kosovarët të zhgënjehen me vëllezërit shqiptar, derisa te kompanitë që kanë linja për në Durrës të bie interesimi për bileta.

Egzon Sejdiu menaxher në kompaninë "Endriti" të Ferizajt, në një prononcim për Indeksonline ka shprehur pakënaqësi me vendimin e autoriteteve shqiptare, përkatësisht Bashkisë së Durrësit.

Ai ka thënë se me këtë po i bëhet diskriminim kosovarëve, të cilët tash e sa vite kanë preferuar Durrësin si vend për të kaluar pushimet gjatë verës.

"Autobusët që vijnë prej Kosovës me targa kosovare nuk lejohen me hy në rrugën
"Pavarësia" që dërgon në plazh. Për dallim nga ne, autobusët që vijnë prej Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi etj., lejohen me hy deri te plazhi", ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, fakti që Durrësi është ndërtuar dhe zhvilluar deri më sot me paratë që kosovarët shpenzojnë gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar, nuk ka ndonjë vlerë.

"Edhe pse ne, qysh nga paslufta operojmë në atë drejtim dhe krejt të hyrat e ndërtimi i Durrësit është bërë prej kosovarëve kjo nuk qon peshë tek Bashkia dhe policia e Durrësit. I vetmi arsyetim pse nuk po na lejojnë me kalu andej është se veç kosovarët e bëjnë 'guzhmë' trafikun. Ata thonë që ne duhet të përdorim rrugët alternative e që janë rrugica në të cilat kerrin e vogël nuk e zë të hy, e lëre më autobusin", ka thënë tutje Sejdiu, duke shtuar se për këtë çështje pronari i kompanisë sot është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Mendozi.

I indinjuar me ndalimin që po u bëhet autobusëve të Kosovës në Durrës është shprehur edhe Elmi Thaçi pronar i kompanisë "Vëllezërit Thaçi", që mbanë linjën Drenas-Durrës.

Ai ka thënë për Indeksonline se rregulli i ri që ka vënë Bashkia e Durrësit për ndalimin e autobusëve me turistë nga Kosova në urën kryesore në hyrje të Durrësit, është duke iu shkaktuar shumë probleme si dhe ka zgjuar pakënaqësi tek turistët kosovarë.

"Rregulli i ri që është vënë në Durrës për ndalimin e autobusëve me turistët kosovar është i paqartë dhe nuk na është dhënë asnjë shpjegim apo arsye, prandaj si i tillë është i papranueshëm. Është absurde sepse autobusët që vinë nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia lejohen të hyjnë deri në qendrën e Durrësit e ndalesa vlen vetëm për ne që jemi nga Kosova", ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se ka shumë ankesa nga turistët e që shumë shpejt mund të ndikoj në reduktimin e numrit të turistëve që shkojnë në plazhet e Durrësit.

Thaçi pohon se trajtimi jo i mirë i turistëve nga autoritetet shqiptare ka bërë që të rritën preferencat për në plazhet e Malit të Zi.

Për këtë çështje që ka shfaqur pakënaqësi tek kosovarët të cilët nga paslufta shkonin në numër të madh në Durrës, sot ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi u takua me përfaqësues të dy kompanive që kanë linja të rregullta për në këtë qytet, atë të "Endritit" dhe "Sharr Travel".

The post Kosovarët e indinjuar me Durrësin, ikin drejt Malit të Zi appeared first on Mesazhi.com.

Trump hedh poshtë pretendimet për takim sekret me Putin në Samitin G20

Posted: 19 Jul 2017 12:00 PM PDT

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump reagoi kundër lajmeve në mediat amerikane se ai ka zhvilluar një takim jozyrtar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në kuadër të Samitit G20 të organizuar në qytetin Hamburg të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump në një mesazh të publikuar në rrjetin social në Twitter për pretendimet e mediave amerikane të bazuara në zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë tha se janë "të sëmura".

Duke vënë në dukje se me Putin nuk ka pasur kontakte përveç takimit zyrtar dypalësh, Trump tha se në darkën ku pretendohet se është zhvilluar takimi kanë qenë të ftuar të gjithë liderët dhe bashkëshortet e tyre.

"Lajmi i rremë se unë jam takuar me Putinin në një darkë sekrete është 'i sëmurë'. Të gjithë liderët dhe bashkëshortet ishin aty si të ftuar të kancelares gjermane. Mediat e dinë mjaft mirë këtë", ka shkruar Trump.

Duke iu referuar mediave të cilat e kritikojnë atë duke filluar nga CNN, Trump tha se ky lajm është shtrembëruar qëllimisht. "Lajmet e rreme çdo ditë e më shumë po bëhen dyfytyrëshe. Edhe një darkë të organizuar për liderët e Samitit G20 po tregohet me qëllim të keq", tha ai.

Trump dhe Putin më 7 korrik në kuadër të Samitit të Liderëve G20 në Hamburg, realizuan takimin e parë kokë më kokë, ku ishte bërë e ditur se gjatë këtij takimi është bërë këmbimi i mendimeve për tema të ndryshme duke filluar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA e deri tek armëpushimi në Siri.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk dëshiron që emri i tij të bëhet i ditur në një deklaratë për mediat amerikane pretendoi se pas takimit dypalësh të liderëve Trump dhe Putin më 7 korrik, në darkën e Samitit G-20 kanë zhvilluar edhe një takim jozyrtar të papublikuar në media.

The post Trump hedh poshtë pretendimet për takim sekret me Putin në Samitin G20 appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more