Skip to main content

Mesazhi.com: “Dieta mjekësore” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dieta mjekësore” plus 9 more


Dieta mjekësore

Posted: 17 Jul 2017 02:58 PM PDT

Meny e lirë për humbje të shpejtë të peshës: DIETA MJEKËSORE shkrin tepricën e kilogramëve.

Dieta e thjeshtë mjekësore dhe paksa e rreptë për vetëm një muaj shkrin tepricën e kilogramëve të cilët tashmë një kohë të gjatë ju mundojnë!

Zgjat një muaj, ndërkaq menyja është e bërë për 11 ditë, me kusht që pas aplikimit të parë duhet ta përsëritni edhe dy herë, kështu që dieta zgjat gjithsej 33 ditë.

Për rezultat më të mirë, është e nevojshme të hani vetëm deri në orën gjashtë pas dite, pas kësaj kohe asgjë tjetër.

Gjatë dietës mund të pini çaj dhe/apo kafe pa kufizim të sasisë, të ëmbëlsuar me ëmbëltues artificialë, mirëpo më mirë është që të pihet uji i zakonshëm.

Menyja për 11 ditë:

Dita e parë – perime të ziera: të freskëta apo të ziera pa vaj…

Dita e dytë – mish të zier (salsiçe apo mish viçi)

Dita e tretë – patate të ziera

Dita e katërt – jogurt;

Dita e pestë – vezë të ziera (më së shumti 9 kokrra)

Dita e gjashtë – pemë (të përziera)

Dita e njëmbëdhjetë – patate të ziera + jogurt./Mesazhi/

 

 

 

 

 

 

 

The post Dieta mjekësore appeared first on Mesazhi.com.

Elitat dhe vetëvrasja nga “diversiteti”

Posted: 17 Jul 2017 02:30 PM PDT

Për dekada të tëra, Evropa ka inkurajuar punëtorët e huaj, me afmiljet e tyre, që të hyjnë në kontinent. Siç e ka pranuar vetë kancelarja Angela Merkel, askush më pas nuk priste që ata të qëndronin", shkruan Douglas Murray në "The Wall Street Journal".

"E megjithatë ata qëndruan, dhe numri i tyre u rrit edhe atëherë kur nuk kishte më vende pune për t'u ofruar. Të gjendura përballë rezultateve dështuese të politikave të tyre, shoqëritë evropiane i vetësajuan si "shoqëri shumëkulturore", dhe më pas nisën të pyesin se çfarë dreqin nënkuptonte ky term.

Një shoqëri shumëkulturore, mund të paraqesë kërkesa e pretendimeve ndaj të ardhurve rishtaz? Apo do të ishte një qasje "raciste"? Që nga vitet 2000, imigrimi, i ligjshëm dhe i paligjshëm, ka nisur të rritet. Sirianët, në arati nga lufta civile, hynë në Evropë për t'u ndjekur më pas nga popujt e Afrikës nënsahariane, të Afrikës veriore, të lindjes së mesme dhe të largme. Sot, ky migrim i madh nuk shfaqet më në faqet e para, e megjithatë vazhdon. Në një fundjavë tipike, janë pothuaj 10 mijë personat që zbarkojnë vetëm në ishujt italianë.

Ku shkojnë? Çfarë presin? Dhe ne çfarë presim prej tyre? Për të gjetur përgjigjen e kësaj, si dhe pyetjeve të tjera, është e nevojshme të shohim më thellë. Përse Evropa vendosi se mund të priste të varfërit dhe të skamurit e botës? Përse vendosëm që, cilido në botë që ikte nga një luftë mund të vinte në Evropë dhe ta quante "shtëpi"? Arsyet, pjesërisht, i gjen në historinë tonë, dhe jo më pak në ndjenjën e fajit të gjermanëve, e cila është përhapur në të gjithë kontinentin dhe ka prekur madje edhe kushërinjtë tanë kulturorë, amerikanë dhe australianë.

Të inkurajuar nga ata që në thelb na duan të keqen, jemi bindur se jemi fajtorë, të denjë për ndëshkim, dhe se për këtë arsye kemi merituar ndryshimin që po ndodh në shoqëritë tona…

Kur më pas ndokush thekson aspektet negative të kësaj qasjeje – për shembull që, sa më shumë imigrim nga vendet myslimane, aq më shumë probleme krijohen, duke përfshirë edhe terrorizmin – ne zgjedhim shpjegimin final: nuk ka rëndësi, na thuhet, për shkak të globalizimit kjo është e pashmangshme dhe nuk mund të bëjmë asgjë.

Të gjithë këta instikte, të përmbledhur, shpien në vetëvrasje: janë simptoma të një vetëshfarosjeje të një kulture dhe një kontinenti. E megjithatë, është ende e mundur që publiku të mos mbështesë përjetësisht instiktet e udhëheqësve të vet".

Sot, konkludon Murray, "më shumë diversitet mbetet thirrja e betejës e elitave, që këmbëngulin në faktin se publikut nuk i pëlqen, për shkak se ende nuk i ka ardhur në majë të hundës. Politikat e migrimit të elitave evropiane, politike dhe jo vetëm, sugjerojnë që ato kanë një instikt vetëvrasës. Gjëja interesante për t'u vëzhguar në vitet që do të vijnë, do të jetë reagimi i publikut. Të shohim nëse do e pranojë këtë pakt. Unë nuk do të vija bast". / Përgatiti: Bota.al/Mesazhi/

The post Elitat dhe vetëvrasja nga "diversiteti" appeared first on Mesazhi.com.

Çaj me majdanoz për të pastruar mëlçinë

Posted: 17 Jul 2017 02:01 PM PDT

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit më të shëndetshëm? Së pari, ata kufizojnë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme, që shkaktojnë inflamacion, si sheqeri apo ushqimet e përpunuara, dhe ato që irritojnë zorrën (alkooli dhe duhani).

Por, edhe nëse nuk hani shëndetshëm 24 orë në 24 për 7 ditë, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të ndihmuar mëlçinë – filtruesi natyral i trupit – të bëjë punën e saj.Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.

Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar. Mos harroni gjithashtu se majdanozi është një agjent pastrues dhe detoksifikues i jashtëzakonshëm.

Falë vetive të tij diuretike, ndihmon trupin të eliminojë toksinat nga trupi. Majdanozi është i pasur edhe në antioksidues që ndihmojnë në largimin e yndyrave të ruajtura në trup.Mentja gjithashtu është një bimë shumë freskuese. Disa nga vetitë kryesore të saj janë:

– Është antiseptike dhe anti-inflamatore
– Përmirëson tretjen
– Stimulon funksionin e mëlçisë kur është i tejngopur.Si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë?Përbërësit
1 lugë çaji majdanoz (5 g)
1 lugë çaji mente të freskët (5g)
2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)
1 kupë ujë (200 ml)Përgatitja
Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike.

Sapo t'i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t'i lani mirë.
Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes.
Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes,
Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.

Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni.
Për t'i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë./Mesazhi/

The post Çaj me majdanoz për të pastruar mëlçinë appeared first on Mesazhi.com.

Djersitja e tepërt, shenjë sëmundjesh

Posted: 17 Jul 2017 01:30 PM PDT

Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat. Me djersitjen sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.

Me ardhjen e verës pothuajse të gjithë djersisim më shumë, pasi temperaturat janë më të larta dhe djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme, ruan një ekuilibër midis dy sistemeve brenda dhe jashtë organizmit.

Djersitja po ashtu mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Ajo hap poret, çka përmirëson përbërjen dhe pamjen e lëkurës. Djersitja është e shkëlqyer për dobësim. Në një orë djersitje mund të shpenzohen deri në 300 kalori. Gjithashtu, djersitja redukton nivelin e stresit.

Por nëse djersisim më shumë se ç'duhet?Djersitja e tepërt ose e quajtur ndryshe si hiperhidroza, që për mjekët, përveçse një sëmundje e lindur, mund të jetë "sinjal alarmi" për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje.

Tek disa pacientë, prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale. Ata paraqiten zakonisht me djersitjen e një ose më shumë pjesëve të trupit, siç janë sqetullat, pëllëmbët e duarve ose fytyra. Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9 – 16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko-fiziologjike të personit.

Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës.Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë.

Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim i individualizuar në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin.Për të minimizuar djersitjen (hiperidrozën), këshillohet të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante apo çdo veprim e kontakt që stimulon djersitjen.

Gjithashtu dermatologët këshillojnë depilimin ose heqjen e qimeve në vendet që djersiten më së sh Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek. Tani ekzistojnë disa barëra dhe disa trajtime që mundë të ju ndihmojnë me problemin e djersitjes./Mesazhi/

The post Djersitja e tepërt, shenjë sëmundjesh appeared first on Mesazhi.com.

Ky do të jetë trajner i ri i Shqipërisë (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 01:08 PM PDT

Alberto Malesani pritet të jetë trajner i ri i Kombëtares shqiptare, duke mposhtur konkurrencën e Christian Panuccit.

FSHF njoftoi se ende nuk është vendosur për trajnerin e Kombëtares, por emrave më të përfolur deri më tani, pikërisht dyshesh Panucci-De Canio i shtohet edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për Alberto Malesanin, ish-trajner i Parmës dhe Fiorentinës. 63-vjeçari, ndonëse në dukje është emër i ri, të paktën që qarkullon në media, është futur fort në garë.

Sipas SuperSport, kandidatura e tij vlerësohet shumë nga ana e grupit përzgjedhës të pasuesit të Gianni De Biasit, grup që drejtohet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sigurt është se negociatat janë në sprintin final ku do të vendoset çdo gjë, ndërkohë që dilema e madhe se cili do të jetë timonieri i ri i Kombëtares që do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit, por mbi të gjitha me misionin për të përsëritur mrekullinë e kualifikimit në një event madhor, Evropianin e vitit 2020 pritet të marrë një përgjigje së shpejti, mund të jete madje edhe çështje orësh.

 

 

The post Ky do të jetë trajner i ri i Shqipërisë (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Migjen Basha befason me skuadrën e re

Posted: 17 Jul 2017 01:01 PM PDT

Paolo Tramexani duket se i ka ngulur sytë mesfushës së Kombëtares shqiptare. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit kërkon të përforcojë radhët e skuadrës së Sionit, të cilën e drejton, duke afruar elementë nga radhët e kuqezinjve.

Në ditët e kaluara është folur për një interesim konkret të Sionti për Ledian Memushajn, ndërsa vazhdojnë negociatat për të finalizuar transferimin e tij në Zvicër nga radhët e Peskarës. Por Tramexani kërkon edhe elementë të tjerë me eksperiencë, për t'i besuar organizimin e lojës dhe që të përçojnë idetë e tij në manovrën e skuadrës.Mediat italiane raportojnë se objektivi i radhës është mesfushori Migjen Basha. Tramexani e njeh mirë lojën e 30-vjeçarit, i cili është aktualisht pjesë e Barit në Serinë B. Ndonëse për momentin ai ka filluar fazën përgatitore të sezonit si titullar të klubi i tij, në Itali janë të sigurt se te Bari po kërkojnë një element më të ri në moshë për rolin e regjisorit në mesfushë, raporton PanoramaSport.

The post Migjen Basha befason me skuadrën e re appeared first on Mesazhi.com.

Kosi lufton toksinat dhe ju dobëson

Posted: 17 Jul 2017 01:00 PM PDT

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të pastruar trupin tuaj nga toksinat e dëmshme dhe në këtë mënyrë të humbni kilogramët e tepërt është përdorimi i kosit në dietën tuaj të përditshme.

Me këtë menu, ju mundeni që për një javë të humbni deri në shtatë kilogramë. Ushqimi i bazuar në këtë pije shumë shpejt shkrin yndyrën, ndërsa kultura probiotike e kosit e përmirëson florën e zorrëve.Gjatë shtatë ditëve të kësaj diete ju mund të humbni deri në shtatë kilogramë. Plani i dietës është mjaft rigoroz, prandaj ekspertët këshillojnë që pas shtatë ditësh, për një kohë duhet kthyer ushqimit normal.

Pauza duhet të zgjasë të paktën një muaj, dhe pastaj përsëri mund të aplikoni këtë dietë. Në mënyrë që kilogramët e humbur pas shtatë ditësh të mos kthehen, duhet që një ditë gjatë muajit të detoksifikoheni dhe të pini vetëm kos.Menuja përfshin kosin të kombinuar me sa më shumë fruta dhe perime dhe të bëni ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm. Gjithashtu mund të hani peshk, pulë ose gjeldeti në sasi të vogla.

Për sa kohë që jeni në dietë është e lejuar që kosin t'a zëvëndësoni me kos.Nëse përjetoni fryerje në stomak ose shfaqje të problemeve të tjera në stomak dhe tretje, menjëherë ndaleni dietën dhe të kthejuni ushqimit normal.

Shembull i menusë dita 1Mëngjesi: Një gotë jogurt me fruta apo të thjeshtë me përmbajtje të ulët të yndyrës, me drithëra sipas zgjedhjes suaj.Dreka: perime të përgatitura me vaj ulliri, oriz me pak kripë dhe piper, për ëmbëlsirë – jogurt frutashDarka: sallatë prej një karrote, 50 g proshutë, një mollë dhe jogurtDITA 2Mëngjesi: sallatë me jogurt dhe kastravec dreka: Mish çure të skuqur në vaj ulliri, kërpudha, domate, speca dhe një gotë jogurt darka:

Dy gota jogurt të përziera me pemë të malit dita  3 mëngjesi: Një gotë jogurt me pak djathë, një mollëDreka: 150 g peshk dhe sallatë me jogurt, kastravec dhe mustardëDarka: 100 g makarona të përzierje me një spec, vezë të zier dhe një gotë jogurt./Mesazhi/

The post Kosi lufton toksinat dhe ju dobëson appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti takon Besnik Hasin: Dua Ligën e Kampionëve

Posted: 17 Jul 2017 12:58 PM PDT

Presidenti i klubit grek Olimpiakos, Vangelis Marinakis ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra që menaxhohet nga kosovari Besnik Hasi, ky i fundit që u zyrtarizua muajin e kaluar, objektivin kryesor e ka kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Madje këtë në sy ja ka thënë presidenti dhe anëtarët e Administratës të klubit grek trajnerit kosovar dhe lojtarëve.

Olimpiacos ende nuk e ka mësuar kundërshtarin për rrethin e parafundit në Ligën e Kampionëve. Ajo duhet pret fituesin e ndeshjes Partizan – Buducnost.

The post Presidenti takon Besnik Hasin: Dua Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Vonesa e seancës konstituive, do të ketë pasoja për legjislaturën e re

Posted: 17 Jul 2017 12:56 PM PDT

Ende nuk është dhënë një datë se kur do të mbahet seanca konstituive, çdo ditë e humbur është e madhe dhe me pasoja për legjislaturën e re, vlerësojnë njohës të çështjeve politike.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu e konsideron të paarsyeshme zvarritjen për krijimin e qeverisë së re.

Sipas tij, për këtë çështje kompetent janë kryesia e Kuvendit të vjetër.

"Se sa janë të arsyeshme apo të paarsyeshme do të duhej ta vlerësojnë shumë faktor. Në radhë të parë duhet të kenë kujdesin primar dhe përgjegjësinë vetë ata që janë kompetent për t'i ndërmarrë veprimet e duhura për caktimin e seancës konstituive, dhe për këtë është kompetent kryesia e Kuvendit të vjetër, legjislatura e kaluar dhe pastaj veprimet e tjera për mandatimin e qeverisë", ka thënë Baraliu në një bisedë për Indeksonline.

Baraliu thotë se çdo ditë e humbur do të rezultojë me pasoja për qeverisjen dhe legjislaturën e re.

"Nuk shoh që ka ndonjë arsye për tu zvarritur më tepër në aspektin kohor, sepse çdo ditë e humbur është e madhe dhe me pasoja për qeverisjen e re, legjislaturën e re. Duhet të nxjerrjen ligje të reja, po ashtu edhe buxhetin sepse ka kaluar qershori dhe faktikisht po kalon edhe korriku dhe vonesat janë të paarsyeshme jo vetëm me peshë por edhe me pasoja", ka theksuar ai.

Ndryshe, mungesa e numrat të koalicionit PAN për të krijuar qeverinë e re ka ndikuar që të ketë vonesa edhe në thirrjen e seancës konstituive.

Edhe pse zyrtarë të ndryshëm të koalicioni PDK-AAK-Nisma, jo rrallë herë kanë deklaruar se kanë arritur marrëveshje individuale me deputete të caktuar, nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për votuar qeverinë.

The post Vonesa e seancës konstituive, do të ketë pasoja për legjislaturën e re appeared first on Mesazhi.com.

PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

Posted: 17 Jul 2017 12:48 PM PDT

Paris Saint-Germain është i gatshëm të bëjë nënshkrimin më të madh në historinë e futbollit.

Sipas gazetës Marca, ekipi parisien është duke studiuar për të paguar klauzolën e Neymarit, që arrin në 222 milionë euro, për të bërë lojtarin brazilian të tyrin.

Operacioni është i mundshëm pasi thuhet se edhe ylli brazilian është lodhur duke qenë hije e Messit te gjiganti katalunas.

Përveç kësaj, oferta që ka përgatitur klubin parisien për Neymarin është 30 milionë euro plus bonuse për pesë sezone.

Një shifër që do ta bënte atë si futbollistin më të paguar në futbollin evropian, por jo në botë, pasi që Carlos Tevez në Shangai Shenhua arrin rreth 38 milionë, duke mundur Messin.

The post PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more