Skip to main content

Lajmi.net: “Sektori privat po e zhvillon turizmin” plus 8 more

Lajmi.net: “Sektori privat po e zhvillon turizmin” plus 8 more


Sektori privat po e zhvillon turizmin

Posted: 20 Jul 2017 12:01 AM PDT

Sipas tij Kosova është e pa eksploruar. 'Kosova ka atraksione të mëdha turistike. Infrastruktura rrugore bënë që të kemi interesim dhe vetvetiu ë bënë të mundshme që të kemi rritje të turizmit", tha ai. Sogojeva deklaroi se turistët e huaj po interesohen për të vizituar Kosovën dhe vendet e Ballkanit. "Në bazë të statistikave që janë nga ASK-ja, Gjermani prin më turistë, ka edhe japonezë, e kinez e tj", tha ai.

Ndryshohet vendimi për ndalim – udhëtimin në SHBA

Posted: 19 Jul 2017 11:58 PM PDT

Sipas kësaj gjykate, ky urdhër nuk mund të ndalojë hyrjen e personave nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë familjarë në SHBA, duke përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë.

Mirëpo gjykata i ka dhënë më shumë liri qeverisë për të forcuar masat për pjesën tjetër të vendimit, në të cilin përfshihen refugjatët dhe personat tjerë nga këto vende.

Vendimi i Gjykatës Supreme tani duhet të zbatohet ashtu që, personat nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë gjyshër, nipa, mbesa, kushërinj, dhe anëtarë tjerë të familjes, nuk preken nga urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA.

Urdhri vlen për më shumë se 24,000 refugjatë, të cilët kanë qenë të anëtarësuar në ndonjë organizatë bamirse në SHBA, dhe tani nuk u lejohet hyrja në këtë vend./REL

Vidal – Inter, shikojeni çfarë ka bërë ylli i Bayern Munichut në Instagram (FOTO)

Posted: 19 Jul 2017 11:58 PM PDT


Zbulohen fotografi të nxehta nga pushimet e Buffonit (FOTO)

Posted: 19 Jul 2017 11:51 PM PDT

195557519-cf8878e8-1ded-4719-a52f-e76ab5bd280d_1500531328-1491592

195537147-21062090-adf2-4cda-b3c7-fc0e4b4b062f_1500531328-9310899 195547898-9f394727-a166-4397-a6a0-dc1cc71a4b36_1500531328-3111749 195557519-cf8878e8-1ded-4719-a52f-e76ab5bd280d_1500531328-1491592

Dalin më në fund fotot e Zaimina Vasjarit bashkë me të fejuarin misterioz (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 11:51 PM PDT

Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zaimina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një "fund përrallash " këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Edhe pse vitin që shkoi ata paten nje ndarje, çifti u kthye prapë pas plot 10 vitesh bashkë. Megjithatë, identiteti i tij ka qenë gjithmonë i fshehur dhe Zaimina nuk e ka prezantuar në fotot e saj në rrjetet sociale. Por pak me pare u mesua se ai quhet Klodian, dhe merret me biznesin e ndërtimeve. Në fotot e publikuara, ai u dallua nga i njëjti tatuazh në krah që duket edhe në një foto të publikuar kohë më parë nga Zaimina në Instagram.

Dua Lipa shpjegon si ‘eci mbi ujë’ në klipin e ‘New Rules’ (Video)

Posted: 19 Jul 2017 11:46 PM PDT

Ishte një detaj interesant për të cilin është diskutuar shumë e që dukej e pamundur për t’u besuar se po ndodh, shkruan lajmi.net

Skena kur Dua dhe balerinat në klip po ecnin mbi ujë ishte ajo për të cilën nëpërmjet një videoje të publikuar ajo ka zgjedhur ta shpjegoi realizimin.

Dua Lipa faktikisht nuk ishte duke ecur në ujë por ekipa realizuese i kanë vënë një tavolinë të tejdukshme dhe këtë mund ta vëreni në vazhdim aty ku këngëtarja shqiptare gjithashtu tregon se kjo është kënga e ndarjes.

”Është kënga e ndarjes të cilën kam dëshiruar ta kem, kur jam ndarë me të dashurin”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se ‘New Rules’ theu rekord klilimesh në minutat e parë të publikimit./Lajmi.net/

Trump Jr. do të dëshmojë para Komitetit të Senatit

Posted: 19 Jul 2017 11:40 PM PDT

Komiteti Gjyqësor i Senatit ka njoftuar se dy figurat qendrore të hetimeve do të paraqiten para komitetit më 26 korrik.

Te dy personat janë në krye të hetimeve të Kongresit dhe Departamentit të Drejtësisë, si shkak i informacioneve që dolën se këta persona janë takuar më disa rusë, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në SHBA.

Është thënë që në këtë takim rusët u kanë premtuar amerikanëve se do t'ju sigurojnë informacione që do të dëmtonin rivalen e Trumpit, demokraten Hillary Clinton.

Avokatja ruse, Natalya Veselnitskaya, që sipas pjesëmarrësve të takimit ka poseduar dokumentacion për Clintonin, i ka thënë kanalit rus RT, se është e gatshme të dëshmojë, " për të sqaruar situatën pas kësaj histerie të madhe".

Javën e ardhshme edhe dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, do të dëshmojë para Komitetit të Sentatit për Inteligjenencë, mirëpo procesi do të jetë i mbyllur për publikun.

10 punëtorë të vdekur në vendin e punës

Posted: 19 Jul 2017 11:36 PM PDT

Vetëm gjatë këtyre pesë muajve të parë të vitit 2017, 10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në sektorin privat.

Por, sipas përfaqësueseve të BSPK-së, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Isuf Azemi, nga BSPK-ja, thotë se askush në Kosovë nuk kujdeset për të drejtat e punëtoreve, pasi që, sipas tij, ata punojnë në kushte tejet të rënda, ku edhe po e humbin jetën.

"Pas inspektimit që kemi bërë para disa ditëve mund të thuhet se vetëm Zoti i ruan punëtorët, e nuk ka numër më të madh, duke e marrë parasysh gjendjen në të cilën punojnë ata në sektorin privat. Për këta punëtorë nuk e çanë kokën askush. Ky shtet është duke u interesuar vetëm si t'i marrë tatimet, por jo edhe si të kujdeset për qytetarët", ka thënë ai, shkruan Zëri.

Azemi më tutje tregon se gjatë inspektimeve në të shumtën e rasteve kanë hasur në raste kur punëtoret punojnë pa asnjë mjet mbrojtës.

Sipas tij, më shumë se 150 mijë punëtorë në Kosovë punojnë pa kontrata pune.

Sipas Azemit, fajtore për këtë gjendje në sektorin privat është Ministria e Punës, por edhe sindikatat e punëtorëve.

"Fajtore për këtë është Ministria e Punës, por edhe ne si sindikatë, pasi që kemi raste të shumta kur punëtori bëhet pjesë e Sindikatës, atëherë ai ka telashe me pronarin e kompanisë, i cili i sanksionon këta punëtorë", tregon ai.

Fotosesioni sensual i Pamela Andersonit në arat me misër (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 11:34 PM PDT

Por Pamela Anderson vazhdon të jetë po aq e guximshme në paraqitjet e saj, në shumicën prej të cilave shfaqet provokuese.

Aktorja 50 vjeçare, e cila është edhe adhuruese e fotografisë, ka vendosur që setin e saj të ri fotografik, ta realizojë në një arë me misër.

Ajo është shfaqur shumë sensuale me paraqitjen e saj, një pallto e kuqe, e hapur te pjesët e këmbës, e cila nxirrte në
pah këmbët seksi të aktores.

Në Saint Tropez të Francës ajo e ka realizuar këtë fotosesion, ndërsa në disa prej pozave, Anderson shfaqet mjaft seksi, teksa rrezikon të nxjerrë në pah edhe pjesët inetime. /Telegrafi/

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more