Skip to main content

Lajmi.net: “Lukaku shënon golin e parë për Man Utd (VIDEO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Lukaku shënon golin e parë për Man Utd (VIDEO)” plus 8 more


Lukaku shënon golin e parë për Man Utd (VIDEO)

Posted: 17 Jul 2017 11:53 PM PDT


Bebe Rexha uron në mënyrë të veçantë Monika Kryemadhin (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 11:49 PM PDT

Këtë gjë e ka dëshmuar me veprimin e fundit, duke uruar, Monika Kryemadhin për zgjedhjen kryetare e LSI-së, shkruan lajmi.net.

Bebe e ka theksuar faktin që Monika bëhet femra e parë lidere e një partie në Shqipëri, e kjo gjë tregon fuqinë e gjinisë femërore.

“Duhet ta përgëzoj kushërirën time @monika.kryemadhi që u bë gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri !! Aq krenare. E di që do të bëni më të mirën për Shqipërinë. 🇦🇱❤️ #FuqiaeVajzave” është mbishkrimi i Bebes sipër imazhit të Monika Kryemadhit.

Kujtojmë që këngëtarja dje kishte publikuar një video që tregoi se po udhëton për në Shqipëri, por nuk është zbuluar arsyeja e kësaj vizite. /Lajmi.net/

Sot mot i freskët, prej nesër kthehen temperaturat e larta!

Posted: 17 Jul 2017 11:42 PM PDT

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Njëmbëdhjetë zakonet që duhet t’i hiqni qafe, për t’u bërë të suksesshëm

Posted: 17 Jul 2017 11:42 PM PDT

1. Nuk flisni asnjëherë hapur

Shoqëria vazhdimisht na mëson të qëndrojmë kokëulur, të bindemi dhe të mos thyejmë rregullat. Por në rast se nuk merrni në sy ndonjë rrezik dhe nuk u tregoni njerëzve çfarë mendoni, asnjëherë do të lejoni të ndodhë diçka e madhe me ju. Bëni të dëgjohet zëri juaj, dhe mos kini frikë të shprehni mendimin që keni. Secili prej nesh meriton të ketë sukses.

2. Jeni gjithmonë vonë

Kjo mund të duket si një budallallëk, por nuk është kështu. Një person i suksesshëm është një person i besueshëm dhe i përkushtuar, kështu që nëse keni prirjen të jeni zakonisht vonë, askush nuk do t'iu marrë seriozisht. Dhe një fakt interesant:sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i San Françiskos në SHBA, vonesat e vazhdueshme lidhen me ankthin, vetëvlerësimin të ulët, dhe një prirje për të parë probleme.

3. Mbani inate

Nuk është se duhet ta bëni gjithëkënd si vetja, apo të jetoni duke kënduar lumturisht sikur jeta të qe një mjuzikëll. Por mos mbani inate, pasi e vërteta është se ato vetëm sa iu lënë prapa, dhe kanë një ndikim negativ mbi jetën tuaj. Në fakt, mbajtja e emocione të tilla të forta negative përbrenda, shkakton probleme serioze shëndetësore.

4. Jeni tërësisht konformistë 

Nëse vërtetë mendoni se konformiteti të çon drejt popullaritetit dhe suksesit, nuk mund ta keni më gabim se kaq. Çdo herë që zgjidhni të udhëhiqeni nga të tjerët, dhe t'i ndiqni ata pavarëishst çdo gjëje, do të humbisni mundësi të mëdha. Mos u bëni konformistë! Apo ndoshta mendoni se njerëzit e suksesshëm si Stiv Xhobs dhe Majkëll Felps, janë gjithmonë të kënaqur me atë që ruan e ardhmja e tyre për ta?

5. Jeni tejet dorëshpuar

A mbeteni shpesh pa para në portofol, dhe një ekuilibër të madh në kartën tuaj të kreditit? Ky mund të jetë një reflektim mbi të ardhmen tuaj financiare. Kursimet janë të rëndësishme, dhe të qënit i organizuar me paratë dhe financat, ju shfaq si një person të ndjeshëm. Fillojeni me vendosjen e rregullave mbi buxhetin tuaj personal, dhe ndani një pjesë për emergjencat

që mund të keni.

6. Jeni një person që i shtyn gjërat për më vonë

Ata që nuk mund të heqin dorë nga zakoni i tyre i keq i atyre që i lënë punët për më vonë, i njohin vështirësitë që sjell kjo. Ata humbasin mundësitë për të fituar para, pasi nuk arrijnë të përfundojnë në kohë projektet e tyre. Ata dëmtojnë reputacionin e tyre, pasi nuk munden të mbajnë fjalën, për të mos përmendur stresin që duhet të përballojnë çdo ditë të jetës së tyre. Prandaj ia vlen një ndryshim urgjent!

7. Jeni i pandershëm

Gënjeshtra mund të bëhet sëmundje, dhe një gënjeshtër çon gjithmonë tek një tjetër. Shumë shpejt do ta gjeni veten të rrethuar nga ky rreth vicioz, të cilit s'mund t'i shpëtoni. Zgjidhja? Jini të ndershëm që në fillim. Ndonjëherë mund të jetë frustruese të shohësh se si të tjerët arrijnë suksesin përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve, por është shumë më e kënaqshme dhe e dobishme të ndjekësh rrugën e së vërtetës.

8. Ankoheni shumë

Është një ide e mirë të thoni atë që vërtetë mendoni, veçanërisht në rast se ju pëlqen diçka. Por s'duhet ta teproni. Njerëzit kanë prirjen të shmangin njerëzit, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kritikojnë për diçka. Për t'u bërë i suksesshëm lipset të jeni një magnet njerëzish, dhe jo një përzënës njerëzish.

9. Mbani njerëzit larg

Ne jemi qenie njerëzore, jetojmë në një shoqëri, dhe besojeni apo jo, kemi nevojë për miq. Çelësi i suksesit qëndron tek të paturit e një rrjeti të madh kontaktesh, që mund t'iu nxjerrin nga çfarëdolloj telashesh në të ardhmen. Rruga drejt suksesit mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, por me ndihmën e të tjerëve ajo mund të bëhet shumë më e lehtë dhe e kënaqshme.

10. Nuk kujdeseni sa duhet për veten

Gjithmonë kujdesuni mirë për veten, pasi nuk ka dhuratë më të madhe se sa një shëndet i mirë. Stresi mund të bëhet armiku juaj më i keq, kështu që mos lejoni që shqetësimet e jetës së përditshme t'iu pengojnë të konsumoni ushqime të shëndetshme, të pushoni apo të shkoni në palestër. Trupi juaj do t'iu falenderojë më vonë për këtë.

11. Nuk punoni me gjuhën e trupit tuaj

Përshtypjet e para të mira janë thelbësore, por kështu edhe të dytat, të tretat dhe të katërtat. Besojeni apo jo, edhe trupi juaj flet, madje ndonjëherë shumë më tepër nga fjalët. Mësoni të veproni si një person i besueshëm dhe me vetë-besim, dhe madje edhe nëse s' ndiheni i tillë, ju prapë mund të bëheni ai person. Vendosni përherë kontaktin me sy me personin që po bisedoni, dhe mbani një qëndrim të drejtë të trupit.  www.bota.al

Vdes gazetari Qani Mehmeti

Posted: 17 Jul 2017 11:29 PM PDT

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmeti.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat "Bota e re " dhe "Zëri i Rinisë", redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës "Dituria".

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen " Lajm" kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari "Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka" Çmimit ndërkombëtar "Ballkani – zemra e Evropës", që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën " Zëri i Rinisë", punëtor i dalluar i Gazetës " Rilindja". Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Letra e Vlora Çitakut për Dukagjin Lipën (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 11:24 PM PDT

Arsyeja pse ambasadorja i dërgoi letër Dukagjinit është një artikull që është shkruar së fundi për suksesin e Dua Lipës në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, në letrën e saj Vlora shtoi “…desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”.

I privilegjuar nga kjo letër falënderuese, babai i Duas shkroi “Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letëre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”. /Lajmi.net/

Nuk do ta besoni se këto vende ekzistojnë (Video)

Posted: 17 Jul 2017 11:19 PM PDT

A keni dëgjuar për rrugën në Oqeanin Atlantik?  Kjo rrugë dredha-dredha kthen mbi dhe përreth detit brutal norvegjez. Rruga lidh disa ishuj të vegjël së bashku për të unifikuar vendin dhe për ta bërë këtë kalon peizazhin e bukur të brigjeve norvegjeze.

Pavarësisht disa urave të harkuara dhe rrugëve të ngritura, uji do të vazhdojë të përplaset herë pas here gjatë rrugës gjatë stuhive. Nëse je me fat dhe trim aq sa ta kalosh këtë rrugë, do të shpërblehesh me disa nga pamjet më të mahnitshme në botë.

Bergpark Wilhelmshohe është një park ujor i vjetër që u ndërtua për herë të parë në vitin 1696 në Gjermani. Është e pajisur për të trajtuar 92,000 gallona që rrjedhin përmes pajisjeve pneumatike tre shekullore. Uji më i dukshëm rrjedh poshtë një kaskadë/rrëshqitje të gjatë 350 metra që e bën atë të duket si një kështjellë ulur direkt në krye të një parku uji.

Ju ende mund të vizitoni Bergpark Wilhelmshohe pavarësisht moshës së saj si ajo ishte caktuar një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 2013.

Këto janë dy vendet më të pabesueshme që ekzistojnë, gjithsesi në videon më poshtë do të njiheni edhe me disa prej vendeve të tjera shumë të veçanta dhe të mrekullueshme për t’i vizituar. /Lajmi.net/

Si të mbroheni nga mushkonjat

Posted: 17 Jul 2017 11:02 PM PDT

Ja disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të mbroheni.

– Zbrazeni ujin nga çdo objekt në kopshtin tuaj ose në tarracë, sepse ai i tërheq. Në bahçe ose në tarracë mbillni borzilok, sepse mushkonjat nuk e durojnë aromën e tij.

– Reduktoni sasinë e sheqerit në ushqim, sepse ata që konsumojnë shumë sheqer kryesisht përfundojnë të pickuar. Disa hulumtime kanë treguar që mushkonjat më shpesh i pickojnë njerëzit që hanë shumë banane.

– Vishni rroba të gjëra me ngjyra të çelura, sepse ngjyrat e errëta i tërheqin dhe i bëjnë më agresive.

– Parfumet dhe deodorantet me nuanca të luleve janë karrem i vërtetë për mushkonja, prandaj shmangini kur shkoni, për shembull, në lum.

– Mushkonjave u pengon vitamina B, prandaj merreni në tableta.

– Në 100 ml vaj bazik të kokosit ose luledielli shtoni 10 pika vaj livande, 8 pika vaj limoni dhe 8 pika vaj trëndafili. Përzierjen derdheni në një shishe më të errët të xhamit, mbylleni dhe tundeni. Këtë përzierje mund ta aplikoni në lëkurë çdo herë para se të dilni nga shtëpia.

Mund të ndihmojnë edhe livanda dhe uthulla e mollës, prandaj përdorini në vendet ku pulsi është më i fortë – në nyje, qafë, pas veshëve.

– Qërojeni kastravecin, ndajeni imët dhe pastaj bluani në mikser. Ndajeni lëngun dhe ftoheni në enën për akull. Me kockat e tilla të lëngut të kastravecit lyejeni lëkurën e fytyrës dhe duarve.

Kështu dukej Dafina, kur ishte e vogël (Foto)

Posted: 17 Jul 2017 11:01 PM PDT

“Four Seasons” është kënga e Dafinës me të cilën debutoi në tregun ndërkombëtar, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instsgram, këngëtarja publikoi një foto nga fëmijëria, diku rreth moshës 3-4 vjeçare.

Që e vogël, Dafina dukej me një stil shumë të veçantë, por të habiste ngjashmëria me dukjen e tashme të saj, ajo nuk ka ndryshuar fare nga koha kur ishte e vogël. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more