Skip to main content

Koha.net: “Atleti shqiptar me “shqiponjë” feston triumfit në Serbi” plus 29 more

Koha.net: “Atleti shqiptar me “shqiponjë” feston triumfit në Serbi” plus 29 more


Atleti shqiptar me “shqiponjë” feston triumfit në Serbi

Posted: 16 Jul 2017 02:57 PM PDT

David Nikolli, atleti i talentuar nga Lezhë, mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik që po mbahet në Novi Pazar të Serbisë. Nikolli, i cili jeton në Itali, mbërriti i pari në finish me kohën 8 minuta e 31 sekonda. Atleti i talentuar shqiptar, pasi u sigurua që i kishte lënë të gjithë pas, në finish bëri edhe simbolin e “shqiponjës”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ketri që bën karate

Posted: 16 Jul 2017 02:49 PM PDT

Geert Weggen, ka përndjekur një ketër për ta fotografuar, e pozicionet e ketrit përngjajnë krejtësisht me karate. “Kam kapur disa pamje të mahnitshme. Ketri dukej se e dinte që po e përcjellë, nuk më largohej as ai”, ka thënë fotografi, transmeton Koha.net. Ketri është fotografuar në mes luleve në disa pozicione të ndryshme. Këto fotografi janë realizuar në Suedi. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plazhi i vdekjes, aty ku çdo vit ka të mbytur

Posted: 16 Jul 2017 02:27 PM PDT

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku tre të rinj u mbyten në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, policia e Vlorës ka ngritur një patrullë lëvizëse më motor që sensibilizon pushuesit që të kenë kujdes kur futen në det dhe te shmangin zonat anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë. Plazhi i Porto Novës ishte pothuajse i boshatisur këtë diel, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë, por edhe për shkak të reshjeve të shiut. Ndërkohë, banorët e fshatit Zvërnec......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma rrit ofertën për Mahrezin

Posted: 16 Jul 2017 02:27 PM PDT

Roma ka rritur ofertën për yllin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez. Sipas “FranceFootball”, klubi romak ka ofruar tani 30 milionë euro për algjerianin. Edhe pse Leicesteri ka kërkuar më shumë, raportohet se klubi anglez preferon largimin e futbollistit drejt Romës, para Arsenalit dhe Manchester Cityt. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Udinese kërkon Behramin

Posted: 16 Jul 2017 01:58 PM PDT

Udinese raportohet se po konsideron transferimin e mesfushorit shqiptar të Watfordit, Valon Behrami. 32-vjeçari iu bashkua Watfordit në vitin 2015, ndërsa mund të kalojë lehtë në Serie A pasi klubet udhëhiqen nga familja Pozzo. Futbollisti më parë ishte pjesë e Genoas, Hellas Vrona, Lazios, Fiorentinës dhe Napolit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani nis ofensivën ndaj ISIS-it pranë kufirit afgan

Posted: 16 Jul 2017 01:59 PM PDT

Ushtria pakistaneze ka nisur një operacion kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, ISIS, në rajonin veri perëndimor përgjatë kufirit afgan. Një zëdhënës ka treguar se kanë marrë mbështetje edhe nga forcat ajrore, dhe janë duke u përqendruar në zonat malore, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Pakistani më herët ka mohuar praninë e ISIS në territorin e tyre, ndërkaq tash kanë treguar se po tentojnë të ndalojnë zgjerimin dhe ndikimin e tyre. ISIS kontrollon disa pjesë në Afganistan dhe ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Film artistik: The Mentor

Posted: 16 Jul 2017 06:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koncert: “Erdh Lezeti” pjesa e dyte ®

Posted: 16 Jul 2017 05:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

1 KAFE ME LABIN ®

Posted: 16 Jul 2017 03:08 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër mblidhet edhe Qeveria edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit

Posted: 16 Jul 2017 01:28 PM PDT

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa. Në njoftim thuhet se mbledhja e qeverisë mbahet më 17.07.2017 duke filluar nga ora 09:00. Ndërkohë Kohavisioni merr vesh se nesër do të mbajë mbledhje edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit, për të caktuar mbledhjen konstituive të Kuvendit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dogana ndal në kufi 20 maune me naftë pas dyshimeve për sulfur

Posted: 16 Jul 2017 01:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë ndërtimet për të cilat nuk ke nevojë për leje ndërtimore në Kosovë

Posted: 16 Jul 2017 01:11 PM PDT

Një udhëzim administrativ i vitit 2013, i dalë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përcakton ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leja ndërtimore në Kosovë. Leja ndërtimore nuk kërkohet për Ndërtimet e shkëputura, që kanë sipërfaqe më të vogël se 10 metra katrorë dhe më të ulëta se 5 metra lartësi. Nuk kërkohet as për gardhet më të ulëta se 1.5 metra që nuk përfshijnë komponentë muratore ose të betonit, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këndvështrim i ri për Teorinë e Evolucionit

Posted: 16 Jul 2017 12:55 PM PDT

Sipas Teorisë së Evolucionit të Çarls Darvinit, njeriu evoluoi si një specie më vete, por sipas shkencës moderne, bashkë me krijesa të tjera, qenia njerëzore ka jetuar gjithmonë në simbiozë me një numër të madh mikrobesh, çka përbën atë që njihet si holobiont. Fakti që kemi mbijetuar së bashku na shtyn të vëmë në pikëpyetje teorinë e Darvinit. Teoria e hologjenomit është një pikëpamje e re për evolucionin, që lë pas teoritë darviniste. Kjo teori u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në mungesë të ujit bujkut nga Deçani i shkon huq puna me lakra

Posted: 16 Jul 2017 01:07 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foshnja Justin Trudeau takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau

Posted: 16 Jul 2017 01:04 PM PDT

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka takuar fëmijën e refugjatëve sirianë, i cili mban emrin e tij Justin Trudeau. Emri i plotë i fëmijës është Justin Trudeau Adam Bilan, dhe ka lindur në muajin maj, pak muaj pasi prindërit e tij kanë ikur nga lufta në Siri, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Familja vjen nga kryeqyteti Damask, dhe me të arritur në Montreal, janë përpjekur ta takojnë kryeministrin kanadez Trudeau, dhe për fat të mirë tani e kanë takuar. Nga nëntori i vitit 2015, kur Trudeau u bë kryeministër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Romero vazhdon kontratën me Unitedin

Posted: 16 Jul 2017 01:02 PM PDT

Manchester Unitedi ka njoftuar se portieri Sergio Romero ka nënshkruar kontratë të re me klubin. Portieri do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” deri në qershor të 2021-s, me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. 30-vjeçari iu bashkua klubit në qershor të 2015-s dhe ka pasur 28 paraqitje deri tani për klubin. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët tregojnë shkaqet e vdekjeve të pushuesve në det

Posted: 16 Jul 2017 12:53 PM PDT

Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuar edhe ekipet shëndetësore. Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet. “Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani në bisedime për Sanchesin

Posted: 16 Jul 2017 12:48 PM PDT

Milani është në bisedime për të transferuar mesfushorin e Bayernit, Renato Sanches. Sipas burimeve të “SkySports”, marrëveshja thuhet se do të nisë me një huazim me opsion për blerje prej 40 milionë eurosh. Portugezi kishte fituar në Euro 2016 çmimin për Futbollistin më të mirë të ri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia jep detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen në Gjakovë

Posted: 16 Jul 2017 12:46 PM PDT

Sot rreth orës 18:55 në Gjakovë një person ka vrarë një tjetër e më pas edhe veten. Koha.net ka mësuar se vrasja ka ndodhur në Jahoc të Gjakovës, ndërsa policia ka njoftuar se bëhet fjalë për personin me iniciale P.S 55 vjeçar, dhe K.M 45 vjeçar, të dy shqiptar. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc të dy janë gjetur të vdekur. Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtënë me armë zjarri (pistoletë) në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora flet për karrierën dhe pasionet e saj

Posted: 16 Jul 2017 12:41 PM PDT

Këngëtarja Rita Ora ka tani një angazhim të ri në karrierën e saj. Ajo është drejtuesve e një konkursi ku djemtë kualifikohen ose eliminohen për t’u bërë pjesë e një grupi muzikor. Ajo rrëfen pasionet e saj, çfarë ka mësuar me kalimin e viteve në skenë në qendër të vëmendjes dhe çdo të thotë modë, për të. Rita Ora thotë se nuk është në natyrën e saj të jetë në një grup muzikor vajzash, sepse do të zbavitej aq shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një 39 vjeçar nga Kosova vdes në aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Posted: 16 Jul 2017 12:35 PM PDT

Një kosovar i moshës 39 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë të tjerë u plagosën. Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër. “Rreth orës 18:33, është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Braktisja e fëmijëve të porsalindur në spitale në rritje

Posted: 16 Jul 2017 12:31 PM PDT

Braktisja e fëmijëve të porsalindur në spitale, është fenomen në rritje viteve të fundit në Kosovë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë braktisur 6 fëmijë të porsalindur. Këto janë statistika të cilat ia kanë dhënë televizionit publik zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe Klinika Gjinekologjike. Në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë bëjnë me dije se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë tregojnë se si ishte jeta në Shkodrën e para një shekulli

Posted: 16 Jul 2017 12:28 PM PDT

Qytetet shqiptare kanë ndryshuar shumë gjatë 100 viteve të fundit, por fotografë shqiptarë dhe të huaj sjellin edhe sot dëshmi të pamjes dhe mënyrës së jetesës së tyre. Një fotoekspozitë, e hapur së fundmi në qytetin e Shkodrës me foto të tre fotografëve austriakë, ka sjell Shkodrën e fillimit të shekullit të kaluar, duke përcjellë mesazhin e nevojës së ruajtjes së dëshmive të rëndësishme historike dhe kulturore. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: The Following epis. 31 (14+)

Posted: 16 Jul 2017 02:25 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhoma e lajmeve

Posted: 16 Jul 2017 01:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koncert: “Erdh Lezeti” pjesa e dyte

Posted: 16 Jul 2017 12:45 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Gjakovë, një person vret një tjetër më pas veten

Posted: 16 Jul 2017 11:07 AM PDT

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një mosmarrëveshje mes vete në fshatin Jahoc të Gjakovës. Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Koha.net, se bëhet fjalë për dy meshkuj rreth të 50-ave. Gjokaj ka treguar se vrasja ka ndodhur pas një zënke, me ç’rast njëri prej tyre e ka vrarë njërin e më pas ka bërë vetëvrasje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dashaj bindshëm më i miri në Pousko

Posted: 16 Jul 2017 10:59 AM PDT

Naim Dashaj i AK Eurogoma RT, me Subaru, ka qenë bindshëm më i miri në garën e tretë të disiplinës malore, të kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm, e cila u zhvillua në shtegun e Pouskos, në afërsi të Prizrenit. Megjithëse koha ishte me shi, ndërsa shtegu edhe ashtu është mjaft i vështirë, Dashaj i pati dy vozitje fantastike dhe në fund triumfoi me kohën e përgjithshme 05:00.047 minuta. “Ndryshe nga dje, kur dy vozitjet provuese i zhvilluam në kohë me diell, sot......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dasma e dështuar, shndërrohet në darkë për të pa strehët

Posted: 16 Jul 2017 10:57 AM PDT

Një grua nga Indiana në SHBA, nuk ka dashur që martesa e anuluar të shkojë huq. Për këtë arsye, Sarah Cummins, e ka organizuar një festë për personat e pa strehë. Ajo ka deklaruar se ka anuluar martesën me ish të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur. Ajo ka thënë se një nga arsyet ka qenë se marrëveshja 30,000 dollarëshe që kishte bërë me pronarët e lokalit se ku do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Joe Hart së shpejti lojtar i West Hamit

Posted: 16 Jul 2017 10:54 AM PDT

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, raportohet se shumë shpejt do të kompletojë kalimin te West Hami. SkySports raporton se anglezi do të ketë testet mjekësore të hënën. City do të huazojë portierin e njohur për një sezon pas mungesës së ofertave në drejtim të tij. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more