Skip to main content

INSAJDERI: “Gjykatësi kroat tregon se sa janë gjasat e ekstradimit të Ballistit në Serbi” plus 19 more

INSAJDERI: “Gjykatësi kroat tregon se sa janë gjasat e ekstradimit të Ballistit në Serbi” plus 19 more


Gjykatësi kroat tregon se sa janë gjasat e ekstradimit të Ballistit në Serbi

Posted: 30 Jul 2017 10:03 AM PDT

Procedurat për ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës do të fillojnë vetëm nëse gjykata supreme e Kroacisë nuk rrëzon vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i hapte rrugë gjykimit dhe dënimit të tifozit kuqezi në Serbi.

E përditshmja serbe "Novosti" ka botuar një intervistë me gjykatësin Pero Miloglav, e cila hapet me pyetjen: " A po ekstradojnë kroatët huliganin me dron?"

Anëtari i gjykatës së Dubrovnikut thotë se ekstradimi do të ndodhë vetëm nëse gjykata Supreme konfirmon vendimin. Edhe pas kësaj, do të duhet që fjalën e fundit ta thotë Ministri i Drejtesisë, Davor Bosnjakovic, thotë Miloglav. "Novosti" shprehet se gjatë bisedës me gjyqtarin, ai ka thënë se në këtë çështje ka marrë mjaft kërcënime dhe ndërhyrje, sidomos nga vëllai i Ismailit.

Gjykata e Dubrovnikut vendosi të ekstradojë Ballist Morinën, pasi për të rëndon një urdhër arresti i tetorit të vitit 2014, pas ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Bogradit, si autor i ngritjes se dronit me banderolën e Shqipërisë së Madhe. Morina u arrestua në qershor në Kroaci, ku po tentonte të kalonte kufirin pasi ishte kthyer në Shqipëri për vdekjen e babait.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Tirana zyrtare. Një ditë më parë ministri i Drejtësisë kërkoi zyrtarisht që Morina të mos ekstradohet në Serbi pasi rrezikon t'i nënshtrohet përndjekjes politike. Komunikime për këtë çështje me autoritetet në Kroaci ka pasur edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. TV KLAN

The post Gjykatësi kroat tregon se sa janë gjasat e ekstradimit të Ballistit në Serbi appeared first on INSAJDERI.

Dy shqiptarët që u arratisen nga burgu, Italia i kërkon me ushtri e helikoptera

Posted: 30 Jul 2017 10:00 AM PDT

Kanë dalë fotot e dy të burgosurve shqiptarë që janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë.

Mediat italiane, te cilat nuk bëjnë me dije shumë detaje, raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarë që janë arratisur dhe për ta ka nisur kërkimi.

Angelo Urso, zyrtari i institucionit të vuajtjes se dënimit tha për mediat italiane se dy të burgosurit kanë ikur nga oborri, ku kanë kaluar gardhin rrethues dhe më pas janë hedhur nga muri.

Sistemi i alarmit ka dhënë sinjalin e parë dhe menjëherë janë aktivizuar shërbimet e sigurisë se burgut. Për momentin po kërkohet përreth burgut, ku është thirrur në ndihmë edhe një helikopter.

The post Dy shqiptarët që u arratisen nga burgu, Italia i kërkon me ushtri e helikoptera appeared first on INSAJDERI.

Tërnava përdorë xhematin për të bërë presion për xhaminë, por nuk tregon sa para dhuruan në BIK

Posted: 30 Jul 2017 09:52 AM PDT

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava përmend xhematin si argumentin kryesor për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gati në secilën intervistë që ka dhënë e ka folur për këtë projekt.

Mes kërcënimeve se do të ndërtojë edhe pa leje nëse ajo si jepet, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe në intervistën e fundit ku ka folur për këtë projekt e ka përmendur popullin mysliman të Kosovës që sipas tij po bënë presion që kjo Xhami të ndërtohet sa më parë.

"Me dhjetëra herë kam kërkuar dhe kërkoj që pesë vjet të jepet leja për ndërtimin e xhamisë, toka është në emrin tonë, projekti është kryer është dorëzua në komunë qe sa vite. Unë kam një presion shumë të madh prej xhematin sepse kjo xhami është shumë domethënëse për komunitetin Mysliman", kishte thënë Tërnava.

Madje nga xhemati Tërnava dhe BIK kishin kërkuar edhe donacione për të krijuar shumën që kërkon ndërtimi i Xhamisë, e cila do të ndërtohet me fonde nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Por BIK-u  dhe vet Tërnava nuk është se kanë treguar ndonjë veprim që do të tregonte se ata përnjëmend janë të lidhur me xhamatin. Mbi të gjitha se janë transparent.

BIK ende nuk i ka publikuar të dhënat nga shumat që janë dhuruar si donacion nga xhemati.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, e ka konfirmuar këtë për Gazetën Insajderi, duke shtuar se shumë shpejtë do të publikohen të gjitha.

"Ne patëm kërkuar ndihma prej qytetarëve, janë mbledhë disa mjete që do të bëhen transparente. Ato janë mbledhë rreth disa përgatitjeve që ne i kemi bërë si Bashkësi Islame, dhe për t'i mbuluar ato shpenzime", ka thënë Sadriu për Insajderin.

Ndërtimi i xhamisë në Dardani të Prishtinës është bërë tema më e përfolur kohëve të fundit, sidomos për arkitekturën e saj.

Ende nuk dihet saktë se sa do të kushtojë ndërtimi i saj. Ndryshimi i projektit që pritet të ndodh, mund ta ndryshojë edhe koston e saj.

Dilema që po diskutohet është tek katet e parkingut nëntokësor që do t'i ketë xhamia. Projekti parashihte katër sosh. Ndërsa tash asaj mund t'i hiqen dy prej tyre. Kjo për shkakun e problemeve me kanalizimin.

Lidhur me detajet e projektit, asambleja komunale e Prishtinës ka mbajtur debat, në të cilin janë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet.

Shuma e cila mund të lëvizë është prej 35-40 milionë euro. Financimin dhe ndërtimin e saj e ka marrë mbi supe Bashkësia Islame e Turqisë.

Roli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në këtë rast do të jetë roli mbikëqyrës i saj./Insajderi.com

The post Tërnava përdorë xhematin për të bërë presion për xhaminë, por nuk tregon sa para dhuruan në BIK appeared first on INSAJDERI.

Mustafa krenohet me “qethjet e deleve”

Posted: 30 Jul 2017 09:35 AM PDT

Kryeministri në ikje, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar të dielën për të treguar se një ditë më herët ka marrë pjesë në një aktivitet tradicional të qethjes së deleve.

"Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional "Të Qethat 2017", në bjeshkët e Studenicës në Istog", ka shkruar Mustafa.

Ai ka lavdëruar këtë aktivitet duke thënë se "qethja e deleve" është një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik.

"Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara", ka shkruar Mustafa.

Ai ka treguar se gjatë këtij aktiviteti është takuar edhe me qytetarë të vendit që jetojnë në shtete të ndryshme.

 

The post Mustafa krenohet me “qethjet e deleve" appeared first on INSAJDERI.

Sekreti i errët në zemër të inteligjencës artificiale

Posted: 30 Jul 2017 09:34 AM PDT

Ana e errët e inteligjencës artificiale

Një vit më parë një makinë e çuditshme pa shofer është nxjerrë nëpër rrugët e qeta e Monmouth County në New Jersey të Shteteve të Bashkuara. Prototipi, i zhvilluar nga një grup kërkuesish të prodhuesit të procesorëve grafikë Nvidia, kishte një pamje të ngjashme me atë të makinave të tjera që ecin vetë. Por kishye diçka krejtësisht të ndryshme karshi modeleve Google, Tesla dhe General Motors, që demonstronte fuqinë në rritje të inteligjencës artificiale. Makina e Nvidia nuk ndiqte udhëzimet e një inxhinieri apo të një programuesi, por i besonte tërësisht një algoritmi që kishte mësuar vetë të voziste duke vëzhguar një qenie njerëzore. Projektimi i një makine të këtij lloji është një ndërmarrje e jashtëzakonshme, por edhe shqetësuese, pasi nuk është krejtësisht e qartë sesi makina i merr vendimet e saj. informacionet e regjistruara nga ndjesorët në një rrjet të madh neuronesh artificiale që përpunojnë të dhënat dhe japin udhëzimet e nevojshme për të përdorur timonin, frenat dhe sistemet e tjera. Rezultatet duken të ngjashme me sjelljen që do të pritej nga një shofer në mish e kocka. Por çfarë do të ndodhte nëse një ditë makina do të bënte një lëvizje të papritur, për shembull të shkonte e të përplasej me një pemë apo të ndalej me semaforin jeshil? Në gjendjen aktuale do të ishte shumë e vështirë të kuptohej se pse ka ndodhur. Sistemi është aq i komplikuar sa që deri edhe inxhinierët që e kanë projektuar kanë vështirë për t'i individualizuar motivet në origjinën e çdi vendimi. Është edhe e pamundur t'u kërkohet një shpjegim makinave: nuk ka një kriter të caktuar për ta projektuar sistemin në mënyrë që të jetë në gjendje të shpjegojë se pse e bën atë që bën.

Mendja misterioze e kësaj makine të çon në një çështje të hapur lidhur me inteligjencën artificiale. Teknologjia në themel të makinës, e njohur si deep learning, në vitet e fundit është demonstruar mjaft efikase në zgjidhjen e problemeve dhe shpesh është përdorur për qëllime si përkthimi, njohja vokale dhe image captioning (përshkrimi i imazheve nëpërmjet didaskalive). Tani pritet që të njëjtat teknika të jenë në gjendje të diagnostikojnë sëmundje vdekjeprurëse, të bëjnë investime milionëshe dhe të revolucionarizojë sektorë të tërë industrialë. Por e gjitha kjo nuk do të ndodhë (ose të paktën nuk do të duhej të ndodhte) nëqoftëse nuk do të gjendet mënyra për t'i bërë teknikat si puna e deep learning më të kuptueshme për krijuesit e tyre dhe përgjegjësit kryesorë për atë që i përdor. Përndryshe do të jetë e vështirë të parashikohet se kur do të ketë probleme, se kur do të jenë të pashmangshme. Jo rastësisht, makina e Nvidia është akoma në fazë eksperimentale. Sot në Shtetet e Bashkuara përdoren tashmë modele matematikore për të zgjedhur, për shembull, se kush mund të sigurojë lirinë e vigjëluar, kush mund të marrë një hua dhe kush duhet të punësohet për një vend pune. Duke hyrë në këto modele mund të kuptohet mënyra e tyre e të arsyetuarit.

Megjithatë, kohët e fundit bankra, ushtria, bizneset dhe subjekte të tjera pu kushtojnë vëmendje sistemeve komplekse të reja të kuptimit automatik që rrezikojnë të bëjnë krejtësisht të padepërtueshëm proceset vendimmarrëse të automatizuara. Deep learning, sistemi më i përhapur, është një mënyrë totalisht e re e programimit të kompjuterëve. "Qysh tani është problem i rëndësishëm dhe do të jetë shumë më tepër në të ardhmen", vëren Tommi Jaakkola, një pedagog nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) që punon për aplikacione të kuptimit automatik. "Për çdo vendim – në fushën financiare, mjekësore apo ushtarake – nuk mund t'i besohet thjesht një kutie të zezë", domethënë një sistemi për të kuptuar ngjarjet vetëm me gjëra të mbaruara. Dikush thekson tashmë se mundësia për të kërkuar një inteligjencë artificiale siç është arritur në konkluzione të çaktuara duhet të garantohet me ligj.

Nga vera e 2018, Bashkimi Europian mund t'u imponojë kompanive detyrimin për t'u shpjeguar klientëve vendimet e marra nga sistemet e automatizuara. Ndoshta do të rezultojë një ndërmarrje e pamundur, edhe për sisteme që në pamje të parë duken relativisht të thjeshta, si aplikacionet dhe uebsajtet që përdorin deep learning për reklamat apo për të rekomanduar playlist-a me këngë. Kompjuterët që menaxhojnë këto shërbime programohen vetë dhe askush nuk është në gjendje t'i kuptojë sesi e bëjnë. Nuk arrijnë as inxhinierët që i kanë zhvilluar aplikacionet. E gjitha kjo hap një seri pikëpyetjesh të vështira. Me avancimin e teknologjisë herët a vonë do të tejkalohet një prag përtej të cilin përdorimi i inteligjencës artificiale do të kërkojë një akt besimi. Është e vërtetë edhe që ne qeniet njerëzore nganjëherë nuk jemi në gjendje t'i shpjegojmë problemet tona mendore, por nganjëherë i besojmë intuitës për të vlerësuar njerëzit dhe të vendosim nëse t'u besojmë apo jo. Do të arrijnë ta bëjnë edhe me makinat që mendojnë dhe marrin vendime në mënyrë të ndryshme nga qeniet njerëzore? Kurrë më parë nuk qenë ndërtuar makina në gjendje që të bëjnë gjëra të pakuptueshme edhe prej atyre që i kanë krijuar. Si mendojmë të komunikojmë – dhe të biem dakord – me makina inteligjente që mund të rezultojnë të paparashikueshme dhe padepërtueshme? Këto pikëpyetje më kanë shtyrë që të bëj një udhëtim në kërkimin më të avancuar lidhur me inteligjencën artificiale, nga Google tek Apple, përfshi një takim me një prej filozofëve të mëdhenj të epokës tonë.

Shqyrtime klinike

Nel 2015 një grup kërkuesisht të Mount Sinai Hospital në New York ka vendosur që ta zbatojë deep learning për databazën e spitalit, që përfshin qindra informacione për pacientët, nga rezultatet e shqyrtimeve klinike tek vizitat mjekësore. Ka lindur një program, i quajtur Deep Patient, që është krijuar për të përdorur të dhënat e rreth 700000 perosnave. Ku është testuar në pacientët e rinj, është treguar jashtëzakonisht efikas në parashikimin e patologjive. Pa asnjë udhëzim nga ana e specialistëve, Deep Patient ka zbuluar elementë të përsëritur në brendësi të të dhënave spitalore falë të cilave ishte e mundur të parashikohej se kur një person ishte më i ekspozuar ndaj një serie sëmundjesh, midis të cilave tumori në mëlçinë ezezë. Ka metoda të shkëlqyera për parashikimin e sëmundjeve duke u nisur nga kartela klinike e pacientit, thotë Joel Dudley, kreu i grupit të kërkuesve të Mount Sinai Hospital. Por kjo, shton ai, "funksionon shumë më mirë". Por, në shumë aspekte, Deep Patient është mister. Për shembull, arrin të parashikojë çuditërisht mirë shfaqjen e shqetësimeve psikiatrike si puna e skicofrenisë. Nga momenti që skicofrenia është e vështirë për t'u parashikuar, Dudley ka pyetur sesi ishte e mundur. Akoma nuk e ka gjetur një përgjigje. Deep Patient nuk ofron asnjë tregues lidhur me ktë. Për t'i dhënë një ndihmë reale mjekëve, një instrument duhet të japë një shpjegim racional të parashikimit të tij, të na sigurojë lidhur me saktësi dhe ndoshta të justifikojë përdorimin e ilaçeve të ndryshme nga ato që janë dhënë deri në atë moment. "Dijmë si ti ndërtojmë këto modele, por nuk dijmë sesi funksionojnë", thotë i trishtuar Dudley.

Inteligjenca artificiale nuk ka funksionuar gjithmonë në këtë mënyrë. Qysh nga fillimi ka pasur dy shkolla mendimi lidhur me atë sesa duhet të jetë e kuptueshme apo e shpjegueshme. Për shumë njerëz, gjëja më me kuptim ishte të ndërtoheshin makina që të arsyetonin sipas një serie rregullash dhe një logjike, duke e e bërë transparent funksionimin e tyre ndaj kujtdo që do të donte t'i shqyrtonte kodin. Të tjerë theksonin se në fakt inteligjenca do të zhvillohej më lehtësisht sikur makinat të kishin ndjekur shembullin e biologjisë, duke mësuar nga vëzhgimi dhe nga përvoja. Kjo nënkuptonte që të përmbysej krejtësisht mënyra e programimit të kompjuterëve. Nuk ishte me programuesi që i shkruante komandat për zgjidhjen e një problemi, por ishte programi ai që gjeneronte vetë algoritmin mbi bazën e shembujve dhe të rezultatit të dëshiruar. Teknikat e kuptimit automatik që kanë evoluar në sisteme shumë të fuqishëm të inteligjencës  artificiale të sotëm kanë ndjekur rrugën e dytë: në thelb, makina programohet vetë. Në fillim kjo metodë kishte zbatime praktike të kufizuara dhe, në vitet Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë, ka mbetur marxhinale. Më pas, kompjuterizimi i shumë sektorëve industrialë dhe dalja e serive të mëdha të të dhënave e kanë rinovuar interesin. E gjitha kjo ka çuar në zhvillimin e teknikave të kuptimit automatik më të evoluara dhe sidomos në evolucionin e një teknologjie të njohur si rrjeti artificial i neuroneve. Qysh në vitet Nëntëdhjetë, rrjetet qenë në gjendje që t'i kuptonin karakteret e shkruara me dorë.

Por vetëm në fillimin e dekadës së fundit, pas rregullimesh dhe rafinimesh të ndryshme, rrjetet e mëdha të neuroneve (apo "rrjetet e thella të neuroneve") kanë dhënë provë përmirësimesh substanciale në perceptimin automatik. Merita e shpërthimit aktual të inteligjencës artificiale është e deep learning, që u ka dhënë kompjuterëve kapacitete të jashtëzakonshme: për shembull atë të njohjes së gjuhës të folur pothuajse si një njeri në mish e kocka, nja aftë tejet komplekse për ta kodifikuar me anë të makinës. Deep learning e ka transformuar vizionin artificial dhe ka përmirësuar në mënyrë substanciale përkthimin informatik. Sot përdoret për vendime të rëndësishme të çdo lloji në mjekësi, në financë, në manifakturë dhe në sektorë të tjerë. Funksionimi i teknologjive të kuptimit automatik është në thelb më opake sesa sistemet e bazuar mbi rreshta të shkruara nga një programues. Kjo nuk do të thotë se të gjitha teknologjitë e ardhshme e inteligjencës artificiale do të jenë po aq të pakuptueshëm. Por, për nga natyra e tij, deep learning është një "kuti e zezë" jashtëzakonisht e errët.

Nuk mjafton të shikohet në brendësi të një rrjeti neuronesh për të kuptuar sesi funksionon ajo. Skema e arsyetimit të një rrjeti është e ngulitur në sjelljen e mijëra neuroneve të simuluar, të organizuar në dhjetëra apo deri qindra shtresa të ndërlidhura midis tyre. Çdo neuron i shtresës së parë merr një input – për shembull intensitetin e një pikseli të një imazhi – dhe bën një llogari përpara se të emetojë sinjale të reja. Nga ana e tyrë, këta janë transferuar nëpërmjet një rrjeti kompleksi në neuronet e shtresës tjetër e kështu me radhe deri kur nuk arrihet në një rezultat komplesiv. Gjithë kësaj i shtohet një proces i njohur si back-propagation që prek llogaritjet e neuroneve të veçanta në mënyrë që t'i mundësojë rrjetit të mësojë sesi sigurohet një rezultat i caktuar. Shtresat e shumta që përbëjnë një rrjet të thellë i mundësojnë vetë rrjetit që t'i njohë informacionet në nivele të ndryshme abstragimi. Për shembull, një një sistem të projektuar për të njohur qentë, shtresa inferiore njeh informacione elementare si krifat dhe ngjyrat, shtresat superiore njohin tipare më komplekse si puna e qimeve dhe syve, dhe shtresa më e lartë njeh tërësinë e informacioneve, domethënë qenin. I njëjti sistem, duke i thjeshtuar, zbatohet për inputet e tjera që e bëjnë makinën të mësojë nga vetëvetja: tingujt që formojnë fjalët në diskutim, germat dhe fjakët që përbëjnë shprehjet në brendësi të një tkesti apo lëvizjet e timonit të nevojshme për të vozitur.

Janë përdorur sisteme shumë të sofistikuar për të kërkuar të kuptohet në detaj se çfarë ndodh në këto sisteme. Në 2015 kërkuesit e Google kanë modifikuar një algoritëm për njohjen e imazheve të bazuar mbi deep learning në mënyrë që në vend që të njohë objektet nëpër foto të jetë në gjendje t'i gjenerojë apo t'i modifikojë. Duke e zbatuar në fakt algoritmin sëprapthi, kërkuesit kanë arritur të zbulojnë informacionet që programi përdorur, për shembull, për një njohur një zog apo një shtëpi. Imazhet rezultuese, të prodhuara nga një sistem i quajtur Deep Dream, tregojnë kafshë groteske, të ngjashme me alienë, që dalin nga retë apo nga pemët dhe pagoda haluçinante që dalin nga pyjet apo vargmalet. Imazhet tregojnë se deep learning nuk është gjithmonë krejtësisht i pakuptueshëm dhe zbulojnë se, për të njohur zogjtë, algoritmet synojnë automatikisht ndaj tipareve të dukshme si sqepi dhe pushi. Por pamjet të bëjnë të kuptosh edhe sa është i ndryshëm deep learning nga perceptimi i qenies njerëzote, duke filluar nga fakti që nxjerr elementë prej informacioneve që ne tentojmë t'i injorojmë krejtësisht. Kërkuesit e Google kanë vërejtur për shembull se kur algoritmi gjeneron imazhin e një shtange për ngritje peshash krijon edhe atë të një krahu që e mban. Konkluzioni i makinës është se krahu është i gjithi një cope me shtangën. Përparime të tjera mund të vijnë nga neuroshkenca dhe nga shkenca konjitive. Një ekip kërkuesisht i udhëhequr nga Jef Clune, asistent në Wyoming University, ka shfrytëzuar ekuivalentin e iluzioneve optike në fushën e inteligjencës artificiale për të vënë në provë rrjetet e thella të neuroneve. Në 2015 Clune ka treguar se imazhe të caktuara mund ta shtyjnë rrjetin që perceptojë gjëra që nuk ekzistojnë, pasi imazhet shfrytëzojnë skemat e njohjes në nivel minimal që kërkon sistemi. Jason Yosinski, një bashkëpunëtor i Clune, ka krijuar një instrument që funksionon si një sondë e futur në tru. Instrumenti synon një neuron në mes të rrjetit dhe kërkon imazhin që e aktivizon më shumë. janë të gjitha imazhe abstrakte (provoni të imagjinoni një përfaqësim impresionistik të një flamingoje apo një çante shkolle) dhe zbulojnë natyrën misteroze të aftësisë perceptuese të makinës.

Një mal me funksione

Këto janë tregues sesi funksionon inteligjenca artificiale. Duhet kërkuar të mësohet më shumë, por nuk është e lehtë. Është ndërveprimi i llogaritjeve në brendësi të një rrjeti të thellë neuronesh që përcakton skemat e njohjes dhe proceset vendimmarrëse më komplekse, por ato llogari janë një labirint funksionesh dhe ndryshoresh matematike. "Sikur rrjeti neuroneve të ishte shumë i vogël, do të mund të arrinim ta deshifronim", thotë Jaakkola. "Por kur bëhet shumë i madh, me mijëra njësi për çdo shtresë dhe mijëra shtresa, atëhere bëhet praktikisht i pakuptueshëm". Në zyrën ngjitur me atë të Jaakkola punon Regina Barzilay, një Docente e MIT-it që ka vendosur t'ia zbatojë kuptimin automatik mjekësisë. Në 2015, në moshën 43 vjeçare, i është diagnostikuar një tumor në gji. Diagnoza ishte në vetvete traumatike, por për të ka qenë edhe më tronditëse kur ka zbuluar se metodat statistikore dhe të kuptimit automatik nuk qenë përdorur në kërkimin onkologjik apo në zgjedhjen e terapive. Barzilay thekson se inteligjenca artificiale mund at revolucionarizojë mjekësinë, por se për t'ia shfrytëzuar potencialitetet duhet shkuar përtej kartelave të thjeshta klinike. Ideja e saj është të përdoren më shumë të dhëna bruto që sot përdoren pak: "Të dhënat lidhur me diagnostikën për imazhe, atom bi patologjitë, të gjithë këto informacione".

Pas përfundimit të terapisë, Barzilay dhe studentët e saj kanë nisur të punojnë me mjekët e Massachusetts General Hospital për zhvillimin e një sistemi në gjendje të nxjerrë të dhëna nga shënimet e pacientëve për të individualizuar ato me karakteristika klinike interesante për kërkuesit. Por Barzilay ka kuptuar se sistemi duhej të jetë në gjendje t'i shpjegojë arsyetimet e saj. kështu, me ndihmën e Jaakkola dhe të një student, ka shtuar nja pasazh: sistemi nxjerr dhe evidenton fragmente teksti përfaqësues të një tipari të caktuar. Veç kësaj, Barzilay dhe studentët e saj po zhvillojnë një algoritëm deep learning në gjendje që të zbulojë shenjat e para e tumorit në gji në imazhet mamografike dhe synojnë që t'i japin këtij sistemi ndonjë aftësi justifikuese të arsyetimit të tij. "Duhet gjetur një rreth vicioz në të cilin makina dhe njeriu bashkëpunojnë", thotë Barzilay.

Forcat e armatosura e Shteteve të Bashkuara po investojnë miliarda në projekte që parashikojn ë përdorimin e makinave për të pilotuar automjete dhe mjete fluturuese, identifikuar objektiva dhe ndihmuar analistët që të filtrojnë sasira të mëdha të dhënash. Këtu më shumë se në çdo fushë tjetër, përfshi mjekësinë, ka pak hapësirë për misteret algoritmike dhe Departamenti i Mbrojtjes është i zënë me "shkëmbin" themelor të shpjegueshmërisë. David Gunning, një drejtues i Defense Advanced Research Projects Agency (DARPA), një agjenci qeveritare amerikane që investon në teknologjitë e sigurisë, po koordinon një program me emër jashtëzakonisht të përshtatshëm: Explainable Artificial Intelligence (Inteligjencë Artificiale e Shpjegueshme). Gunning shpjegon se automatizimi po zë vend në shumë sektorë të forcave të armatosura. Analistët e shërbimeve sekrete po testojnë kuptimin automatic për të individualizuar skema në sasinë e mëdha e të dhënave të survejimit në posedim të tyre. Shumë mjete tokësore dhe ajrore janë në fazë zhvillimi dhe testimi. Por ushtarët, ka shumë mundësi, nuk do të ndjeheshin komod në tanke të robotizuar që nuk janë në gjendje të shpjegojnë vendimet e tyre dhe analistët vështirë se do t'i përdorin informacionet në mungesë të një skeme arsyetimi. "Për kështu si janë bërë, shpesh këto sisteme të kuptimit automatic krijojnë alarme false, kështu që analistët kanë nevojë për ndonjë element më shumë që të kuptojnë se pse është një indikacion i tillë", thotë Gunning.

Në muajin mars DARPA ka zgjedhur 13 projekte akademike dhe biznesore për t'u financuar në kuadër të programit të Gunning. Disa prej këtyre projekteve mund të shfrytëzojnë punën e Carlos Guestrin, Profesor në Washington University. Grupi i Guestrin ka zhvilluar një sistem që u mundëson algoritmeve të kuptimit automatic që të justifikojnë rezultatet e tyre. Në thelb, kompjuteri nxjerr automatikisht nga shembujt e një serie të dhënash dhe i përdor për të dhënë një shpjegim të shpejtë. Për shembull, një sistem i projektuar për të klasifikuar emailat e ardhur nga terroristët normalisht përdor milina emaila të ndryshëm gjatë procesit dhe kuptimit dhe të vendimit. Kurse sistemi i Washington University është në gjendje të izolojë disa fjalëkyçe në një mesazh. Guestrin dhe kolegët e tij kanë gjetur edhe një sistem që u mundëson algoritmeve të njohjes së imazheve që ta kuptojnë skemën e tyre të arsyetimit duke evidentuar pjesët më domethënëse të një imazhi. Problem i këtij dhe i sistemeve të tjera të ngjashme – për shembull, ai i Barzilay – është se shpjegimet janë thjeshtëzuar gjithmonë. Kjo do të thotë se disa informacione të rëndësishme humbasin. "Ëndërra nuk është realizuar akoma. Objektivi është të ndërtohet një inteligjenvë artificiale që të jetë e aftë të ndërveprojë më qenien njerëzore dhe të shpjegojë sjelljen e saj", thotë Guestrin. "Jemi ende larg nga një inteligjencë artificiale vërtet e papenetrueshme". Dija sesi arsyeton inteligjenca artificiale do të jetë themelore nëse vërtet teknologjia do të bëhet pjesë përbërëse e jetës tonë të përditshme. Tom Gruber, kreu i ekipit që po zhvillon asistentin virtual Siri të Apple, thotë se shpjegueshmëria është një objektiv kyç i grupit të tij.

Ai dhe kolegët e tij po punojnë për ta bërë Siri gjithnjë e më inteligjent e më të aftë. Gruber nuk flet për zhvillime të ardhshme, por është e lehtë të imagjinohet se nëse Siri na këshillon një restorant, do të donim ta dinim se pse. Ruslan Salakhutdinov, Drejtor Kërkimesh mbi Inteligjencën Artificiale tek Apple dhe Profesor i Asociiuar në Carnegie Mellon University të Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara, e konsideron shpjegueshmërinë zemrën e raportit midis qenies njerëzore dhe makinave inteligjente. Ashtu si për sjelljen njerëzore, edhe për inteligjencën artificiale ndoshta nuk do të jetë e mundur ta justifkojë gjithçka bën. "Edhe nëse dikush na jep një shpjegim që duket i arsyeshëm, ka mundëson që do të jetë i paplotë dhe e njëjta mund të shërbejë për inteligjencën artificiale", thotë Clune. "Për nga natyra e saj, inteligjenca është ndoshta e shpjegueshme në mënyrë racionale vetëm pjesërisht. Ekziston një pjesë që është thjesht instinctive, e pavullnetshme, jo e studiueshme". Nëse gjërat janë kështu, në një moment të caktuar ose do të duhet t'i besojmë inteligjencës artificiale, ose do të duhet të heqim dorë nga përdorimi i saj. inteligjenca artificiale do të bëhet pjesërisht edhe inteligjencë sociale. Kontrata sociale mbështetet mbi një seri qëndrimesh të pritshme dhe kështu sistemet e inteligjencës artificiale do të duhet të projektohen për t'u përshtatur me normat tona sociale. Nëse vërtet do të ndërtonim tanke robotë dhe makina të tjera në gjendje të vrasin, është themelore që proceset e tyre vendimmarrëse të jenë koherencë me gjykimet tona etike.

Traktat enciklopedik

Për të eksploruar këto koncepte metafizike kam shkuar në Tufts University të Boston, ku kam takuar filozofin Daniel Dennett. Një kapitull i librit të tij të fundit "From bacteria to Bach and back", një lloj traktati enciklopedik lidhur me ndërgjegjen, hipotezon se një pjesë e evolucionit të inteligjencës do të jetë krijimi i sistemeve në gjendje që të zhvillojnë aktivitete që kush i ka krijuar nuk arrin t'i bëjë dot. "Pyetja është: çfarë masash duhet të marrim për t'i bërë gjërat në mënyrë të qetë, çfarë standardish duhet t'u kërkojmë këtyre sistemeve dhe vetes tonë?", pyet filozofi. Kështu, Dennett paralajmëron për rreziqet e lidhura me kërkimet e shpjegueshmërisë. "Nëse duhet t'i përdorim këto makina dhe duhet t'u bësojmë atyre, atëhere duhet të kemi kontrollin maksimal mbi si dhe pse na përgjigjen", thotë ai. Por pasi që ka shumë të ngjarë se nuk ekzistojnë përgjigje të përsosura, duhet t'u mos u besojmë shpjegimeve të inteligjencës artificiale ashtu siç nuk u besojmë atyre të të ngjashmëve tanë, pavarësisht sesa do të ishte inteligjente makina. "Nëse inteligjenca artificiale nuk është në gjendje të shpjegojë më mirë se ne se çfarë bën", konkludon ai, "atëhere nuk duhet t'i besojmë".

(Will Knight për MIT Technology Review) përkthyer nga Bota.al

The post Sekreti i errët në zemër të inteligjencës artificiale appeared first on INSAJDERI.

Festa e Korites – ngjarja e diasporës shqiptare në Gostivar

Posted: 30 Jul 2017 09:14 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta mori pjesë në manifestimin vjetor në fshatin Koritë, organizuar nga shoqata Korita Thërret.

Manifestimi tradicional “Korita Feston” organizohet për herë të katër më radhë. Gjatë aktivitetit, z. Bejta falënderoi drejtuesit e shoqatës për ftesën dhe përgëzoi shoqatën Korita Thërret për manifestimin e bukur.

“Ky aktivitet, që mbledh çdo vit banorët e shpërngulur në qytet apo jashtë vendit me banorët e fshatit, është vërtet për t’u admiruar. E përgëzoj shoqatën Korita Thërret, e cila është krijuar po nga mërgimtarë të Koritës në shtete të ndryshme të Evropës, për këtë organizim në vendlindjen e tyre.”

Bejta tha se mërgimtarët sjellin përvoja të mira dhe se Gostivari përpiqet që çdo vit të përmirësohet që edhe mërgimtarët të ndihen sa më mirë.

“Ne si Komunë do të vazhdojmë të punojmë që edhe vendbanimet tona të rregullohen si vendet ku punojnë bashkëatdhetarët tanë,” tha z. Bejta.

Nga ana e tij, Kryetari i shoqatës Korita Thërret, Emin Emini falënderoi Kryetarin e Komunës, z. Nevzat Bejta për përkrahjen.

“E falënderojmë Kryetarin Bejta për punën për rregullimin e rrugicës nga bregu për te bjeshkët dhe që lidh fshatin Koritë me fshatin Gurgurnicë,” tha z. Emini.

Manifestimi u shoqërua me një Program Artistik sipas traditës së fshatit. Gjithashtu u shtruan edhe ushqime tradicionale të fshatit.

The post Festa e Korites – ngjarja e diasporës shqiptare në Gostivar appeared first on INSAJDERI.

Dy tentimvrasje brenda një pasdite

Posted: 30 Jul 2017 09:00 AM PDT

Në fshatin Damjan të Gjakovës, viktima mashkull ka raportuar se në parkingun e një restoranti,  një i dyshuar i pa njohur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta pasi është rrëzuar gjatë ikjes dhe i njëjti deklaron se dyshon në një person pasi që kishte një mosmarrëveshje më herët.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

Një vrasje në tentativë ka ndodhur edhe në Vushtrri ku është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti për arsye të pa njohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është qëlluar viktima.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KK

The post Dy tentimvrasje brenda një pasdite appeared first on INSAJDERI.

Shteti rrezikon të humbas qindra-mijëra euro nga dënimet e padrejta të gjykatave

Posted: 30 Jul 2017 08:45 AM PDT

100 kërkesa janë dorëzuar në Komisionin për kompensimin e dëmit të personave të dënuar në mënyrë të pa drejtë. Ky komision në vitin që lamë pas ka paguar 368 mije euro për personat që kanë vuajtur dënimin me burg e që më vone janë liruar nga gjykata.

Monitorues të sistemit të drejtësisë thonë se edhe këtë vit buxheti i Kosovës mund të rëndohet me shuma të tilla, ndërsa nuk shohin përmirësim të situatës derisa nuk merren masa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk e kryejnë punë e tyre si duhet.

The post Shteti rrezikon të humbas qindra-mijëra euro nga dënimet e padrejta të gjykatave appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq akuzon Tadiqin për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Posted: 30 Jul 2017 08:41 AM PDT

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratave të ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me qasjen e presidentit të tanishëm ndaj Kosovës.

Gjuriq shtoi se "serbët asnjëherë nuk do ta harrojnë që gjatë udhëheqjes së tij [Tadiqit] Kosova kishte deklaruar njëhanshëm pavarësinë".

Ai gjithashtu theksoi se "ushtria serbe u asgjësua dhe trupat e Prishtinës u shfuqizuan" përderisa Tadiq ishte Ministër i Mbrojtjes, shkruan FoNet.

Sipas Gjuriqit, turpi do të jetë gjithmonë prezent mbi Tadiqin në Serbi.

"Njerëzit tanë në Kosovë nuk kanë harruar marrëveshjet e dëmshme që regjimi i tij kishte arritur në dialogun e Prishtinës nga misioni i BE-së, ndër tjerash duke njohur edhe gjithë diplomat e Kosovës, tabelat e regjistrimit dhe hartat", shtoi Gjuriq.

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, më herët gjatë kësaj dite kishte thënë se Vuçiq është "njeriu i gabuar për të biseduar lidhur me temën për Kosovën, për shkak se nuk ka qëndrim vetëkritik ndaj vetes së tij".

Tadiq kishte vënë fajin tek Vuçiq për gjoja humbjen e Kosovës, e prandaj edhe "Vuçiq duhet të marrë përgjegjësinë e tij si president i shtetit". /Insajderi.com

The post Gjuriq akuzon Tadiqin për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Eskalon zjarri në Librazhd – kërkohet ndërhyrje nga ajri

Posted: 30 Jul 2017 08:38 AM PDT

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mesditën e sotme në masivin pyjor të Babjes, fshati Babje, njësia administrative Qendër në Librazhd.

Sipas raportimeve të medieve në Shqipëri përmasat e zjarrit sa vijnë e rriten, ndërsa për të shuar flakët kanë dalë në aksion edhe banorët e zonës dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës.

Megjithatë bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete. Raportohet gjithashtu se deri më tani zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 2 hektaresh, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra deklaron për BalkanWeb se situata e krijuar është mjaft problematike dhe se vetëm një ndërhyrje nga ajri do të shuante flakët e mëdha që po përhapen me shpejtësi.

"Vetëm ndërhyrja nga ajri mund të shmangë përmasat e dëmit katastrofik në ekonominë pyjore të Babjes. Terreni i vështirë nuk lejon ndëhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës. Ky është zjarri me përmasat më të mëdha gjatë kësaj vere në pyjet e Librazhdit",- tha ai.

 

The post Eskalon zjarri në Librazhd – kërkohet ndërhyrje nga ajri appeared first on INSAJDERI.

SHBA teston me sukses sistemin e ndalimit të raketave

Posted: 30 Jul 2017 08:35 AM PDT

SHBA-ja ka thënë se me sukses ka rrëzuar një raketë balistike me rreze të mesme, në kuadër të testimeve, duke përdorur sistemin e pengimit , që shpreson ta vendosë në gadishullin korean.

Testi i sotëm i sistemit të mbrojtjes raketore (THAAD), është bërë në kohën e tensioneve të ngritura, pasi Koreja Veriore testoi me sukses një raketë balistike interkontinetale (ICBM), e cila dëshmoi se ka kapacitet për të arritur në territorin e SHBA-së.

Agjencia e Mbrojtjes Raketore në SHBA, ka thënë se testi amerikan është bërë ashtu që, një aeroplan i tipit C-17, duke fluturuar në Oqeanin Paqësor, ka nisur një raketë me rreze të mesme, e cila është zbuluar dhe penguar nga sistemi i mbrojtjes raketore THAAD, në Alaskë.

Kjo agjenci ka thënë se ky është testimi i 15-të që është kryer me sukses.

Disa nga testimet e këtij lloji ishin kryer nga Koreja Jugore, kur Seuli udhëhiqej nga qeveria e mëparshme.

Lideri i ri i Koresë Jugore, Moon Jae-In, pati pezulluar programin THAAD, në qershor, duke thënë se duhet të bëhet një vlerësim i ri i ndikimit të këtij programi në mjedis.

Kina ka qenë shumë e zemëruar me vendosjen e programit në këtë pjesë, duke e quajtur këtë hap si destabilizues për rajonin.

Presidenti rus, Vladimir Putin pati thënë se vendosja e programit THAAD, në Korenë Jugore dhe në Alaskë, "shkatërron balancin strategjik në botë". /REL

The post SHBA teston me sukses sistemin e ndalimit të raketave appeared first on INSAJDERI.

“E majta” kundër ushtrisë amerikane në Shkup – arrestohen katër persona

Posted: 30 Jul 2017 08:28 AM PDT

Katër demonstrues të partisë "E Majta" janë arrestuar dhe më vonë mbrëmë janë liruar, pasi që kanë dalë me transparent "Kundër luftës për profite", gjatë prezantimit të djeshëm të pajisjeve të ushtrive të Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qendër të Shkupit.

"E Majta" dje mbajti konferencë për media në të cilën kundërshtoi mbajtjen e stërvitjes ushtarake të ushtarëve amerikanë "Dragon Gardian 2017" në Maqedoni dhe kumtoi se është kundër anëtarësimit të vendit në NATO.

"Ne jemi kundër militarizimit të shoqërisë, kundër militarizmit që po e përhapin SHBA-të me këtë demonstrim të forcës në Maqedoni. Me këtë defile ne u dërguam ftesë të drejtpërdrejtë terroristëve, ndërkohë që si shtet jemi të paaftë për t'u përballur edhe me një stuhi ca më të madhe shiu. Ne duam që paratë të shpenzohen për arsim të mirë dhe për shëndetësi të mirë", porositi "E Majta".

Në kuadër të stërvitjes ushtarake "Dragon Gardian 2017" mbrëmë në Shkup, te porta "Maqedonia", u organizua prezantim i pajisjeve ARM-së dhe ushtrisë amerikane. Përveç prezantimit të pajisjeve, qytetarët patën mundësi të ndjekin edhe një demonstrim të shkathtësive ushtarake për vetëmbrojtje.

 

The post "E majta" kundër ushtrisë amerikane në Shkup – arrestohen katër persona appeared first on INSAJDERI.

Një tjetër super ofertë për Neymar, plus një dhuratë ekstra për Barcelonen

Posted: 30 Jul 2017 08:19 AM PDT

Kampioni i Superkupës së Francës, Paris Saint Germaini, ka vendosur që të paguajë klauzolën e Neymarit, prej 222 milionë eurove.

Sipas asaj që raporton "Mundo Deportivo", PSG-ja është duke menduar që përveç klauzolës, t'i ofrojë Barcelonës edhe një lojtar, në mënyrë që të mos e bllokojë më shumë këtë transferim dhe të arrihet marrëveshja sa më parë.

Di Maria, Draxler, Rabiot ose Verratti, janë lojtarët që PSG-ja i ka kërkuar Barcelonës të zgjedhë njërin prej tyre, teksa katalanasit do të arkëtojnë edhe 222 milionë euro nga largimi i Neymar.

Pique gjatë ditës së djeshme nuk e hodhi poshtë mundësin e largimit të Neymar, duke e thumbuar: "Zgjedh, para apo tituj"

The post Një tjetër super ofertë për Neymar, plus një dhuratë ekstra për Barcelonen appeared first on INSAJDERI.

“Zlatan qëndron në Europë”

Posted: 30 Jul 2017 07:54 AM PDT

Zlatan Ibrahimvic do të vijojë karrierën e tij në Europë. Kjo është ajo që e ka deklaruar Chris Klein, Presidenti i LA Galaxy, një prej klubeve të MLS që shfaqën interesin për të sjellë në SHBA sulmuesin suedez.

"Pasi të ketë përfunduar fazën e riaftësimit, Ibrahimovic do të kthehet në Europë. Kemi raport të shkëlqyera me futbollistin dhe agjentin e tij. I pëlqen klubi ynë dhe Los Anxhelesi. Jemi të interesuar për të siguruar shërbimin e tij, por unë besoj se ai do të qëndrojë në Europë. Gjithsesi dyert tona janë të hapura për një futbollist të kalibrit të Ibrahimovic, do të përfitonim shumë", tha Chris Klein.

Kjo deklaratë e Chris Klein përforcon akoma më shumë idenë se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të veshë sërish fanelën e Manchester United, pavarësisht se kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadoi më 30 qershor.

The post "Zlatan qëndron në Europë" appeared first on INSAJDERI.

Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë

Posted: 30 Jul 2017 07:42 AM PDT

Banorët e komunave veriore të Kosovës me vite nuk kanë paguar faturat për shpenzimet e ujit.

Mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës, thonë udhëheqës të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica", sipas të cilëve,nëse nuk ndërmerren masa, rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit nga kjo kompani.

Kompania Rajonale, Ujësjellësi "Mitrovica", gjendet në Shipol. Ajo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit.

Edhe zyrtarë të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë në largim të Kosovës, pranojnë se uji i harxhuar në atë pjesë nuk paguhet.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë thënë se një ndër arsyet e mospagimit të faturave, është refuzimi i qëllimshëm i pagesës së faturave nga konsumatorët, rastet sociale dhe pamundësia për inkasim.

Ky problem, sipas tyre, është temë diskutimi që nga paslufta me të gjithë faktorët relevantë.

Për të mundësuar operimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Mitrovica", thuhet më tutje në përgjigje, që nga viti 2009, kjo kompani është subvencionuar me mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi pesë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet operative të shkaktuara nga mospagesa e faturave të qytetarëve, kryesisht të pjesës veriore të Mitrovicës.

Edhe kryeshefi ekzekutiv në kompaninë e Ujësjellësit "Mitrovica", Sami Miftari për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbi 5 milionë euro janë dhënë subvencione nga Qeveria. Por, këto janë të pamjaftueshme, sipas tij, për mundësinë e operimit të kompanisë.

Ai kërkon nga institucionet e reja të dala nga zgjedhjeve e 11 qershorit, që ky problem të zgjidhet, marrë parasysh edhe natyrën politike që ka.

Miftari tregon se ka kërkuar që së paku institucionet shtetërore në atë pjesë të bëjnë pagesën e faturave, por as kjo nuk ka ndodhur.

Për faktin që 40 për qind e ujit të përgjithshëm, shpenzohet për komunat veriore të Mitrovicës, Miftari thotë se në raste të caktuara ndëshkohen qytetarët e komunave tjera, (konkretishtMitrovica jugore, Vushtrria dhe Skenderaj), me ndërprerje të furnizimit më uji, pasi furnizimi nuk lejohet të ndërpritet në pjesën veriore.

"Kjo ndodh nganjëherë,fabrika në Shipol dhe në Balincë është duke punuar me kapacitete të plota, por nganjëherë detyrohemi të bëjmë restruksion në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë por edhe të Skenderajit".

"Ky është problem që urgjentisht duhet të zgjidhet nga Qeveria e ardhshme e Kosovës, për arsye se është barrë e rëndë. Ne e blejmë ujin nga kanali i Ibër-Lepencit, rreth 40 mijë euro në muaj. Është e pakuptimit që ne e blejmë ujin, kurse në anën tjetër ne falim ujë", thotë Miftari, njofton REL.

Banorët e asaj pjese përveç se nuk paguajnë as faturat e energjisë së shpenzuar, për ta çmimi për këtë produkt është pesë herë më i ulët sesa në rajonet tjera.

Në anën tjetër, duke e cilësuar këtë dallim mes qytetarëve si shkelje e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit, tashmë ka hapur hetim zyrtarë, thotë për Radion e Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

"Ky rast tashme është në proces të hulumtimit, sa i përket bazës ligjore dhe korrespodencës më autoritetet përgjegjëse. Kështu që është në hetim e sipër. Dhe si të përfundohet hulumtimi ne do të dalim më një raport ku do të vlerësohet se a është shkelje e të drejtave të njeriut", thotë Jashari,

Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit.(REL)

 

The post Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë appeared first on INSAJDERI.

Busti i Skënderbeut në Hungari do të ndryshohet

Posted: 30 Jul 2017 07:32 AM PDT

Kështu është shprehur Ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse, pas reagimit që ka shkaktuar publikimi në faqen e Ambasadës në Facebook, të dy fotografive që paraqisnin shtatoren e Skënderbeut që do të vendoset në Budapest.

Reagime të ashpra, për shkak se Skënderbeu i realizuar nga skulptori hungarez, Mihaly Gabor, nuk kishte asnjë ngjashmëri me portretin e heroit. Pas kësaj, ambasadori Spasse ka nxituar të sqarojë përmes një statusi, po në faqen e Ambasadës në Facebook, shkruan KultPlus.

"Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin", shkruan ambasadori Arian Spasse. Madje edhe dy fotografitë e mëparshme janë hequr nga faqja.

REAGIMET

Disa ditë më parë, Ambasada shqiptare në Budapest, njoftoi vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar në Budapest, pranë monumentit të heroit hungarez, Janosh Huniadi. Skulptura është realizuar nga Mihaly Gabor. Për ta konkretizuar lajmin, ishin postuar edhe dy fotografi që tregonin ambasadorin Spasse me skulptorin përpara shtatores dhe një tjetër të monumentit, i cili, përveç përkrenares me brirë dhie, nuk kishte ndonjë ngjashmëri me imazhin e heroit, me të cilin jemi rritur.

Reagimi më i ashpër ndaj kësaj vepre erdhi nga Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi, i cili e quajti një "mynxyrë artistike", skulpturën hungareze. Ajo çka e irriton më së shumti artistin është sipas tij "injoranca" e institucioneve shqiptare, që pranojnë një "denigrim' të tillë të figurës së Heroit tonë Kombëtar.

Në një intervistë për "Panoramën", Isufi u shpreh se "në Arkivin e Vatikanit ka dhjetëra gravura, në të cilat shquhen disa tipare karakteristike të fizionomisë së Skënderbeut, si hunda si shkabë, vetullat me kënd. Elementë, mbi të cilët është mbështetur edhe Odhise Paskali, edhe pse ai e ka interpretuar figurën artistikisht".

Ai u sugjeroi institucioneve shqiptare që të këshillojnë skulptorin e huaj, por edhe ata shqiptarë, që të shfrytëzojnë arkivat e Vatikanit. Madje ai u shpreh pesimist, se fjala e tij do të shkonte në vesh të shurdhër, por me sa duket, nuk ndodhi kështu.

The post Busti i Skënderbeut në Hungari do të ndryshohet appeared first on INSAJDERI.

Brenda dy javësh dihen kandidatët e PDK-së për zgjedhjet lokale

Posted: 30 Jul 2017 07:26 AM PDT

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky subjekt politik po pret propozimet nga degët dhe brenda dy javëve do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Ai duke mos iu përgjigjur gazetarëve se a do të jetë ai kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, ka thënë se PDK do t'i hynë këtij procesi e mobilizuar.

"Kemi bërë një afat kohorë të propozimeve të cilat do të vinë nga degët dhe për të gjithë besoj brenda dy javëve të ardhshme do të jetë e ditur se kush do të jenë këta emra. Jo vetëm në Prishtinë por në cilëndo komunë e Kosovës, PDK do të hyjë e mobilizuar. Është e rëndësishme si edhe në të kaluarën ta ruajmë frymën e unitetit që e kemi pasur gjithmonë si subjekti më i fuqishëm në Kosovë që ka fituar shtatë parë zgjedhje dhe për neve kjo do të jetë pikënisja dhe përsëri fitorja do të jetë stacioni terminal i rrugëtimit të PDK-së edhe në zgjedhjet lokale", tha ai.

Sipas tij, kandidatët për kryetar të komunave si dhe në listën e kandidatëve për asamblistëve do të ketë risi të shumta, si pjesë e PDK-së, njofton rtklive.

Përndryshe, dje anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.

 

 

The post Brenda dy javësh dihen kandidatët e PDK-së për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Tadiq kritikon Vuçiqin për qasjen ndaj Kosovës

Posted: 30 Jul 2017 07:14 AM PDT

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se ideja e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapjen e "dialogut të brendshëm" për Kosovën është "akt bizar".

Ai ka thënë se nuk mund të mbështetesh në dialog për një temë të tillë të rëndësishme si identiteti dhe integriteti i vendit.

Në intervistën e transmetuar nga FoNet, presidenti i Partisë Socialdemokrate (SDS), Tadiq tha se fjala dialog to të thotë respektimi i opinioneve të ndryshme dhe erdhi në përfundimin se Vuçiq është "njeriu i gabuar për të biseduar lidhur me temën për Kosovën, për shkak se nuk ka qëndrim vetëkritik ndaj vetes së tij".

I pyetur që të sqarojë nëse e sheh Vuçiqin si pengesën kyçe për t'iu përgjigjur ftesës për dialog, Tadiq ka thënë se presidenti aktual i Serbisë po shkatërron dialogun, demokracinë dhe institucionet e pavarura.

Në lidhje me idetë e tij të mundshme për dialogun, Tadiq tha e pas marrëveshjes së Brukselit, Serbia pranon vlefshmërinë e sistemit ligjor të Kosovës në veri, dhe se tani Serbia gjendet në një "tatëpjetë" në raport me kapacitetet e saja për të kontrolluar diçka në Kosovë.

"Nuk kam informacion në lidhje me marrëveshjet konkrete të Vuçiqit, e para tij të Nikoliqit. Nuk jam i interesuar, por mendoj se shumë shpejt gjithçka do të dalë në pah", ka parashikuar ai.

Ai tha se presidenti i shtetit nuk ka të drejtën e as mandatin për të "humbur atë që nuk është humbur gjatë luftës", edhe pse ai beson që në Serbi është një besim se "është shumë moderne dhe pro-Evropiane të dorëzohesh dhe të humbësh atë që nuk ke humbur gjatë luftës".

"Esenca është se Vuçiq duhet të marrë përgjegjësinë e tij si president i shtetit", sugjeroi Tadiq, duke shtuar se "askush nuk do ta djegë Jarinjen, e as opozita nuk do të organizojë demonstrata të dhunshme me viktima njerëzore". /Insajderi.com

The post Tadiq kritikon Vuçiqin për qasjen ndaj Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Djemtë rrahin dhe e largojnë babanë nga shtëpia

Posted: 30 Jul 2017 07:03 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Poashtu, sipas policisë, ata e kanë larguar me forcë nga shtëpia babanë pas sulmit fizik.

Policia thotë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com

The post Djemtë rrahin dhe e largojnë babanë nga shtëpia appeared first on INSAJDERI.

Coutinho arrin marrëveshje me Barcelonën

Posted: 30 Jul 2017 06:47 AM PDT

Coutinho është një hap larg Barcelonës, Blaugranat sic shkruajnë në Spanjë kanë arritur akordin me lojtarin me Liverpulin që e ka kuptuar se e ka të pamundur ta mbajë brazilianin kundër dëshirës së tij.

Klubi angklez gjithsesi përvec pretendimeve për cmimin synon që ta ketë lojtarin për ndeshjen e parë në Champions në 15 gusht.

Pas kësaj date klubet pritet të zyrtarizojnë transferimin për një shumë nga 75 deri në 85 milionë euro, njofton supersport.

The post Coutinho arrin marrëveshje me Barcelonën appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more