Skip to main content

“E mashtrojnë keq smirasin, ia marrin një kafshë e ia shesin në Ferizaj” plus 7 more Ferizaj Press

“E mashtrojnë keq smirasin, ia marrin një kafshë e ia shesin në Ferizaj” plus 7 more Ferizaj Press


E mashtrojnë keq smirasin, ia marrin një kafshë e ia shesin në Ferizaj

Posted: 20 Jul 2017 09:52 AM PDT

Një rast  mashtrimi ka ndodhur në fshatin Smirë të Vitisë më 12.07.2017, kur një fermer është mashtruar nga një person, pasi ky i fundit ia ka "blerë" një gjedh në vlerë njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (1650), dhe po të njëjtën ditë e kishte shitur për njëmijë euro (1000) në tregun e  kafshëve të Ferizajt, duke i mbetur borxh smirasit, ka njoftuar policia e Kosovës.

Në raportin policor thuhet se mashtruesi është arrestuar.

"Më  19 Korrik 2017 rreth orës 18:30 në qytetin e Ferizajt, nga Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve të stacionit policor të Vitisë, i  dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës është sjellur në Stacionin policor të Vitisë,  për intervistim si i dyshuar për rastin ,,Mashtrim", të datës 12.07.2017 që kishte ndodhur në fshatin Smirë të komunës së Vitisë. I dyshuari i cili kishte mashtruar ankuesin duke ia blerë një gjedh në vlerë njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (1650), dhe po të njëjtën ditë e kishte shitur për njëmijë euro (1000) në tregun e  kafshëve të Ferizajt. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 ore, dhe ngritët kallëzim penal për vepër penale "Mashtrim" sipas nenit 335 të KPRK-së", thuhet në raportin e sotëm policor.

Rasti shkon në Gjykatë./PlusTv/

Deputetë të Republikës së Kosovës veproni me logjikë Shtetërore e jo partiake.

Posted: 20 Jul 2017 09:32 AM PDT

Kosova kerkon që sa ma shpejtë të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës e rrjedhimisht të formohet Qeveria e Republikës së Kosovës.

E që duhet të jetë Qeveri e të gjithë qytetarëve Shqiptarë që jetojnë edhe viset e okupuara të trojeve etnike shqiptare.

Deputet të nderuar që jeni zgjedhur në kto zgjedhjet e 11 Qershorit 2017 , mos harroni se jeni rritur me bukë e ujë të tokës së Shqipëris Etnike.

Mos harroni se në qfarë historie tragjike ka kalue Populli Shipëtarë në Kosovë e ju mos u bëni mendjemadh por bëhuni modestë siq është edhe Shqiptari.

Leni inatet personale e partiake se tjera parime nuk keni që nuk po bashkoheni , të gjithë në një formë apo formë tjetër jeni përgjegjës për proceset që po kalon politika e Kosovës e do të kalojë .

Prandaj urgjentisht uluni në sofren kombtare të pajtimit para së të uleni në tryezat ndërkombtare të përqarë.

Nuk e kemi luksin që të kemi instucione të mvarura e multietnike , por instucione Shtetrore me logjikë kombtare e Shtetformuse.

Kur ta mbajmë Kuvendin e tretë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jeni të ftuarë.

Me konsideratë

Hyzri Salihu
Koordinator i përgjithshëm i FBKSH,së
Shqipëri Etnike -Mërgatë
19.07.2017

U lansua projekti “Fokusohu në aftësi” nga organizata e personave me distrofi muskulare në Ferizaj

Posted: 20 Jul 2017 06:22 AM PDT

Ferizaj.20.07.2017. U lansua projekti  “Fokusohu në aftësi” që është duke u implementuar nga organizata e personave me distrofi muskulare në Ferizaj.

“Sot jemi duke e lansu projektin që është duke implimentar organizata e personave me distrofi muskulare ne Ferizaj.Është një projekt i financuar nga bashkimi evropian i menaxhuar nga zyra e bashkimit evropian  në Kosovë dhe implementuar nga organizata e personave me distrofi muskulare dega në Ferizaj.
Qellimi, projekti ka të bëjë me  rritjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Pra qëllimi i projektit ështe identifikimi i institucioneve të obliguara nga legjislacioni i aplikueshëm për të punësuar persona me aftësi të kufizuar. Aktivitet gjatë këtij projekti do të jenë, një hulumtim i të gjitha kompanive publike dhe private dhe institucioneve mbi gjendjen e të punësuarve me aftësi të kufizuara sipas ligjit ne fuqi. Çdo kompani dhe institucion është i obliguar që të punësojë persona me aftësi të kufizuara, në çdo 50 persona të jetë 1 me aftësi të kufizuara që në fund të vitit, diku gjatë dhjetorit do të dalim me një raport mbi të gjitha institucionet të cilat e kanë përmbushur kriterin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe ata të cilët nuk e kanë përmbushur këtë kriter.
Aktualisht është viti i dytë që jemi duke u marrë me  fushën e punësimit.
Vitin e kaluar kemi arritur që ti punësojmë 8 persona me aftësi të kufizuara kryesisht në sektorin privat . Kompanitë publike dhe institucionet nuk kanë shprehur gatishmëri duke thënë se kanë të punësuar me aftësi të kufizuara, mirëpo kur i kemi kërkuar saktë emrat dhe personat të cilët janë të punësuar kanë hezituar dhe nuk kanë pas ndonjë dëshmi për këtë.Ka persona që janë në gjendje për të punuar punë të ndryshme” u shpreh Enver Kosumi.

Gjate ketje projekti do te zhvillohen keto aktivitete: 1. Hulumtim. 2. Trajnimi i Personav me aftësi të kufizuar. 3. Tryeza e Rrumbullaket. 4. Takimet avokuese. 5. Konferenc për media.

Ekziston komiteti për persona me aftësi të kufizuar gjithashtu është formuar edhe një komision i cili merret me punësimin e këtyre personave, natyrisht duke i kontaktuar bizneset e ndryshme si dhe po ashtu edhe organet komunale te cilat do te jene te gatshme dhe do i dalin ne ndihme këtyre kategorive aq sa është e mundur dhe aq sa na lejojnë mundësitë tona. thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt Faruk Guri.
“Ne si në nivel lokal përveç këtij komiteti thash qe jemi duke u munduar qe ta bëjmë atë çka është e mundur.Unë dua të them se ne si shoqëri nuk kemi mundur t'iu dalim në ndihme aq sa duhet këtyre kategorive dmth me aftësi te kufizuar dhe posaçërisht këtij aktiviteti qe është për persona me distrofi.Por mendoj që në të ardhmen shoqëria gjithsesi duhet ta merr për obligim ndoshta edhe të bëjë një diskriminim pozitiv dhe të inkuadrojë jo ashtu siç i kërkon ligji që në çdo 50 persona të jete 1 i punësuar por të punësoj sa më tepër.Mbetet detyre e organeve lokale por ne përgjithësi dhe e bizneseve qe te japin kontributin e tyre me inkuadrimin e këtyre personave ne pune sepse këta e meritojnë më tepër se gjithë kategoritë tjera që jemi konkretisht.Ne jemi munduar qe te punësojmë këta persona edhe ne institucionet e komunës dhe mendoj qe përkundër asaj qe nuk është nje numër i deshifrueshëm dhe qe deshifrojmë ne, është nje numër afërsisht aq sa edhe kërkohet me ligj” u shpreh Faruk Guri.

 

Inspektorati i Ferizajt konfiskon 40 metra kub dru të prera pa leje

Posted: 20 Jul 2017 05:40 AM PDT

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës gjatë javës së kaluar ka realizuar aksione, të cilat kanë rezultuar me konfiskim të më shumë se 40 kubikëve dru nga prerësit pa leje, shkruan sot "Koha Ditore".

Aksionet e Drejtorisë së Bujqësisë janë zhvilluar më së shumti në zonën e Jezercit, derisa kjo pjesë është e njohur për pyje publike me dhjetëra e mijëra hektarë.

Për këtë aksion janë dërguar së paku 7 lëndë në gjykatë, të cilat pritet të zgjidhen brenda pak javësh, shkruan Koha Ditore.

Ndalohet e dyshuara në Ferizaj për marrje me prostitucion

Posted: 20 Jul 2017 05:22 AM PDT

Një femër është ndalur pasi e njëjta dyshohet se është marrë më prostitucion.

Rasti ka ndodh dje gjatë pasdites në Ferizaj, njofton Policia.

"Me 19.07.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare nën dyshimin se e njëjta në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ka kryer veprën penale".

Konfiskohen 1 mijë denarë në Ferizaj. Dy persona arrestohen për falsifikim të parave

Posted: 20 Jul 2017 05:10 AM PDT

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit dyshohen se kanë falsifikuar para.

Të dyshuarit thuhet se me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

''Në lidhje me rastin raportohet se me 19.07.2017 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare dhe gjatë kontrollit në disa shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370€ dhe 1.000 denarë të Maqedonisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt''.

Të rinjtë në fokus të interesimit për përkrahje nga komuna e Ferizajt

Posted: 20 Jul 2017 05:05 AM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik Shemsedin Sojeva, dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Naim Ferati, po marrin pjesë në konferencën një ditore në Gjilan me temën "Roli i të rinjëve në zhvillimin lokal". Po ashtu në këtë takim kanë marr pjesë edhe drejtues të Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL) i përfaqësuar nga kryetari i këtij këshilli Nuhi Cerkini.

Në këtë takim kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, foli për përkrahjen e të rinjëve, për iniciativa të ndryshme, dhe për bizneset startuese nga të rinjët si dhe për studentët ferizajas që po i kryejnë studimet e tyre në Itali, përmes një bashkëpunimi që ka Komuna e Ferizajt me Ternin e Italisë.

"Në si komunë, kemi shpreh interesimin tonë të përkrahim vizita të ndryshime studimore dhe konkurruese e përfaqësuese nëpër disa vende te botës , pastaj kemi dhënë edhe bursa e vazhdojmë të japim, si dhe kemi subvencionuar organizata jo qeveritare për aktivitetet e tyre në dobi të rinisë. Po ashtu kemi përkrahur edhe infrastrukturën për rini dhe objekte që shërbejnë për të rinjët siç është ndërtimi i objektit të Qendrës Rinore dhe Kinemasë së qytetit e cila do të përfundojë së shpejti ", tha kryetari Svarqa, duke shtuar se komuna e Ferizajt ka bashkëpunim të ngushtë edhe me organizata të ndryshme siç është GIZ-i gjerman, USAIDI- amerikan, Caritas Kosova dhe Caritasi i Luksembugut.

Gjatë kësaj konference kryetari Svarqa, është zotuar se do të përkrah të rinjët në vazhdimësi për projektet e idetë e reja që do të paraqesin ata.

Konferenca e sotme u organizua nga Banka Botërorë e përfaqësuar nga Gloria La Cava koordinatore për të rinjët nga Banka Botorë në Washington DC si dhe komuna e Gjilanit.

Edhe në këtë konference u ritheksua se të rinjët kosovar, por edhe ferizajas janë konkurrent me moshat e tyre sidomos në njohjen e gjuhëve të huaja kudo në botë, por getoizimi i Kosovës, reflekton shumë në arritjen e qëllimeve apo në realizimin e projekteve të tyre në përgjithësi.

Për fajin e gropës e pëson shenja (Foto lajm)

Posted: 19 Jul 2017 12:11 PM PDT

Ferizaj.19.07.2017. Në rrugën Zenun Beqa ka kohë që vozitësit po përballen me gropat në rrugë  e sidomos tani kur numri i automjeteve në komunikacion është shtuar. Gropa e cila ka kohë që është e hapur në këtë  udhëkryq të rrugëve "Zenun Beqa" dhe "Lidhja e Prizrenit" po paraqet problem për vozitësit e makinave.

Në shumicën e rasteve vozitësit po shfrytëzojnë edhe pjesë të trotuarit për t’u ikur defekteve eventuale nga kjo grop por si dukt sot dikush iku pak si shum. E këtë e pagou shenja e njoftimit të këtyre rrugëve.

"Shumë herë e  kemi rregulluar këtë gropë me vëtëinisiativë, kemi përdor edhe beton por pjesët e dëmtuara anash po bëjnë që sërish të prishet dhe të hapet gropa pasi  kjo  është edhe grumbullues u ujërave atmosferik" thot pronari i një  biznesi përball të cilit gjendet kjopjesë e dëmtuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more