Skip to main content

“Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 09:23 AM PDT

Dy vetura raportohet të jenë përplasur ballë për ballë njëra me tjetrën duke shkaktuar aksident të frikshëm. Nuk dihet ende për gjendjen e të lënduarve nga ky aksident. /Indeksonline/

Çka e pret Qeverinë e re, këto janë detyrat

Posted: 19 Jul 2017 09:22 AM PDT

Sipas tyre, ratifikimi nga legjislativi i ri i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili i hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën, do të jetë detyra e parë, e cila nuk mund të shmanget në çfarëdo mënyre.

Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se prioritetet e Qeverisë së ardhshme do të përcaktohen varësisht se nga kush do të krijohet Qeveria, nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën i njohur si koalicioni PAN, i cili ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, apo nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar 32 ulëse.

Prioritetet e subjekteve politike, sipas tij, janë të ndryshme, por kushdo që do ta krijojë Qeverinë, do të ballafaqohet të paktën me tri çështje që konsiderohen prioritete.

"Pavarësisht orientimeve të tyre ideologjike apo programore, është që të kalohet sa më shpejtë Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit e Zi. Pastaj, do të duhej të bëhej sundimi i ligjit, përmes të cilit luftohet korrupsioni dhe që ndërlidhet me investimet e huaja në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Një prioritet i tretë, do të duhej të ishte reforma në shëndetësi, investimet më të mëdha, qoftë në infrastrukturë, në objekte, në ofrimin e më shumë shërbimeve për qytetarët e Kosovës", thotë Krasniqi.

Mendim të përafërt ka edhe njohësi i çështjeve politike, Emrush Ujkani. Duke folur për Radion Evropa e Lirë ai thotë se prioritetet me të cilat do të ballafaqohet Qeveria e re, janë obligime ndërkombëtare, por edhe të brendshme.

"Ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin me malin e Zi, në këtë format apo në ndonjë tjetër, duhet përfundimisht ta ketë një përgjigje. E dyta do të jetë çështja e bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtarë për të mundësuar funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Natyrisht, si çështje e brendshme, institucionit të kryeministrit dhe Qeverisë së re do t'i bie që ta shtyjë përpara, aq sa është e mundur, gjendjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, që ta kthejë në njëfarë forme besimin e Qeverisë tek qytetarët. Mendoj që kohët e fundit, besimi në Qeveri ka qenë goxha në nivel të ulët", thotë Ujkani.

Megjithatë, Krasniqi shpreh mendimin se Qeveria e re do të përballet edhe me, siç thotë ai, detyra të tjera, të cilat janë të pashmangshme.

"Krijimi i Asociacionit (të komunave me shumicë serbe) dhe një sërë kërkesash tjera, të cilat do të jenë të pashmangshme", vlerëson Krasniqi.

Ujkani, thekson se vazhdimi i dialogut me Serbinë, do të jetë i pashmangshëm për Qeverinë e re.

"Për të dhënë një kontribut të mjaftueshëm, për t'i kontribuuar stabilitetit rajonal, dialogu me Serbinë është detyrë që duhet të vazhdojë edhe më tutje. Natyrisht që Kosova, obligimet e karakterit ndërkombëtar, nuk është se i ka të reja. Do të jetë edhe lufta për ta fuqizuar sundimin e ligjit dhe për ta pavarësuar gjyqësorin në ndërmarrjen e veprimeve të veta".

Për formimin e Qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve. Deri më tash asnjë nga subjektet politike që kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë prezantuar ndonjë koalicion, i cili ua garanton shumicën parlamentare, gjë që do tu mundësonte edhe krijimin e Qeverisë së re.

Ky është qëndrimi amerikan për Qeverinë e re që e shpalosi Hoyt Yee

Posted: 19 Jul 2017 09:21 AM PDT

Hoyt Yee në një intervistë për "Zërin e Amerikës", tha se qëndrimi i amerikanëve për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë është se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

"Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve", ka thënë Yee, derisa ka shtuar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara është që janë të gatshëm dhe presin me padurim që të fillojnë të punojnë me qeverinë e re në Kosovë.

"…qeveria e fundit nuk ishte shumë e suksesshme për ta realizuar: bëhet fjalë për përparim të vërtetë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe në drejtim të krijimit të një ambjenti ku bizneset të zhvillohen në Kosovë dhe ku vendi të bëjë përparim drejt integrimit të mëtejshëm me Evropën, si për shembull udhëtimi pa viza. Të gjitha këto ishin të realizueshme gjatë qeverisjes së kaluar dhe për fat të keq nuk u arritën", ka thënë Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan.

Ai gjithashtu tha se "qeveria e Kosovës ka detyrim të jetë serioze, dhe disa herë e guximshme, një qeveri e përgjegjshme që është sinqerisht e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të shënuar përparim dhe jo thjesht të shkaktojë vonesa, ngecje dhe të luajë lojra politike, por të jetë serioze për te hedhur disa hapa konkretë drejt objektivave të popullit të Kosovës".

Vetëvendosja si parti, ka fituar më shumë vota se çdo parti tjetër. Ju flisni për bashkëpunim me një qeverisje që ndan vlerat tuaja, por Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër Vetëvendosjen në të kaluarën. A do të pranonit një qeveri me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes?

Hoyt Yee: Siç e thashë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, ose në çdo vend tjetër në Evropë. Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve. Janë Vetëvendosja ose partitë e tjera përgjegjëse për të gjetur konsensusin e nevojshëm që të kenë shumicën e nevojshme në parlament, që të mund të funksionojnë si qeveri. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria e re dhe partitë që përbëjnë atë qeveri, si edhe partitë e opozitës të plotësojnë detyrimet e tyre të partneritetit. Pra nëse ne japim ndihmën që kanë kërkuar palët në Kosovë, ne do ta bëjmë pjesën tonë. Por ne presim që edhe palët atje të bëjnë pjesën e tyre, që do të thotë respektimi i shtetit ligjor, çka do të thotë jo gaz lotsjellës, jo dhunë në parlament –diçka e papranueshme nga çdo demokraci në Evropë, do të thotë të mbajnë premtimet. Pra jo të na thonë që do të bëjnë disa reforma dhe pastaj të mos ta plotësojnë atë premtim, do të thotë gjithashtu ta luftojnë pa rezerva korrupsionin, jo të shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të mbajnë zyrtarë të korruptuar në qeveri. Nëse partitë në koalicionin qeveritar në qeverinë e re, bëjnë pjesën e tyre, plotësojnë pritshmëritë tona që ne i kemi shprehur prej kohësh, ne do të bëjmë pjesën tonë, dhe do ta mbështesim atë qeveri.

Përmendore për mërgimtarët në qytetet shqiptare

Posted: 19 Jul 2017 07:56 AM PDT

Kam dëshirë të organizoj një projekt ku në secilin qytet shqiptar të bëj përmendoren e mërgimtarit me bagazh të zbrazur, e sytë plot mall.

Kosova është shteti më i pasur me mërgimtarë, e për çudi nuk e kemi një Lëndinë të lotëve siç e ka Korça.

Se harroj kurrë sa përshtypje më ka lënë kur e kam kuptuar se cili është kuptimi i Lëndinës së lotëve.
Se aty ndaheshin mërgimtarët nga më të dashurit e tyre, por aty nuk përfundonin lotët, aty vetëm se do të fillonin.
Them kështu sepse jo vetëm dikur por edhe tani janë të shumtë mërgimtarët që udhëtojnë ilegalisht e me mijëra shqetësime.
Jo vetëm rruga e pasigurt, por edhe një e ardhme me pikëpyetje pafund.
Po edhe sikur të të presin të gjitha të mirat, e të shkosh me aeroplanin më luksoz, sërish për Atdheun tënd do të vuash, do të ëndërrosh kthimin.
Marrim shembull para një muaji ylli botëror i futbollit Granit Xhaka para një publiku të huaj u përgjigjet mediave zvicerane në pyetjen se ku i kalon pushimet: në Kosovë, në Atdheun tim, u përgjigj Graniti me dashuri e nxitim, duke i lënë të gjithë të pranishmit pa tekst.
Pra mërgimtarët vijnë me dashuri, ata janë engjëjt e atdheut.
Ata janë mbështetja primare në çdo sferë.
U sjellin ide e dashuri
U ndërtojnë shtëpi
U sjellin dhurata
U mbështesin në projekte
U ndihmojnë në derte, në halle e në dasma
Pra mërgimtarët janë shtylla më primare. Ju lutem mos i quani të huaj. Ata janë në vendin e tyre. Bile nëse ndonjëri nuk ka një copë tokë, nuk është keq edhe t`ia falni dikush nga ju vendasit, se ai nuk do ta marrë atë copë tokë në bagazh, por emrin ta ketë atje në tokën e bukur amë.

Por edhe nëse nuk e kemi atje asnjë copë tokë, po ua them troç, se çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare është e imja dhe e ndjej në zemër fort.

Pra me moton MËRGIMTARËT JANË KRAHU I DJATHTË I SHQIPTARISË dilni e pritni mërgimtarët me përqafimin më të ngrohtë vëllazëror.
Ndihmoni ata të kalojnë bukur, sepse ata vijnë të lodhur, si nga puna e mërgimit e si nga lodhja e udhëtimit.
Nderojeni mërgimtarin, jo me luks, por me një lule, me një gotë qumësht, me një çaj, me një fjalë të mirë, me një bekim, nderoni mërgimtarët sepse ata meritojnë shumë falënderim.
Pyeta një ditë postën e Kosovës: a keni ndonjë pullë postare me mërgimtarin? Po, ishte përgjigjja, bile më dërguan edhe si duket, dhe më erdhi mirë që janë kujtuar.
Kam dëshirë të organizoj një projekt ku në secilin qytet shqiptar të bëj përmendoren e mërgimtarit me bagazh të zbrazur, e sytë plot mall. Do të duhej qeveria të më përkrahte në këtë ide … do t`i falënderoj den baba den  🙂
Kisha pasur dëshirë që jo lëndina të lotëve, por përqafime të ngrohta të quhen pushimet e tyre.
Duani se janë ata që jetojnë me mall
Duani sepse ata nuk u japin juve për luksin më të madh
Duani se ata një pjesë të jetës për ju e dhuruan
Duani se janë gjaku juaj
Duani se ata ju duan sepse jemi një ani pse nga derti u larguam

Me shpresën se kjo verë do të jetë e bukur për çdo mërgimtar
ju dërgoj të fala të përzemërta atdhetarë

Mërgimtarja që pret me ardhë …

Hava Kurti- Krasniqi

Morina: Si ta shpëtojmë hendbollin ferizajas?

Posted: 19 Jul 2017 07:48 AM PDT

Ish kapiteni dhe ish trajneri i skuadrës me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, Xhavit Morina, së bashku me disa njohës dhe asat e hendbollit, ka vendosur që të merr iniciativë për ta organizuar tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin ferizajas. "Është bërë e tepërt se në çfarë gjendje ka rënë në përgjithësi hendbolli ferizajas apo që njihet si tempulli i hendbollit. Ka vitet që ka marrë tatëpjetën, por këtë vit ka arritur kulmin dhe ka humbur durimin edhe në mesin e qytetarëve. Shumë qytetarë janë të irrituar e të trishtuar pse është në këtë gjendje hendbolli. Nuk duam ta kërkojmë as fajtorin dhe pse jemi këtu. Me disa njohës të këtij sporti, me disa që kanë derdhur shumë mund e djersë, me yjet e hendbollit, do të mundohen të organizojmë tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Ferizaj ka traditë, ka qenë shembull dhe duhet të jetë shembull për të gjithë për hendboll. E dimë me gjenerata e gjenerata se në vitet e 70-ta, 80-ta, po ashtu edhe në kohën e okupimit dhe po ashtu edhe disa vite pas luftës, që ishim prej më të organizuarve. Sot është koha të mblidhemi dhe të vendosim për fatin e hendbollit tonë qoftë të meshkujt qoftë të femrat, ta kthejmë në binarët e duhur e të udhëhiqet nga njerëzit e vërtetë.  Ish kryetarë të klubeve, asat e këtij sportit, kryetari i Komunës, drejtori sportiv i Ferizajt, partitë e ndryshme politike, intelektualë, profesorë e arsimtarë, gazetarë, qytetarë e tifozë, biznesmenë, kryetarë e këtyre klubeve, e kush që mundet të jenë në tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin.

Të gjithë po e shohin se hendbollin në vendin e traditës po shkon drejt varrosjes, ka humbur interesimin e shikueshmërinë. Pse mos ta kthejmë brenda një kohë të shkurtër në suazat e normales dhe të jemi shembull apo si një Vardar i Shkupit që sot luan me shumë suksese në garat Champions League (dikur Vardarin e kemi shkelur me lojë e rezultat, pra në vitet e 80-ta).

Ferizaj është i dyti për nga fuqia financiare dhe që mundet të kemi një kryesi të jashtëzakonshme qoftë të meshkujt e qoftë të femrat, bile me këto të fundit para dy vjetësh sundonim Ligën. Pra, të angazhojmë trajner që ka të panumërt në qytetin tonë, ekspertë të shquar dhe të bëjmë ekipin që pas një kohe të shkurt të na duartrokasin të gjithë e të na lakmojnë dhe të marrim modelin tonë. Mjaft duruam me këtë gjendje.

Besoj e shpresoj se në tryezën që pritet të organizohet gjatë këtyre ditëve, të marrim pjesë një numër i madh e të dalim shumë të fuqishëm, si asnjëherë më parë unik dhe ta kthejmë krenarinë e hendbollit jo vetëm në qytetin tonë. Një tryezë produktive, kontribuuese dhe të formojmë të gjitha trupat që e dërgojnë hendbollin në vendin e merituar e jo si po shkon në humnerë", tha Morina për gazetën kombëtare "Bota sot".

Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë kosovarët

Posted: 19 Jul 2017 04:45 AM PDT

Rasti procedohet në njësinë e hetimeve.Përmes një njoftimi, policia bën me dije se këto janë raste që kohëve të fundit po paraqite nga qytetarë të ndryshëm. "Para dy ditëve këtu në qytetin e Gjilanit është arrestuar një i dyshuar nga Komuna e Podujevës, që përmes mashtrimit se kinse e kishte një familjar të sëmur u merrte para personave duke kërkuar nëpër shtëpi, i njëjti është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48. Policia e Kosovës porosit që në as një rrethanë qytetarët mos të bien pre e këtyre mashtrimeve duke u dëmtuar materialisht, në raste të tilla menjëherë të lajmërohet Policia e Kosovës për mes numrit 192 i cili është në shërbim njëzet e katër orë", thuhet në njoftim.

SHBA i kërkon Vuciqit të mos i japë status diplomatik bazës ruse në Nish

Posted: 19 Jul 2017 04:45 AM PDT

"Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Uashington" kanë raportuar mediat serbe.

Gazeta serbe "Blic" po ashtu ka shkruar se takimi Vuçiq-Pence ka kaluar "me më pak dramë" se sa që ishte rastin me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor./Express/

Në Gjilan burri rreh gruan e bën për emergjencë

Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT

Sipas njoftimit të policisë, njësitet sektoriale i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

"Nga hetimet e para mësohet se Qifti bashkëshortor gjersa ishin duke qëndruar ne shtëpinë e tyre, fillimisht kanë pas një konflikt të ashpër verbal ne mes vete lidhur me pozitën e ndërtimit te shtëpisë se re, me pas gjendja tensionohet dhe i dyshuari e godet viktimën ne kokë, fytyrë dhe trup duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është transportuar ne Emergjence rajonale këtu në Gjilan, pas trajtimit e njëjta lirohet", thuhet në njoftim.

I dyshuari pasi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendim te Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 ore. Rasti procedohet Prokurori Themelore.

Njoftim i rëndësishëm i UP’së për provimet pranuese që mbahen nesër e pasnesër

Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT

Rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë, vizituan pesë NjA, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik.

"Vlen të theksohet se në të gjitha NjA të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Kandidatët ishin të vendosur nëpër salla, duke plotësuar testet, derisa menaxhmenti i NjA, stafi akademik, kujdestarët dhe sigurimi ishin të pranishëm në të gjitha hapësirat e vizituara", thuhet në njoftimin për media të UP-së.

Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasdites, nesër dhe pasnesër.

Për më shumë informata, ju lutem, përcillni listën tanimë të publikuar, si në vijim:

Fakulteti Filozofik më datë 19.7.2017 në ora 9.00

Fakulteti i Filologjisë më datë 19.7.2017 në ora 9.00

Fakulteti Juridik më datë 19.7.2017 në ora 9.00

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.7.2017 fillon në ora 9.00-15.00

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.7.2017 fillon në ora 15.30-17.30

Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.7.2017 dhe 20.7.2017 në ora 9.00

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.7.2017 në ora 9.00

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.7.2017 fillon në ora 9.00-11.00

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19 dhe 20.7.2017 në ora 8.00

10. Fakulteti i Edukimit më datë 19.7.2017 në ora 9.00

11. Fakulteti i SHMN-së më datë 20.7.2017 në ora 9.00

12. Fakulteti Ekonomik më datë 20.7.2017 në ora 9.00

13. Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.7.2017 duke filluar nga ora 9.00.

Aktivistja e Vetëvendosjes: Ata që e thirrin sot ezanin në xhamitë e Prishtinës ta gërryejnë veshin

Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT

Sipas saj, disa tingëllojë sikur kanë dalë në në garë, e ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort.

"Thirrja e ezanit asht ndëgju në çdo cep të Prishtinës (para vitit 99) nga xhamia e madhe. Sa kujtoj, gjithmonë asht thirrë nga besimtarë me potencial zani, apo thanë ndryshe, za melodik. S’jam në dijeni nëse ka pasë kritere kush mundet me thirrë, por kryesorja nuk janë bezdisë as besimet e tjera, as jobesimtarët.

Sot, nuk dihet kush e ‘nisë e bitisë’, me zëra që ta grryjnë timpanin e veshit. Disa tingllojnë sikur kanë dalë në garë, ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort. E krejt esenca asht që me u ndëgju zani në secilin cep, gja që për territorin e Prishtinës kish me mjaftu një ose eventualisht dy zëra", është shprehur ajo.

Siç është shprehur ajo, në këtë rast, nuk ka lidhje besimi e mosbesimi. "Mos e përdorni si kundër argument, sepse asht temë tjetër", ka shtuar ajo./Express/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more