Skip to main content

“Labinot Tahiri: Ramushi, Adem Jashari i gjallë, do të votoj si më thotë partia” plus 9 more Ferizaj Press

“Labinot Tahiri: Ramushi, Adem Jashari i gjallë, do të votoj si më thotë partia” plus 9 more Ferizaj Press


Labinot Tahiri: Ramushi, Adem Jashari i gjallë, do të votoj si më thotë partia

Posted: 20 Jun 2017 10:17 AM PDT

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se do të respektoj vendimin e partisë dhe nuk do të ketë qëndrim ndryshe pavarësisht vendimit qe do të marr ky subjekt për pozicionimin e saj në skenën politike.

Tahiri ka thënë se e çmon jashtëzakonisht shumë figurën e Ramush Haradinajt, por nuk do ta mbështes me votë në Kuvend, nëse partia nuk vendos për këtë.

Thotë se si deputet i Kuvendit do të respektoj vendimet e partisë, dhe nuk do të votoj ndryshe nga vendimi qe do të marrë AKR.

"Si deputet do të respektoj vendimet e partisë dhe nuk kam mundësi të veproj ndryshe. Gjithçka qe vendos partia është e mirëpritur nga ana ime", ka thënë Tahiri.

Duke folur për të nominuarin e PAN-it për kryeministër, deputeti i ardhshëm i Kuvendit ka thënë se ka bërë shumë për luftën dhe paqen. Madje, nuk heziton ta thotë se ai mund të jetë një Adem Jashari i gjallë.

"Ai njeri e ka pastruar luftën e UÇK-së në Kosovë dhe i ka treguar botës se populli i Kosovës ka pasur të drejtë ta ketë lirinë për arsye se ka qenë i okupuar nga Serbia. Ai e ka dëshmuar veten duke e lënë kryeministrinë për të treguar se populli i Kosovës e ka të drejtën ta gëzoj pavarësinë. Kam respekt të veçantë, saqë mund ta quaj se ai njeri mund të jetë një Adem Jashari i gjallë", ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se partitë qe janë në pushtet duhet t'i mbajnë premtimet pasi qytetarët thotë se janë të dëshpëruar.

"Për mua nuk ndryshon asgjë titulli deputet. Do të jem ai qe kam qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Jam i kënaqur me rezultatin. Në Ferizaj jam fitues, sepse AKR ka qenë më 1300 vota, ndërsa tani i kam mbi 5000 vota si Labinot Tahiri. Në nivel të Kosovës janë mbi 15.000 mijë vota", ka shtuar ai.

I pyetur, nëse do të heq dorë nga kandidimi për kryetar të Ferizajt pasi do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se vendimi do të merret bashkërisht në organet e partisë./Indeksonline/

Zgjedhjet, fituesit e tyre moral

Posted: 20 Jun 2017 06:11 AM PDT

    Zhvillimet e fundit politike, egoja që me çdo kusht të jenë në listën e garës për Parlamentin e Kosovës, pavarësisht epilogut të rrjedhjes së ngjarjeve, si duket e diela e 11 qershorit u ka hap sytë shumë njerëzve të heshtur, të cilëve për kaq kohë nuk ju është ndjerë zëri.

Pa tjetër se duhet bërë një analizë e hollësishme mbi procesin e lëvizjen e elektoratit, për të cilën konsideroj se është përgjegjësi e gjithë neve, për të shpërblyer fituesit, e në anën tjetër për t'i ndëshkuar humbësit.

Fitues i përqindjes, sigurisht se është subjekti LVV në Ferizaj, e cila është radhitur si e para, por kjo nuk do të thotë se arriti ta bindë masën brenda natës për t'ia dhënë besimin. Ishte me fat ky subjekt që arriti ti marrë votat e dëshpërimit, pasi që menjëherë pas përfundimit të procesit, edhe vetë zyrtarët e këtij subjekti ishin të surprizuar, nuk e kishin pritur.

Me dhënien e rezultateve preliminare, analist, gazetarë e shumë të tjerë vlerësuan si kohën për ndryshime, për të cilën isha pajtuar pjesërisht. Në aspektin e përgjithshëm, nuk e besoj se ka ardhur koha për ndryshime, nuk e besoj që ferizajasit kanë nxënë hapin e ndryshimit. Duke qenë pjesë e jetës së këtij qyteti, duke njohur mentalitetit e ferizajasit, ne jemi të gatshëm të shtyhemi me brryla në mes vete, por kur bëhet fjalë për të tjerët jemi bujar, të gatshëm për t'ia lënë rrugën e lirë, për qefet e tyre. Neve ferizajasve na mungon termi, qysh kanë shumë qytetet të mëdha të vendit ,,Lokalistë", nuk dimë të vlerësojmë vetëveten, por për të tjerët vlerësojmë lartë, e kemi specialitet.

Sovrani tha fjalën e vet! – nxori fitues subjektin LVV, por bashk me këtë fitore, nuk nxori triumfues kandidatët e këtij subjekti për përfaqësim në Parlament, të cilët ishin mjaft në numër. Votat e ferizajasve duhet të shkonin në Prishtinë, Prizren e ku jo, por këto vota nuk duhet të ndaleshin në Ferizaj, për kandidatët në garë,ishte e ndaluar. Votat e ferizajasve duhet të shkonin për Albinin, Glaukin, për t'birin e dreqit, por nuk shiheshin të rëndësishme për Emrushin, Shyqeriun, Bashkimin, Shpendin e Xhevatin. Siq shihet edhe nga grumbullimi i votave, këta të apostrofuar nuk janë në listën e të preferuarve të LVV. Në këtë garë ata duhet të mbledhin votën nga qytetarët ferizajas, nga familjaret e tyre e farefisi, për të tjerët, se sa të mblidhnin elektorat rreth vete për të triumfuar në këtë garë që i kishin hyrë.

Në anën tjetër, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kjo e fundit e shkrirë në LDK sapo morri hapat e parë në skenën politike, anëtarët e votuesit e tyre, të drejtën e votës për përfaqësim ia besuan të tjerëve jashtë qytetit tonë, që është e dhimbshme. Në këtë lëmsh të krijuar pas zgjedhjeve, nuk mundem pa ju kthyer edhe thënieve të vjetra popullore " I yti edhe mund të të vras, por ashtin ta ruan", e kjo nuk ndodhi në këtë rast. Sigurisht se elektorati i LDK-së, i nxitur nga dikush brenda këtij subjekti, për teke individuale, e për inat të të tjerëve, puna e keqe që po bënë kryetar Sfarqa, i cili mundohej që përmes pozicionit që ka si i pari i qytetit, të joshë militant të partive të tjera, duke i rehatuar nëpër pozicione të ndryshme me kontratë për shërbime të veçanta, duke emëruar drejtor e nën drejtorë të partive të tjera, sigurisht për rritjen e numrave të partisë së tij, pa vërejtur zjarrin brenda partisë së tij, i cili ishte akumuluar prej kohësh. Pakënaqësitë e njerëzve të këtij subjekti u panë në ditën e zgjedhjeve, ku këtë subjekt, i cili udhëheq me qytetin, e nxori të tretën. Ishte fat i mirë për LDK-në e koalicionin e tyre, për të mos pësuar debakël, që në listën zyrtare në garë kishin kandidatin nga radhët e AKR-së Labinot Tahirin, i cili ia siguroi mbi 5.000 vota.

Siç po duket nga të dhënat preliminare, lojën e lokalistit e ka luajtur më së miri PDK-ja, që kishte rreth vetës disa parti të vogla, e në fund lidhi marrëveshje edhe me AAK-në e NISMEN, kjo e fundit e cila rrezikonte të kalonte edhe pragun zgjedhor pa koalicion. Shumë nga anëtarët e PDK-së, AAK-së e mirëpritën këtë lidhje të koalicionit, por kishte edhe nga ata që mendonin ndryshe, e shihnin të dëmshëm, posaçërisht për subjektin më të madhë PDK-në. Lidershipi i PDK-së, për të manifestuar të kundërtën e asaj që thuhej nëpër media, se këta janë të interesuar për pushtet, hoqi dorë nga kandidatura për kryeministër, duke i besuar e mbështetur kundërshtarin e tij politik nga radhët e AAK-së, z.Ramush Haradinaj, siç duket pa analizuar rrezikun që mund t'i vinte nga pakënaqësitë e elektoratit të saj, sepse në të gjitha degët e nëndegët ishin përgatitur për kandidaturën e z.Kadri Veselit për kryeministër. PDK-ja edhe në përfshirjen e përgjithshme regjionale ka korrur suksese, sepse nga qyteti ynë janë siguruar votat e deputetit nga komuna e Shtimes, por jo edhe ata të cilët nuk i përkasin këtij regjioni, me disa përjashtime të preferencave individuale.

Pavarësisht përqindjes së numrave që kalkulohen, si qytetarë ferizajas konsideroj se fitues moral i këtyre zgjedhjeve në Ferizaj mund të jetë LVV, por fitues i njëmend për qytetin tonë mbetet PDK-ja, sepse nga tre të nominuar për Parlamentin e Kosovës, sa kishte ky subjekt, të tret kanë fituar vota të mjaftueshme për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, e në bazë të numrave për përfaqësim, për mua mbetet subjekti PDK, fitues i këtyre zgjedhjeve në qytetin tonë.

Në listën zyrtare për Kuvendin e Kosovës, partitë politike në Ferizaj garuan me njerëzit e tyre që vlerësuan në përfaqësim të dinjitetshëm:

  • Koalicioni PDK-AAK-NISMA e të tjerët,

  1. Elmi Reqica PDK, deputet i ardhshëm,

  2. Agim Aliu PDK, deputet i ardhshëm,

  3. Mexhide Topalli PDK, deputete e ardhshme,

  4. Xhavit Zariqi AAK, ende nuk dihet,

  5. Ardian Sejdiu PD, ende nuk dihet.

  • Koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA,

  1. Milazim Haliti LDK, ende nuk dihet,

  2. Synavere Rysha LDK, ende nuk dihet,

  3. Blerim Grainca LDK, ende nuk dihet,

  4. Labinot Tahiri AKR, deputet i ardhshëm,

  5. Mimoza Ibishi AKR, ende nuk dihet,

  • Lëvizja VV,

  1. Faton Topalli LVV, deputet i ardhshëm,

  2. Emrush Xhemajli LVV, ende nuk dihet,

  3. Valon Ramadani LVV, ende nuk dihet,

  4. Shyqeri Hyseni LVV, ende nuk dihet,

  5. Bashkim Misini LVV, ende nuk dihet,

  6. Shpend Hysaj LVV, ende nuk dihet,

  7. Xhevat Sallahu LVV, ene nuk dihet.

Duke i analizuar rezultatet preliminare, shihet qartë se kush është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Nuk pres ndryshim të përfaqësimit, pasi që më tani është më se e dukshme.

Degët e partive politike në Ferizaj, para se gjithash duhet të mendojnë për qytetin tonë, për njerëzit e këtij vendi, se sa qëllimet partiake për të grumbulluar vota për individët të cilëve në të ardhmen edhe nuk mund të ju kërkosh llogari.

Hapat e parë që duhet të merren me formimi e qeverisë së re, e me prioritet, konsideroj se janë ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve, ku duhet të ndryshohet nga ai aktual si një zonë zgjedhore, të krijohen shumë zona zgjedhore, apo edhe rajonale, me qëllimin më të mirë, që të pengohet kontrabandimi i votave, nga njerëzit me ndikim e autoritarë, pasi që përmes kësaj po dëmtohen shumë zona të caktuara, duke mos pasur përfaqësim adekuat në nivelin qendrorë.

Edhe në legjislaturën e kaluar, qyteti ynë ishte mjaft mirë i përfaqësuar, kishte nëntë (9) deputet, të cilët kanë mundur t'i bashkërendojnë veprimet e tyre në të mirë të qytetit tonë, të krijojnë një grup të fuqishëm parlamentarë, duke i thirrur ndërgjegjes, se për se janë të thirrur, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për inate personale e partiake.

Kur bëhet fjalë për pasurimin e arkës së shtetit, qyteti ynë njihet si aset i fuqishëm ekonomik, e kur bëhet fjalë për investime në këtë pjesë të vendit, ato janë të pakta, për të mos thënë fare hiq. Madje nga të gjitha legjislaturat e pasluftës së Kosovës, asnjëherë nuk jemi përfshirë në ekzekutiven e vendit, në postet kyçe, me përjashtim të një rasti, kur kishim një zv.kryeministër.

Duhet të mendohet, që në të ardhmen njerëzit të cilët na përfaqësojnë në nivelin qendrorë, të jenë koshient karshi kërkesave të qytetit, të bashkërendojnë veprimet e tyre politike, e pse jo të fillojnë të zbatojnë edhe masat e reciprocitetit, duke i kundërshtuar ligjet të cilat sillen në Parlament për miratim, nëse vazhdohet me këtë diskursin e deritanishëm për mos përkrahje të banorëve të Ferizajt, sepse kjo gjendje e deritanishme është bërë e paduruar nga banorët ferizajas.

U bëjë thirrje të gjithë atyre deputeteve të legjislaturës së re, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës, që para interesave partiake, të mendojnë për qytetin tonë. Të vejnë komunikim të mirëfilltë në mes veti, për të mirën e Ferizajt, për të mirën e njerëzve të saj, për të cilët janë të thirrur për përfaqësim.

MA: Nexhat Shahini

(Magjistër i Historisë)

Kushti për të fituar besimin elektoral është kushti më i rëndësishëm në politikë

Posted: 20 Jun 2017 06:00 AM PDT

Çuditem se pse disa politikanë, ose pretendues për t'u marrë me politikë, nuk pajtohen me faktin se kushti për të fituar besimin elektoral është kushti më i rëndësishëm në politikë.

Besimin elektoral, si strukturë politike e organizuar, e fiton vetëm atëherë kur brenda strukturës janë vlerat që i kërkon elektorati. Në asnjë mënyrë tjetër.

Janë disa aktivistë nëpër partitë politike, dmth edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, që janë pjesë e strukturave udhëheqëse të saj, por që janë shumë refuzues dhe janë shumë të papranueshëm për publikun.

Dhe këtë gjë e dinë të gjithë!
E dinë edhe ata vetë!

Fakti se ata e duan sinqerisht, ose për ndonjë interes të caktuar partinë, në këtë rast Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është kusht i mjaftueshëm që këta njerëz të jenë në krye të saj.

Meritokracia individuale brenda partisë politike nuk matet me kohën e qëndrimit në atë parti.
Ajo duhet të matet me vlerat që ia shton asaj partie.

Meritokracia duhet të matet me vetë vlerat e atyre që e përfaqësojnë atë parti.

Dhe fatmirësisht, nëpër partitë politike, e më së shumti në Partinë Demokratike, ka njerëz të edukuar dhe që janë me vlera kombëtare, intelektuale, profesionale, familjare e shoqërore e që janë të pranueshëm nga publiku.

Si në çdo parti, edhe në PDK, ata shihen më pak sepse janë më pak të imponueshëm. Dhe kjo është vlerë e tyre që duhet vlerësuar.

Identifikimi i qëllimshëm i partisë, në këtë rast i Partisë Demokratike të Kosovës, me njerëz të padëshirueshëm për publikun është po aq i dëmshëm sa të ngritesh i tëri kundër suksesit të vetë partisë.

Lulzim Aliu

NISMA largohet nga PAN, në Kuvend do ta ketë grupin e vet parlamentar

Posted: 20 Jun 2017 04:06 AM PDT

Nisma për Kosovën edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në një prononcim për kallxo.com e ka konfirmuar se deputetet e Nismës do të veprojnë si grup parlamentar në vete.

"Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete", ka thënë Bajrami.

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas certifikimit të rezultateve.

"Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani", tha Isufi.

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave.

SHBA: Anulohet fluturimet, sepse është tepër nxehtë që aeroplanët të fluturojnë

Posted: 20 Jun 2017 04:05 AM PDT

Parashikimi i motit për SHBA-në sugjeron se temperaturat mund të rriten deri në 49C të martën, transmeton Express.

Kjo është më e lartë se temperatura e punës së disa aeroplanëve.

Agjencitë ajrore amerikane "American Airlines" ka njoftuar se i ka anuluar dhjetëra fluturime që ishin përcaktuar të niseshin nga aeroporti "Sky Harbor" gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Temperatura rekord që e ka goditur ndonjëherë Phoenix ka qenë 50C në vitin 1990.

Pse nuk mund të fluturojnë aeroplanët në temperatura shumë të larta?

Në temperatura më të larta, ajri ka një densitet më të ulët – është më i thatë. Ky densitet i ulët i ajrit e pakëson sasinë e presionit të ajrit të gjeneruar në krahët e aeroplanit – që është princip thelbësor në aeronautikë./Express/ 

Hudhra dhe dobitë shëndetësore të saj

Posted: 19 Jun 2017 01:39 PM PDT

 

Një thelpi hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin.
Alicina dhe substanca te tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.
Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse.
Hudhra e ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.
Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit.
Por duhet të keni kujdes
Te gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë.
Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë.


Keshillë: që mos t’ju mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.

Autori: Dr. Agon F. Bislimi

Hoti i Nismës: PAN s’pranon kushte nga Lista Serbe

Posted: 19 Jun 2017 01:36 PM PDT

I pyetur rreth deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,Marko Gjuriq, se Lista Serbe do të hyjë në koalicion, nëse i jepet posti i kryeparlamentarit, Hoti ka thënë se koalicioni PAN nuk pranon asnjë presion nga ky subjekt.

"Koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve, dhe formimi i qeverisë së ardhshme i takon këtij koalicioni dhe mandatarit për kryeministër Ramush Haradinaj

Gjimnazistet ia zbardhin fytyrën Kosovës në Amerikë, zënë vendin e dytë në olimpiadën e diturisë (Foto)

Posted: 19 Jun 2017 01:07 PM PDT

Suksesin e nxënëseve kosovare, që vijojnë mësimet në gjimnazin

Johnson: Brexit zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët

Posted: 19 Jun 2017 01:07 PM PDT

"Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të mendojmë për të ardhmen, për partneritetin e ri, një partneritet serioz dhe të veçantë, që duam të ndërtojmë me miqtë tanë", tha Johnson gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të BE'së në Luksemburg, raporton DPA.

Ai vuri në dukje se një qasje e tillë në bisedime do të jetë e mirë si për Mbretërinë e Bashkuar po ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës në planin afatgjatë.

Promovohet libri ‘’Fillet e rock-ut në Ferizaj”

Posted: 19 Jun 2017 10:13 AM PDT

Rrugëtimi i rokut në Ferizaj e më gjerë, nga fillet e para të tij është paraqitur në një libër të autorit ferizajas Fadil Gjini.

Muzikanti Gjini sot ka promovuar librin e tij në të cilin përshkruhet historiku i këtij zhanri.

Ai thotë se ka vendosur ta shkruaj këtë libër për faktin se Ferizaj ka traditë të Rokut si dhe duke e parë mungesën e literaturës së kësaj fushe.

 "Ky është libri i parë i kësaj sfere, është një përmbledhje e materialit, është një përshkrim, një rrugë e gjatë e njerëzve që kanë dhënë kontribut të madh në Rock'n'Roll, madje disa kanë sakrifikuar për këtë zhanër, kështu që jemi munduar që në pika jo shumë të gjera për publikun të jetë sa më i afërt dhe i kuptueshëm, unë vetë jam roker dhe e kam parë që është mungesë e madhe dhe pas diplomimit e kam parë të arsyeshme që me marrë një hap të tillë për publikun", tha Gjini.

Muzikantët ferizajas thanë se një libër i tillë ka qenë shumë i nevojshëm në mënyrë që të rinjtë të njihen me historikun e rokut në Ferizaj.

"Ka qenë befasi e këndëshme për mua meqenëse për herë të parë dikush shkruan për rok muzikën në trevën e Ferizajt, unë i kam përjetuar të gjitha, pasi që me rok merrem nga vitet  e 60-ta dhe nuk jam dorëzuar akoma, libri përmban të dhëna të sakta e aktuale, që kanë qenë dikur por edhe sot dhe Ferizajt i ka munguar shumë pasi që nuk kemi pasur material tjetër përveç këtij libri dhe është e mirë edhe për të rinjtë që të kuptojnë se ka pasur grupe muzikore edhe më herët",tha Nazmi Aliu.

''Libri ka qenë shumë i nevojshëm, është inciatiëv shumë e mirë  nga Fadili që për herë të parë po promovohet një libër i tillë për rokun në Ferizaj e në Kosovë, për të gjitha ato të arritura nga vitet 70-ta e deri në ditët e sotme dhe është një trasim i mirë edhe për gjeneratat e reja",tha Muhadin Nuhiu.

"Fillet e rock-ut në Ferizaj"  shkruar nga Fadil Gjini nga tani mund të gjendet nëpër librari e në bibliotekën e qytetit, transmeton Televizioni Tema.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more