Skip to main content

“Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO)” plus 9 more Ferizaj Press

“Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO)” plus 9 more Ferizaj Press


Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO)

Posted: 18 Jun 2017 07:21 AM PDT

Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt- njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.

Sipas këtij lexuesi nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKU.

Ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes, ende nuk dihen shkaktarët e këtij aksidenti.

Përgjatë kësaj rruge janë shkaktuar kolona të gjata.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut./Express

“Bystander” sjellë versionin e ri të këngës “3 daire” (Video)

Posted: 18 Jun 2017 06:39 AM PDT

Kënga tri daire është një këngë e vjetër popullore, e kënduar prej shumë këngëtarëve.  Grupi BYSTANDER e ka ripërpunuar dhe e ka sjellë këtë këngë në rock alternativë. Kënga është incizuar nga bendi, në studion e tyre. Video është bërë gjithashtu nga bendi. Në Video luan modelja Nita Rexhepi.

BYSTANDER është një grup me bazë në Ferizaj që bënë Alternativë, Indie dhe Experimental Rock.

Grupi përbëhet prej 4 muzikantëve: Fatos Shabani, këngëtarë dhe kitare, Urim Veselaj bass kitare, Kushtrim Shemsedini kitare dhe Luan Rexhepi bateri.

 

Në çdo shtatore mund ta lexosh emrin e ndonjë partie

Posted: 18 Jun 2017 02:40 AM PDT

Në rubrikën e rregullt të së shtunës “Jepi Zërit”, prezantojmë piktorin nga Ferizaj, Ilir Stilin, i cili ka vite që jeton në Francë, ku edhe ka arritur të bëjë emër në fushën e pikturës.

Cilën pyetje më shpesh i bëni vetes?

Shpesh e pyes veten se a ia kam arritur qëllimit pse e lëshova Kosovën dhe a kam gjetur sado pak atë që kam kërkuar dhe dëshiruar. Po pyetjet në formë dilemash nuk kanë të sosur.  Edhe pse këtu në Francë kam arritur të dëshmohm, ku punën time e kanë vlerësuar, duke m’i njohur shumë merita, problemi qëndron aty, se siç ka thënë dikush: “Pashë male të bukura, lule etj, po aromë nuk shijova” Dua të them se një kritikë sado e vogël që dikush mund të ma thotë shqip, ka vlerë më shumë. Në këtë kuptim më bëhet sikur po pikturoj pa gjuhë. Lëvdata ka shije kur ta thotë prindi e jo njerku. Ndoshta duke qenë larg atdheut edhe pyetjet janë më të shumta, ndërsa përgjigjet për to janë më të rralla, shkaku edhe i emocioneve besoj që shkakton malli dhe mërzia.

Cili është udhëtimi juaj i zakonshëm brenda një dite?

Zakonisht zgjohem pak vonë, sepse rri natën pak më shumë. Zakonisht në mëngjes praktikoj pak gjimnastikë, pastaj rreth lumit Sena pi kafenë e mëngjesit, për të vazhduar pastaj me punë. Kur fillon paditja e vonë merr shije vera me aperitiv atelieu. Vazhdoj me ndonjë pikturë. Gëzohem kur të shumtën e rasteve gjatë verës jam përballë brigjeve të detit normandez. Me shtafellain tim lëvizi rrugëve, andej nga piktorët ipresionistë normandezë pikturonin dikur nga vetmia.  Madje kam ndjenjën sikur edhe flas nganjëherë me ta. Vendi ku jetoj unë është i njohur si vend i piktorëve impresionistë.

Cili libër qëndron më dukshëm në vitrinën e kujtesës suaj?

Janë disa libra që vazhdojnë të ruhen në kujtesën time, përkundër që viteve të fundit, veçmas me vendosjen tim këtu në Francë, më humë i jam përkushtuar pikturës, me të cilën gati jam bërë një. Ndoshta romani i Ismail Kadresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” zë më shumë hapësirë në kujtesën time, shkaku edhe i motiveve që bartë për ne dhe për luftën, e cila edhe këtij shekulli po i shkakton një vrragë të madhe dhe vështirë të shërueshme.

Si ndiheni në këtë krizë të thellë morale, përkatësisht identitare?

Nga kjo distancë gjeografike, por edhe kohore, e kam pak vështirë të jap ndonjë vlerësim për të qenë. Tani jam në një vend, kultura e të cilit moti i ka kaluar problemet që kemi në Kosovë. Eh, sikur të kisha mundësi t’i sillja këtu nja një milion kosovarë që të jetonin këtu për nja dy vite dhe të shohin se si kultivohet dhe zhvillohet kultura këtu, ta shijojnë Perëndimin dhe të njihen me verat e tij! Identiteti në Kosovë është goditur nga lëvizje radikale fetare, të cilat dëmtojnë zhvillimin e artit, zhvillimin e kulturës dhe që drejtpërsëdrejti ndikojnë edhe në formësimin identitar, të goditur me shekuj dhe që edhe sot bartë plagë të pashërueshme. Izolimi i vendit ka reflektuarnë të gjitha këto të këqija.

Çfarë mund të thuash për kulturën dhe zhvillimet e saj?

Kur një vend është keq ekonomikisht, është keq edhe kulturalisht. Po një gjë më ka rënë në sy që është brengosëse për kulturën tonë në përgjithësi; shoh njerëzit porvincialë, të cilët provojnë me çdo kusht t’i promovojnë krijimet e tyre si vlera të larta, pa pasur parasysh nivelin e krijimit të tyre në Evropë. Ata në këtë mënyrë shfaqen si shumë komikë. Ndoshta kjo ndodhë edhe shkaku i politikave në kulturë dhe politikës në përgjithësi, e cila u ka mundësuar të padijshmëve që të kenë një status të privilegjuar në shoqëri. Shikoni, atje çdo shtatore duket sikur ka emrin e një partie! Aty ku abuzohet me gjakun e dëshmorëve, aty edhe kultura është në derexhe të madhe. Sigurisht që për ta ndryshuar këtë gjendje duhet vullnet i mirë, vetëdije e lart dhe ndërtim i politikave të mirëfillta që do ta mbronin trashëgiminë kulturore dhe do të mundësonin zhvillime më me vlerë në kulturë. Po shpresoj se hapja e Kosovës, përkatësisht liberalizimi i vizave për qytetarët do të jetë një rast i mirë që krijuesit të dalin dhe të shohin si ruhet, si kultivohet dhe si jeton kultura në vendet e Evropës.

Si ishte dje, si është sot dhe si do të jetë nesër?

Sigurisht që dje ishte shumë keq, ndërsa ishim nën një okupim klasik nga pushtuesi serb. Tani kushtimisht e kemi lirinë, por sikur po abuzojmë me të, po e keqpërdorim për nevoja të grupeve dhe individëve. Kjo ka shkaktuar një gjendje dëshpërimi të madh. Shpresoj nesër do të jetë më mirë, sepse do të largohen nga skena politike keqbërësit që e sollën në këtë gjendje vendin, duke e shndërruar si një karantinë, sikur të ishim të sëmurë nga ndonjë sëmundje ngjitëse.

Një pikturë, një poezi, një këngë dhe një film që do ta kishit veçuar?

Van Gogu në rend të parë, poezitë e Nerudës, shansonet franceze dhe filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936”/Zëri/

Ja kush nuk arriti nga PDK të bëhet deputet (Lista)

Posted: 18 Jun 2017 01:45 AM PDT

Edhe pse jo zyrtarisht tashmë është mësuar lista e kandidatëve nga koalicioni PDK-AAK-NISMA që kanë fituar mandatin e deputetit.

Ajo që bie në sy më së shumti është humbja e karriges së deputetit nga disa personalitete të PDK-së, që për disa vite kanë ushtruar edhe poste ministrash.

Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Besim Beçaj janë ministrat që nuk do jenë më përfaqësues të popullit në Kuvendin e ri.

Gjithashtu jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe shumë emra eminent si Shaip Muja, Nait Hasani, Agim Çeku, Rustem Mustafa , Adem Grabovci etj.(dy të fundit për shkak të problemeve me ligjin nuk janë përfshirë në garën zgjedhore).

PDK gjatë fushatës ka bërë edhe disa prezantime te reja, por që kanë mbetur jashtë Kuvendit si Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.

Kandidatët e PDK-së që kanë fituar mandatin e deputetit që ishin edhe në legjislaturën e kaluar janë këta:

Kadri Veseli— PDK
Sala Berisha- Shala— PDK
Enver Hoxhaj— PDK
Elmi Reçica—PDK
Memli Krasniqi—PDK
Ganimete Musliu—PDK
Agim Aliu—PDK
Blerta Deliu- Kodra—PDK
Xhevahire Izmaku—PDK
Bekim Haxhiu—PDK
Flora Brovina—PDK
Mexhide Mijaku- Topalli—PDK
Xhavit Haliti— PDK
Safete Hadërgjonaj—PDK
Zenun Pajaziti—PDK
Nezir Çoçaj—PDK.

Në radhë spektakli i automobilizmit në Ferizaj

Posted: 17 Jun 2017 11:56 AM PDT

Pas garës rrethore në Prizren, asaj malore në Prevallë dhe Kartingut të javës së kaluar në Gazimestan, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën auto-sllallom që do të zhvillohet në Ferizaj. Interesimi në Ferizaj nuk ka munguar asnjëherë, prandaj është e sigurt se kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë veturat serike, veturat sprint/tuning dhe veturat sportive garuese. Paraqitja në garë fillon që nga ora 8:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave të zakonshme, gara zyrtarisht fillon në orën 13:00. Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në organizimin e saj do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Avdullah Hoti: Nuk hyjmë në koalicion as me PAN’in e as me VV’në (Video)

Posted: 17 Jun 2017 11:35 AM PDT

Me të parët për shkak se e rrëzuan qeverinë e Mustafës, e me të dytët për shkak se ndihmuan PDK'në.

Ne nuk hyjmë në asnjë variant të Qeverisjes as me PDK'në", tha Hoti.

Njëjtë thotë edhe për PDK'në.

"Vetëvendosje ndihmoi PDK'në në rrëzimin e Qeverisë në mocionin e mosbesimit", tha ai."Unë pres që këto të dyja të bëhen bashkë tash e të qeverisin bashkë sepse u bën bashkë për rrëzimin e Qeverisë dhe unë i shoh bashkë në Qeverinë e ardhshme", tha Hoti.

A.Hoti by GazetaExpresscom

Morina: LDK e nënshtruar nga Vetëvendosje ose në opozitë

Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT

Njohësi i çështjeve politike në vend, Bajrush Morina i ka dhënë dy opsione për LDK-në, se si do të mund të funksionojë ajo. Në një prononcim për "Indeksonline" ai ka thënë se koalicionit të LDK-së me PAN-in i ka "vdekë nana", por LDK mund të bashkëqeverisë me Vetëvendosjen, në të kundërtën të rrijë në opozitë.

Madje, anëtarët e LDK-së të cilët mund të mendojnë sërish për një bashkim me PDK-në, Morina i ka quajtur "burreca".

"Koalicionit mes PDK përkatësisht PAN it me LDK-në kujtoj se "i ka vdekë nana!". Ata burra të LDK-s që mendojnë për një koalicion të tillë janë burreca ndërkaq në fund do të përfundojnë bashkë me LDK-në në një shtëpi të pleqve me një karrigë dhe peshkir para dere

Vetëm dy themeluesit e Alternativës bëhen deputetë

Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT

Alternativa e Mimoza Kusarit dhe e Ilir Dedës ka siguruar dy ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kusari ka mbledhur mbi 14 mijë vota ndërsa Deda mbi 10 mijë vota.

Ky subjekt politik u themelua në prill të vitit 2017, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte hyrë në koalicion me LDK-në e Isa Mustafës dhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, nga çka u krijua koalicioni parazgjedhor LAA, shkruan Gazeta Express.

Vetëm Limaj shënoi fitore në koalicionin PAN

Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT

Ishte koalicioni i papritur parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, që bashkoi partinë e Fatmir Limajt me Partinë Demokratike, me të cilën ishin ndarë në vitin 2014. PAN doli fitues i zgjedhjeve, por jo edhe të gjithë partnerët brenda saj. E Nisma, sot konfirmoi së në Kuvend do t'i ketë tetë deputetë, dy më shumë se në legjislaturën e kaluar.

Fatmir Limaj, së bashku me Jakup Krasniqin arritën që përkundër ndarjes nga PDK, në zgjedhjet e 2014'ës të fitojnë më shumë se pesë për qind të votave e që kjo i siguroi gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës. Deputetët që morën vota mjaftueshëm për të hyrë Kuvend ishin Fatmir Limaj, Valdete Bajrami, Enver Hoti, Haxhi Shala, Zafir Berisha e Shukrije Bytyqi. 

Këto zgjedhje, Nisma garoi së bashku me PDK'në – partinë në kryesinë e të cilës bënin pjesë Limaj e Krasniqi që nga themelimi, dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me të cilën kishin bashkuar rrugët akoma pa u mbajtur zgjedhjet. 

Rezultatet e 11 qershorit treguan se koalicioni PAN doli fitues, megjithatë PDK humbi 15 deputetë nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara kur ajo kishte pasur 37 deputetë. AAK'ja siguroi 10 vende, një ma pak se legjislaturën e kaluar, ndërsa Nisma nga gjashtë në tetë. 

Koalicioni PAN do të ketë 39 vende në Kuvend, ndërsa tetë deputetët që do të përbëjnë grupin parlamentar të Nismës janë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Valdete Bajrami, Zafir Berisha, Bilall Sherifi, Milaim Zeka, Enver Hoti dhe Albulena Balaj – Halimi.

Bazuar në këto rezultate, nga koalicioni PAN, më së shumti përfitoi Nisma e Limajt, i cili u kthye në listën e njëjtë më PDK'në, por duke pasur sukses e duke shtuar dy mandate.

Gjatë fushatës, Limaj nuk u pa në tubime të përbashkëta me partnerët Kadri Veselin dhe, Ramush Haradinajn. Madje, në tubimin përmbyllës të fushatës së PAN'it Limaj hezitoi të ngjitej në skenën ku gjendej kreu i PDK'së. 

Lideri i Nismës e kishte thënë disa herë se koalicioni PAN u formua 'për të mirën e vendit', e kandidimi i Rmaush Haradinajt për kryeministër. Këtë mesazh duket se Limaj e përcolli mirë te elektorati i tij që i siguroi rritje.

Nëpërmjet një komunikate, NISMA sot njoftoi se ka fituar 8 deputetë dhe ka rritje 40 për qind.

"Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Pacolli hyn vet i katërti në Kuvend

Posted: 17 Jun 2017 11:33 AM PDT

Nga numri i votave që kanë siguruar kandidatët, AKR, ka sigurojë katër vende në Kuvendin e Kosovës.

Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Labinot Tahiri dhe Islam Pacolli, janë kandidatët më të votuar të AKR'së, ndërsa në këtë listë nuk figuron asnjë grua.

Lista nuk është definitive pasi, më shumë se 100 kuti janë shkuar në rinumërim, gjë që kjo listë është nxjerrë sipas rezultatit të numërimit nga 73% të votave, që i bie se rreth 27% të votave apo më shumë se çereku mungojnë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more